PS: PD fushatë me 150 të dënuar

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث - Drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, do të përballen me drejtësinë për shkelje të kompetencave dhe abuzim me detyrën që ata kryejnë.

Partia Socialiste ka depozituar në organin e akuzës së rrethit Tiranë, aktpadinë për fillimin e procedimit penal kundër personave të paidentifikuar, funksionarë politikë dhe publikë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e krimit të shpërdorimit të detyrës, i kryer në bashkëpunim.

Një pretendim i tillë bazohet pikërisht në verifikimet e kryera prej selisë rozë në procesin ligjor të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ku dhe pretendohet se prej këtyre dy institucioneve, objekt ankimi, janë kryer veprimtari të mirëfillta kriminale, siç janë dhënia e lejeve shpërblyese për një numër të konsiderueshëm të burgosurish të rrezikshëm, të cilët janë vënë në funksion të fushatës së PD-së.

Pretendimi


Pa mundur të etiketojë përgjegjësinë në persona të veçantë, selia rozë, në aktpadinë e saj pretendon se shtetas të paidentifikuar, madhorë, të përgjegjshëm para ligjit, në cilësinë e tyre si persona fizikë dhe nëpunës publikë, të ngarkuar me funksione të caktuara shtetërore dhe politike, në veçanti pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve, duke filluar nga data 12 qershor 2009 dhe në vazhdim, kanë urdhëruar dhënien e lejeve shpërblyese për të dënuar, të cilët në këto ditë fushate dhe janë angazhuar në shtabet elektorale të PD-së. Kështu, në kërkesën e nisjes së procedimit penal, PS-ja thekson se nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, institucion në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të Ministrit të Drejtësisë, janë dhënë, nga 12 qershori deri në ditën e kallëzimit, rreth 150 leje shpërblyese dhe të veçanta.

"Të dënuarit e shpërblyer me leje, rezulton që 80% e tyre, të jenë dënuar për vepra shumë të rënda penale, duke qenë dhënia e lejes në kundërshtim me ligjin për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim.

U janë dhënë leje shpërblyese dhe të veçanta të dënuarve për vrasje, plagosje të rëndë, trafikim droge, armësh e qenie njerëzore, prodhim e shitje narkotikësh, shfrytëzim prostitucioni, marrëdhënie seksuale me dhunë, vjedhje me armë e me dhunë", - thuhet në aktpadinë, që PS-ja ka depozituar në prokurori.

Në të argumentohet, gjithashtu, se u janë dhënë leje shpërblyese dhe të veçanta të dënuarve, pa plotësuar marzhin e dënimit për të përfituar leje shpërblyese, ose personave të dënuar me 20-25 vjet burgim, të cilët nuk kanë vuajtur akoma më tepër se 4 vjet burgim.

Madje, PS-ja i bën të ditur prokurorisë se është verifikuar që, subjekte që kanë përfituar leje të tilla, në këtë kohë, janë duke organizuar veprimtari politike dhe kriminale, në dobi të Partisë Demokratike.

Njëri prej tyre jepet si rast edhe në këtë aktpadi dhe bëhet fjalë për të dënuarin G.S., që vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës, i dënuar për disa figura krimi mbi 10 vjet burgim, dhe që, sipas Partisë Socialiste, në kundërshtim me ligjin ka shkuar disa herë me leje dhe zhvillon fushatë aktive në Fier, pranë shtabit elektoral të kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. PS-ja bënë të ditur se shkeljet më të shumta janë konstatuar në IEVP të Rrogozhinës, të Peqinit dhe të Lezhës.

Veprat

Për të gjitha këto raste, PS-ja argumenton në kërkesën e saj drejtuar prokurorisë se, nga ana e shtetasve me funksione publike dhe politike, pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim, janë kryer veprime të kundërligjshme, duke u konsumuar elementët e figurës së veprës penale, jo vetëm duke u dhënë leje personave me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë, por edhe duke u dhënë leje me qëllim përdorimin e tyre në fushatën elektorale.

"Shkeljet e ligjit janë bërë me qëllim që këta subjekte, në bashkëpunim me elementë të tjerë kriminalë, të ushtrojnë presion gjatë fushatës zgjedhore në interes të Partisë Demokratike, në kundërshtim me ligjin", - shprehet Xhafaj në kërkesën e vet, drejtuar organit të akuzës.

Për vërtetimin e fakteve të parashtruara, ai i kërkoi organit të akuzës, bllokimin e menjëhershëm të gjithë dokumentacionit për dhënien e lejeve, si dhe marrjen e provave orale dhe shkresore.

Shekulli onlogo_ps.gif
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top