Punonjëset e seksit, alarm për shëndetin e klientëve..

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Eglantina Bardhi

Punojnë pa asnjë masë mbrojtëse, nuk kryejnë kontrolle shëndetësore dhe aktiviteti i tyre është i pakontrolluar duke u kthyer në rrezik për shëndetin e tyre dhe të klientëve.
Bëhet fjalë për punonjëset e seksit të cilat janë përfshirë në një studim të qendrës Aksion Plus të mbështetur nga UNICEF. Të pyetura rreth aktivitetit të tyre dhe kontrolleve shëndetësore 52 punonjëse seksi në Tiranë zbulojnë fakte tronditëse. Specialisti i shëndetit publik dhe drejtues i këtij studimi, Genci Muçollari shpjegon se duhen marrë masa nga institucionet që kjo kategori të përfshihen në testimet shëndetësore.

Prostitution-greqi-228x300.jpg


“ثshtë tronditës fakti se 66% e punonjësve të seksit pohojnë se nuk kanë kryer kurrë vizita te gjinekologu apo ndonjë vizitë tjetër mjekësore. Arsyet kryesore se përse nuk kryejnë vizita mjekësore sipas tyre është mungesa e parave, duke qenë se për shërbimet për të cilat ato kanë nevojë duhet të paguajnë”,- pohon Muçollari.
Punonjëset e seksit në studim shprehen se nuk ekzistojnë qendra apo institucione që të ofrojnë shërbime për punonjëset e seksit, ndërkohë që nevojat e tyre për shërbime të ndryshme është mjaft e madhe pasi 92 për qind e tyre mendojnë se janë të rrezikuara nga infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe këtë e vënë re nga shqetësimet shëndetësore që iu janë shfaqur. Për shkak të stigmës dhe diskriminimit që ekziston në më të shumtën e rasteve në qendra të shërbimeve shëndetësore, shpesh punonjësit e seksit nuk u drejtohen atyre. Kjo bën që ato shpesh të shmangen nga marrja e informacionit të nevojshëm për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të personave në kontakt me to. Ndërsa sa i takon tranvestitëve, Genci Muçollari pohon se ata kanë frikën e paragjykimit dhe ka ndodhur që edhe nuk janë marrë në konsiderat nga mjekët në momentin që ato kanë kërkuar shërbime.

“Mund të them se problem madhor është edhe fakti se punonjëset e seksit e pohojnë se klientët e tyre nuk përdorin prezervativ. Kjo është tronditëse sepse infeksionet seksualisht të transmetueshme janë prezent tek kjo kategori dhe ato qarkullojnë edhe tek klientët e tyre. Aq më tepër kur mendojmë se punonjëset e seksit kanë shumë klientë njëkohësisht dhe në këto raste infeksionet seksualisht gjejnë terren më shumë për tu përhapur”, pohon Genci Muçollari duke shtuar se kjo është një ndër arsyet kryesore që punonjëset e seksit duhet të jenë jo vetëm të legalizuara por institucionet përkatëse duhet të ushtrojnë kontrolle dhe testime mjekësore në mënyrë që të mbrohet jo vetëm shëndeti i tyre por edhe i klientëve. Sipas tij disa nga arsyet kryesore që punonjëset e sektit raportojnë se nuk përdorin prezervativ është fakti se ato nuk munden ti bëjnë dhe këtë e kanë pranuar 31 përqind e punonjëseve të seksit. Ndërkohë ato theksojnë në studim se 25 përqind e klientëve nuk pranojnë në asnjë mënyrë që të përdorin prezervativ.

Punonjëset e seksit, indiferente ndaj rrezikut të HIV/AIDS

Sa i takon testimit ndaj virusit HIV/AIDS duket se interesi i punonjëseve të seksit është jashtë vëmendjes së tyre. Sipas specialistit Genci Muçollari virusi HIV/AIDS është një infeksion i cili po prek gjithnjë e më shumë njerëzit dhe një ndër faktorët janë pikërisht punonjëset e seksit të cilat nuk kanë kontroll mjekësor. “Plot 52 përqind e punonjësve të seksit theksojnë se nuk kanë menduar asnjëherë të kryejnë testin e virusit HIV/AIDS. Në vendet e tjera kjo nuk ndodh kjo sepse punonjëset e seksit ushtojnë vazhdimisht kontrolle mjekësore”, pohon Muçollari. Sipas tij disa nga arsyet kryesore që i pengon punonjëset e seksit të realizojnë testin e virusit HIV/AIDS janë si: frika se do të paragjykohen dhe këtë e mendojnë 34 përqind e tyre, vendet ku bëhen këto testime nuk janë të përshtatshme dhe ajo çka është më absurdja është mendimi i tyre se ato nuk mund të infektohen nga ky virus.

Psikologia: Shërbim shëndetësor urgjent për punonjëset e seksit

Punonjëset e seksit përballen me risqe të mëdha të cilat mund të jenë edhe fatale. Kjo kategori ndihet e diskriminuara, e rrezikuar dhe pa asnjë përkrahje duke sjellë jo vetëm pasiguri por edhe rrezik real për vetë ato por edhe për të tjerët. Psikologia pranë qendrës “Aksion Plus”, Enkelejda Ngjelina e cila edhe ka punuar me këtë kategori pohon se ato kanë një gjendje të rënduar jo vetëm shëndetësore por edhe psikologjike. ” Punonjëset e seksit e dinë edhe vetë se janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj rrezikut të infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST-ve) në punën e tyre. Po ashtu ato hasin vështirësi në aksesin në shërbimet shëndetësore.

Specialistët theksojnë se infeksionet seksualisht të transmetueshme shkaktojnë probleme serioze, të tilla si barrat ektopike, infertilitet, etj duke pasur parasysh rrezikun e rritur për infektim me HIV. Për këto arsye, shërbime efektive lidhur me IST-të, të përshtatura në mënyrë të veçantë për nevojat e punonjësve të seksit përbëjnë një komponent thelbësor në ndërhyrjet e bëra me qëllim parandalimin.

Ndërkohë psikologia, Enkeljeda Ngjelina thekson se ekzistojnë disa avantazhe që vijnë nga sigurimi i shërbimeve klinike si pjesë e ndërhyrjeve të ofruara për punonjësit e seksit. Vetë punonjësit e seksit mund të kenë më shumë besim nëse nga të njëjtët persona që u ofrojnë atyre parandalim, marrin edhe shërbime efektive shëndetësore.

“Për të zbutur sadopak këtë situatë është e nevojshme që shërbimet që janë te destinuara për t’iu ofruar punonjësve të seksit të jenë lehtësisht të pranueshme dhe njëkohësisht të thjeshta për t’u përfshirë në to. Punonjësit e seksit përgjithësisht raportojnë vështirësi në kërkimin e ndihmës nga shërbimet formale, duke përfshirë stigmën dhe diskriminimin nga stafi, trajtim jo i duhur, arrestime apo burgosje. Gjithashtu punonjësit e seksit mund të kenë një jetë jo të rregullt dhe të paparashikueshme, që e vështirëson akoma më shumë ndjekjen e trajtimeve të mundshme”, pohon Enkelejda Ngjelina.

Duke qenë se janë një popullatë e konsideruar në rrezik, është e nevojshme që punonjësit e seksit herë-pas-here t’iu nënshtrohen testimit për HIV. ”Përgjithësisht, punonjësit e seksit stigmatizohen apo diskriminohen, është e rëndësishme që këto qëndrime të reduktohen sa më shumë të jetë e mundur nga stafi që ofron këshillim, testim dhe trajtim për HIV. ثshtë e nevojshme që atyre t’iu krijohet një klimë e ngrohtë pritje dhe mbështetje emocionale dhe psikologjike. Kjo do të lehtësonte së tepërmi aksesin e tyre në shërbime të tilla, të nevojshme për vetë punonjësit e seksit, por edhe më gjerë”, thekson psikologia Enkelejda Ngjelina.

Kërkesat kryesore të punonjëseve të seksit

Studimi ka përfshirë edhe disa nga nevojat emergjente që punonjëset e seksit kanë kërkuar. Kjo kategori mendon se kanë nevojë në mënyrë emergjente për shërbime shëndetësore dhe këtë e kërkojnë 20 përqind e punonjëseve të seksit të përfshira në studim. Gjithashtu në kërkesat e tyre përfshihet edhe nevoja për tu pajisur me prezervativ në mënyrë që ti kenë gjatë ushtrimit të punës së tyre me klientët. Ajo çka vihet re në studim është edhe fakti se ato kërkojnë ndihmë për detergjente, sapun alkool etj dhe këtë e kërkojnë 14 përqind e tyre.


Rezultatet e studimit:

1. Cilat janë arsyet që ju nuk e përdorni prezervativin?

a) Nuk kam para që të blej prezervativ 31%

b) Mendoj që nuk është i nevojshëm përdorimi i prezervativit 1%

c) Partneri nuk do që të përdorim prezervativë 25%

d) Unë zgjedh se me cilët partnerë të përdor prezervativë dhe me cilët jo 38%

e) Tjetër 5%


A keni menduar ndonjëherë të kryeni testin për HIV/SIDA?

a) Po 48%

b) Jo 52%


2. Cilat mendoni se janë disa nga arsyet që ju nuk do të doni që të kryeni testin për HIV?

a) Frika se do të paragjykohem 35%

b) Nuk kam lekë që të kryej këtë analizë 4%

c) Nuk e di vendin se ku mund ta bëj këtë analizë 13%

d) Vendet në të cilat ofrohen këto shërbime nuk janë të përshtatshme 13%

e) Nuk ekziston mundësia që unë të infektohem me HIV 7%

f) Tjetër 26%


3. A keni patur shqetësime shëndetësore?

a) Po 24%

b) Jo 76%


4. A keni kryer vizita mjekësore/gjinekologjike?

a) Po 34%

b) Jo 66%


5. A mendoni se një punonjëse e seksit është e rrezikuar nga një Infeksion Seksualisht i Transmetueshëm?

a) Po 92%

b) Jo 7%


6. Cilat janë disa nga simptomat që ju keni që ju shtyjnë të mendoni që ju keni një IST?

(ata që i janë përgjigjur Po ose Nuk e di pyetjes së mësipërme)

a) Skuqje të vaginës 33%

b) Dhimbje 27%

c) Sekrecione 31%

d) Tjetër 19%


7. Cilat janë disa nga shërbimet për të cilat ju mendoni se keni nevojë?

a) Sherbime shëndetësore 20%

b) Prezervativë 41%

c) Broshura informative mbi HIV/AIDS/IST 13%

d) Broshura informative mbi drogat 10%

e) Ndihma si detergjentë, sapun. Alkool, etj., 14%

f) Tjetër 2%

 
Pe: Punonjëset e seksit, alarm për shëndetin e klientëve..

E jete,,mizerie,..le qe jane te detyruara per nje arsye apo tjeter,,te punojne ne jeten e rruges ne kembim te trupit te tyre.
Por digasteret e shendetsis,nuk u afrojne as nje klinike testimesh e analizash ku ato munde te shkojne dhe te kontrllohen..
Dhe perpara pargjykimit te tjerve,,ato rrezikojne jeten e tyre dhe te klijenteve te tyre,,e pase tyre ndoshta dhte te nje familje te shendetshme...apo grave apo te dashurave te klijenteve te tyre.
SEpse kurre s'dihet se ku kullot mashkulli,,instiktet , testeroni i tyre,,nje pije nje gote,.nje feste,me nje shok dhe...ec merre veshe ti pastaj nga erdhi semundja..
Dhe me tmerrusja qe meshkujt nuk perdorin prezervativ,,cka e bene te mundur perhapjen e infeksioneve seksuale ne forme marramendese.
Kultura seksuale eshte domosdoshmeri shendetsore tek te gjithe dhe per te gjithe.
 
Titulli: Punonjëset e seksit, alarm për shëndetin e klientëve..

Punonjeset e seksit ????? Mendoj se jan te pakta shumica jan studente qe e bejn kte pune per te kryer shkollen dhe per tu kenaqur me jeten e nates.Sic kam then diku jan te gjitha nga katundet shohin tiranen metropol e dun me shiju jeten i i futen ksaj rruge .Me sa kam par dhe po shikoj 80% e studenteve jan prostituta jepi lek e maro pune .
 
Pe: Punonjëset e seksit, alarm për shëndetin e klientëve..

Po ata femra qe e bejne se mashkulli e ka braktise me nga 2-3 femije??...Po ata femra qe e bejne se atij ''trendafilit''(burrit),do te luaje bixhoz apo te pije gjithe diten e nuk sjell asnje lek ne shtepi??...Apo kapemi pas rasteve te femrave qe studiojne...Juve hall me jua dhene hall mos me jua dhene,kur sju jepet : U katundarja e dreqit,u pisja(se spo them ate fjalen tradicionale te meshkujve ne keta raste) u be ajo...Kur ju jepet : Eh e poshtra(prap spo them fjalen tradicionale) me nje kafe e dha...Me shume se jeni maskilista e paragjykues ju meshkujt sdo kete njeri...
Prostitucionin shiheni si plage te shoqerise e mbi te gjitha te vete meshkujve,pavaresisht se secila femer ka te drejte te beje cte doje me trupin e saj...Disa nga ambiciaa per nje jete me te mire,disa nga kushtet e rrethanat,varet nga arsyet e ndryshme...Por mos te flasim me shifra marramendese,se kemi hasur 1 apo 5 raste ne jete...Femrat e studentet e kushdo nuk perfaqesohet me keta gjera...

Pastaj me habit dicka,se deri dje u shkruante 3 femra ne dite qepen qe te jene te virgjera,se ashtu do martohen se ashtu duan meshkujt,e sot na dolen te gjitha te ''shtriga''(prap se permenda ate fjalen)...
 
Titulli: Punonjëset e seksit, alarm për shëndetin e klientëve..

“Mund të them se problem madhor është edhe fakti se punonjëset e seksit e pohojnë se klientët e tyre nuk përdorin prezervativ. Kjo është tronditëse sepse infeksionet seksualisht të transmetueshme janë prezent tek kjo kategori dhe ato qarkullojnë edhe tek klientët e tyre. Aq më tepër kur mendojmë se punonjëset e seksit kanë shumë klientë njëkohësisht dhe në këto raste infeksionet seksualisht gjejnë terren më shumë për tu përhapur”
Tani, c'faj kane "punojset", per mungesen e responsabilitetit te klientave? Sa tru duhet te kesh qe te mendosh, qe ke rezik te infektohesh me semundjet me te poshtra ne kete menyre? Pse mos valle je i pari qe sdo prezervativ?!

Ne fakt, nqs rri ta mendosh, dhe "punojset" duhet te kerkojne perdorimin e masava mbrojtese, ne radh te pare per shendetin e tyre, por thuaj kur tjetri paguan dhe te imponon regullat, nuk komenton me....

Per keta meshkujt "aventurier" nje infeksion ti veri ne rezik cik burrerine eshte "shperblimi" me i mire.... Apo le te mendojme vetem tek kenaqsia e nje nate, se skemi me jete per te jetuar me tej, mbase as na pret nusja ne shtepi, ose e dashura....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top