Pese lloje te meshkujve me te cilet nuk duhet te jeni ne lidhje

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Disa rregulla elementare ekzistojnë dhe vlejnë në shumicën e rasteve.

Edhe pse molla e ndaluar është më e ëmbla, megjithatë ekzistojnë disa kufij të cilët duhet respektuar, nëse nuk doni që të lëndoheni në lidhje. Ja nga cilët meshkuj duhet ikur sikur nga dreqi:

1. Shefi juaj

Mund t’ju duket ide sfiduese që të ‘kaloni’ me shefin tuaj, meqë mundeni që, gjatë orarit të punës, të këmbeni shikime seksi, apo për shkak se mund të përfitoni në aspektin e përparimit në karrierë. Por, duhet ta keni parasysh edhe të kundërtën, se nëse lidhja nuk shkon si duhet, mund të mbeteni pa punë.

2. Ish i dashuri i shoqes sate më të mirë

Pa marrë parasysh se sa e vetmuar mund të jeni, kjo nuk është një ide e mirë. Përpos që paraqet shkelje flagrante të rregullave të pashkruara të miqësisë, lidhja e tillë mund t’ju sjellë edhe shumë probleme të tjera. Në një rast të tillë, me gjasë do ta humbnit shoqërinë e shoqes më të mirë. Athua ia vlen?

3. Shoku më i mirë i ish të dashurit tuaj

Ky është një kombinim thuajse njësoj i keq sikur edhe ai parapraku. Ka aq meshkuj me të cilët mund të jeni në lidhje, prandaj nuk duhet hyrë në lidhje me shokun e ish të dashurit, për shkak se, herët a vonë, do t’ju bie që të takoheni me ish të dashurin, gjë që nuk është aq mirë për lidhjen e re, apo jo?

4. Shoku më i mirë i nënës, apo babait tuaj

ثshtë e vërtetë se disa femrave u pëlqejnë meshkujt më të moshuar dhe, deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por, nëse edhe ju jeni njëra ndër këto femra, atëherë do të bënit mirë që të evitoni të gjithë miqtë e prindërve tuaj. A keni nevojë për shpjegime shtesë? Kush është belesh e merr vesh.

5. Profesori juaj

Kjo është e ngjashme me lidhjen me shefin. Përpos kësaj, një lidhje e tillë thyen edhe të gjitha rregullat e fakultetit. Sa herë që të merrni notë të mirë edhe vet do të pyeteni se a e keni merituar, me të vërtetë

B;fretime
 
Pe: Pese lloje te meshkujve me te cilet nuk duhet te jeni ne lidhje

Ok ne nje lende,dmth profesori i asaj lende te ka vene noten max,po ne lendet e tjera??...Pasi nje nxenes qe meson ska nevoje per nota falas,e nese profesori te ka shtuar noten do dallohet,kur nxenesi nuk meson...Sikur ska logjike...

Per ato tjerat me lart do cik mendim me te gjate para se te veprosh...Sidomos me ishin e shoqes apo ate te babait e nenes,sjane gjera me te koklavitura...
 
Titulli: Pese lloje te meshkujve me te cilet nuk duhet te jeni ne lidhje

po sikur ta komandonim zemren kushedi me ke do ishim tani...:p
 
Titulli: Pese lloje te meshkujve me te cilet nuk duhet te jeni ne lidhje

Disa rregulla elementare ekzistojnë dhe vlejnë në shumicën e rasteve.

Edhe pse molla e ndaluar është më e ëmbla, megjithatë ekzistojnë disa kufij të cilët duhet respektuar, nëse nuk doni që të lëndoheni në lidhje. Ja nga cilët meshkuj duhet ikur sikur nga dreqi:

1. Shefi juaj

Mund t’ju duket ide sfiduese që të ‘kaloni’ me shefin tuaj, meqë mundeni që, gjatë orarit të punës, të këmbeni shikime seksi, apo për shkak se mund të përfitoni në aspektin e përparimit në karrierë. Por, duhet ta keni parasysh edhe të kundërtën, se nëse lidhja nuk shkon si duhet, mund të mbeteni pa punë.
Kjo hyn ne kategorine e lidhjeve ne vendin e punes, jo vetem me shefin por dhe me kolege hap diskutime. Gjithsesi nqs ne mes nuk ka interese ekonomike, dhe jane ndjenja sduhet ti thuhet Jo lidhjes. Fundja dhe shefi duhet te martohet:p

2. Ish i dashuri i shoqes sate më të mirë

Pa marrë parasysh se sa e vetmuar mund të jeni, kjo nuk është një ide e mirë. Përpos që paraqet shkelje flagrante të rregullave të pashkruara të miqësisë, lidhja e tillë mund t’ju sjellë edhe shumë probleme të tjera. Në një rast të tillë, me gjasë do ta humbnit shoqërinë e shoqes më të mirë. Athua ia vlen?
Nqs kane kohe qe jane ndare, dhe jane ndare ne menyre paqesore, jo per ndonje arsyje te tipit tradheti, dhune, nqs ajo ska me lidhje me te, e lidhja jone nuk eshte shkaku ndarjes tyre, ska asnje problem as ketu.

3. Shoku më i mirë i ish të dashurit tuaj

Ky është një kombinim thuajse njësoj i keq sikur edhe ai parapraku. Ka aq meshkuj me të cilët mund të jeni në lidhje, prandaj nuk duhet hyrë në lidhje me shokun e ish të dashurit, për shkak se, herët a vonë, do t’ju bie që të takoheni me ish të dashurin, gjë që nuk është aq mirë për lidhjen e re, apo jo?
Ne pergjithsi kur ndahesh nga partneri, largohesh dhe nga shoqeria qe kishit sebashku. Gjithsesi vlen dhe pergjigja lart ketu, nqs sbehet per inat dhe hakmerje, nqs ska qen motivi ndarjes, nqs eshte njeri me vlere, pse jo.

4. Shoku më i mirë i nënës, apo babait tuaj

ثshtë e vërtetë se disa femrave u pëlqejnë meshkujt më të moshuar dhe, deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por, nëse edhe ju jeni njëra ndër këto femra, atëherë do të bënit mirë që të evitoni të gjithë miqtë e prindërve tuaj. A keni nevojë për shpjegime shtesë? Kush është belesh e merr vesh.
Shoku familjes, nqs ka te njejten mosh me prindrit, me siguri sdo me duket terheqes. Nuk i preferoj meshkujt me ne mosh.

5. Profesori juaj

Kjo është e ngjashme me lidhjen me shefin. Përpos kësaj, një lidhje e tillë thyen edhe të gjitha rregullat e fakultetit. Sa herë që të merrni notë të mirë edhe vet do të pyeteni se a e keni merituar, me të vërtetë
B;fretime
Gjate shkolles me shume kam pasur profesore, ose nqs kane qen meshkuj ishin ne mosh ( mbi 60 vj), keshtu qe dhe kjo kategori perjashtohet.
 
Pe: Pese lloje te meshkujve me te cilet nuk duhet te jeni ne lidhje

eh shyqyr.... shpetova... partneri im nuk ben pjese ne asnje nga keto 5 rastet e permendura...lol
 
Titulli: Pese lloje te meshkujve me te cilet nuk duhet te jeni ne lidhje

Se kuptoj arsyen pse keni diskualifiku shefin/shefen. Me duket plotesisht gabim ky mendim :--P
 
Titulli: Pese lloje te meshkujve me te cilet nuk duhet te jeni ne lidhje

Po 3-shin pse jo !!!! edhe nese i bien qe te takohemi, eshte mbyllur ai kapitull . Perderisa qe te 3 jemi ne dijeni te njeri-tjetrit... dhe biem dakort te jemi bashke, se kuptoj ku eshte prb. :hmm:

Per te tjerat , jam shume dakort :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pese lloje te meshkujve me te cilet nuk duhet te jeni ne lidhje

Ai shoku i babait ide e keqe sh e keqe lol
 
Titulli: Pese lloje te meshkujve me te cilet nuk duhet te jeni ne lidhje

Me profesorin pse jo?! :))
 
Sepse s'eshte etike.
Do te kete sjellje preferenciale ndaj teje, sdo jete me korekt ne punen e tij lol
Kur mos te te kete me nxense, cdo gje eshte e toleruar:p
 
Titulli: Pese lloje te meshkujve me te cilet nuk duhet te jeni ne lidhje

Ai shoku e nenes nje nga shoket me te mire ne shtratin e saj vec! E pastaj mund te behet edhe yti me i mire!

Cfaj kam une qe sbesoj ne marredheniet miqesore mes dy gjinive!
 
Titulli: Pese lloje te meshkujve me te cilet nuk duhet te jeni ne lidhje

Me profesorin tamam ashtu si eshte thene, nuk eshte etike dhe nuk eshte e drejte ndaj nxeneseve te tjera, sepse me nuk do te kete realitet ne vleresim, fundja nese flasim per profesorin, ne shkollen e mesme edhe nuk lejohet me ligj apo jo (nxenesja do jete minorene), ndersa ne fakultet, eshte qeshtje tjeter.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top