Pse politika shqiptare dhe diplomacia ndërkombëtare heshtin për miljona shqiptarë

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
PSE POLITIKA SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA NDثRKOMBثTARE HESHTIN PثR MILJONA SHQIPTARث Tث TERRORIZUAR


Bota e din fort mirë që Shqipëria kufizohet nga të gjitha anët në territorin e vet me popullin e vet, mirëpo, bota nuk e din sa duhet, që miljona shqiptarë që jetojnë sot nëpër botë, për më tepër se një shekull, ata ishin të ndjekur dhe të terrorizuar nga sllavët okupatorë, pothuajse në të gjitha anët e kufijëve të saj!


“Demokracia” evropiane po heshtë, kur dëgjon zërin e shqiptarëve që kërkojnë drejtësi për çamët mbi të cilët u ushtrua shumëherë gjenocid, i tmerrshëm në vitet 1912-1918 dhe pas Luftës së dytë Botërore, ata, që kërkojnë drejtësi të natyrshme për t’u njohur e drejta për trashëgëminë natyrore të tokave të stërgjyshërve të tyre si dhe për dëmshpërblimin që u takon t’ua bëjë qeveria greke.

Nga ana tjetër shumë shtete evropiane e kanë të sanksionuar me ligje gjenocidin turk, që u bë më 1915-16 në kohën e perandorisë osmane, duke dënuar qytetarët, që nuk e njohin këtë gjenocid…

Kërkojmë nga shtetet evropiane që mos t’i mbyllin sytë përpara kërkesave shumë të drejta, të shqiptarëve të asaj pjese të Shqipërisë, që asnjëherë nuk janë të shtruara a shqyrtuara seriozisht nga drejtësia ndërkombëtare!

Jemi për dënimin e çdo gjenocidi, kudo që është ushtruar dhe po ushtrohet e nga çfarëdo qeverie në botë, dhe, njëkohësisht kërkojmë trajtim të njejtë me përmasa të drejtësisë ndërkombëtare, të sanksionuar sipas Kartës së OKB-së!

Kërkojmë që pambarimisht, të mos të neglizhohen të drejtat e çamëve derisa nuk është bërë vonë, sikur shumëherë që u është bërë shqiptarëve padrejtësi, pataj, kanë dalur dhe jemi të bindur se do të dalin, Avni Rusetmë të rinj!

Kërkojmë që qeveritë shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe partitë shqiptare në Ulqin dhe në Kosovën Lindore, që të protestojnë fuqishëm para botës, që nga Brukseli e deri në OKB, për ato shpërnguljet masive nga territoret e Shqipërisë Natyrale, qysh nga 1878 e këtej; kjo qështje të trajtohet drejt, siç po trajtohet çështja armene, psh.

Habitemi dhe indinjohemi shumë , përse politikanët shqiptarë, askund në instancat ndërkombëtare, kurrë , nuk e diskutojnë as e shtrojnë pyetjen : po vallë kush i dëboi gjithë ata shqiptarë, jashtë vendit të shqiponjave, pas viteve 90 – ta?!

Po, pse nuk thonë:

Ata, janë refugjatë lufte?!

Ata, u dëbuan nga dhuna dhe terrori serb?!

Atyre, ju ndalua të punojnë, të lirë në vendin e tyre?!

Atyre, ju hoq kafshata e gojës kur Serbia ua mbylli shkollat, fabrikat, kombinatet etj?!

Gjithashtu, konsiderojmë që; e kemi të drejtën legjitime edhe ata bashkëkombas që janë shpërngulur në Turqi, e gjetiu, të na kthehen...

Edhe ata, duhet trajtuar si refugjatë lufte!

Ata, ikën nga dhuna gjakatare sllavo-okupatore!

Ata, duhet t´i ndihmojmë të riatdhesohen!

Kurse, për ne duhet të ketë privilegje si dëshmi më e re e shpërnguljes së dhunshme....

Ah! Sa tradhëtitë po na bëhen.....e ata në rend të parë e kanë kthimin e kolonëve serbë në Kosovë!!!....

...Dhe, kjo të bëhet publike para botës, prej klasës politike në Tiranë, Prishtinë, Shkup, në Kosovën Lindore dhe në Ulqin.

Pse, politikanët shqiptarë, nuk e kërkojnë kthimin e refugjatëve shqiptarë në Amerikë, psh?!

-Kështu, duhet treguar botës se dhuna sllavo-okupatore, gjatë etapave të ndryshme të historisë, miljona shqiptarë i la pa atdheun e të parëve!

Prandaj, pse heshtet për këtë gjëmë të madhe që e ka goditur Shqipërinë Natyrale, kjo që nga Ballkani, në Bruksel dhe OKB?!

-Kjo, botë po tregohet shumë cinike dhe e pamëshirë, ndaj shqiptarëve, kjo nuk është aspak njerëzore dhe demokratike!

Kjo, pastaj po ka dhe do të ketë konsekuenca deri në kthimin e tyre; sepse, drejtësia, për të gjitha kombet duhet të lulëzojë , sepse, njerëzit pa atdhe -as jetën nuk e bëjnë dot si njerëz!

Kjo, nga politika shqiptare dhe diplomacia botërore, gjithsesi; duhet të shtrohet si çështje për zgjidhje.

Sa më parë, aq më mirë për të gjthë!....


Shkruar nga Fadil SHYTI
Friday, 02 January 2009
 
Titulli: Pse politika shqiptare dhe diplomacia ndërkombëtare heshtin për miljona shqi

Sic duket ne do te kemi fatin e pashmangshem te Izraleit.Pas ngritjes se Kosoves dhe berjes se saj,do te kemi regullimin e Shqiperise.Kosova do te regulloje Shqiperine dhe pjesen Shqiptare te Maqedonise.Nje bashkim i detyrueshem nga presioni i madh qe do te jete nga armiqte tane ne ate moment,do te lindi Shqiperia natyrore me ne fund pas 2000 vjetesh.
Nuk duhet te harrojme se Greqia sot harxhon 10 miliarde dollare ne vit per Ushtrine,mos te llogarisim Maqedonine maqedonase dhe Serbine.
Po te ishte per Europen,sot nuk do te ekzistonete Shqiperia.
Po te mos ishte Amerika,sot nuk do te ekzistonte Izraeli.
Ne duhet te pergatitim vetem tone,qe te rimarrim tokat tona,gjakun dhe jeten e dhen nga te paret tane ne mijera vjete vetem per ti mbrojtur ato,varret e te pareve tane.
Ne ne to kemi te ardhmen tone,te bashkuar reth kombit dhe flamurit.
Dersia te arrijme atje duhet te godasim dhe shkulimin nga brendesia jone ata qe nuk punojne per te ardhmen e ketij kombi,ata qe punojne per boshatisjen e Shqiperise,ata qe punojne per kthimin e ketij vendi ne nje vend te padeshirueshem per shqiptaret,pa prone,pa pune,pa prepektive dhe shprese,pa ligj,pa regullat minimale te mbarevajtjes se jetes se bashkesise shqiptare.Ne kete kemi fillimisht armikun tone me te madh.
 
Titulli: Pse politika shqiptare dhe diplomacia ndërkombëtare heshtin për miljona shqi

tani kesaj pyetjes tende i duhet pergjijgur me rubrika se tjeter ceshtje eshte pse hesh politika shiptare dhe tjeter ceshtje eshte pse hesht diplomacia nderkombetare. pra jane dy pyetje dhe dy ceshtje komplet te ndryshme brenda nje fjalie.
politika nderkombetare hesht, nqs mund te quhet hesht, pasi ata me sa kam une informacioan jane shume te qarte per eshtjen shqiptare, biles me te qarte se politikanet tane me 5 klase shkolle dhe injorante; pra politika nderkombetare hesht sepse ceshtja shqiptare eshte nje qime b... ne gjithe keto ceshtje qe jane ne bote per tu zgjidhur. sigurisht ketu ndikon dhe fakti qe neve jemi popull i vogel dhe botes si behet shume vone si me 3 milione e si pa 3 milione shqiptare, jemi popull i vogel, vend i vogel keshtu qe bota nuk humbet ndonje gje te madhe s enuk ekzistojme me neve, nuk furnzizojme njeri me nodnje lende te pare kaq te domosdoshme sa te mos e gjejne diku tjeter. bota kthen syte nga neve sa here qe plas lufta, dhe nekete rast sigurisht mendon per veten evet, qe mos perhapet ne shtetet e tyre dhe mos pengohen rruget e furnizimit me lende te pare nga azia per evropen.
pra me nje fjale, botes hiqi vize.

problemi eshte tek keta tanet qe nuk hahen as me vaj e as me uthull, thuajjjjjj. se si i thone po nuk qau femija si jep nena te pije.
politikanet tane maskarenj pse se hapin gojen, po luajne rolin e kurves virgjereshe.
keta se hapin se kane bere kompromise, kane marre para nga jashte per te ardh ne pushtet, kane marreveshje trafiqesh pikerisht me vendet fqinje qe na e duan te miren shume. nuk mund t eudhehiqet e te drejtohet populli e shteti shqiptar nga njerez qe jane antishqiptare. pike mbaroi
 
Titulli: Pse politika shqiptare dhe diplomacia ndërkombëtare heshtin për miljona shqi

Sepse ne shqiperi s'mund ti hipesh dot kalit te politikes po s'je pjelle e kryqezuar me spiunazhin sllavo greke dhe ruso frankofon Po ti shohesh te gjthe ata qe kane hypur ne fronin shqiptar do e kene s'e ben nje lidhje me politiken antishqiptare te terbuar
Si mendoni, ju po te ngrene zerin ata ( politikanet dhe diplomatet tane ) per ceshtjet dhe hallet e shqiptareve do i zgjedhin me apo ..... do ti tredhin si gomere ne sy te popullit te tyre
He pra mendoheni pak .....? Te tridhen thoni ju ....? Por nese per nje aresye apo tjeteren ata do pranokan te tridhen ( gje qe s'ben kurre vaki , po hajt mo ta imagjinojme si te tille ) ata do i tredhin si fis denbabaden Te ken kurajo valle.......?

PS (Ju kerkoj ndjese per fjalorin e perdorur , po s'kisha fjale tjeter per te pershkuar "eliten "tone )
 
Titulli: Pse politika shqiptare dhe diplomacia ndërkombëtare heshtin për miljona shqi

Po mire , ju qe vetem kritikoni politiken , pse nuk e provoni njehere te viheni ne vendin e tyre , ose meqe qenkeni kaq te afte , lum populli kur ju t'ju mbushet mendja te hyni ne politike.
 
Titulli: Pse politika shqiptare dhe diplomacia ndërkombëtare heshtin për miljona shqi

Po mire , ju qe vetem kritikoni politiken , pse nuk e provoni njehere te viheni ne vendin e tyre , ose meqe qenkeni kaq te afte , lum populli kur ju t'ju mbushet mendja te hyni ne politike.

Mua me eshte mbushur mendja Hartin po s'me lene ata qe te rradhita me lart :)
 
Titulli: Pse politika shqiptare dhe diplomacia ndërkombëtare heshtin për miljona shqi

Mua me eshte mbushur mendja Hartin po s'me lene ata qe te rradhita me lart :)

Shiko , po qe se tu ka mbushur mendja , hidhu .
Me ata do perplasesh se s'ben , se nuk ikin kollaj ata ,
por po qe e afte , do fitosh . Voten time e ke ne xhep.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top