Provincializmi, kjo semundje Shqiptare!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Po sjell nje shkrim i cili ne menyre mjafte te thuket preke ceshtjen e provincializmit, si semundje te shqiptaret, qe per mendimin tim na ka kushtuar shume gjate historise por qe edhe ne ditet e sotme na kushton shume.

Ta bejme i cik debat. Te mirremi me veten, ta pastrojme veten nga te keqijat e te ecim tutje.
Pune te mbare.....:gjujpeshk:

Shkruar nga Halil Matoshi/ KOHA Ditore

Si miti për Drenicën hyjnore sikur ai për Drenicën e prapambetur e të egër, janë floskula abuzive për të dominuar mbi shoqërinë kosovare. Drenica është koncept gjeografik dhe kjo për mua nuk thotë asgjë më shumë, përpos faktit se Drenica është krejtësisht si ne...
Pas aferës me emisionin “Jeta në Kosovë” dalin në shesh dy koncepte që shoqëria kosovare i ka ndërtuar për vetveten duke funksionuar sipas skemës bardhezi, e që këto koncepte po përplasen në Drenicë.E para, është miti i heroizmit të paqortueshëm, gati sakral për Drenicën, siç bëri përpjekje t’i paraqesë Qani Mehmedi, duke kritikuar Jetat në një gazetë të afërt me kryeministrin e Kosovës. Madje në të njëjtën gazetë Jetave (Xharrës dhe Abazit) u sinjalizohej se po u shkurtohej jeta!? Gjë që përkufizohet në thirrje publike për dhunë.Dhe koncepti i dytë mitik është ai për Drenicën e prapambetur, e shoqërisht të paemnacipuar, pothuajse të egër, që e shpreh më së miri emisioni “Jeta në Kosovë”.Dhe që të dyja këto mite janë krijuar për nevoja abuzive duke e instrumentalizuar Drenicën në luftën për dominim në shoqëri, prandaj që të dy këto qasje janë anakronike dhe të rrezikshme për kohezionin kombëtar.Një shembull që e sjell Slavoj Zhizhek, për një fis në thellësi të Afrikës nëpërmjet përvojave të një ekipi britanik antropologësh, dëshmon më së miri faktin se çfarë mund të ndodhë nëse nga një grup njerëzish apo nga një rajon mëtojmë të marrim jo atë informacionin e vërtetë, por atë që ne e duam dhe i cili neve na duhet, që shumë përpara e kemi konstruktuar dhe konceptuar si të vetmin të mundshëm. Sipas kësaj qasjeje skematike bardhezi, grupi i arkeologëve duhej të vërtetonte konstatimin e vet në terren, se fisi në fjalë ishte i egër dhe i dhunshëm. Ndërkaq që ai fis në realitet ishte paqësor, por në ritualet e veta ishte i dhënë ekstremisht ndaj respektit ndaj të huajve dhe për nderin e tyre ata nuk e kursyen as gjakun, duke u therur ndërmjet vete, për të dëshmuar fuqinë e ritit të dashamirësisë ndaj të huajve. Antropologët kështu morën informatën e tyre, atë që u duhej, ndërkaq që i shkaktuan plagë një grupi njerëzish.Duket se qasja mediale ndaj Drenicës vazhdon të jetë pikërisht kjo, të shfaqet Drenica në objektiv, e tillë çfarë ne e kemi konceptuar dhe Jeta e mori atje informatën që e dëshiroi. Por kjo nuk do të thotë se ajo duhej kërcënuar dhe linçuar, sepse shprehja e lirë dhe liria e shtypit janë kyçi i një shoqërie të lirë dhe Jeta ka bërë punë të mirë në këtë aspekt, qoftë edhe duke provokuar situata të forta mediale.Shoqëria kosovare e ka krijuar mitin për Drenicën për nevojat e konsumit të brendshëm, kur nuk kishte mjaft guxim të vepronte dhe duke e ditur se në Drenicë ekzistojnë parakushte sociale, psikologjike dhe ekonomike për rebelim. Dhe, lidershipi i pasluftës e ruan këtë mit të dyfishtë për dy arsye: së pari për t’i dërguar mesazh Drenicës se po e mbron nga Kosova tjetër “armiqësore” dhe së dyti duke i dhënë mesazh kësaj Kosovës tjetër se ata nuk kanë deficite patriotike, sepse Drenica është me ta!Kështu flet, kryeministri i Kosovës.Kosovarët “e tjerë” kanë menduar gjatë se ata, drenicasit janë ndryshe, të paarritshëm, qiellorë dhe kur janë ndeshur me realitetin e ashpër, si në shtëpi, nuk kanë dashur t’i marrin si njerëz dhe qytetarë normalë, siç janë vetë ose pretendojnë të jenë, sepse kanë dashur ta ruajnë përmasën tjetër të Drenicës, atë legjendare.E tash, në emër të lirisë së fjalës, u bë ai emision, për të cilin mund të diskutohet, por jo në mënyrën përjashtuese, siç u sul njëra nga gazetat proqeveritare. Pra, në emër të lirisë së shprehjes nuk mund t’ia shkurtosh askujt jetën, sepse liria e shprehjes nuk është ekskluzivitet i vetëm njërës palë. Pasoi një shkrim i Behxhet Shalës që donte ta ruante atë Drenicën hyjnore, “Mekën dhe Jerusalemin tonë” qe s’i kemi, por që mëtonte t’ua bënte me dije drenicasve se politikanët nuk duhet identifikuar me atdheun dhe lirinë. Po, çka d.m.th. Drenica, ky emër kuptim për kosovarët?Një koncept gjeografik ku jetojnë qytetarë normalë apo koncept legjendar, shpirtëror, ku jetojnë qenie të dyzuara gjysëmnjerëz-gjysëmhyjni?Secili rajon i ka “të parët e fisit”, heronjtë lokalë, por edhe batakçinjtë e vet, por shteti i së drejtës, ku sundon gjyqtari i pavarur dhe demokracia liberale nuk investon në heronj, por në shtetas normalë, sepse Bertodl Brechti thoshte se i mjerë është ai popull që ka nevojë për heronj…E, drenicasit janë krejt si ne, me heronjtë e vet dhe telashet e veta, me vuajtjet dhe dallditë e veta... Ata qeshin e qajnë, janë të mirë e të urtë, të çmendur e të hallakatur, ama bash si ne! Pas emisionit televiziv, “Jeta në Kosovë” që pati për fokus Drenicën, Kosova e përmasave (e shembëllesës) së klasës aktuale politike (nisur nga kryeministri) të duket si një vend ku është shkatërruar kohezioni kombëtar, ku përçarjet kanë avancuar në përplasje civile të përmasave katastrofale, sepse kryeministri që vjen nga ai rajon i Kosovës në kontinuitet e veçon atë, e dallon nga Kosova tjetër, madje duke thënë: “Krenohem që jam nga Drenica”. E kjo, do të thotë se Kosova tjetër është kot, pra nuk është për t’u krenuar, apo është armiqësore dhe diskriminuese ndaj Drenicës, ndërsa ai për vota shkruante parullën “Krenohu me Kosovën”. “Drenica është diskriminuar për 50 vjet komunizëm dhe për dhjetë vjet pas luftës”, citohet të ketë thënë kryeministri. Kjo është fjalia tjetër përjashtuese për mbi 80% të shoqërisë kosovare dhe territorit të shtetit, të cilin ai e udhëheq. Kryeministri, për të dëshmuar se kosovarët jo-drenicas ishin ata që krejt përderisa ai u bë kryeministër e kanë diskriminuar rajonin e tij!? E më e keqja, që kjo paskësh ndodhur plot dhjetë vjet pas luftës! Ndërsa e vërteta është se në këto dhjetë vjet, pikërisht rajoni i Drenicës ka participuar më së shumti në pushtet. Kush ka pasur arsye dhe përse ta diskriminojë Drenicën? Jugosllavia apo Krahina autonome, në pushtetin e të cilës kanë participuar me devotshmëri shumë drenicas si shumica e kosovarëve të tjerë? Kosova e LDK-së apo ajo e UNMIK-ut e paskësh diskriminuar Drenicën? Apo ndoshta Kosova tjetër, ajo qytetare? Asnjëra hiç! Drenicën si dhe tërë Kosovën e diskriminon mjerimi i vet material dhe shpirtëror. Drenica është e vërtetë se ka paguar një kosto më të lartë në luftën e fundit, sikur në fund të Luftës së Dytë Botërore, por ajo nuk është e stigmatizuar në Kosovën tjetër, përkundrazi, është e panjohur, por e dashur, madje asaj i është kënduar me himnizim, herë me vend e herë me teprim. Pakkush ka mundur ta fyejë këtë rajon, si të egër ose të prapambetur në aspektin e arsimimit dhe emancipimit shoqëror kur hiç më mirë nuk qëndron as Kosova tjetër, e ka rajone që i kanë punët edhe më zi. Por pse kjo qasje e përafërt me racizmin ndaj Drenicës, e disa kosovarëve, dhe pse kjo sindromë e autodestruksionit dhe vetë-viktimizimit në Drenicë? Një nder ata që ka shkruar një kolumne, menjëherë pas luftës për Drenicën jam edhe vetë. Nëse më kujtohet, atëherë kam shkruar se “ndihesha drenicas”. Përse e kisha bërë këtë? Sepse, pas luftës, kosovarët e tjerë patën rastin të flisnin e t’i preknin drenicasit, si njerëz, të bashkëpunojnë me ta e të jetojnë në fqinjësi me ta. Filluan atëbotë të qarkullojnë përplot tregime stigmatizuese për ta, se si kinse e hedhin bërllokun nga ballkonet e rrokaqiejve, se si po piqnin flija në ballkone, se si kanë uzurpuar… Kjo ndodhte për arsye se Kosova “tjetër” i shihte të ngjashëm me veten dhe duke i stigmatizuar ata shprehte paradoksin brenda vetes, se po i thyhej para syve miti për veten.Kurse gjuha e urrejtjes që përdorej për Drenicën, tashti nga eksponentë të pushtetit po përdoret për rajone të tjera. Më rastisi p.sh. të dëgjoj se si zëdhënësi i Qeverisë me gjithë babën e tij, e në shërbim të pushtetit, po shpërndante certifikata në një TV kombëtare se kush është kush në Kosovë, e kush nga Hajvalia (sic!).Madje ai, pa përtesë po shpërndan edhe diagnostikime psikiatrike, për politikanët oponentë “me çrregullime psikike”!?Nuk ndihem drenicas nëse e parapëlqej këtë model qeverisjeje dhe këtë gjuhë urrejtjeje qoftë për Drenicën apo Hajvalinë.Nuk ndihem drenicas nëse ndonjë gazetari i duhet përcjellja e policisë për të dalë nga Skenderaj... Unë ndihem drenicas në zitë dhe festat e përbashkëta, (madje festën e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë e kam pritur thellë në Drenicë, në një odë shumë mikpritëse e plot entuziazëm për një të ardhme më të mirë të përbashkët).Kam kënduar me ta. Kam bashkëndier me ta në kampet serbe të përqendrimit. Unë ndihem drenicas edhe sot, në hallet e përditshme të përbashkëta dhe në akceptimin e vlerave evropiane. Ndihem drenicas kur si ata edhe unë nuk kemi shanse të barabarta, kur s’e kemi punën që e duam dhe që na sjell fitime, kur nuk mund t’i shkollojmë fëmijët në shkolla të mira, kur në atdheun tonë nuk ka liri, kur atdheu ynë vidhet e shitet në treg të plaçkave, kur atdheu ynë nuk mëson nga pësimet...Në fund, të gjithë ne duhet të kemi kujdes nga gjuha raciste që stigmatizon një rajon, sepse veçimi e shkatërron kohezionin kombëtar dhe helmon shumë breza...Një qasje më humane dhe më profesionale do Drenica, më të butë në etiketa, e më të ashpër për drejtësi dhe shanse të barabarta. Këtë e do Drenica dhe kjo Kosova “tjetër”. Të tjerat janë propagandë.
 
Elita e re!?

Shkruar nga Bardh Rugova/KOHA Ditore

Dija dhe kultura janë koncepte metafizike: nuk mund të maten me pëllëmbë, as me metër. Prandaj, janë edhe kaq të manipulueshme. Njerëzit e pushtetit të tanishëm në Kosovë e dinë këtë fakt


Askush nuk kishte vërejtur ndonjëherë ndonjë sherr mes Filanit dhe Fistekut. Të dy ishin nxënës të së njëjtës shkollë. Jetonin në të njëjtin qytet. Nuk dallonin shumë për nga mënyra se si visheshin dhe si e kalonin kohën e lirë. Filani ishte biri i dy profesorëve universitarë dhe banonte në banesat e reja, në lagjen e re. Fisteku ishte bir i një nëpunësi e i një amvise dhe jetonte në një shtëpi në qendër.Kur në atë fillimin e masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë, regjimi ia kishte dëbuar nga puna të dy prindërit, Filani ishte ndier krenar. Të dy prindërit e tij kishin qenë ndër të parët që ishin dëbuar nga puna në kolektivin e vet, për shkak të refuzimit të masave të Serbisë në Kosovë. Në vend të frikës për mbijetesën, ai kishte ndier mburrje për ta. Gjendjen, në të cilën po ndodhej befas, e kuptonte si një sakrificë që duhej bërë, për të mirën e të gjithë kosovarëve.Prandaj, për të kishte qenë shumë e zorshme, kur Fisteku menjëherë të nesërmen ia lëshoi turinjve me buzëqeshje: “Eh, qysh ju ka rënë firma tani juve zgradalive!” Filani, ende në shkollë të mesme, atëherë nuk e kishte ditur se prej nga kjo ligësi ndaj tij dhe fatit të familjes së tij. Ai e kishte kujtuar Kosovën – shqiptarët e Kosovës – si një zë të vetëm, si trup i përbashkët që lufton kundër të njëjtit armik.Atëherë nuk e kishte ditur. Tani e di. Mes tij dhe Fistekut, megjithatë, kishte pasur një dallim të madh. Prindërit e tij ishin njerëz të arsimuar, fort të respektuar në shoqëri. Prindërit e Fistekut jo. Tani, kur prindërit e Filanit do të mbeteshin pa punë, pa të holla dhe pa asnjë përkrahje, Fisteku shpresonte se në shoqërinë kosovare, ata të dy do të mund të barazoheshin ose, bile, ai të dilte një grimë më përpara. Dija dhe kultura janë koncepte metafizike: nuk mund të maten me pëllëmbë, as me metër. Prandaj, janë edhe kaq të manipulueshme. Njëzet vjet më pas, Filani e mban mend ditën e zënies së tij me Fistekun, si ditën kur, në të vërtetë, në Kosovë po krijoheshin rrethanat për një revolucion shoqëror. Rëndom revolucionet krijohen për të përmbysur elitat. Mirëpo, meqë personat e paarsimuar si prindërit e Fistekut nuk kanë shkollim të mjaftueshëm që t’ua zënë vendin prindërve të arsimuar si ata të Filanit, atëherë në revolucione lypset të përdoren metoda të tjera për ndërrimin e vendeve. Këto metoda shpeshherë janë mizore. Liderë të elitës kudo në revolucione janë përndjekur ose vrarë. Mjafton ta kundrojmë shembullin e Selman Rizës e të shumë intelektualëve të tjerë pas revolucionit komunist në Shqipëri dhe në Jugosllavi. Kur lufta në Kosovë po merrte fund më 1999, në mesin e luftëtarëve që po dilnin nga fushëbetejat, po përzihej edhe një grup i ri njerëzish që pretendonte ta quante veten elitë. Në Kosovë tashmë po zhvillohej një revolucion i brendshëm shoqëror. Mirëpo, revolucioni i ri i Kosovës nuk ishte tipik. Nuk mund të kishte intensitet të plotë, për shkak të pranisë ndërkombëtare dhe, si rrjedhojë, nuk ishte shumë i dhunshëm. Për më tepër, ishte dyfazësh. Në fazën e parë, grupi i ri që synonte elitën – kryesisht njerëz me ca çorape të bardha, siç i përshkroi kohë më parë një analist në një emision televiziv – përpiqej të etiketonte shtresën intelektuale. Njësia matëse e etiketimit ishte ‘patriotizmi’. Një intelektual nuk ishte i përshtatshëm për të kryer një X funksioni, sepse nuk ishte i vlerësuar sa duhet në shkallën e patriotizmit të përcaktuar nga اorapet e bardha. Një person i paarsimuar ishte i përshtatshëm në të njëjtën detyrë, sepse nuk kishte “deficit patriotik”. Vlera përcaktohej duke u thirrur në gjakun e dëshmorëve, nëpërmjet përvetësimit të dëshmorëve dhe duke folur në emër të dëshmorëve. Mirëpo, duke u thirrur në emër të dëshmorëve, në të vërtetë, shumë shpesh shkelej gjaku i tyre. Duke dashur të sforcohej ideja, shpenzoheshin shumë para për të ndërtuar përmendore, ndërsa familja e dëshmorit të përmendores vuante për bukë. Kushdo që përpiqej të kundërshtonte, do të ngarkohej me ndonjë nofkë alla-“spiun i Serbisë”. Njerëz që kishin kontribuar vite të tëra për Kosovën që kishin sakrifikuar me gjysh e stërgjysh, njolloseshin pa mëshirë. Në fazën e dytë, ky grup i ri, duke u thirrur në emër të dëshmorëve – familjet e të cilëve vazhdojnë të jetojnë shpeshherë në varfëri të skajshme - kishte krijuar kapital dhe tashmë ishte mësuar me rroba të shtrenjta. Deri tash, kishin etiketuar shtresën intelektuale, por tani kalojnë në nivel të ri. Tani, shtresa e re në pushtet e di se nuk mund të vazhdojë përherë me sistemin e vlerës të mbështetur në parimin e “patriotizmit”. Bën një hap tutje. Kërkon kualifikime akademike. Vetëm gjatë dy-tri viteve të fundit jo pak zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës janë kualifikuar me tituj shkencorë. Një pjesë e tyre edhe jashtë rregullave të përcaktuara nga UP-ja. Rektori, apo të themi ish-rektori, edhe haptazi deklaroi ditë më parë në TV se ka pasur presione në këtë rrafsh. Kjo fazë e dytë është edhe më e rrezikshme se e para. Tani, shtresa intelektuale jo vetëm që etiketohet me njollosje të ndryshme, por edhe kualifikimet e tyre përdhosen, duke devalvuar diploma e tituj që jepen pa kriter për njerëz të pushtetit. Në këtë fazë, njerëz të pushtetit që nuk marrin erë nga studimet e shkenca, nisin të dalin me deklarata të tipit: “Unë si shkencëtar, blla, blla, blla...” Kjo e bën Kosovën vend të mundësive. Edhe nëse je i pashkollë, mund të bëhesh doktor i shkencave. Edhe nëse nuk di të vizatosh, mund të shitesh si piktor, edhe nëse nuk i di shkronjat, mund të paraqitesh si shkrimtar dhe nëse je kriminel, nuk ka aspak telashe të bëhesh pushtetar. Filani dhe Fisteku tashmë janë në të tridhjetat. Fisteku ka marrë një diplomë shpejt e shpejt. Ka hyrë në pushtet. Ka blerë një banesë në njërën nga lagjet e reja. Fëmijët e tij i dërgon në një shkollë private, atje ku shkojnë fëmijët “zgradalinj”. Sa herë ia përmendin Filanin, thotë: “Eh, qysh u ka rënë firma atyre zgradalive!” Filani lexon libra. Dhe e përqesh Fistekun.
Me fjalë të tjera: Kush thotë se Kosova nuk është vend i mundësive?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top