Putin: Nuk na dëgjuan për Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se “në vitet e fundit po e përhapin ligjin e forcës dhe jo të drejtën ndërkombëtare”. Ai ka thënë se Rusia është përpjekur që ta ndalte vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, mirëpo “askush nuk e kishte dëgjuar”.

"Kur jemi përpjekur që ta ndalnim zgjidhjen për Kosovën, askush nuk na ka dëgjuar. Ne kemi thënë: Mos e bëni këtë gjë, prisni, do të na vëni në pozitë të tmerrshme në Kaukaz - pse Kosova mund ta fitojë pavarësinë, ndërsa këtu jo? Do të na vëni në pozitë të marrë”, ka thënë Putin për televizionin amerikan CNN.

"Atëbotë, askush nuk ka folur për të drejtën ndërkombëtare pos nesh, ndërsa tash janë kujtuar që të gjithë, dhe nga një arsye që të gjithë kanë filluar të flasin për të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Putin.

"Mirëpo kush e ka zbuluar Kutinë e Pandores? Mos ishin ne? Jo, nuk ishim. Ky nuk ishte vendimi ynë dhe as politika jonë”, ka thënë Putin, për të shtuar se në të drejtën ndërkombëtare ekziston dhe parimi i respektimit të tërësisë territoriale të shteteve dhe e drejta për vetëvendosje.

"Thjesht, duhet arritur marrëveshje për rregullat e lojës. Më duket se, më në fund ka ardhur koha që një gjë e tillë të bëhet”, ka vlerësuar Putin, duke shtuar se, “Rusisë nuk i pëlqen se çfarë po ndodhë tashmë, mirë Rusia nuk e ka shkaktuar një situatë të tillë”. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top