PS, mënyrat se si do të ruhet vota

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
PS-ja ka gati draftin, ku thuhet se, personat që kanë ushtruar presion mbi administratën, do të përjashtohen përgjithmonë nga shërbimi civil

PS-ja do të vërë në dispozicion të qytetarëve edhe numrin 0800 32 32, pa pagesë, ku ata do të denoncojnë çdo shqetësim të tyrin


TIRANث - Organizimi kapilar për ruajtjen e votës, për të cilin foli disa ditë më parë kryetari socialist, Edi Rama, gjatë një interviste televizive, nuk është thjesht angazhim i një numri ish-punonjësish policie.

Organizimi i tyre në një strukturë të posaçme për këtë qëllim, përbën vetëm njërin nga elementët dhe mënyrat që Partia Socialiste do të përdorë për garantimin e votës, jo vetëm në aspektin fizik të saj, por edhe atë të përmbajtjes.

Për këtë qëllim, socialistët janë angazhuar në mënyrë serioze dhe, tashmë, 3 ditë para zgjedhjeve, kanë gati për veprim një plan konkret masash, me anë të të cilave kërkojnë të ruajnë votën nga falsifikimi eventual i dokumenteve të identitetit, presioni mbi punonjësit e administratës publike, për të votuar përkundër dëshirës së tyre, uzurpimi i identitetit të emigrantëve nga të tretë dhe presioni apo cenimi fizik i komisionerëve dhe vëzhguesve socialistë.

Letërnjoftimet

Pavarësisht se qeveria e ka konsideruar kartën e identitetit një mjet të sigurt, rastet e demonstruara edhe në media kanë treguar se ajo mund të falsifikohet lehtësisht, pasi ajo është e ngjashme me një kartë bankare apo telefonike dhe, për rrjedhojë, mund të prodhohet edhe me printer.

Për këtë arsye, PS-ja ka marrë masat konkrete për të eliminuar përdorimin e tyre ditën e votimit, dhe për këtë do të përpiqet të shfrytëzojë një nga elementet e sigurisë, që kanë letërnjoftimet origjinale, siç janë pikat e padukshme me sy të lirë, të cilët mund të evidentohen vetëm me rreze ultravjollcë.

Nga PS-ja konfirmohet se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ekzistojnë rreth 5.500 aparate të tillë, që gjenden në depot e këtij institucioni, që prej zgjedhjeve të 2005-ës, kur u përdorën për evidentimin e bojës matrikuluese, që në atë kohë ishte e padukshme.

Nisur nga ky fakt, përfaqësuesi socialist në KQZ, Genci Gjonçaj, i ka kërkuar komisionit që, në mungesë të aparateve të leximit të letërnjoftimeve, të përdorin këto aparate me rreze ultravjollcë.

Në rast se KQZ-ja nuk miraton një vendim për përdorimin e tyre, atëherë PS-ja garanton se ka gati 6.000 aparatura të tilla, pra më shumë se sa ka qendra votimi në tërë Shqipërinë.

Megjithatë, ky mekanizëm do të jetë i vështirë për t'u përdorur nga komisionerët, për sa kohë që KQZ-ja nuk do të marrë një vendim për përdorimin e këtyre lloj aparaturash në ambientet e QV-ve.

Ndërkohë që, jashtë vëmendjes së socialistëve nuk kanë mbetur as pasaportat. Për të evidentuar ato false nga origjinalet, burime pranë selisë rozë konfirmojnë se, për këtë qëllim, vëzhguesit socialistë janë trajnuar në mënyrë të veçantë.

Kamerat

Pjesë e kësaj pakete masash janë edhe përdorimi i mikrokamerave apo kamerave të fshehta nga vëzhguesit socialistë, kryesisht në ato qendra votimi që pritet të jenë dhe më të nxehtat.

Janë 2.600 aparatura të tilla, më shumë sesa gjysma e qendrave të votimit në rang republike, të cilat do t'u shpërndahen vëzhguesve të atyre QV-ve që bëjnë pjesë në zonat e etiketuara që më parë si problematike.

Nëpërmjet tyre do të bëhet e mundur që të filmohet më shumë se gjysma e procesit të votimit në të gjithë Shqipërinë, kur dihet që qendra votimi janë 4.700.

Materialet filmike prite të përdoren më pas për të vërtetuar shkeljet apo problematikat e ndodhura në qendra të ndryshme. PS-ja ka angazhuar dhe një numër të konsiderueshëm anëtarësh, të cilët do të qëndrojnë afër qendrave të votimit dhe për çdo lëvizje të personave të panjohur apo të dyshimtë do të lajmërojnë nëpërmjet sms-ve strukturat e tjera që janë angazhuar në ruajtjen e votës, si dhe strukturat e partisë.

Gjithashtu, PS-ja është angazhuar edhe për të eliminuar presionin politik mbi administratën civile. Për këtë qëllim, PS-ja, me anë të vëzhguesve të saj, nuk do të lejojë që zgjedhësit të përdorin telefona dhe aq më shumë të filmojnë votën, pasi e konsideron atë një nga faktet që vërteton presionet mbi votuesit, kryesisht nga punëdhënësit publikë.

Por, kjo masë nuk do të jetë e vetmja në këtë drejtim, pasi burime pranë PS-së bëjnë të ditur se si një masë parandaluese është përgatitur edhe një projektligj, i cili do të miratohet në rast se socialistët do të vijnë në pushtet, dhe i cili ka për qëllim që personat që kanë ushtruar presion mbi administratën, do të përjashtohen përgjithmonë nga shërbimi civil e, madje, do të shkojnë deri në ndjekje penale.

Kurse nëpunësve që janë vënë në përdorim të partive politike për fushatë, do t'u hiqet statusi i nëpunësit civil. Një mundësi tjetër manipulimi është edhe ajo nëpërmjet vjedhjes së identitetit të emigrantëve, të cilët nuk marrin pjesë në proces, një fenomen ky që ndodhi jo në pak raste në zgjedhjet e 2005-ës.

Kryesisht vëmendje do t'u kushtohet atyre zonave ku edhe më parë janë evidentuar raste të përdorimit të identitetit të një emigranti që nuk merr pjesë në votim. Dhe krahas të gjitha këtyre masave, selia rozë do të angazhojë dhe projektin e sigurisë, të përgatitur nga grupi konsultativ për çështjet e rendit.

Ata do të instalohen kryesisht në qendrat e konsideruara problematike prej Partisë Socialiste, në zona të veçanta do të jenë në grupe të përforcuara. Në funksion të këtij qëllimi, PS-ja do të vërë në dispozicion të qytetarëve edhe numrin 0800 32 32, pa pagesë, ku ata do të denoncojnë çdo shqetësim të tyrin, të dhënat e të cilëve do të analizohen nga një qendër operative.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top