Pirro I Epirit (Pirro Shqiponja)

Bilderberg

Anëtar i ri
pyrrhus1bb.gif
King of Epirus Pyrrhus the Great




Në vitin 307, në moshën 12 vjeçare, Pirrua u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret. Por më 302, kur ndodhej përsëri te taulantët, kundërshtarët e tij ngritën krye dhe shpallën si mbret Neoptolemin e II, birin e Aleksandër Molosit. Pasi nuk mund të kthehej më në Epir ai hyri në shërbim të Diadokëve më në zë të kohës, Dhimitër Poliorketit të Maqedonisë, Ptolemeut të i I të Egjyptit si dhe mbretit Agathokli të Sirakuzës, ku u njoh me jetën shoqërore, administrative dhe ushtarake të këtyre shteteve helenistike dhe u kalit në një tok betejash. Në vitin 296, me, ndihmën e mbretit Ptoleme të Egjyptit si dhe mbretit Agathokli të Sirakuzës u kthye përsëri në Epir. Për një kohë e ndau pushtetin me Neoptolemin, pastaj e vrau atë dhe u bë sundimtar i vetëm i Epirit. Pas kësaj ai i dha fund edhe autonomive që kishin fiset në simahinë e mëparëshme.
Pirrua erdhi në fuqi edhe sundoi në një kohë kur fqinjtë e Epirit, Mqedonia dhe Greqia, ndodheshin në një kaos të plotë politik dhe ishin dobësuar nga luftat e gjata e shkatërrimtare që bënin midis tyre pasardhësit e Aleksandrit të Maqedonisë, Diadokët. Në këto lufta u përzie edhe Pirrua dhe u bë një nga pretendentët për fronin maqedon. Në fillim ai ndërhyri në luftën që bënin midis tyre dy djemtë e Kasandrit, pas vdekjes së të jatit. Nga kjo luftë ai i shkëputi Maqedonisë tokat që i përkisnin Epirit: Paravinë, Tymfenë, Amfilokinë, Akarnaninë dhe qytetin Ambraki, të cilin i bëri kryeqytet të mbretërisë së vet. Por mbret i Maqedonisë u shpall Dhimitër Poliorketi. Pak më vonë Pirrua u lidh me sunduesin e Thrakisë dhe Jonisë, Lisimakun, dhe e dëbuan Dhimitrin nga Maqedonia kurse tokat dhe ushtrinë e tij i ndanë midis tyre. Tani kufijtë e shtetit të Pirros u shtrinë në lindje deri në lumin Aksios (Vardar), në veri përtej Apollonisë kurse në jug deri në Peloponez. Por Pirrua nuk mundi t'i mbante gjatë tokat e pushtuara. Lisimaku e dëboi nga një pjesë e mirë e krahinave maqedone e greke dhe u bë vetë zot i tyre. Rasti e bëri Pirron t'i drejtonte sytë pas kësaj nga Italia.
Tarenti dhe qytete të tjera greke të Italisë së jugut, të kërcënuara nga Roma, e ftuan këtë për ndihmë. Pirrua u kap pas kësaj ftese dhe filloi të ëndërronte për krijimin e një monarkie të madhe në perëndim sikurse ajo e Aleksandrit të Maqedonisë në lindje. Në pranverën e vitit 280 Pirrua zbarkoi në Itali me një ushtri të madhe të stërvitur dhe të armatosur mirë. Kjo ishte më tepër një ushtri mercenare që Pirrua e kishte mbledhur jo vetëm në Epir por edhe në krahina të tjera të Greqisë. Ajo përbëhej prej 20.000 këmbësorësh të armatosur rëndë, 300 kalorësish, 2000 shigjetarësh, 5000 hobetaisësh dhe 20 elefantësh, përdorimin në luftë të të cilëve Pirrua e kishte parë në lindje. Shpenzimet e luftës i kishte marrë përsipër Tarenti, i cili ishte i detyruar t'i jepte edhe ushtri ndihmëse. Ndeshja e parë e Piros me romakët u bë në qytetin Heraklea. Përleshja qe shumë e ashpër. Fatin e luftës e vendosën elefantët dhe kalorësia e Pirros. Nga kjo disfatë romakët humbën Lukaninë.
Në anën e Pirros kaluan brutët, lukanët, samnitët dhe pothuajse gjithë qytetet greke të Italisë së jugut. Një vit më vonë Pirrua ndërmori një sulm të ri kundër romakëve, të cilët kishin grumbulluar këtë radhë një ushtri të madhe që arrinte deri në 70.000 vetë. Në betejën që u zhvillua afër qytetit Auskulum romakët pësuan përsëri disfatë, por edhe Pirros fitorja i kushtoi shumë. Humbjet e tij qenë kaq të mëdha sa që kur e uruan thuhet se u përgjegj: "Edhe një fitore si kjo dhe unë nuk do të kem me se të kthehem në Epir". Prej kësaj rrjedh edhe shprehja "fitore si ajo e Pirros" e cila përdoret sa herë që duan të tregojnë për një fitore me humbje të rënda. Pas këtyre dy betejave gjendja e Pirros në Itali u keqësua. Forcat e tij ishin dhjetuar kurse Tarenti dhe qytetet e tjera aleate kishin filluar të lëkundeshin dhe të ishin të pakënaqura.
Roma përkundrazi kishte akoma rezerva të mëdha në njerëz dhe një mbështetje të shëndoshë në aleatët latinë. Për Pirron u bë e qartë se lufta kundër Romës kërkonte kohë dhe sakrifica të reja. Ndërkaq në Siçili kishin hyrë kartagjenasit dhe Sirakuza e kërcënuar i u drejtua per ndihmë Pirros. Në këto rrethana Pirrua vendosi të bënte paqe me Romën dhe t'i drejtonte forcat kundër Kartagjenës me shpresë se këtu do të arrinte fitore më të lehta. Kushtet e paqes ishin me sa duket të favorëshme për Romën, megjithatë senati nuk i pranoi, sepse kartagjenasit, të interesuar që ta mbanin Pirron në Itali dhe të mos e linin të hidhej në Siqeli, i propozuan Romës aleancë dhe ndihme ushtarake.
Duke u mbeshtetur në këtë aleancë Roma vendosi ta vazhdonte luftën. Pa përfunduar paqën me Romën Pirrua u largua në vitin 278 nga Italia dhe u drejtua me ushtritë e veta në ndihmë të Sirakuzës duke lënë në Itali vetëm dy garnizone të vogla. Në Siçili Pirrua korri në fillim disa suksese. Ai i theu dhe i ndoqi kartagjenasit pothuajse nga gjithë Siçilia. Vetëm qyteti Lilibea në skajin jugperëndimor të ishullit mbeti në duart e kartagjenasve. Pirrua u nderua nga banorët e Siçilisë me titullin "prijs e mbret". Monedhat e prera në Siçili mbanin tani emrin e mbretit epirot. Pas këtyre fitoreve Pirrua filloi përgatitet për t'u hedhur në Afrikë. Por këtë plan nuk mundi ta realizonte sepse në marrëdhëniet e tij me qytetet filluan të lindin mosmarrëveshje të mëdha. Pirrua po i ngarkonte me taksa të rënda dhe sillej me to keq duke ndërhyrë në mënyrë brutale në punët e brendëshme dhe duke mos respektuar traditat demokratike të tyre. Kjo i bëri disa nga qytetet të ngriheshin kundër tij kurse disa të tjera të hidheshin në anën e Kartagjenës. Kartagjenasit nuk vonuan to shfytëzonin rastin. Në Siçili doli përseri një ushtri e tyre, a cila në pakë kohë asgjësoi të gjitha fitoret e arritura nga Pirrua; në duart e tij mbeti Sirakuza. Në këtë mënyrë planet e Pirros në Siçili dështuan.
Por edhe në Itali gjendja nuk ishte më e mirë. Romakët ishin hedhur në sulm dhe pasi kishin kapur disa qytete ish-aleate të Pirros po vepronin me sukses kundër samnitëve dhe lukanëve. Kjo i detyroi grekët dhe italikët që ishin akoma të lidhur me Pirron t'i drejtoheshin këtij prap për ndihmë. Pirrua vendosi të linte Siçilinë ku kishte humbur çdo shpresë dhe të kthehej në Itali. Rrugës ai u sulmua nga flota e Kartagjenës, e cila i shkatërroi më shumë se gjysmën e anijeve. Megiithatë, në pranverën e vitit 275 Pirro zbriti përsëri në Itali dhe filloi përgatitjet per sulmin e ri kundër romakëve. Beteja vendimtare u zhvillua pranë qytetit Beneventum. Këtu Pirrua pësoi disfatë të plotë. Kampi i tij u kap.
Ai vetë mundi të shpëtonte dhe të arrinte në Tarent prej nga, pas pak kohe, u kthye në Epir. Gjatë mungesës së Pirros, mbreti i Maqedonisë. Antigon Gonata, kishte rimëkëmbur dhe forcuar shtetin e vet. Autoriteti i Maqedonisë në Greqi ishte rritur përsëri. Sa u kthve nga Italia, Pirro vendosi të ndryshonte gjendjen e krijuar në Ballkan dhe të provonte edhe një herë të zinte fronin e Maqedonisë. Për këtë qëllim ai sulmoi Antigon Gonatën, por mundi t'i shkëpuste vetëm disa toka nga shteti i tij. Pas kësaj ai u nis për në Peloponez kundër mbretit spartan, Areut, aleatit të Maqedonisë.
Këtu ai korri një varg fitoresh të reja, por në një përleshje rrugësh në qytetin Argos (në gjirin a Korinthit) u vra më 272 dhe ushtria e tij u shpartallua plotësisht. Pirro ka qenë një nga udhëheqësit ushtarakë më të shquar të kohës së vet. Kur e pyetën njërin nga shokët e Aleksandrit të Maqedonisë kush ishte tani strategu më i shquar ai u përgjegj: "Pirro, kur të arrijë në moshë të pjekur". Më vonë strategu i madh i kohës së vjetër, Hanibali, i dha Pirros vendin e dytë pas Aleksandrit, kurse vehtes, vetëm të tretin. Pirro nuk ishte vetëm një udhëheqës ushtarak i praktikës, por edhe një teoricient ushtarak. Shumë mendime mbi artin ushtarak ai i shkroi në kujtimet e tij të cilat per fat të keq nuk na janë ruajtur. Por Pirro, ndonse ishte një udhëheqës ushtarak i shquar, me ekspeditat e tij mori përsipër një barrë që ishte jashtë fuqive të Epirit: të krijonte një perandori. Këto plane e hodhën atë në një varg luftash që përfunduan pa sukses.
Gjatë sundimit të Pirros shteti i Epirit arriti kulmin e fuqisë. Luftat e vazhdueshme u forcuan shumë pushtetin e mbretit dhe të rrethit të tij; institucioneve të rendit fisnor iu dha një grusht i rëndë.
Plaçka e luftës dhe robërit e kapur gjatë betejave e pasuruan aristokracinë epirote dhe e bënë një burim për zhvillimin e mëtejshëm të skllavërisë në Epir. Por këto lufta të përgjithëshme i shkaktuan Eprit humbje të mëdha në njerëz dhe rënduan shumë mbi masën e gjerë të popullsisë së Epirit. Pas vdekjes së Pirros shteti i Epirit u dobësua. Prej tij u shkëputën njëra pas tjetrës të gjitha tokat e pushtuara të taulantëve, Maqedonisë e Thesalisë. Maqedonia u forcuar e detyroi shtetin e Epirit ta njihte epërsinë e saj. Aleksandri i II, trashegimtari i Pirros, u përpoq të rifitonte së paku në veri tokat ilire.
Per këtë ai luftoi kundër mbretit taulant, Mytilit, të cilit i shkëputi disa toka në jugë të Apollonisë. Por në një luftë kundër maqedonëve ai u mund dhe i humbi përsëri tokat ilire të luginës së Vjosës. Mbretëria e Epirit u kthye kështu pothuajse në kufijtë e vjetër të saj. Pakënaqësia e popullsisë në kohën e pasardhësve të Pirros u shtua edhe më shumë. Këtë e shfrytëzoi aristokracia epirote, e cila e shihte me pakënaqësi gjithnjë më të madhe përqëndrimin e gjithë pushtetit në duart e mbretit. Si pasojë, në Epir shpërthyen konflikte të ashpëra që mbaruan me vrasjen, rreth vitit 230, të mbretëreshës së fundit të Epirit, Deidameia, dhe me përmbysjen a pushtetit mbretëror.
 
Pirro i Epirit sipas Edwin Jacques
Libri "SHQIPثTARثT"


"Pirro (296-272 para eres sone).
Pirroja ishte ,ndoshta, Sundimtari me i shquar i Epirit .Ai, si pasardhes i larget i Akilit, ishte biri i Akidit. Kusheriri i Aleksandrit te Molosise, qe sundoi Moloset e Janines. Fatkeqesisht Akidi u ngaterrua ne grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhoje, ne fillim humbi mbreterine e pastaj edhe jeten ne vitin 313 para Kr. i biri tij, Pirroja ne ate kohe vetem 6 vjec, u shpetua nga Glauku, Princi i fisit Ilir te Taulanteve. Ne moshe te re ai hipi ne fron per nje kohe te shkurter, por u rrezua prej tij dhe filloi karrieren ushtarake me Antigonin e Maqedonise, Komandantin veteran qe kishte sherbyer me Aleksandrin e Madh. Ne njeren nga betejat ai u kap rob dhe u dergua si peng ne Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha per grua te bijen dhe ne vitin 296 para Kr.e vuri perseri ne fronin e mbreterise se tij. Pirro gezonte nam per fisnikerine dhe trimerine e tij ne beteje. Epirotet e quainin "Shqiponje".
Sipas nje tradite Shqipetare pretendohet se emri "Shqipetare" (Bij te Shqipes) e ka origjinen nga thenie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdervjelltesine e levizjes se trupave te tij, ai i pergjigjet me krenari se nje gje te tille ishte normale, pasi ushtaret e tij Ishin "Bijte e Shqipes", keshtu qe livjet e tyre. Natyrisht u shembellenin fluturimeve te madherishme te mbretit te shpendeve. Sipas nje versioni tjeter, disi te ndryshem, kur trupat e tij thurnin levdata sulmeve te tij te guxishme e te shpejta dhe e quanin "Shqiponje" ai iu pergjigjej se ata ishin Flatrat e tij , qe benin te mundur fluturimin e shpejte te shqiponjes . Thuhet se kjo coi ne adoptimin e ketij emri , te cilin Populli shqiptar e perdor edhe sot e kesaj dite. Pra jo "ALBANE" por "Shqipetare" ose "Bij te Shqipes".

Pikerisht ne kete kohe kolonite te Korfuzit e te ishujve te tjere ne Detin Jon nisen ta therrisnin fqinjin e tyre ne kontinent "Epir" (Toke ne kontinent),per te dalluar ate nga banesa e tyre ishullore. Gradualisht historianet greke e nxoren jashte perdorimi termin "Molosia" dhe zune te perdornin emertime te tilla si "Mbreteria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqofte, ky ndryshim emri nuk ndikoi ne karakterin Pellazg apo Shqipetar te asaj krahine. Epiri u shtri ne jug deri ne gjirin e Ambrakise (Artes). Ne fakt, Gjeografi grek Straboni, shkruante se "per arkananiasit, qe jane grek.kurse ne te majten ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qe jane Epirote".

Pra , Straboni bente dallimin midis epiroteve dhe grekeve. Ambrakia dikur kishte qen nje qytete i lulezuar, mirepo tani ishte rrenuar. Pirroja "e zbukuroi ate me shume se cdo njeri tjeter dhe e beri rezidencen e tij Mbreterore. Pirroja njihej nga te gjithe si nje princ i madh dhe i mire. Ai zgjeroi territorin e vet duke ishullin e Korfuzit dhe krahinat te Maqedonise. Ne ate atmosfere ku mbizoteronte lufta e vazhdueshme per pushtet midis Princave krahinore dhe me ata kufij shume te luhatshem, qe percaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshem dhe i perjetshem, thuhet se gjate nje beteje me faresisin e vet Maqedon, ushtareve maqedonas u beri aq shume pershtypje shembellimi i Pirros me Aleksandrin e Madhe ,saqe braktisen Mbretin e tyre dhe u bashkuan me te. Dhe vertet, kur maqedonet e rrezuan nga froni mbretin e tyre pazot.
Demetrin, ata e ftuan Pirron qe te sundonte edhe mbi Maqedonine. Mirepo, brenda shtate muajve ai e kuptoi se maqedont krenare do te preferonin me mire qe sundimtar Maqedonas me te keq maqedonas, sesa nje te mire jomaqedonas. Prandaj hoqi dore vullnetarisht nga froni ne Vitin 287 para Kr.Pirroja enderronte te ngrinte nje perandori ne perendim, te ngjashme me ate te propozuar 40 vjet me pare nga kusheriri i atit te tij, Aleksander Molosi. Roma, qe tradicionalisht konsiderohet e themeluar ne vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shtet me i fuqishem ne Itali dhe, me pas, kishte bashkuar grupet e ndryshme ne nje konfederate nen udheheqjen Romak. Si rrjedhoje, ajo ishte bere gati nje republike e bashkuar. Mjaft e fuqishme.

Pushtimi i galeve apo i kelteve vershoi nga Veriu rreth Vitit 400 para Kr..,duke e shkaterruar Romen pjeserisht me ane te nje zjarri ne vitin 390 para Kr..dhe duke dominar nje pjese te madhe te Italise per njefare kohe. Luftrat samnite te viteve 326-312 para Kr..dhe 299-291 para Kr..sapo kishin perfunduar kur Pirroja nisi te hidhte nje sy nga Perendimii frymezuar ndoshta nga ura portative qe kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200 vjet me pare, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qe konceptoi nje ure te ngjashme permes Adriatikut ne piken e tij me te ngushte, ne ngushtincen e Otrantos.Rasti i volitshem erdhi ne vitin 282 para Kr.Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) ne jug te Italise, nje koloni Spartane, e kishte hale ne sy floten Romake ne portin e vet (gje qe binte ne kundershtim me marreveshjen) dhe i kerkoi ndihme Pirros .Pa pritur qe te zgjidhte problemet inxhinjerike te ures, ai shfrytezoi medoten konvencionale, duke kaluar me anije permes Adriatikut.25.000 trupa.

Pervec 3000 kalores, ai mori dhe 19 elefante lufte, kafshe gjigande te cilat italianet i shihnin per here te pare. Kur pane ushtrine romake qe afrohej Tarentit ia dhane Pirros komanden supreme te forcave antiromake, duke preferuar qe me mire t"i nenshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbare. Ne fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit,duke i kerkuar qe te vepronte si arbiter midis Romes dhe Tarentit. Mirepo konsulli ia preu shkurt.duke i thene qe te shihte punet e veta e te kthehej ne Epir. Kur prapavija romake kapi nje spiun Epirot, Levini i tregoje atij legjionit gjate nje loje stervitore dhe pastaj e leshoi qe ti thoshte Pirros se, nese e brente kureshtja per ushtaret dhe taktikat romake, duhej te shkonte e t"i shihte me syte e vet. Ne betejen qe u zhvillua me pas ne Heraklea, afer Tarentit(280 para Kr.)Pirroja u ndesh me nje ushtri Romake dy here me te madhe se ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirepo, ai humbi aq shume oficere dhe ushtare, saqe thirri:"Edhe nje beteje tjeter si kjo dhe me duhet te kthehem vetem ne Epire"Prej ketej lindi edhe shprehja "Fitore si e Pirros'.

Ky ishte kontakti i pare ushtarak i Romes me Boten Greke ne lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar per paqen dhe Lirine e bashkesive greke ne Itali. Pirro dergoi ne Rome ministrin e tij me te zote ne artin e oratorise, Linean, kujtesa fenomenale e ketij te durguari e habiti Plinin, pasi ai "Kishte fiksuar emrat e senatoreve dhe te kaloresve romake vetem nje dite mberritje ne Rome. Por Roma nuk pranoi te hynte ne bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Ne pamundesi qe ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qe te kalonte dimrin ne Jug. Gjate rruges, leshoi roberit romake te veshur e te mbathur dhe me para, duke u thene qe te ndermjetesonin per paqen ne emer te tij. Nderkohe, Kartagjena pranoi ti vinte ne ndihme Romes me nje aleance ushtarake, duke shpresuar qe te zgjeronte zoterimet e saj ne Sicili. Kjo e alarmoi shume kolonine greke te Sirakuzes, e cila iu lut Pirros per ndihme ushtarake kunder Kartagjenes. Pirroja nuk priti qe ti thonin 2 here. Ai u hodh ne Sicili ne Vitin 278 para Kr..dhe me stragjedine e tij te shkelqyer arriti t"ua rimerrte Kartagjenasve pjesen me te madhe te ishullit.
 
Fatkeqsisht ai u perpoq te sundonte mbi keta greke po aq arbiterisht sa edhe Ptolemi mbi Egjiptin, prandaj greket nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhen poshte oferten e tij qe te behej mbreti i tyre:disa prej tyre preferonin me mire Kartagjenen sesa regjimin ushtarak. Dionisi i Halikarnasit,qe duhe te jete ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romake ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros.
Ai shkruante se Pirroja u soll ne menyre arrogante e tiranike, ashtu si shtypersit e tyre italiane, duke konfiskuar pasurite dhe duke shperndare ofiqe te larta per miqte e kapitenet e tij. Ai internoi, e madje ekzekutoi njerez te shquar me akuza te sajuara, fyu ndjenjat e Popullates duke plackitur thesaret e paruajtura ne tempujt e tyre. Kur u terhoq ne drejtim te Tarentit, ererat e terbuara shkaterruan disa nga anijet e tij, midis te cilave edhe ato qe nbartnin thesarin e popullit.
Megjithate avantazhet e shumta qe kishte, Pirroja e humbi betejen tjeter"per shkake te zemerimit te perendeshes". Kjo ishte beteja joperfundimtare e Bevenetos. Pas kesaj, ne vitin 275 para Kr..ai u kthye ne atdhe, duke lene pas nje garnizon ne Tarent, por duke e lene ne Itali ne duart e Romakeve. Jo vetem Epiri, por edhe Greqia dhe gjithe Lindja po beheshin tashme te te vetedijshem per fuqine e re qe po ngirhej ne Perendim. Edhe Ptolemi i Egjiptit po perpiqej te zgjeronte kufijet e tij. I pakenaqur me kontrollin e rrugeve detare ne Egje, ai nxiti kryengritje ne Greqi e Maqedoni. Ne fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehte per te pushtuar Maqedonine nga perendimi, por kjo nuk dha ndonje rezultat te madhe. Nderkohe, ILIRINE nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku,e kishte strehuar qe te vogel dhe e kishte ndimuar te hipte ne fronin e MOLOSISE qe ne moshen 12 vjecare. Keshtu,ai i drejtoi armet kunder Greqise.

Depertoi ne lindje deri ne Argosine Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet nuk donin te pranonin brenda mureve te qytetit. Pikerisht aty ,ne Argosin pellazg,ne vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte fund. Ashtu si heroi i tij Aleksandri i Madhe, qe e kishte mbyllur karrieren e tij te shkelqyer ne menyre aq te lavdishme me turp ne muret e Argosit.kur nje grua e zemeruar do t"i hidhte nje tjegull nga catia e do ta linte te vdekur ne vend! Ne vepren e tij Historia Natyrore, Plini shkroi per nje dukuri shume te pazakonte qe ndodhi ne Rome."Dite qe Vdiq Pirroja,kokat e prera te kafsheve te flijuara rrokullisen ne toke,duke lepire gjakun e tyre.shenje kjo jashtzakonishte e mbare" Nje bust, te cilin studiuesit e identifikojne si me ate te Pirros, u gjet ne Herkulan,ne rreze te malit te Vezuvit, dhe ruhet ne Muzeun Arkeologjik Kombetar te Napolit. Aleksandri (272-?Para Kr.)

Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje te vazhdueshme me MAQEDONINE. Sidoqeofte, eshte domethenes fakti qe asnjera nga keto mbreteri te hershme Shqipetare nuk kerkoi aleance me Greqine per te luftuar kunder tjetres. Copezimi (?-168 para Kr..) Pas Aleksandrit, Epiri u nda misdis nje numri prinash fisnore, te cilet i qeverisnin krahinat e tyre si mbreteri te vogla. Shume prej tyre moren anen e Perseut te Maqedonise ne luften e tij kundra Romes. Rrjedhimisht, senati i zemeruar Romak e urdheroi gjeneralin e sapoemeruar, Emil Paulin, te autorizonte ushtaret e tij qe, si ndeshkim, te placiksnin qytetet e Epirit. Pas betejes se Pidnes trupat Romake shkaterruan 70 qytete Epirote,pjesa me e madhe e te cileve i perkiste fisit te molosve,dhe kishin si skllever 150.000 banore. Shumica e tyre u transportuan ne Itali.

Nje shekull me vone Straboni shkruante se, ndonese zonat fshatare ishin te ashpera e plot me male, " I Gjithe Epiri dhe Iliria dikur ishin teresisht te populluara. Tani pjesa me e madhe ka mbetur e shkrete, kurse zonat e banuara jane katandisur ne fshatra ose ne rrenpja. Madje edhe Orakulli i Dodones ka mbetur pothuajse i braktisur fare. "Deshmi te heshtura te hakmarrjes te eger te Romes mbi Epirin u gjeten 2000 vjet me vone, kur germimet ne Antigonea te Gjirokastres nxoren ne drite nje shtrese goxha e trashe prej hiri, te mbetur nga zjarri qe rrenoi plotesisht kete qytet dhe 69 te tjere si ai."

Të gjithë e dinë atë shprehjen e famshme “si fitorja e Pirros”. Në fakt këtë e dinë jo vetëm shqiptarët e grekët, por e gjithë bota e sidomos ata të cilët kanë sadopak njohuri nga historia antike e arkeologjia. E pra kjo shprehje që bën fjalë për ato lloj fitoresh, të cilat arrihen me shumë mund e humbje njerëzore, i referohet shprehjes së nxjerrë nga strategu e luftëtari i Madh i lashtësisë, Pirroja i Epirit. Pavarësisht se debati mbi origjinën e tij është akoma i ndezur edhe sot e kësaj dite, shumë burime historike, shkrime e botime i japin gjithnjë e më shumë të drejtë tezës se ai është një paraardhës i shqiptarëve të sotëm e pasardhës i pellazgëve. Në këtë numër do të flasim mbi jetën e veprën e tij duke u bazuar në disa botime në gjuhën shqipe e atë angleze.
Pirroja ishte ndoshta sundimtari më i shquar i Epirit. Ai, si pasardhës i largët i Akilit, ishte biri i Akidit dhe kushëriri i Aleksandrit të Molosisë, që sundoi Molosët e Janinës. Fatkeqësisht Akidi u ngatërrua në grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhojë, në fillim humbi mbretërinë e pastaj edhe jetën në vitin 313 para Kr. I biri tij, Pirroja në atë kohë vetëm 6 vjeç, u shpëtua nga Glauku, Princi i fisit Ilir të Taulantëve. Në moshë të re ai hipi në fron për një kohë të shkurtër, por u rrëzua prej tij dhe filloi karrierën ushtarake me Antigonin e Maqedonisë, komandantin veteran që kishte shërbyer me Aleksandrin e Madh. Në njërën nga betejat ai u kap rob dhe u dërgua si peng në Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha për grua të bijën dhe në vitin 296 para Kr. e vuri përsëri në fronin e mbretërisë së tij. Pirro gëzonte nam për fisnikërinë dhe trimërinë e tij në beteja. Epirotët e quanin "Shqiponjë". Sipas një tradite shqiptare pretendohet se emri "Shqiptar" (Bij të Shqipes) e ka origjinën nga një thënie e Pirros. Kur dikush lëvdonte zhdërvjelltësinë e lëvizjes së trupave të tij, ai i përgjigjej me krenari se një gjë e tillë ishte normale, pasi ushtarët e tij ishin "Bijtë e Shqipes", kështu që lëvizjet e tyre, natyrisht u shëmbëllenin fluturimeve të madhërishme të mbretit të shpendëve. Sipas një versioni tjetër, disi të ndryshëm, kur trupat e tij i thurnin lëvdata sulmeve të tij të guxishme e të shpejta dhe e quanin "Shqiponjë" ai iu përgjigjej se ata ishin flatrat e tij, që bënin të mundur fluturimin e shpejtë të shqiponjës. Thuhet se kjo çoi në adoptimin e këtij emri, të cilin populli shqiptar e përdor edhe sot e kësaj dite. Pra jo "Albanë" por "Shqiptarë" ose "Bij të Shqipes". Pikërisht në këtë kohë kolonitë e Korfuzit e të ishujve të tjere në Detin Jon nisën ta thërrisnin fqinjin e tyre në kontinent "Epir" (Tokë në kontinent),për ta dalluar atë nga vendbanimi i tyre ishullor.

Molosia shndërrohet në Epir
Gradualisht historianët greke e nxorrën jashtë përdorimit termin "Molosia" dhe zunë të përdornin emërtime të tilla si "Mbretëria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqoftë, ky ndryshim emri nuk ndikoi në karakterin pellazg apo shqiptar të asaj krahine. Epiri u shtri në jug deri në gjirin e Ambrakisë (Artës). Në fakt, gjeografi grek Straboni, shkruante se "për arkananiasit se janë grekë, kurse në të majtën ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, që janë epirote". Pra, Straboni bënte dallimin midis epirotëve dhe grekëve. Ambrakia dikur kishte qenë një qytet i lulëzuar, mirëpo tani ishte rrënuar. Pirroja "e zbukuroi atë më shumë se çdo njeri tjetër dhe e bëri rezidencën e tij mbretërore. Pirroja njihej nga të gjithë si një princ i madh dhe i drejtë. Ai zgjeroi territorin e vet duke përfshirë në të edhe ishullin e Korfuzit dhe krahina e Maqedonisë. Në atë atmosferë ku mbizotëronte lufta e vazhdueshme për pushtet midis princave krahinorë dhe atyre me kufinj shumë të luhatshëm, që përcaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshëm dhe i përjetshëm, thuhet se gjatë një beteje me farefisin e vet maqedon, ushtarëve maqedonas u bëri aq shumë përshtypje shembëllimi i Pirros me Aleksandrin e Madh, saqë braktisën mbretin e tyre dhe u bashkuan me të. Dhe vërtetë, kur maqedonët e rrëzuan nga froni mbretin e tyre të pazot, Demetrin, ata e ftuan Pirron që të sundonte edhe mbi Maqedoninë. Mirëpo, brenda shtatë muajve ai e kuptoi se maqedonët krenarë do të preferonin më mirë që sundimtar i Maqedonisë të bëhej më i keqi prej maqedonasve, sesa një nga më të mirët jomaqedonas. Prandaj hoqi dorë vullnetarisht nga froni në vitin 287 para Kr. Pirroja ëndërronte të ngrinte një perandori në perëndim, të ngjashme me atë të propozuar 40 vjet më parë nga kushëriri i atit të tij, Aleksandër Molosi.
 
Roma, perandoria e re në perëndim
Roma, që tradicionalisht konsiderohet e themeluar në vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shteti më i fuqishëm në gadishullin italik dhe, më pas, kishte bashkuar grupet e ndryshme në një konfederatë nën udhëheqjen romake. Si rrjedhojë, ajo ishte bërë gati një republikë e bashkuar, mjaft e fuqishme. Pushtimi i galëve apo i keltëve vërshoi nga Veriu rreth vitit 400 para Kr., duke e shkatërruar Romën pjesërisht me anë të një zjarri në vitin 390 para Kr. dhe duke dominuar një pjesë të madhe të Italisë për njëfarë kohe. Luftrat samnite të viteve 326-312 para Kr. dhe 299-291 para Kr. sapo kishin përfunduar kur Pirroja nisi të hidhte një sy nga Perëndimi, i frymëzuar ndoshta nga ura portative që kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200 vjet më parë.

Beteja në Taranto
Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari që konceptoi një urë të ngjashme përmes Adriatikut në pikën e tij më të ngushtë, në ngushticën e Otrantos. Rasti i volitshëm erdhi në vitin 282 para Kr. Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) në jug të Italisë, një koloni spartane, e kishte halë në sy flotën romake në portin e vet (gjë që binte në kundërshtim me marrëveshjen) dhe i kërkoi ndihmë Pirros. Pa pritur që të zgjidhte problemet inxhinjerike të urës, ai shfrytëzoi medotën konvencionale, duke kaluar me anije përmes Adriatikut 25.000 trupa. Përveç 3000 kalorësve, ai mori dhe 19 elefantë lufte, kafshë gjigande të cilat italianët i shihnin për herë të parë në atë kohë. Kur panë ushtrinë romake që i afrohej Tarentit, banorët e tij, pra të kolonisë spartane, ia dhanë Pirros komandën supreme të forcave antiromake, duke preferuar që më mirë t"i nënshtroheshin Pirros pellazg, sesa romakeve barbarë. Në fillim, Pirro i shkroi konsullit romak, Valer Levinit, duke i kërkuar që të vepronte si arbitër midis Romës dhe Tarentit. Mirëpo konsulli ia preu shkurt, duke i thënë të shihte punët e veta e të kthehej në Epir. Kur prapavija romake kapi një spiun epirot, Levini i tregoi atij legjionet gjatë një loje stërvitore dhe pastaj e lëshoi që ti thoshte Pirros se, nëse e brente kureshtja për ushtarët dhe taktikat romake, duhej të shkonte e t’i shihte me sytë e vet. Në betejën që u zhvillua më pas në Heraklea, afër Tarentit(280 para Kr.)Pirroja u ndesh me një ushtri romake dy herë më të madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar.

Fitore si e Pirros
Mirëpo, ai humbi aq shumë oficerë dhe ushtarë, saqë thirri: "Edhe një betejë tjetër si kjo dhe më duhet të kthehem vetëm në Epir". Prej këtej lindi edhe shprehja "Fitore si e Pirros”. Ky ishte kontakti i parë ushtarak i Romës me botën helenike në lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar për paqen dhe lirinë e bashkësive greke në Itali, Pirro dërgoi në Romë ministrin e tij më të zotin në artin e oratorisë, Linean, kujtesa fenomenale e këtij të dërguari e habiti Plinin, pasi ai "kishte fiksuar emrat e senatorëve dhe të kalorësve romakë vetëm me një ditë qëndrimi në Romë. Por Roma nuk pranoi të hynte në bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria. Në pamundësi që ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht që të kalonte dimrin në Jug.
Gjatë rrugës, lëshoi robërit romakë të veshur e të mbathur para, duke u thëne që të ndërmjetësonin për paqen në emër të tij. Ndërkohë, Kartagjena pranoi ti vinte në ndihme Romës me një aleancë ushtarake, duke shpresuar që të zgjeronte zotërimet e saj në Siçili. Kjo e alarmoi shumë koloninë greke të Sirakuzës, e cila iu lut Pirros për ndihme ushtarake kundër Kartagjenës. Pirroja nuk priti që ti thonin dy herë. Ai u hodh në Siçili ne vitin 278 para Kr.. dhe me strategjinë e tij të shkëlqyer arriti t"ua rimerrte kartagjenasve pjesën më të madhe të ishullit. Fatkeqësisht ai u përpoq të sundonte mbi këta grekë liridashës po aq arbitrarisht sa edhe Ptolemi mbi Egjiptin, prandaj grekët nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhën poshtë ofertën e tij që të bëhej mbreti i tyre: disa prej tyre preferonin më mirë Kartagjenën sesa regjimin ushtarak.

LETثRSIA ANTIKE
Dionisi: Perënditë e Olimpit u zemëruan me Pirron


Dionisi i Halikarnasit, që duhet të jetë ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romak ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai shkruante se Pirroja u soll në mënyrë arrogante e tiranike, ashtu si shtypesit e tyre italiane, duke konfiskuar pasuritë dhe duke shpërndarë ofiqe të larta për miqtë e kapitenët e tij. Ai internoi, e madje ekzekutoi njerëz të shquar me akuza të sajuara, fyu ndjenjat e popullatës duke plaçkitur thesaret e paruajtura në tempujt e tyre. Kur u tërhoq në drejtim të Tarentit, erërat e tërbuara shkatërruan disa nga anijet e tij, midis të cilave edhe ato që mbartnin thesarin e popullit. Megjithatë avantazhet e shumta që kishte, Pirroja e humbi betejën tjetër "për shkak të zemërimit të perëndeshës". Kjo ishte beteja jopërfundimtare e Bevenetos. Pas kësaj, në vitin 275 para Kr..ai u kthye në atdhe, duke lënë pas një garnizon në Tarent, por duke e lënë në Itali në duart e romakëve. Jo vetëm Epiri, por edhe Greqia dhe gjithë Lindja po bëheshin tashmë të vetëdijshëm për fuqinë e re që po ngirhej në Perëndim. Edhe Ptolemi i Egjiptit po përpiqej të zgjeronte kufijtë e tij. I pakënaqur me kontrollin e rrugëve detare në Egje, ai nxiti kryengritje në Greqi e Maqedoni. Në fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehtë për të pushtuar Maqedoninë nga perëndimi, por kjo nuk dha ndonjë rezultat të madh. Ndërkohe, Ilirinë nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku, e kishte strehuar që të vogël dhe e kishte ndimuar të hipte në fronin e Molosisë që në moshën 12 vjeçare. Kështu, ai i drejtoi armët kundër Greqisë. Depërtoi në lindje deri në Argosinë e Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet që nuk donin ta pranonin brenda mureve të qytetit. Pikërisht aty, në Argosin pellazg, në vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte fund.​


LEGJENDAT
Vdekje çuditshme për një hero

Ashtu si heroi i tij, Aleksandri i Madh, që e kishte mbyllur karrierën e tij të shkëlqyer në mënyrë aq të dhimbshme, lavdishme edhe Pirroja e mbylli po ashtu në mënyrë shumë tragjike e disi të çuditshme për një hero aq të madh, në muret e Argosit, kur një grua e zemëruar do t’i hidhte një tjegull nga çatia e do ta linte të vdekur në vend! Në vepren e tij “Historia Natyrore”, Plini shkroi për një dukuri shumë të pazakontë që ndodhi në Romë. "Ditën që vdiq Pirroja, kokat e prera të kafshëve të flijuara rrokulliseshin në tokë, duke lëpirë gjakun e tyre, shenjë kjo jashtëzakonisht e mbarë". Një bust, të cilin studiuesit e identifikojnë si me atë të Pirros, u gjet në Herkulan, në rrëzë të malit të Vezuvit, dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Napolit. Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje të vazhdueshme me Maqedoninë. Sidoqoftë, është domethënës fakti që asnjëra nga këto mbretëri të hershme jogreke (shqiptare) nuk kërkoi aleance me Greqinë për të luftuar kundër njëra - tjetrës.​


KONFLIKTET
Rrënimi i Epirit pas Pirros

Pas Aleksandrit, Epiri u nda midis një numri principatash fisnore, të cilat qeveriseshin nga krerët e tyre në krahinat përkatëse si mbretëri të vogla. Shumë prej tyre morën anën e Perseut të Maqedonisë në luftën e tij kundra Romës. Rrjedhimisht, senati i zemëruar romak e urdhëroi gjeneralin e sapoemëruar, Emil Paulin, të autorizonte ushtarët e tij që, si ndëshkim, të plaçkisnin qytetet e Epirit. Pas betejës së Pidnës trupat romake shkatërruan 70 qytete Epirote, pjesa më e madhe e të cilave i përkiste fisit të molosëve, dhe kishin si skllevër 150.000 banorë.​
Shumica e tyre u transportuan në Itali. Një shekull më vonë Straboni shkruante se, ndonëse zonat fshatare ishin të ashpra e plot me male, "i gjithë Epiri dhe Iliria dikur ishin terësisht të populluara. Tani pjesa më e madhe ka mbetur e shkretë, kurse zonat e banuara janë katandisur në fshatra ose në rrenoja. Madje edhe “Orakulli i Dodonës” ka mbetur pothuajse i braktisur fare. "Dëshmi të heshtura të hakmarrjes se egër të Romës mbi Epirin u gjetën 2000 vjet më vonë, kur gërmimet në Antigonea të Gjirokastrës nxorrën në dritë një shtresë goxha të trashë prej hiri, të mbetur nga zjarri që rrënoi plotësisht këtë qytet dhe 69 të tjere si ai.
__________________

pyrrhus9ka1zz.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top