Portokallja në shishe

Arfenilla

Themelues i Forumit
395072_346681695343587_159148157430276_1449887_1434586798_n.jpg

Një fëmije nëntëvjeçar, i ati i tregoi një shishe, brenda së cilës ndodhej një kokër portokalle e madhe. Fëmija u çudit si kishte hyrë ajo kokër portokalleje brenda asaj shisheje më grykë të ngushtë. Ai u orvat ta nxjerrë portokallen nga shishja por më kot. I habitur, ai e pyeti të atin:”Si ka hyrë kjo kokër portokalli kaq e madhe në grykën e ngushtë të shishes?!”

I ati, pa folur fare e mori për dore dhe të dy e panë veten tek bahçeja e shtëpisë. Mandej, babai mori një shishe boshe, e lidhi tek një degë portokalli dhe pastaj futi brenda shishes një filiz nëpërmjet grykës së saj të ngushtë. Pastaj, të dy u larguan për në shtëpi. Me kalimin e ditëve, kokra e vogël e portokallit që ndodhej në filiz, filloi të rritej, derisa u bë aq e madhe, saqë nuk mund të nxirrej më nga shishja. Asokohe e kuptoi fëmija dhe iu shua kureshtja si kishte hyrë portokalli brenda shishes.

I ati, e pa një rast të volitshëm për ti përcjellë djalit të tij një mësim të rëndësishëm, prandaj bëri këtë koment:”Të tilla janë dhe moralet, vlerat dhe parimet. Nëse ato kultivohen tek një fëmijë që në vegjëli, është pothuaj e pamundur që të shkulen dhe të çbëhen në moshë të rritur. O bir! Në jetë do të ndeshesh me shumë njerëz, të cilët me gjithë intelektin, kulturën dhe statusin social, mund të ndjekin rrugë të gabuar që nuk u shkon për shtat. Ata mund të bien pre e veseve të liga dhe akteve të shëmtuara, të dënueshme për shoqërinë ku jetojnë. Kjo, sepse këto vese u janë kultivuar që në vegjëli dhe janë zhvilluar bashkë me ta. A nuk ishte e pamundur nxjerrja e portokallit nga shishja, veçse duke e thyer shishen?!A.A
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top