Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Me ka rastisur te shof prinder qe puthin femijet e tyre ne buze....
E kuptoj qe puthja eshte nje menyre per te shprehur dashurine, ama puthja ne buze eshte e "rezervuar" per parteneret te cilet ndajne nje lloje tjeter dashurie....
Mund te jem e influencuar dha nga rastet qe ndodhin me femije te perdhunuar nga prindrit e tyre...Nuk them qe pikerisht keta qe i puthin ne buze jane dhe perdhunues...ama mund te konsiderojme puthjen ne buze si dicka seksuale.....Ne momentin qe femija ritet do ndalojne dhe puthjet ne buze te dhurura nga mami ose babi, dhe do fillojne ato me te dashurin/en?!

A nuk krijohet nje konfuzion ne mendjen e nje femije....
Si prind mund ta puthesh dhe ne faqe dhe ne balle....
Ju si mendoni?
paa195000003.jpg

 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Une mendoj se ka shume nena qe e bejne kete veprim,mendoj se deri ne nje moshe diku tek 3 vjec eshte me se normale,pastaj sa fillon e rritet femija,kupton me shume dhe per cdo gje pyet sidomos femijet e sotshem qe po lindin shume te zgjuar por edhe shume te prapte
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Mendoj se esht normale sic e ka then dhe antari me siper esht mese normale deri ne nje mosh te caktuar nuk esht se perben nje problem dhe kjo nuk esht se vazhdon gjithmon sepse vjen ne nje mosh te caktuar qe femija dhe e kupton :):)
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Mendoj se do krijonte nje konfuzion,pasi ai do mesohet me te tilla reagime e femija nuk e ka aq kapacitet sa te dalloje,kur duhet bere kjo gje dhe me ke...Mendoj se sot ne tv ne shume filma te animuar ndodh qe femija te shohe,puthje jo princi jo princesha,me ka rastise te degjoj dicka paksa komike,por dhe me kuptim...Ndersa femija sheh keta filma te animuar niset me idene se duhet te puthesh dike qe ''do'',jo ne kuptimin e dashurise por te afeksionit...Nje femije duke mos ditur te ti ndaje gjerat,e duke pare keta filma ka puthur te emen,dhe e ema i ka shpjeguar se puthja ne buze eshte per dike qe do,per mamin eshte puthja ne faqe...Femija duke u nisur nga e thena e nenes se tij,e duke pasur nje afeksion per disa shoqe klase ka shkuar te puthi vajzat e klases,sepse e ema i ka thene se duhet puth dikush qe do....Ta shohesh ne thelb eshte pak komike se femijet kane spontanitet ne disa veprime,por disa veprime te tjera arrijne ti perceptojne sipas nje situate qe krijohet...Mendoj qe duhen vene ne dukje disa gjera,pa llogarit dhe punen ''bindese'' ne te folurit me femijen...Duhen lene te kuptohen me menyra qe atij ti ngjesin ne mendje qe cila eshte sensi i puthjeve ne buze...
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Po kush eshte mosha e caktuar?
Sepse nqs femijen e meson ta puthesh ne buze, ai ashu do te puthi tere kohen pastaj...apo kur te bej 3 vj do i thuash "stop", kalojme tek faqja....
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

nuk esht kjo zina sepse mund ta lejosh edhe deri ne mosh 3vjec e siper por varet nqs fmija kerkon akoma ja nderpret sesht e then ti thuash kalojm ne faqe apo ne ball :p thjesht ja nderpert puthjen ne buz besoj se sperben dicka te vshtir e te pamundur edhe po u mesua keq avash avash mundohesh tja heqesh kte ves :)
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Po kush eshte mosha e caktuar?
Sepse nqs femijen e meson ta puthesh ne buze, ai ashu do te puthi tere kohen pastaj...apo kur te bej 3 vj do i thuash "stop", kalojme tek faqja....

Mbese sime keshtu ja beme Natalia STOP se eshte turp kjo ishte safronte njeri me :)
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Nuk mendoj se ka ndonje moshe te caktuar,varet tani se si eshte i zhvilluar dhe femija..Por besoj se ti thuash jo se sben ajo gje,me ndonje shembull te tipit,femijet e keqij bejne ashtu,ti sje i/e tille...
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

nuk esht kjo zina sepse mund ta lejosh edhe deri ne mosh 3vjec e siper por varet nqs fmija kerkon akoma ja nderpret sesht e then ti thuash kalojm ne faqe apo ne ball :p thjesht ja nderpert puthjen ne buz besoj se sperben dicka te vshtir e te pamundur edhe po u mesua keq avash avash mundohesh tja heqesh kte ves :)
Mire une jam me mentalitetin qe eshte dicka e tepert...
Pse duhet ta puthesh pikerisht ne buze, qe me tej mos e puthesh me...mos e puth qe ne fillim ne buze e u zgjidh hesapi...
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

jam dakort me ty mos ta puthesh qe ne fillim pastaj varet dhe nga pernderit se jo te gjith i puthin ne buze fmijet e tyre plus qe ata qe i puthin me shum per perkdheli sepse ska fmi te moshes mbi 5-6 jec te vazhdoj te puth ne buz prindin prap mjafton ti thuash stop dhe dal nga dal tja shamngesh kte gje :)
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Po patjeter qe jo te gjithe e bejne kete pune...
Por femija mban mend, aq kohe sa eshte i vogel e ka trurin si nje sfengjer i cili "mbledh" tere informacionin qe e rethon, nder tyre dhe puthja ne buze nga prindrit...Pra dhe nqs e ndalon, femija do e dij qe e ke puthur ne buze e sdo bej me diferencen e puthjes, do konsideroj dicka normale te puthi ne buze cdo njeri qe ka xhan....
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Goca komshies me ka puth ne buz deri ne moshen 5 vjecare..( ps: e kam rrit un kshuqe me shifte si moter)

Kurse un mamin e puth akoma naiher ne buz ... se shof fare problematike.
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Max them 3-vjec sepse qe atehere femija fillon te kuptoje
e sdin te ndaje nje puthje dashurore prinderore e nje puthje normale dikujte tj.
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

eee nuk e di...me shume mendoj qe jo....
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Nuk me duket dicka shume jo normale apo per tu gjykuar...thieshte prindi mund t'ja shpreh ashtu dashurine, nuk i del ta puth gjith andej neper fytyre kshtuqe e puth dhe ne buze :lol:...Gjithsesi duhet te kete nje moshe te caktuar se pastaj sikur nuk duket gje e lezetshme te puthesh gocen ose cunin 4-5 vjec ne buze...Mund te jete e veshtire per prindin qe te heq ate ves tek femija sepse varet nga natyra e tij/saj..ka ca femije me kokeforte qe shprehin deshire ta bejne vazhdimisht sepse thjeshte mosha e tyre mund dhe mos te kuptoje cdo gje, ca tjerve mund t'ju pelqej ajo menyre e puthjes dhe hajde hiqja pastaj ate ''zanat'' :D
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

e ka pare ndonjeri filmin grown ups, mu kujtua ai cuni 6 a 7 vjecar qe pinte akoma qumesht gjiri LOL LOL
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Mendoj se eshte shume gabim dhe e pa hijeshme ka shumne menyra dhe vende per ta puthur nje femije per ti treguar dashurine por jo ne buze boooooooooooh jam kundra
 
Titulli: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Fillimisht femijet lindin te paster sikurse fletat plotesisht te bardha. Pastaj familja apo ambienti perreth e mbush trurin e femijes me plot e perplot gjera (disa gjera kot). E kur them mbushet truri i femijes me gjera pse te mos i mbushim me gjera te mira. E puthjen ne buze nga ana e prindit te mos ja mesojme fare. Prinderit vete po i djallerosin femijet e tyre. Nese femija mesohet te puthe ne buze, atehere ai me nuk do te mund te dalloje puthjen prinderore nga ajo e dashurise. Jam edhe une kunder kesaj dukurie negative shoqerore e cila eshte kopje e personave te degjeneruar te perendimit.
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Nuk me duket fare e drejt,te puthesh nje femije qofte dhe bebe ne buze,.kurre nuk duhet bere.
Eshte njelloj sikur ti po i cenon nje fare personaliteti,.pjeserishte intimiteti,sdi si ta shpreh saktesishte,.por mendoj qe eshte nje veprim mjafte negativ.,dhe i papranushem.
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Frojdi ne studimin qe ka bere ne lidhje me fazen e rritjes se femijes flet edhe per ndjenjat e tyre .Sipas tij edhe pse foshnje femija ai arrin te ndjej disa lloj kenaqesie .

Faza Orale: nga lindja-18 muajsh

Cdo familjar që është mësuar me bebet dhe femijet e di qe ata jane te perqendruar te goja e tyre. Ushqimi I parë I një bebeje meret ne gjirin e nënës, dhe instikti thithes I tij eshte zakonisht I forte edhe pse I sapolindur. Frojdi teorizoi se fokusimi oral I bebes solli jo vetem ushqyerje por edhe kenaqesi.


Ne rastin konrekt edhe puthja e femijes ne buze ,sjell nje lloj kenaqesie e cila nese vazhdon edhe kur ai eshte ne moshe madhore mund te interpretohet ne nje forme ndryshe.
Gradualisht ky lloj komunikimi duhet shmangur.Nuk eshte e thene per ti vene ne dukje se kjo lloj puthje eshte e gabuar ,sepse realisht nuk ka ndonje gabim ,pasi ajo s'eshte puthje qe vihet ne funksion gjuha apo dhembet ,thjesht nje puthje siperfaqesore.
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Eshte nje e shprehur dashurie qe prindi ndjen per femijen dhe anasjelltas.Femija deri ne moshen 3-vjec mund te puthet se atehere eshte i rritur dhe i kupton gjerat me se drejti.
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

nuk e shof si gje te keqe , por dhe kjo qe 3 vjec kupton e ben boh me duket absurde , mos ze dhe te dashur qe tre vjec ? njs ta bej pas nje moshe ku eshte 7 me 8 ok por nenat ashtu e shprehin dashurine e tyre normal qe jo me te keq .
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Eshte nje e shprehur dashurie qe prindi ndjen per femijen dhe anasjelltas.Femija deri ne moshen 3-vjec mund te puthet se atehere eshte i rritur dhe i kupton gjerat me se drejti.

Pse duhet te behet pikerisht ne buze shprehja e dashurise??...Shprehja e dashurise ne buze behet per njerez te rritur,qe dine te ndjejne kenaqesine e puthjes...Marredheniet nene-femije sa do te mira edhe te afrueshme te jene,smund te tregohen me puthje ne buze...

---------- Post added at 09:40 ---------- Previous post was at 09:38 ----------

nuk e shof si gje te keqe , por dhe kjo qe 3 vjec kupton e ben boh me duket absurde , mos ze dhe te dashur qe tre vjec ? njs ta bej pas nje moshe ku eshte 7 me 8 ok por nenat ashtu e shprehin dashurine e tyre normal qe jo me te keq .

Varet tek zhvillimi i femijes,ke femije qe flasin e tregojne cdo gje qe 1 vjec e gjysem...Pastaj pse duhet te krijohet nje problem ku nuk ka problem?Dmth ti krijosh problem vetes hiqja femijes puthjen ne buze kur mundesh qe ne fillim mos ta puthesh ne buze....
Mua sme duket aspak e lezetshme,jo se prek gje tek femija apo tek prindi,por gjerat jane te ndara,ku puthet femija ku puthet partneri...
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Une jam kunder puthjes se femiut ne buze kur dashurine ndaj femiut tuaj mund ta shprehni fare mire me nje perqafim te ngrohte, me nje puthje ne faqe apo ne balle. Mendoj qe duhet dalluar puthjet e dashurise prindore dhe ato te dashurise ndaj partnerit.
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Per nje puthje ne buze nuk ka problem fundja eshte femija im dhe eshte nje shprehje dashurie ndaj ti.Se mos po flasim me te puthur me llap dhe ju te shkrete....
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Kunder puthjes se femijeve ne buze...puthni ne faqe...
 
Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

Varet nga kultura..ka kultura qe i duket si veprim i cuditshem ka kultura qe e shikojne normale.
Personalishte..sbesoj se do e puth ne buze femijen.
 
Pe: Titulli: Pe: Prindi te puthi femijen ne BUZE?!

ou ????????

Ne burrel cdo gje eshte e caktuar ka disa limite qe ti qe nuk je burrelse smund ti kuptosh kurre
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top