Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Nga keto pislluqe qe ndodhin ne bote po u heqin te drejten prinderve edhe te luajn me femijet e tyre apo ti kritikosh e tu demostrosh dashurin.


Tani konfuziteti i femijes krijohet kur puthjet ja jep dikush qe eshte jasht rrethit familjar.....Un vajzen time e kam puthur ne buze dhe eshte me shume nje prekje buzesh.....eshte nje reagim instiktiv.....qe un e puth ku te me qelloj edhe kur e nderroj psh e puc te kemba te barku etj :D.......Nuk e shoh te jet konfuze megjithate kjo ndryshon me kalimin e kohes sepse femija rritet e demostrimet afektive ne menyre te forte rrallohen.

Megjithate jam e mendimit nese keto demostrime afeksioni (dashurie) jan te lehta, nje prekje buzesh nga prinderit nuk eshte per tu shqetesuar....Por mund te them se me shum se per tu shqetesuar ne aspektin se mos femija behet konfuz .....un e kam ndaluar kete gje sepse nuk e shoh si dicka higjenike per nje femij te vogel.
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Po te marresh shembull nje femi 3 vjec qe prinderit e puthin ne buze (shoqja ime e ben nje gje te tille gjithashtu dhe i shoqi me gocen e tyre) dhe nje femi 5 ose 6 vjec qe kur shef te rriturit duke u puthur ne buze mbyll syte edhe ben iuuu... yucky.... cfare kuptimi i jep?!!

Mua me ngjane shume embel kur shof nje nene qe puth femijen e vet ne ate menyre por, s`do te thote qe un do e bej te njejten gje!!
Jane te rralla kto raste mesa kam pare e degjuar. Ndoshta ka dale ne mode sepse persona te njohur (celebrity) e bejne!!
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Po me mir ti shmangemi qe ne fillim puthjeve buz me buz me femijet ,pse nuk ke ku i pacim femijet vetem ne buz!jo per gje por tani cdo kunde e ke in puthjet, vetem ne futboll jan icik me te rezervuar dhe femijet e kan me lete te mesojn domethenjen e puthjeve
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Frojdi ne studimin qe ka bere ne lidhje me fazen e rritjes se femijes flet edhe per ndjenjat e tyre .Sipas tij edhe pse foshnje femija ai arrin te ndjej disa lloj kenaqesie .

Faza Orale: nga lindja-18 muajsh

Cdo familjar që është mësuar me bebet dhe femijet e di qe ata jane te perqendruar te goja e tyre. Ushqimi I parë I një bebeje meret ne gjirin e nënës, dhe instikti thithes I tij eshte zakonisht I forte edhe pse I sapolindur. Frojdi teorizoi se fokusimi oral I bebes solli jo vetem ushqyerje por edhe kenaqesi.


Ne rastin konrekt edhe puthja e femijes ne buze ,sjell nje lloj kenaqesie e cila nese vazhdon edhe kur ai eshte ne moshe madhore mund te interpretohet ne nje forme ndryshe.
Gradualisht ky lloj komunikimi duhet shmangur.Nuk eshte e thene per ti vene ne dukje se kjo lloj puthje eshte e gabuar ,sepse realisht nuk ka ndonje gabim ,pasi ajo s'eshte puthje qe vihet ne funksion gjuha apo dhembet ,thjesht nje puthje siperfaqesore.

nuk e di nese je bo per te thirr "mama" ose jo. nga komenti qe i ke bo duket se jo. kuptohet qe jo te gjith e shikojn te arsyeshme te bojn si veprim, por ama ngelet si diç qe shpreh shum dashuri , si loj. psh [MENTION=38]bella[/MENTION] e ka komentu , sh bukur. çdo gjo ka kohen e vet...

me kalimin e kohes, kto shmangen vetvetiu. por ama ngelet nje kujtim sh i bukur tek femija.

mos e lidhni me idiotsira temen, por si nje menyr e shprehjes se dashuris ndaj femis.
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Sa kahje perverse i keni dhone temes. Tashi prinderit te kene frike edhe ti prekin femijet se keta te fundit do i perceptojne gabim.
Edhe foto e vitit ishte puthje e nje femije 5-6 vjec me te jatin
Nejse se sdu me bastardu temen....mua sme krijon asnje lloj kompleksi dhe deri sa femijet e mi te rriten e te bohen per ti puth dynjoja do i puth vete....pastaj do i lej rradhen cafkave lol
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

kur jan beb ska gje tkeqe. leqe ato buzen te japin. Kur i them goces puthe mamin vje mputh vet. haha.. aman se prind fmi do ta hash tgjithen :).. DIkur dhe mua mu dukte pa lidhje, por kur e provo vet eshte ndryshe :).
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

AH dhe dicka. SOt ca nuk degjon. Njerezit dhe nje gje me te vogel e bejne gogol. Mbaj mend kur kam qene adoleshente rrija ter diten qaf mqaf me shoqen e ngushte. E poflisnim nje dite se kemi nja 8 vjet pa u takuar se ajo ne amerike. Me tha po tishim sot ne si atehere do na perjashtonin nga shoqeria, lol.. Pra, se kuptoj pse njerezit kan tendencen ti shikojne me sy skeptik tere situatat e te marrin anen e keqe gjithmone.. pfff..
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Mua nk ( nuk ) më kanë puthur ne buze kur isha femije.
Ishin kohra tjt e nk .putheshin sh.nga prinderit .
Sot eshte krejt normale me sa kam vene re te puthen femijet ne buze .Po fundi i fundit eshte femija i jote e sa te jene te vegjel e ben nje puthje te tille se besoj kur te rriten ju si prinder do ju behet qefi nqs do ju japin nje perqafim se jane ( ju duket vetja) te rritur dhe turperohen
po ti shohin shoket apo shoqet .

Puthni sa te mundni femijet tuaj SA TE JENE TE VEGJEL
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Un nuk kam femije dhe me siguri po flas kot , por ne buze me ngjan pak egzagjerim e para cte mire ka... mbase ndonje mikrob dhe e dyta i hiqet femijes ajo ndjenja e puduore.. ndersa per perqafim apo puthje un jam 35 vjec dhe i puth prinderit e me puthin u rri edhe ne preher dhe smund te mos e bej pasi jam pjes e tyre dhe sado te bej apo te jem nuk mund te arrije aq sa ato meritojne. Dashuria e prinderve eshte dashuria puro ,pa interes,pa gjykim,pa kohe dhe e pafund!
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Un nuk kam femije dhe me siguri po flas kot , por ne buze me ngjan pak egzagjerim e para cte mire ka... mbase ndonje mikrob dhe e dyta i hiqet femijes ajo ndjenja e puduore.. ndersa per perqafim apo puthje un jam 35 vjec dhe i puth prinderit e me puthin u rri edhe ne preher dhe smund te mos e bej pasi jam pjes e tyre dhe sado te bej apo te jem nuk mund te arrije aq sa ato meritojne. Dashuria e prinderve eshte dashuria puro ,pa interes,pa gjykim,pa kohe dhe e pafund!

dhe un kshu thoja jana/ kur ta provosh(shpresoj nje dite) aty kupton se jo buz po hund sy faqe do ta puthesh. nuk ngopesh :). flas per fmij te vegjel. se di si esht kur behen te mdhenj si 6 vjec e siper :D
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Hunde buze etj eshte normale por ne buze me ngjan pak e egzagjeruar edhe per femijen nuk mendoj ka dicka te mire ... i shikoj soul kam punuar me pare ne nje shkolle private dhe kur i sillnin prinderit shume here shikoja ate veprim dhe me e shumta e tyre ishin njerez ne karrjere qe ne vend ti jepnin femijeve pranine e tyre i mbushnin me lodra me tata dhe nje puthje ashtu ne mengjes e kishin koshjencen ne vend .... nuk po gjykoj pa keqkuptime ,por ideja ime eshte kjo .. cdo njeri nga ne ka ide dhe menyre te shpreh ndjenjat ne menyre unike.
P.s flm per urimin por pak vone per mua...
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Nuk di pse kerkoni te gjeni patjeter imoralen tek nje gjest qe nuk besoj se ka nje prapavije te tille mendimi.
Mikrobet apo cdo gje e trasmetueahme behet ne puthje me gojen hapur e gjuhe....taahi po flasim per nje pucje te lehte apo ca?
Jana eshte e vertet ajo qe thua ti ne lidhje me prinderit. Eshte nje shqeteaim shume i madh. Por nese sot i quajme karieriste ......ne kohen e prinderve tane quhwn te ftohte e autoritar. Prinder qe punon me 3 turne kishim ne.
Gjithsesi kjo eshte teme tjeter mendoj
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Un nuk e shikoj as nuk e trajtova si qeshtje imorale thjesht esht eccessive e tepert... por kjo sdo te thote qe une kam te drejte dhe me siguri skam pasi nuk e njoh ndjesine prind nen lekure por estetikisht nuk me pelqen .. spektakel mode.. meqense leht sic e the.. nuk eshte me mire ti puqesh sic duhet faqet te " ngopesh" me to :)???
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Tani ne kendveshtrime po diskutojme. Une e shoh aspak te ekzagjeruar ...sic shoh prinder qe puthin edhe bycat kur jane te vegjel dhe sme duket problem po aq sme duket edhe ky gjest. Por gjesti nuk me duket "ficsion"dhe as ndjeshmeri kaq e madhe apo shprehje dashurie....thjesht si nje pucje qe i jepet femijes tend,pak rendesi ka ku e si...mgjth thashe kendveshtrime jane :)
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Eshte nje bond natyral mes femijes e prinderit ... Qysh krijoka konfusion , pyetja e nenshtruar me duket absurde /Imorale dhe e peshtire .... Kur e mendoj qe femija duhet lare e perkujdesur per te ,ne forma nga me te ndryshmet.

Mos valle edhe procesi I lindjes dhe dhenies se gjirit , duhet shikuar si dicka sensuale mes prinderit & femijes . Mah sick ..
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Nuk e di per ju po mua me vjen ti ha femijet sidomos te vegjelit pak bullafiq oh oh ti kafshoj :). .. E shoh si nje menyre per te treguar dashurine..Une gjithsesi mbeskat e mia I puc ne buzke dhe jua ha faqkat me kafshime po thoni cte doni ju ..imagjino te behem nene cdo I bej po si beni e ju kot fare aman...ja mendoni cik qe nena ja puth akoma e bibilushin djalit te saj te vogel kur e lan e nderron dhe I thote pasha I nenes ti haha...e gjetet te pa moralshme puthjen ne buzke :p
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Eshte nje bond natyral mes femijes e prinderit ... Qysh krijoka konfusion , pyetja e nenshtruar me duket absurde /Imorale dhe e peshtire .... Kur e mendoj qe femija duhet lare e perkujdesur per te ,ne forma nga me te ndryshmet.

Mos valle edhe procesi I lindjes dhe dhenies se gjirit , duhet shikuar si dicka sensuale mes prinderit & femijes . Mah sick ..

Asnjeri spo kundershton natyren... perkundrazi !
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Nuk keni se qysh ta kundershtoni/burgosni... edhe sikur te Duan mendjet e juaja ....thjeshte po mundoheni ta imoralizoni, paragjykoni nje gjest te tille te pafajshem , qe ta dhuron/fal vete natyra .
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Nuk eshte qeshtje imorali esht me shume pikveshtrimi.. morali dhe imorali ,gjykimi jan tjeter.. ama edhe mos te shprehesh iden personale e te mundohesh ti japish hije qe ska mendimit te tjerve esht mospranim ideve te te tjeteve..
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Pikeveshtrimi... Kush eshte ai njeri I rritur normal , qe do I dukej ky gjest special ... I tepert .

Vetem atyre qe ju shkare mendja.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top