Pitt-Jolie, klinikë për fëmijët me AIDS në Etiopi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pitt-Jolie, klinikë për fëmijët me AIDS në Etiopi
PittJolie_klinike_per_femijet_me_AIDS_ne_Etiopi.jpg
Edhe pas lindjes së dy binjakëve, çifti i artë i Hollivudit, Brad Pitt e Angelina Jolie, nuk kanë lënë pas dore nismat e tyre solidarizuese për nevojtarët, që i kanë ndjekur gjithmonë me shumë interes.

Aktorët kanë dhuruar dy milionë dollarë për të ndërtuar një klinikë në Etiopi në ndihmë të fëmijëve me AIDS dhe tuberkuloz. Ata, sipas të përjavshmes “People”, kanë autorizuar 'Jolie-Pitt Foundation' për të mbështetur prjektet humanitare dhe pasi kanë realizuar tashmë ndërtimin e një spitali në Cambogia, kanë ndër mend të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur projektin e ri.

Pak javë para se të sillnin në jetë binjakët, Knox-Leon e Vivienne Marcheline, çifti kishtë bërë një dhuratë prej 1 milionë dollarësh në favor të fëmijëve të prekur nga lufta në Irak. Pitt e la Jolie kanë edhe dy fëmijë të adoptuar, Maddox e Zahara, të lindur respektivisht në Kamboxhia dhe Etiopi. “Synojmë që të përsërisim suksesin që kishim në Kamboxhia dhe të sjellim pak shpresë dhe mbështetje edhe në këtë anë tjetër të botës”- ka deklaruar në “People”, zëdhënësi i tyre.@Cdodite
 
mire bejne....se gjithe ato lek qe kane edhe 100 jete te jetojne ju dalin e ju teprojne...ne kete menyre ju vijne ne ndihme dhe femijeve....
 
Jolie gjithmone me ka pelqyer se ka qene ndryshe nga pjesa derrmuese e Hollywood-ianeve. Ka shkuar shpesh per pune vullnetare ne Afrike dhe Azi, para se te kishte fame boterore, dhe per kete dedikim te saj per te ndihmuar femijet e botes se III-te Kombet e Bashkuara e kane bere ambasadore paqeje. Dhe nuk e ben per publicitet, sepse shumicen e kohes fshihet nga paparazzit ne vend qe te mbaj nje profil te larte publik.
 
Uroj te jete dicka e bere me zemer e jo vetem per fame...Nese eshte me zemer Hallall ! :)
 
i adhuroj per te gjitha kontributet qe japin ne ndihme te te varferve, te pastreheve, te uriturve...
 
Ky eshte nje cift per tu admiruar.
 
EPo ku do ti cojne gjithe ato leke aman, ja bleve 5 apartamente, per c'do femije, ja dhe 3 makina......Ja dhe nja 3 vila te tjera neper bote (shtu sic kane blere njekeshjtelle ne France kohet e fundit pasi linden binjaket.
Keto kane jeten e siguruar per 3 gjenerate, pse mos te ndihmojne dhe femije te tjere.
 
اifti më humanitar në Hollywood. Shumë vendim të mirë paskan marrë për të ndërtuar spital në Etiopi.

Gjatë kohës sa ishte në Kosovë, afër lumit Ibër në Mitrovicë.


my.php


Kosovo02.jpg


my.php
 
Last edited by a moderator:
Angelina dukej qe ca njeriu eshte qe kur adoptoj femine e pare:)
 
Eshte e veshtire te gjesh nje cift te bukurish hollivudiane, te cilet te permenden per ceshtje qe s'kane te bejne me gossip. Jolie e kam admiruar gjithmone, te shoqin s'e kam pasur ndonje fiksim, por bravo i qofte qe perkrah saj ndermerr iniciativa te tilla. E nuk mendoj se e bejne per fame, nuk kane nevoje..
 
Sikur gjysma e vipsave te benin te njejten gje do pakesonin goxha dhimbje, fundja nje jete eshte. Urime te dyve jane te papare:ciaoo:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top