Punë ka, por nuk ka profesionistë

Edhe ti edhe unë e dimë që shprehja “Punë ka, por nuk ka profesionistë” nuk është e vërtetë.

Punë ka, por nuk ka profesionistë. Ishte kjo fjalia që në 2016, kur e tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori popullaritet të menjëhershëm. Kjo është fjalia që vazhdon e përdoret edhe sot, në 2020, nga shumë punëdhënës, për të justifikuar papunësinë në vend. Megjithatë, duke njohur realitetin e tregut të punës në vendin ku jetojmë, duhet thënë se nuk mund të bie plotësisht dakord me këtë fjali për arsyet e dhëna si më poshtë:

Fillimisht, nuk mund të pretendohet që të ketë profesionistë në një vend në të cilin arsimi është kthyer në biznes, kur në fakt kategorizohet si e drejtë themelore e njeriut. Kjo është sita kryesore që shmang atë pjesë të shoqërisë që nuk i përballon dot kostot e arsimit. Por edhe pjesa që e superon këtë kriter selektimi mbetet e disfavorizuar. Përsa kohë arsimi është biznes, qëllimi kryesor është të maksimizojë fitimin, për këtë arsye nuk ka shumë rëndësi sesa prezent është individi gjatë kohës që përgatitet diploma (pra 3 vjeçari i studimeve) përsa kohë që është i rregullt me pagesat. Tani më thuaj ti, si mund të nxjerrë në treg “profesionistë” një sistem i tillë?

Së dyti, shumica e kompanive nuk shpallin aplikime për vende vakante pune. Kjo sepse ashtu si arsimi edhe vendi i punës hidhet në ankand dhe personi me ofertën më të majme e përfiton atë. Në rast të kundërt, punëdhënësit bëjnë një rivlerësim të të gjithë pjesëtarëve të trungut familjar. Këtu merren në konsideratë edhe marrëdhëniet mes tyre apo respekti në okazione familjare të rastit (qokat në dasma apo vaki) dhe pas kësaj analize të hollësishme bëhet një telefonatë nga e cila sigurohet një vend pune pa asnjë proces aplikimi apo konkursi paraprak. Por përsëri trumbetohet shprehja “Punë ka, por nuk ka profesionistë”.

Së fundmi, nuk mund të mbaj gjuhën lidhur dhe të mos përmend pagat. Profesionistët, që kërkon tregu i punës, kanë investuar për vite të tëra për të poseduar aftësitë që i bëjnë ata aq të dëshirueshëm nga punëdhënësit dhe është e turpshme që ky investim të shpërblehet me paga qesharake që nuk justifikojnë një drekë apo darkë familjare në fundjavë. Si çdo gjë tjetër edhe kjo do të zgjidhej duke e importuar nga shtetet fqinje, meqë nuk e prodhojmë dot vetë. Por të gjithë ne jemi koshientë se profesionistët e huaj kanë standarde të tjera nga vendasit (referuar pagave, kushteve të punës, etj). Për më tepër, ky shërbim (puna e profesionistëve) është diçka që ne e kemi në dorë për ta ofruar dhe për ta përmirësuar nëse shpërblehet si duhet.

Ndjej nevojën për ta mbyllur ashtu si gjithçka nisi, me një shprehje që thotë: “Nëse më paguan sa do ti, atëherë puna bëhet si dua unë. Por nëse më paguan si dua unë, atëherë puna bëhet si do ti.” Mendoj që është më mirë të përdorim këtë shprehje nga tani e tutje, sesa shprehjen virale, por të pavërtetë të 2016.



Business Mag Albania
 
Kjo puna e
punëdhënësit bëjnë një rivlerësim të të gjithë pjesëtarëve të trungut familjar
sic dhe leku e dipllomat e blera kane shkatruar gjithcka.
Fatkeqesisht ky mentalitet nuk do zhduket seshpejti sepse eshte i transmetuar nga gjenerata ne gjenerate si menyre NORMALE e te vepruari (te ndihmon babi, xhaxhai ose komshiu....).
Nuk e di si ndihesh ne nje vend pune qe se meriton ose sje i afte per ta bere, por e mban me lezet kariken sepse ke nderin te jesh nipi, djali apo i dashuri i X personi....
 
Kurse une do thoja pune ka shume pak por dhe profesionistat paguhen shume pak. Ne fakt ne Shqiperi egziston nje lloj tregu punesimi ku kerkese oferta jane ne raport te zhdrejte.

Te punosh per administraten shteterore ske asnje sodisfaksion si ne nivel rritje kapaciteti njerezor ashtu dhe ne forme shperblimi nivel page apo perfitime te tjera trajnime etj.

Te punosh ne sektorin privat eshte akoma me keq. Biznese familjare ku gruaja apo vllai motra pronarit te bejne ligjin duke i mbyllur gojen profesionalizmit duke arrit ne nje pike kur i thoja te kam lli me gjithe ket page apo titull/grade qe me ke dhene. Ndryshim bejne ketu biznese ne nivel korporatash ku aksioneret jane te huaj.

Te punosh me nderkombetaret eshte nje treg pune i sigurt ne shqiperi si ne nivel benefitesh ekonomike ashtu dhe ne nivel profesional ambjent pune.

Pastaj te jesh e vetepunesuar ne biznesin tend i bie stres me vete. Lodhje fizike lodhje mendore dhe se di a ja vlen mundi kur shume mire ato para mund ti investosh ne prona shtepi toka dhe i jep me qera.
 
citim;Punë ka, por nuk ka profesionistë. Ishte kjo fjalia që në 2016, kur e tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori popullaritet të menjëhershëm. Kjo është fjalia që vazhdon e përdoret edhe sot, në 2020, nga shumë punëdhënës, për të justifikuar papunësinë në vend.
S`ka nevoje me lexu me tej artikullin.
Te shohin shkallet e korrupsionit se si behen aplikimet per nje vend pune.
E dyta ku i ka ky keto lloj bizensesh te renda ne vend,qe paska vendet e punes,e i mungokan prefesionistet?!
Eh pika qe su bije, tallin e pupullin qe shumica vuan per kushtet baze te jeteses.
 
Te punosh per administraten shteterore ske asnje sodisfaksion si ne nivel rritje kapaciteti njerezor ashtu dhe ne forme shperblimi nivel page apo perfitime te tjera trajnime etj.
Jo domosdoshmerisht , ne cdo administrate do kualifikohesh apo kesh benefite deri ne piken ku edhe je i kualifikuar.
Dmth nje IT nuk mund te kete te njejtin investim si nje qe punon ne call center.
Pra kerkese oferta eshte per kualifikime te caktuara , si ne cdo vend te botes.
Por une do e shihja problemin tone me gjere, duke filluar qe nga kualifikimi qe zgjedhim te perfeksionohemi
ne pjesen me te madhe te rinise shqiptare dominojne disa profesione " judik, gazetari, ekonomik,"
Llogjikisht i bie qe kerkesa ne treg te jete me e ulet dhe sigurisht me e ashper.
Per sistemin e pagave cdo gje eshte relative me buxhetin qe populli yne liridashes disponon.

Persa i takon corporatave , ndiqet e njejta skeme por e nderthurur edhe me meritokracine ,pasi dikush do punoj!

Dikush tha per sistemin korruptiv te perzgjedhjes , dhe po e informoj se ka nja 30 vjet qe funksionon idem.
 
Marla, pune ka por ska profesioniste ne lepirje per te qene te afte per te fituar pune. Ata qe kane dy pare mend jane rregulluar dhe e kane gjet veten, ata qe kan gjys mendje e kane bere kabull nje pune cfaredo dhe rrotullohen me te. Ata qe rrine kafeneve dhe presin pune duke u hequr si profesioniste jane lepiresit e atij qe promovon parrullen qe ke shkruajtur ti ne kete teme. Keta jane fix profesionistet pa pune qe promovojne qe pune ka, por skane bythe te punojne. ;)
 
Pune ka, punetore ka gjithashtu por, t'njofshem me t'shti npune spo ka
 
Le te kesh sa dush profesion e diplloma,nese se shkund xhepin sje askushi!

Po pra, money talks. Ose nese ke dike qe njeh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top