Prit se s'keni pare gje akoma!

[^_^]

If you understand me, you can overwhelm me.
Ngjarja në Borizanë që ka shokuar opinionion, ka ngritur hije të mëdha dyshimi.

Ajo që ndodhi në Borizanë të Krujës, jo vetëm është nga ato ngjarje që trondit keq opinionin për dhunën dhe agrisivitetin e një grupi burrash ndaj dy kushërinjëve që me të drejtën e tyre donin të ruanin shtëpitë nga tritoli i gurores, por ka implikuar rëndë policinë.

Edhe pse nga fillimi i videos deri në fund të saj, Rexhep Rrahja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrahja, shfaqet duke ushtruar dhunë mbi kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, policia në të dy komunikatat zyrtare nuk e ka përmendur emrin e tij.

Rexhep Rrahja, siç edhe shikohet në video, është një i ri i shëndoshë i veshur me bluzë të zezë dhe pantallona xhinse të shkurtra. Në dorë ka një shkop bejzbolli, dhe qellon pa ndërprerje Bilbil Majën edhe kur ai nga goditjet për përfundon i shtrirë në pllakat e lokalit.

Rexhepi nuk ndalet po i thyen gjymtyrët Majës ndërsa në sfond degjohen ulërimat Vrite, Vrite. Në anë të Rexhepit, djalit të deputetit, qendron xhaxhai i tij Flamur Rraja i cili ka edhe pistoletën në dorë.
Jo pak më larg, është xhaxhai tjetër i tij, Xhelal Rraja zotëria i shkurtër me bluzë të zezë, që mban diçka në dorë, ndoshta armë.

Ai u shoqërua të enjten, 6 korrik, si autor i dhunës, dhe pas marrjes në pyetje u la i lirë. Në një njoftim zyrtar të kësaj të premteje, policia e shpalli në kërkim.

Historia e Xhisiela Malokut

Rrahjat nuk janë të panjohur për policinë dhe për opinionin publik. Bëmat e tyre janë mbyllur shumë shpejt, përmes mungesës së dëshmitarëve, kryesisht të frikësuar. Rexhep Rrahja 29 vjeç u bë i njohur për publikun në rastin e Xhisiela Malokut e cila më 21 korrik 2018 në komisariatin nr. 3 denoncoi për përndjekje ish-të dashurin Rexhep Rraja. Sipas saj, edhe pse kishin një vit të ndarë, ajo ishte rrahur e dhunuar disa herë. Ajo shkonte në disa komisariate, por nuk e conte ceshtjen deri në fund.

Ishte ish oficeri i Policisë Emiljano Nuho ai që tha se 25-vjeçarja nuk arrinte të kryente kallëzimin pasi kërcënohej me jetë nga ish i dashuri dhe të afërmit e tij. Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator të 2018, pasi ish-oficeri Nuhu, denoncoi në media kërcënimet për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Publikisht pas denoncimeve në komisariatin numër tre dhe atë të Fushë Krujës, Xhisiela Maloku në media ndryshoi qëndrim duke thënë se problemet me Rexhepin do t'i zgjidhte vetë dhe gjithçka e kishte bërë nga xhelozia se Rexhepi e kishte lënë për një vajzë tjetër. Rrahja u ndëshkua vetëm me një vit shërbim prove, kurse oficeri u arratis.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://rumble.com/v2yoyt6-djali-i-deputetit-rraja-godet-me-shkop-gome-bilbil-majn-edhe-pse-kishte-hum.html



Shqiptarja.com
 
Tmerr.
Rtofte Afganistani Shqiptar.
Kjo eshte lufte e heshtur civile

Shtet ordinier.
 
Po shikoja intervisten e ktij qe kane rrahur dhe me beri pershtypje shtepia, muret me myk gjithandej.
Njerez hallexhinj qe mezi jetojne me djersen e ballit.
Mbase pasuria e vetme qe kane eshte ajo shtepi qe po u'a shkaterrojne me shperthimet ne guroren e krimineleve te rilindjes qe fitojne pushtet perdite vetem se arrijne te marrin votat me menyra kriminale per te madhin e gjate Edvin Bolen
E kur tentojne te ngrene zerin rrihen per vdekje thjesht dhe vetem se guxuan te mbronin pronen e tyre.

Sa e trishte eshte jeta ne kete vend.
 
Gishti pushtetarve ndodhet kudo
Kapen ...lirohen ...masanej shpallen ne kerkim . Heh ta hanksha zemren o pushtet 😁
 
O Zot po a rrihet njeriu ashtu?!

Po a skane pik meshire ne zemer keto njerez?!

Zemra te coptohet nga keto pamjet.
Si mundet kaq te eger pa pik ndjenje te jene bere njerezit? 😔
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top