alfonci
Veri investigatio
Kroacia dhe Shqipëria u bashkuan me NATO-n më 1 prill, duke i bërë analistët e Beogradit të shqetësohen se pozita gjeostrategjike e Serbisë në Ballkan po prishet.
"Serbia ka nisur të humbasë rolin e saj kryesues në rajon me pranimin e Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO," tha analisti Aleksander Radiç. "Kroacia kishte ambicje për t'u bërë një forcë rajonale dhe tani po zbaton ngadalë këtë plan, ndërsa Serbia mbetet një robëreshë e historisë," tha Radiç.
Gjendja bëhet edhe më e ndërlikuar për Serbinë me Maqedoninë që troket në derën e NATO-s dhe Bosnje dhe Herzegovina që ka marrëdhënie të mira me Aleancën nëpërmjet Partneritetit për Paqe (PFP). Serbia u bë një anëtare e PfP më 2006.
Vetëm një ditë pasi NATO pranoi anëtarët e rinj nga Ballkani, Serbia zbuloi planet për strategjitë e sigurimit dhe mbrojtjes në të cilat ajo i përmbahet neutralitetit të shpallur të saj. Duke paraqitur dokumentet, Ministri i Mbrojtjes Dragan Sutanovac tha se Serbia duhet të ndërtojë një marrëdhënie pozitive me NATO-n brenda PfP sa më parë që të jetë e mundur.
"Opinioni im mbi anëtarësimin në NATO është ende abstrakt pasi askush nuk na ka thënë apo na ka ofruar ende alternativën e bashkimit me organizatën; kështu që ministria e mbrojtjes nuk po e diskuton këtë çështje tani për tani," shtoi Sutanovac.
Një nga anëtarët e koalicionit në pushtet, Lëvizja për Rizgjimin Serb, ka nisur të mbrojë bashkëpunimin e mëtejshëm me NATO-n. Zëvendës/Presidenti i partisë Sërxhan Sreçkoviç tha se Serbia duhet të intensifikojë veprimtaritë e saj brenda PfP.
Sreçkoviç vazhdoi të thotë se është shumë e vështirë të imagjinosh Serbinë duke ushtruar ndonjë kryesim politik apo ekonomik në Ballkanin Perëndimor me anëtarët e NATO-s që e rrethojnë atë.
Për momentin, marrëdhëniet midis NATO-s dhe Serbisë janë të tendosura për shkak të forcës së Aleancës në Kosovë, KFOR që trainon Forcën e Sigurisë së Kosovës, një njësi e armatosur që Beogradi e percepton si një kërcënim.
Përveç kësaj, kujtimet e e bombardimit të 1999 që mori jetën e rreth 2,500 serbëve, janë ende të freskëta. Sipas sondazheve të fundit, mbi 60% e publikut ende është kundër anëtarësimit në NATO.
Megjithatë, zyrtarët e NATO-s në takimin e nivelit të lartë të 4 prillit në Strasburg, Francë, shprehën "gadishmërinë për zhvillimin e partneritetit, këshillimeve politikë dhe bashkëpunimit praktik" me Serbinë, duke shtuar se "dëshira dhe hapat e marra nga autoritetet serbë" ishin të rëndësishëm për çështjen. Zyrtarët i kërkuan gjithashtu Serbisë që "të mbështesë përparimin e mëtejshëm drejt forcimit të paqes dhe rendit në Kosovë".
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com