Puthjet..

406781_361934373897716_1318572496_n.jpg


Puthjet tona me qindra, me mijëra,
Miliona apo sa qenë,
Kurrë nuk dita t’i numëroj,
Frytet e mia, grushtat e mi, karafilat e mi!

Mund të fle dhe t’ëndërroj në gojën tënde,
Të këndoj e të vdes në gojën tënde,
Edhe më dhe edhe më
Goja jote skele e thellë
Ku kaloj natën mbas udhëtimit të gjatë,
Ku arrij pa e ndjerë kurrë lodhjen e arritjes.

Puthjet tona janë luftra
Të rënda, të gjata, rrënimtare,
Ku marrin pjesë gjaku, zëri, kujtesa.

Oh, jam xheloze ndaj ujit që ti pi,
Ndaj fjalëve që thua,
Ndaj frymës sate të kaltër
Jam xheloze ndaj kësaj largësie të padrejtë
Midis gojëve tona..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top