Prej 10 vitesh në gjak/ Kunati vrau një person se i shau fenë dhe familjen, 58-vjeçarja rrëfen vështirësitë: Burri me automatik ruante...

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Prej 10 vitesh në gjak/ Kunati vrau një person se i shau fenë dhe familjen, 58-vjeçarja rrëfen vështirësitë: Burri me automatik ruante...
1686319563920.png
Një konflikt mes dy burrave në një lokal të Tiranës para 10 vitesh solli dhe nisjen e gjakmarrjes mes dy fiseve. Viktima i kishte ofenduar autorit besimin fetar dhe familjen (nenën, motrën), ky i fundit kishte insistuar t'i kërkonte falje, kjo nuk ndodhi dhe autori e vrau.

Autori u burgos por konflikti nuk u mbyll aty, dy familjet tashmë janë në gjak me njëra-tjetrën.
“Shqipëria Live” transmetoi ditën e sotme një intervistë me kunatën e autorit (gruaja e vëllait), e cila tregoi se si pas ngjarjes u largua nga qyteti i saj i origjinës për t'u shpërngulur në një fshat të një zone tjetër, në kushte tejet të vështira ekonomike.

Ndonëse gjakësi nuk ka tentuar asnjëherë të marri hak, ata vazhdojnë të ruhen pasi siç dhe ajo shprehet janë fajtor dhe është radha e tyre të marrin hak.
58-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve tashmë është bërë gjyshe dhe çdo ditë jeton me frikën e gjakmarrjes.
Djemtë e saj nuk janë kurrë në shtëpi, vinë dhe ikin pa lajmëruar. Burri del fshehurazi ndërsa për të punuar e kanë vështirë sepse askush nuk do të punësoj dike që është në gjak pasi nuk do ta vendosi veten e tij në rrezik.
Gruaja shprehet se jeton çdo ditë me frikë derisa meshkujt e shtëpisë kthehen shëndosh e mirë në shtëpi. Ëndërron që një ditë të arrihet pajtimi mes dy familjeve.

58-vjeçarja bën apel për ndihmë pasi ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe askush nuk i ka ndihmuar për këtë, ata jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike 65 mijë lekë.
Pjesë nga intervista:

Prej sa vitesh jeni në gjak?

Prej 10 vitesh jemi në gjak
Si nisi konflikti?

Kanë qenë në Tiranë, në lokal duke pi kafe. Ai i ka sharë fenë, nënën dhe motrën. E ka falur aty. Ka ik te shtëpia i ka thënë a më kërkon falje, ai i ka thënë jo, edhe më shumë. I ka thënë ulu në gjunjë e kërko falje, nuk e ka pas në mend për ta vrarë. Tre ditë pas ngjarjes ne morëm vesh për çfarë kishte ndodhur. Djemtë e mi ishin në arë me kalë dhe burri i ruante nga dritarja me automatik.

Gjatë këtyre 10 viteve, fëmijët janë rritur, ju jeni bërë gjyshe, a ka qenë e vështirë?

Shumë ka qenë. Nuk e di askush, përveç atyre që janë në këtë situatë. Nuk mundesh me dalë më burrin apo djalin me shëtit, pasi ke frikë.
I takon djemtë çdo ditë?

Jo. Nuk e di as kur vijnë dhe as kur dalin. Nuk tregojnë. Kanë punët dhe hallet e tyre, duhet me gjet nja kafshatë bukë. Nuk kemi asnjë të ardhur, marr 65 mijë lek të vjetra ndihmë ekonomike.

Ke frikë për nipërit?

Shumë

Jetoni të ndarë?

Po. Kam shumë mall për ta, i shoh shumë rrallë. Veç kur shkoj vetë me i takuar.

Keni kërkuar ju për tu pajtuar, keni dëshirë?

Gjëja më e bukur do ishte të pajtoheshim. Por sot nuk të pajton kush. Dikur ndërhynin burrat, por tani nuk ndërhyn njeri. Nuk kemi dashur tjetër gjë. I lutemi Zotit me më lënë shëndosh familjen time.
g.shqip
 
Eh tmerr,shteti flen gjume. :(
Duam dhe Evrope ne,ah pika thuaj.
 
Sado e vështirë të jetë gjaku falet 😊

E tmerrshme të jetosh me ankth të tillë
 
Mire familjen qe e ka mbrojtur dhe eshte ndjere keq, po per fene pse ka marre hak?
Feja eshte ideologji, sot kam kete fe, neser e nderroj dhe behem me fene tjeter.
Askush nuk eshte perfaqesues i fese, dhe mbi te gjitha besimi eshte krejt personal.
Nuk mund te mbrosh fene duke vrare tjetrin.

I gjithe problemi eshte tek mentaliteti dhe shqiptaret ende vuajne nga ky armik qe e kane brenda vetes se tyre.
Kjo ndodh jo vetem tek feja por ne shume fusha, sepse edhe per nje rrenje ulli jane vrare ne mes vete kusherijte.
 
Edhe pse jam kundra vrasjes ,kaj her te del vedit me than te lumt pushka.
 
Ne nuk kemi shtet në radhë të parë dhe mjerë kush e kalon në kurriz.
Ndonjëherë është shumë e vështirë ta falësh gjakun por familja ime e ka bërë .Fix 10 vite në Maj ,dhe autori aq 8 vite burg bëri nga shteti .Ka dy vite jeton jetën si 34 vjeçar i shëndetshëm ndërkohë që personi im i shtrenjtë është tretur 7 pash nën dhe në një moshë ku as 50 vjetorin se plotësoj dot se i duheshin dhe 4 vite.
Me dëmin që bëri ai meritonte burgim të përjetshëm por skemi shtet dhe .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top