Prostitutat, leter kryeministrit: Mblidh taksat tona, te shpetoni nga kriza ekonomike

Lauri

Anunnak
Milano, (ITALI) 16 dhjetor 2011, NOA/Rid Bulku- Kriza ekonomike që ka përfshirë Italinë ka rritur ndjeshmërinë e qytetarëve për të ndihmuar në kapërcimin e saj. Shembullin e parë e kanë dhënë prostitutat, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Një përfaqësi e atyre që konsiderohen punonjëse seksi, me anë të një letre dërguar në një prej gazetave italiane, deklaron se të gjitha femrat që ushtrojnë zanatin më të vjetër në botë janë gati të paguajnë taksat, për të shtuar buxhetin e shtetit.

“Në Itali ka një numër të konsiderueshëm prostitutash që mund t’i sjellin vendit të ardhura shtesë për përballimin e krizës ekonomike ndaj ligjërimi i prostitucionit është një opsion i volitshëm në këtë situatë”.

“Këshilli” i prostitutave shkruan në letrën e hapur se këtë kërkesë duhet ta marrë parasysh vetë kryeministri i ri italian, Mario Monti.

Në llogarinë që bën letra e hapur, thuhet se në Itali janë të paktën 300 mijë prostituta, duke përfshirë këtu edhe transseksualët si dhe meshkujt homoseksualë që shesin trupin e tyre tek njerëzit e të njëjtës gjini.

Statistikat e një numri organizatash joqeveritare italiane dhe shqiptare, flasin për disa mijëra femra shqiptare të cilat këto 20 vitet e fundit kanë mbushur rrugët, trotuarët dhe pikat e karburantit në Itali, vendet ku rëndom shitet trupi i tyre.

Ende aktualisht, janë me qindra vajza shqiptare që vazhdojnë të prostituojnë në rrugët e Italisë.

r.b/NOA
 
Pe: Prostitutat, letër kryeministrit: Mblidh taksat tona, të shpëtoni nga kriza ekono

Po ktyre shkon per tu mar taksat kto te hapin kembet ore ca taksash tu maresh ktyre LOL LOL LOL LOL KTO DHE TAKSAT I KAN ME TE FUTUR SE DO JAPIN PES E DO MARIN 150 LOL LOL
 
Pe: Prostitutat, letër kryeministrit: Mblidh taksat tona, të shpëtoni nga kriza ekono

Sa kot pffff
 
Titulli: Prostitutat, leter kryeministrit: Mblidh taksat tona, te shpetoni nga kriza

Po kjo qenka prosti e ndershme:pLOL ose ka shume para dhe nuk di si ti pastroje keshtu qe thote do zoti e marrim amnesti
 
Pe: Prostitutat, leter kryeministrit: Mblidh taksat tona, te shpetoni nga kriza ekono

Nese '' punonjes e seksi'' konsiderohet biznes pse mos ti taksoj ,nje strategji e mire per te dal nga kriza.Me pelqen ndjeshmeria e tyre ,por te ishin njecik edhe nacionale do ishte akoma me mire :p ..te benin sevap dhe per shtetin e tyre .
 
Eshte jasht ligjit, edhe kjo batuta "mblidhni taksat...." mendoj qe eshte ironike. Do te thote: "na legalizoni zanatin"...:p
 
Pe: Prostitutat, leter kryeministrit: Mblidh taksat tona, te shpetoni nga kriza ekono

Legjitimi i bordellove si edhe i cannabis sattiva do i sillte fitime cdo shteti sidomos nje shteti si italia qe ne krahasim me hollanden ka nje klime dhe nje bukuri shume here me te larte
 
Pe: Prostitutat, leter kryeministrit: Mblidh taksat tona, te shpetoni nga kriza ekono

haha Hostel, te mbjedhim droge edhe ne ballkon..:p
 
Pe: Prostitutat, leter kryeministrit: Mblidh taksat tona, te shpetoni nga kriza ekono

Lazarat fare do e bej pisen pastaj
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top