Pozita e Serbisë përkeqësohet pas pranimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO

alfonci

Veri investigatio
Kroacia dhe Shqipëria u bashkuan me NATO-n më 1 prill, duke i bërë analistët e Beogradit të shqetësohen se pozita gjeostrategjike e Serbisë në Ballkan po prishet.

"Serbia ka nisur të humbasë rolin e saj kryesues në rajon me pranimin e Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO," tha analisti Aleksander Radiç. "Kroacia kishte ambicje për t'u bërë një forcë rajonale dhe tani po zbaton ngadalë këtë plan, ndërsa Serbia mbetet një robëreshë e historisë," tha Radiç.

Gjendja bëhet edhe më e ndërlikuar për Serbinë me Maqedoninë që troket në derën e NATO-s dhe Bosnje dhe Herzegovina që ka marrëdhënie të mira me Aleancën nëpërmjet Partneritetit për Paqe (PFP). Serbia u bë një anëtare e PfP më 2006.

Vetëm një ditë pasi NATO pranoi anëtarët e rinj nga Ballkani, Serbia zbuloi planet për strategjitë e sigurimit dhe mbrojtjes në të cilat ajo i përmbahet neutralitetit të shpallur të saj. Duke paraqitur dokumentet, Ministri i Mbrojtjes Dragan Sutanovac tha se Serbia duhet të ndërtojë një marrëdhënie pozitive me NATO-n brenda PfP sa më parë që të jetë e mundur.

"Opinioni im mbi anëtarësimin në NATO është ende abstrakt pasi askush nuk na ka thënë apo na ka ofruar ende alternativën e bashkimit me organizatën; kështu që ministria e mbrojtjes nuk po e diskuton këtë çështje tani për tani," shtoi Sutanovac.

Një nga anëtarët e koalicionit në pushtet, Lëvizja për Rizgjimin Serb, ka nisur të mbrojë bashkëpunimin e mëtejshëm me NATO-n. Zëvendës/Presidenti i partisë Sërxhan Sreçkoviç tha se Serbia duhet të intensifikojë veprimtaritë e saj brenda PfP.

Sreçkoviç vazhdoi të thotë se është shumë e vështirë të imagjinosh Serbinë duke ushtruar ndonjë kryesim politik apo ekonomik në Ballkanin Perëndimor me anëtarët e NATO-s që e rrethojnë atë.

Për momentin, marrëdhëniet midis NATO-s dhe Serbisë janë të tendosura për shkak të forcës së Aleancës në Kosovë, KFOR që trainon Forcën e Sigurisë së Kosovës, një njësi e armatosur që Beogradi e percepton si një kërcënim.

Përveç kësaj, kujtimet e e bombardimit të 1999 që mori jetën e rreth 2,500 serbëve, janë ende të freskëta. Sipas sondazheve të fundit, mbi 60% e publikut ende është kundër anëtarësimit në NATO.

Megjithatë, zyrtarët e NATO-s në takimin e nivelit të lartë të 4 prillit në Strasburg, Francë, shprehën "gadishmërinë për zhvillimin e partneritetit, këshillimeve politikë dhe bashkëpunimit praktik" me Serbinë, duke shtuar se "dëshira dhe hapat e marra nga autoritetet serbë" ishin të rëndësishëm për çështjen. Zyrtarët i kërkuan gjithashtu Serbisë që "të mbështesë përparimin e mëtejshëm drejt forcimit të paqes dhe rendit në Kosovë".

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
 
Titulli: Pozita e Serbisë përkeqësohet pas pranimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në NAT

Ashtu te rrine gjithe jeten sa me poshte e me poshte te shkojne dhe uroj qe kurre mos ti japin mundesine per te hyre ne Nato .
Sa i urrej papappapa
 
Titulli: Pozita e Serbisë përkeqësohet pas pranimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në NAT

perdorim nje fjale te urte ne zonen veriore te shqiperise (kur vret tjetrin ke vrare veten)

serbia vrau dhe preu popullin e pa armatosur ballkanas, dhe sot po i vjen fundi sepse historia mund te nderroje faqe per nje dekade dhe ti jape nje pamje totalisht te ndryshme nje kombi.
 
Titulli: Pozita e Serbisë përkeqësohet pas pranimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në NAT

qe te jemi realiste serbeve nuk ma do menja se ju ha shume per NATO saper SHQIPERINE eshte si kukull ne NATO se nuk e pyet njeri se ne na futen nga dera e mbrapme dhe cfare te vendosin te tjeret shqiperia ska shance te jete kundra
Para se KOSOVA te merrte pavarsine a ishin shtetet e BE qe i ofruan evropen serbeve dhe heqjen e vizave vetem te njihnin KOSOVEN shtet dhe nuk pranuan
[/
 
Titulli: Pozita e Serbisë përkeqësohet pas pranimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në NAT

qe te jemi realiste serbeve nuk ma do menja se ju ha shume per NATO saper SHQIPERINE eshte si kukull ne NATO se nuk e pyet njeri se ne na futen nga dera e mbrapme dhe cfare te vendosin te tjeret shqiperia ska shance te jete kundra
Para se KOSOVA te merrte pavarsine a ishin shtetet e BE qe i ofruan evropen serbeve dhe heqjen e vizave vetem te njihnin KOSOVEN shtet dhe nuk pranuan
[/


Nuk ishte koha qe ato ta benin dicka te tille. Nese udheheqesit e Serbise do te kishin rene dakord me dicka te tille ato per te qene ne pushtet dhe per te ndaluar nje krize te larte shoqerore, politike dhe ekonomike brenda shtetit te tyre e refuzuan dicka te tille.

Duhet te jemi realist, jo te gjithe mendojne se kosova eshte serbi. Analistet me peshe si autori i ketij artikulli e kuptojne boten, mbase jane te shumte edhe ato ne administraten e qeverise Serbe qe e kuptojne dicka te tille. Por duhet kuptuar qe ato qe jane zyra te rendesishme shume rralle per te mos thene kurre e shprehin vertete lirshem mendimin e tyre. Detyra e tyre u kerkon qe te mbajne masat te kenaqur ne menyre qe pushteti i tyre te jete ne rritje, por edhe te menjanojne krizat me deme kolosale. Jo shume vone ka per ti ardhur dita kur Kosova te njihet nga Serbia. Nje hap i rendesishem eshte hedhur nga vete ato. Dergmi i ceshtjes ne GJND eshte me shume rendesi sepse do te binde te gjithe ato qe nuk e tolerojne nje kosove te pavarur per te kuptuar se pervecse ne fantazine e tyre nuk ka rruge tjeter qe e justifikon pretendimin e tyre.
 
Titulli: Pozita e Serbisë përkeqësohet pas pranimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në NAT

une nuk e lexova fare artikullin thjeshte dhashe nje opinon time duke u bazuare tek titulli i temes
une nuk po dale kundra KOSOVES ndoshta do ishte me e mira te bashkohej me NE se nje popull ne dy shtete nuk shkon dhe jame me se i sigurte se dhe SERBIA nje dite jo shume te larget do e pranoje KOSOVEN shtet ,por idea ime eshte se ne si SHQIPERI nuk do luajme ndonje rol ose nuk do na pyes njeri se ta fusim serbin ne NATO apo jo se ne BE do hyje para NESH
kete desh te thosha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top