Pse po shkurorëzohen kosovarët?

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Pse po shkurorëzohen kosovarët?

9327.jpg


Shkaqet duhet kërkuar në një transformim të shpejtë të dhimbshëm dhe shumë dinamik të mbarë shoqërisë sonë, e cila si duket nuk ka qenë e përgatitur për këto sfida dhe për këtë shpejtësi marramendëse të ndryshimeve brenda kësaj kohe kaq të shkurtër!

E mërkurë, 14 Janar 2009 09:23

Nga: Mevlude Zejnullahu

Paslufta e vitit 1999 në Kosovë u ballafaqua me shumë ndryshime të fenomeneve jetësore të cilat ose lindën ose filluan të rriten më shumë. Krahas këtyre ndryshimeve mund të themi se as martesa si institucion nuk u ka rezistuar ndryshimeve që e kanë përfshirë shoqërinë kosovare në përgjithësi.
Prishja e martesës është forma më e rëndë e krizës sentimentale që po prek themelet e martesave të qëndrueshme. Shoqëria jonë duket se po e braktis tabunë, konceptin e martesës unikale të përjetshme. Tani ka tentative për të dalë nga besnikëria e martesës së mbyllur.

Nuk janë vetëm burrat që kanë këtë përgjegjësi, po njëjtë e kanë përgjegjësinë edhe gratë. Ato sot janë më të lira, më të pavarura, fitojnë, studiojnë, udhëtojnë, prandaj edhe mundësit për të "shijuar" jetën sa më shumë janë më të mëdha. Natyrisht, këtij fenomeni i kontribuojnë një mori faktorësh si, trauma e luftës, përgjegjësia e humbur, varfëria, kushtet ekonomike, favorizimi i burrit në të kaluarën, joshja e femrave për nevojën e avancimit të pozitës së tyre ne shoqëri, si dhe dallimet e shumta(sociale, emancipuese, ekonomike, psikologjike) të partnerëve, kanë bërë që fenomeni i shkurorëzimeve të marr një tretman kogja significant në rrjedhat e raporteve tona shoqërore.

Nuk po themi se ky fenomen është alarmues, dhe me vetë faktin se sistemi i vjetër i vlerave dhe i normave akoma neglizhon procesin, por është në konditat e një fenomeni që duhet kushtuar vëmendje si institucionet ashtu edhe shoqëria në përgjithësi.

Në fakt, ky fenomen në sistemin tonë vleror akoma shikohet dhe këndvështrohet më tepër si diçka patologjike pra edhe devijuese se sa një proces normal që i shkon përshtati kohës në të cilën jemi duke jetuar dhe si individ e edhe si shoqëri.

Defekti i një këndvështrimi të tillë qëndron në paragjykimet tona, në trajtimin që i bëhet akoma femrës në shoqëri, në pengesat e shumta që asaj i bëhen në procesin e emancipimit, si edhe në pamundësinë e saj që të imponohet jo si objekt (politik, sa për sy e faqe si dekor i ndonjë subjekti të caktuar qoftë ai qeveritar apo opozitar, si është aktualisht?!) apo si subjekt: (politik ku kishte me ndihmuar shumë futja e saj në vendimmarrje) aktiv e cila me përgatitjen e saj profesionale dinë dhe mund të ushtrojë shumë veprimtari të cilat meshkujt aktualisht i bëjnë.

Do thënë që dukuria e shkurorëzimeve, në rastin e Kosovës për mendimin tonë përmban shumë specifika të cilat vetëm teoria e etiketimit do të mund t`i identifikonte si të tilla. Sepse, të gjitha rastet e shkurorëzimeve kosovare dallojnë prej njëri tjetrit dhe secili ka arsyet dhe argumentet e veta, pra, nuk mundet asnjë faktorë të determinojë "faktorin" e vetëm që mund të shkaktojë shkurorëzimin, të nxjerr përfundimin bie fjala se ky ose ai faktorë është shkaku i vetëm që e bëri një qift te shkurorëzohen!

Gjithmonë do të ketë shkaqe të larmishme dhe të shumta sa që as çiftet e shkurorëzuara nuk mund të definojnë vetëm një shkak-faktorë. Por, nëse u adresohemi faktorëve tanë empirik kosovar, kuptojmë që ata janë pak a shumë specifik edhe me vetë faktin se edhe rrethanat në të cilat është "ngritur" apo është sistemuar institucioni i familjes kosovare ka qenë i tillë. Pra, shkaqet duhet kërkuar në një transformim të shpejtë të dhimbshëm dhe shumë dinamik të mbarë shoqërisë sonë, e cila si duket nuk ka qenë e përgatitur për këto sfida dhe për këtë shpejtësi marramendëse të ndryshimeve brenda kësaj kohe kaq të shkurtër !

Si shoqëri e tranzicionit, padyshim qasja e tepruar ka të ngjarë që ka ndikuar shumë në marrjen apo absorbimin e vlerave: të pavarësisë ekonomike aty për aty të femrës sonë, të shpresës së punësimit të shpejtë (një lokomotive që pavarëson padyshim atë dhe e bënë personalitet aktiv në shoqëri) si dhe aktivizimin e saj në vendimmarrje ku aji është "mbretesha" e vetvetes.

(Autorja është gazetare e diplomuar dhe vijon studimet bachelor në Sociologji. Komentet mund t`i dërgoni në: [email protected])
 
Titulli: Pse po shkurorëzohen kosovarët?

Thuhet ni fjal , : kur tja hek stupcin gruas t'hyp nqaf ose nshpin .

edhe gjinia femnore npergjethsi mas lufte ka rrshit kejt prei rruges t'drejt tash po thojn drejtat e barabarta por kto drejtat e barabarta veq prishtje t'familjes po sjellshin , n'pergjethsi gjithmon burri duhet me qen ma nalt se gruja tash ju thoni jo sene vene por n'pergjethsi gjinia femnore eshte ma e dobt dhe ma e pa forc n'te gjitha aspektet thjesht nje femen per mendimin tim nuk eshte ne gjendje ta udh'heq nje familje , punt qe i ben burri , gruaja smundet kurr me i bo , kurset te gjitha punt qe i bon gruja , burri me deshir mundet te gjitha me i bo .. edhe n'Kosov para lufte burrat kan qen ma agresiv ma te rrept ndaj grave .. por ajo gjithmon ka sjell sukses sepse gruaja eshte sjell ma mir edhe e ka dit ku e ka vendin e vet edhe e ka dit qka duhet edhe qka nuk duhet me bo normal jom kunder ati agresioni qe kat sillesh me rreh gruan por lirin e plot mendoj qe kurr nuk duhet te ja japesh sepse e merr malin edhe n'Kosov tash pas lufte po thojn te gjitha te drejtat i kan grat blla blla blla tash ku mos me u shkurorezu kur gruja e hap gojen ne vende ku nuk duhet ja kan dhon lirin burrat n'pergjethsi per gjethqka edhe grant ne pergjethsi kur tja jep te gjitha te drejtat dhe lirin e plot ajo fluturon nuk prek n'tok . dhe kjo eshte arsyeja pse ndodhin sepse eshte edhe nje gje e keqe tjeter te femrat ne pergjethsi ne Kosov disja jan dhe rrin ashttu si ne fillim dhe deri ne martes por shumica jan shum se di si ta them , ne fillim behen aq te urta dhe te pa fajshme por ne fejes fillojn menier te ngriten tani ne martes dhe me kur te behet femija fluturojn kejt dhe kjo sjell edhe fatkeqsisht mund te them qe deri tek ndarjet per mendimin tim , gruaja ne pergjethsi duhet qe gjithmon te mbetet pak ma posht se burri thjesht burri eshte gjithmon aj person qe eshte ma i aft per ta udh'hequr nje familje dhe gruaja gjithmon mendoj qe duhet ta di ku duhet dhe ku nuk duhet te flas ose te perzihet .. etj etj ka shum sende tjera ;)
 
Titulli: Pse po shkurorëzohen kosovarët?

PO te pakten jepe arsyen pse ka ik cuni??
 
Titulli: Pse po shkurorëzohen kosovarët?

se vazhdon me kanunin e leke dukagjinit. Harron qe jemi ne 2009 . :lexim:



ti bre shoki mdoket kurr asnje postim nuk e lexon vetem ja fut pa dit qfar thua lexo njeher qfar kom shkru tani komento ;)
 
Titulli: Pse po shkurorëzohen kosovarët?

Mendimi i tij, arsyetimi po i tij.

Zoti ja prufte mare me kete mendim qe ka.
 
Titulli: Pse po shkurorëzohen kosovarët?

ti bre shoki mdoket kurr asnje postim nuk e lexon vetem ja fut pa dit qfar thua lexo njeher qfar kom shkru tani komento ;)

oK shoki se fillova fjaline e pare dhe aty e lashe se smerrja me gje vesh. Shqip ke shkrujt njehere ? Vetem ate fjaline kuptova .. qe meshkujt jane shume me lart se femrat . :brrr Lol
 
Titulli: Pse po shkurorëzohen kosovarët?

Thuhet ni fjal , : kur tja hek stupcin gruas t'hyp nqaf ose nshpin .

edhe gjinia femnore npergjethsi mas lufte ka rrshit kejt prei rruges t'drejt tash po thojn drejtat e barabarta por kto drejtat e barabarta veq prishtje t'familjes po sjellshin , n'pergjethsi gjithmon burri duhet me qen ma nalt se gruja tash ju thoni jo sene vene por n'pergjethsi gjinia femnore eshte ma e dobt dhe ma e pa forc n'te gjitha aspektet thjesht nje femen per mendimin tim nuk eshte ne gjendje ta udh'heq nje familje , punt qe i ben burri , gruaja smundet kurr me i bo , kurset te gjitha punt qe i bon gruja , burri me deshir mundet te gjitha me i bo .. edhe n'Kosov para lufte burrat kan qen ma agresiv ma te rrept ndaj grave .. por ajo gjithmon ka sjell sukses sepse gruaja eshte sjell ma mir edhe e ka dit ku e ka vendin e vet edhe e ka dit qka duhet edhe qka nuk duhet me bo normal jom kunder ati agresioni qe kat sillesh me rreh gruan por lirin e plot mendoj qe kurr nuk duhet te ja japesh sepse e merr malin edhe n'Kosov tash pas lufte po thojn te gjitha te drejtat i kan grat blla blla blla tash ku mos me u shkurorezu kur gruja e hap gojen ne vende ku nuk duhet ja kan dhon lirin burrat n'pergjethsi per gjethqka edhe grant ne pergjethsi kur tja jep te gjitha te drejtat dhe lirin e plot ajo fluturon nuk prek n'tok . dhe kjo eshte arsyeja pse ndodhin sepse eshte edhe nje gje e keqe tjeter te femrat ne pergjethsi ne Kosov disja jan dhe rrin ashttu si ne fillim dhe deri ne martes por shumica jan shum se di si ta them , ne fillim behen aq te urta dhe te pa fajshme por ne fejes fillojn menier te ngriten tani ne martes dhe me kur te behet femija fluturojn kejt dhe kjo sjell edhe fatkeqsisht mund te them qe deri tek ndarjet per mendimin tim , gruaja ne pergjethsi duhet qe gjithmon te mbetet pak ma posht se burri thjesht burri eshte gjithmon aj person qe eshte ma i aft per ta udh'hequr nje familje dhe gruaja gjithmon mendoj qe duhet ta di ku duhet dhe ku nuk duhet te flas ose te perzihet .. etj etj ka shum sende tjera ;)

Ne radhe te pare une e dyshoj shume se ky postim eshte vertete i juaji, ne fjale te tjera ky me ngjason qe te jete nje copy/paste qe nuk eshte kredituar, ndryshe eshte vjedhur. Nuk ka rastisur ndonjehere qe ju te keni shkruar nje postim kaq te gjate, ne ardhe te dyte jo me kaq sense, jo se ka sense te plote, por prape ke thyer rekordin. Ne radhe te trete ideja e shprehur ne kete postim eshte mesjetare, ku mashkulli eshte dominues dhe femra eshte "prone" e bashkshortit te saje.

Me habit fakti sesi qenkan shkurorezuar keto kur kurora eshte koncept perendimore, ose me mire Judeo-Kristian dhe sikur po delni prej te qenurit ato qe jeni, sidomos postuesja e temes.
 
Titulli: Pse po shkurorëzohen kosovarët?

BLACK DEVIL.......Se kur flet dhe kur nuk flet gruaja eshte ceshtje personale dhe i perket vetem asaj te vendose . Ajo eshte teresisht ""E BARABARTE""" me burrin persa i perket te drejtave civile dhe ne ""FAMILJE"" !!!!

ps. I fut "" stupcin """ , shkon ne """" GJYQ"""" !!! Shko mbroji ne gjyq po pate b**** te drejtat e tuaja maskiliste dhe fetare!!!§

Nga ana tjeter eshte periudhe ""TRANZICIONI""" ne te gjitha aspektet ne Kosove dhe sigurisht do kete crregullime te raporteve mashkull-femer gje qe sjell divorcimin e tyre !!
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Pse po shkurorëzohen kosovarët?

Ne radhe te pare une e dyshoj shume se ky postim eshte vertete i juaji, ne fjale te tjera ky me ngjason qe te jete nje copy/paste qe nuk eshte kredituar, ndryshe eshte vjedhur. Nuk ka rastisur ndonjehere qe ju te keni shkruar nje postim kaq te gjate, ne ardhe te dyte jo me kaq sense, jo se ka sense te plote, por prape ke thyer rekordin. Ne radhe te trete ideja e shprehur ne kete postim eshte mesjetare, ku mashkulli eshte dominues dhe femra eshte "prone" e bashkshortit te saje.

Me habit fakti sesi qenkan shkurorezuar keto kur kurora eshte koncept perendimore, ose me mire Judeo-Kristian dhe sikur po delni prej te qenurit ato qe jeni, sidomos postuesja e temes.



ti po nisesh nga vetja apo qfar ? nuk bej postime copy paste si ti ;)

edhe tjetra nuk e di qfare po ju intereson aq shum mendimi im eshte ky ;)


tjetra sa i perket Kurores , Kuror bejn te gjith ma saktsisht legjitimin e marteses ;)
 
Titulli: Pse po shkurorëzohen kosovarët?

Nje plak ne nje ode te burrave me pate thene Bir Gruaja do dajak edhe K.... po ja the njeren pa tjetren veshtire se do te mund ta mbash...


JU pershendes...
 
Titulli: Pse po shkurorëzohen kosovarët?

Me gjithe mungesen e statistikave te sakta qe do munde ta elaboronte me mire kete dukuri nuk duhet harruar nje numer mjafte i theksuar i ketyre divorceve behen si divorce te deshiruara me pajtimin e dy gjinive. Kjo ndodhe per shjkaqe thjesht financiare. Nje pjese e burrave qe ndodhen ne migrim, kthehen bejne divorcin e deshiruar martohen me gra nga vendet ku kan migruar dhe pas ca kohesh kur te rregullojne dokumentacionin kthehen dhe marrrin bashkshorten te cilen kishin divorcuar me pare. Por, gjithsesi numri i divorceve eshte shtuar per nje nuance si rezultat i kohes qe po kalojme................:gjujpeshk:
 
Titulli: Pse po shkurorëzohen kosovarët?

Pse po shkurorëzohen kosovarët?

Nuk po themi se ky fenomen është alarmues, dhe me vetë faktin se sistemi i vjetër i vlerave dhe i normave akoma neglizhon procesin, por është në konditat e një fenomeni që duhet kushtuar vëmendje si institucionet ashtu edhe shoqëria në përgjithësi.

Studimit te shkurorezimeve duhet shtuar dhe nje efekt tjeter i cili ne menyre rigoroze ka ndikuar ne rritjen e shkurorezimeve. Shkurorezime ne Kosove kishte edhe para kesaj situate por qe evidentimi i tyre nuk kishte ndodhur asnjeher apo shume rralle. Kjo nga arsyeja se ne fshtrat e thella apo ne shumicen e zonave njerezit madje nuk kishin bere fare kurorezime, jo per ceshtje fetare por thjesht nuk shprehnin interesim per te bere nje procedur te tille dhe ne kete menyre kurorezimet ne ate kohe jane bere vetem kur ishte e domosdoshme. Pra ateher edhe me rast te shkurorezimit nuk paraqitej pengese dhe nuk regjistrohej sepse ciftet nuk kishin as kurorezim.
Tani kur shumica e popullates pothuaj jeton ne qytete, kurorezimet jane bere domosdoshmeri dhe ne kete menyre me rastin e ndarjes realizohet edhe shkurorezimi i cili ne nje menyre e rrit dukshem numrin e shkurorezimeve krahasuar me te kaluaren.
Pra nese deshirojne te nxjerrim nje analize mbi shkurorezimet ne Kosove duhet te kemi parasysh edhe kete dukuri.
Megjithat jam i pajtimit se numri ka shenuar rritje, por jo edhe aq....:gjujpeshk:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top