Pesë gënjeshtrat e mëdha mbi sulmin izraelit ndaj Gazës

Kresha

A pretty face can never trick me
Refuzimi i qeverive arabe për të bërë diçka që t'i ndihmojnë Palesitnezëve nuk nënkupton se ato pajtohen me sulmet izraelite, por ato janë të prirura t'i nënshtrohen SHBA – ve



Nga: Jeremi R. Hammond

Gënjeshtra e parë: Izraeli godet vetëm caqet legjitime ushtarake dhe tenton të mbrojë jetërat e njerëzve të pafajshëm. Izraeli kurrë nuk merr në shënjestër caqet civile.
E vërteta: Rripi i Gazës është një ndër vendet me dendësi më të populluar në botë. Sipas normave të drejtës ndërkombëtare, prezenca e ushtrisë në mes popullatës civile nuk nënkupton se ajo popullatë nuk meriton të drejtën për mbrojtje, prandaj çdo sulm ndaj asaj popullate nën maskën e sulmeve mbi caqet ushtarake konsiderohet krim i luftës.

Përveç kësaj, njerëzit për të cilët Izraeli thotë se janë caqe legjitime janë anëtarë të Hamasit, për të cilët Izraeli gënjen kur thotë se është organizatë terroriste. Hamasi është përgjegjës për shkrepjen e raketave në Izrael. Këto raketa janë shumë jo precize dhe më këtë edhe sikur Hamasi të tentonte të godet caqet ushtarake brenda Izraelit ato për nga vet natyra e precizitetit nuk mundë të bëjnë dallimin e duhur. Kur raketat nga Gaza vrasin civilët izraelit, kjo natyrisht se është krim i luftës.

Hamasi posedon krahun ushtarak. Megjithatë, kjo organizatë nuk është krejt ushtarake por edhe politike. Anëtarët e Hamasit janë zgjedhur përfaqësues legjitim të popullit palestinez me zgjedhje demokratike. Dhjetëra nga këta udhëheqës të zgjedhur janë kidnapuar dhe burgosur në burgjet izraelite pa asnjë akuzë. Anëtarë të tjerë ishin në shënjestër sepse Izraeli dëshironte t'i 'eliminonte', siç e eliminoi edhe Nazar Rajanin, një funksionarë të lartë të Hamasit. Për ta mbytur z. Rajanin Izraeli ka gjuajtur ndërtesën e populluar me civilë. Sulmi nuk mbyti vetëm Rajanin, por edhe dy grat e tij dhe katër fëmijët, gjithsej gjashtë të vrarë. Nuk ekziston arsyetim për këtë lloj sulmi bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ky është krim i luftës.

Përveç kësaj Izraeli, ka bombarduar edhe xhamit, burgjet, stacionet policore, universitetet dhe ndërtesat të banuara me civil, të gjitha këto janë me status të mbrojtur sipas të drejtës ndërkombëtare.

Aq më tepër, Izraeli gjatë e ka mbajtur Gazën nën rrethim, duke i lejuar vetëm hyrjen minimale të ndihmave humanitare. Izraeli bombardon dhe mbytë civilët palestinezë. Një numër i madh i njerëzve janë të plagosur dhe nuk mund të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Spitalet të cilat shërbehen me gjeneratorë nuk kanë aspak ose fare pak lëndë djegëse. Mjekët nuk kanë përgatitje adekuate as gjërat e domosdoshme për mjekimin e të plagosurve. Të gjithë këta njerëz janë viktima të politikës izraelite e cila nuk sulmon vetëm Hamasin apo caqet legjitime ushtarake, përkundrazi, kjo politik në mënyrë direkt është drejtuar në dënimin e popullatës civile.

Gënjeshtra e dytë: Hamasi ka shkelur ndërprerjen e zjarrit. Bombardimi izraelit është përgjigje ndaj raketave palestineze dhe ka për qëllim që t'i ndalë këto sulme raketore.
E vërteta: Izraeli është ai i cili kurr nuk e ka rrespektuar ndërprerjen e zjarrit. Që nga fillimi, Izraeli ka shpallur "zonën e sigurisë të posaçme" brenda Rripit të Gazës dhe ka njoftuar se do të gjuaj mbi palestinezët të cilët hyjnë në këtë zonë. Me fjalë të tjera, Izraeli ka shpalosur qëllimin e tij se do të gjuaj ndaj bujqve dhe individëve tjerë që dëshirojnë të shkojnë në pronën e vet, që është nënkupton shkelje jo vetëm të ndërprerjes së zjarrit por edhe të drejtës ndërkombëtare.

Përkundër disa incidenteve ku Izraeli me të vërtet ka gjuajtur, duke përfshirë rastet kur Palestinezët ishin të plagosur, Hamasa edhe më tutje ka respektuar ndërprerjen e zjarrit që kishte hyrë në fuqi që nga 19 qershori deri në momentin kur Izraeli shkeli ndërprerjen e zjarrit më 4 nëntor, kur pas sulmeve ajrore mbi Gazën u vranë 5 dhe u plagosën disa palestinezë.
Kur Izraeli shkeli marrëveshjen për ndërprerjen e zjarrit, luftëtarët në Gazë, si kundërpërgjigje shkrepën raketat në Izrael. Këto sulme raketore i shërbejnë Iraelit si bazë për arsyetim të bombardimeve të tyre, por ato erdhën si përgjigje direket ndaj sulmeve Izraelite.


Gënjeshtra e tretë: Hamasi i përdor civilët si mbrojtje njerëzore, që konsiderohet krim i luftës.
E vërteta: Nuk ka argument se Hamasi ka përdorur civilët si mbrojtje njerëzore. ثshtë e vërtetë, siç është përmendur më lartë, se Gaza është një regjion i vogël e cila është me popullatë shumë të dendur. Izraeli nuk zgjedh mjetet e luftës, siç e vërejtëm tek atentati ndaj Nizar Rajanit, me ç'rast Izraeli mbyti edhe anëtarët e familjes së tij. Në këto raste Izraeli shërbehet me propagandën e saj dhe zgjeron rrëfimet për "mbrojtje njerëzore" siç ndodhi me fëmijët e vrarë të z. Rajanit dhe familjes së tij. Nuk ekziston legjitimitet për interpretime të këtilla të bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Në rrethana të këtilla, Hamasi nuk shërbehet me civilët si mur për mbrojtje të gjallë, por është Izraeli ai i cili kryen krime të luftës duke shkelur Konventën e Gjenevës dhe të drejtat tjera të të drejtës ndërkombëtare.


Gënjeshtra e katërt: Shtetet arabe nuk kanë gjykuar sulmet izraelite sepse kan mirkuptim për arsyetimin izraelit lidhur me këto sulme.
E vërteta: Popullata në vendet arabe është e zemëruar ndaj sulmeve izraelite dhe ndaj qeverive të veta për shkak të mos dënimit të agresionit izraelit dhe ndërprerjes së dhunës. Thjesht thënë, qeveritë arabe nuk paraqesin edhe zërin e popullatës arabe. Popullata e vendeve arabe ka organizuar protesta masovike jo vetëm kundër sulmeve izraelite, por edhe kundër pasivitetit të qeverive të veta.

Përveç kësaj, refuzimi i qeverive arabe për të bërë diçka që t'i ndihmojnë Palesitnezëve nuk nënkupton se ato pajtohen me sulmet izraelite, por ato janë të prirura t'i nënshtrohen SHBA – ve, e cila pa rezervë e përkrah Izraelin. Egjipti, p.sh. i cili ka refuzuar të hap kufirin në mënyrë që palestinezët e plagosur të kurohen në spitalet egjiptase, është tepër i varur nga ndihma e SHBA – ve. Popullata mbarë botës arabe kritikon Egjiptin sepse e konsideron tradhtarë absolut të Palestinës.

Disa madje e konsiderojnë tradhtarë të popullit palestinez edhe kryetarin Mahmud Abas, sepse ai akuzon Hamasin për vuajtjet në Gazë. Palestinezët gjithashtu janë të vetëdijshëm për tradhtitë e më parshme të Abasit nëpërmes duartrokitjes ndaj Izraelit dhe SHBA – ve gjatë tentimit të tyre për të rrëzuar qeverinë e Hamasit të zgjedhur në mënyrë demokratike, e cila kulmoi me grushtetin e Hamasit, kur Hamasi e përjashtoi Fatahun nga Rripi i Gazës. Qëllimi evident i Abasit ishte ta dobësoj Hamasin dhe të forcoj pozicionin e vet. Në të vërtet, Palestinezët dhe arabët tjerë në Lindjen e Afërt janë shumë të zemëruar në Abasin, sa që vështirë se do të ketë gjasë në të ardhmen të qeverisë në mënyrë efektive.


Gënjeshtra e pestë: Izraeli nuk është përgjegjës për vdekjen e civilëve sepse kishte paralajmëruar Palestinezët në Gazë q të lëshojnë rajonet të cilat do t'i godet Izraeli.
E vërteta: Izraeli pohon se ka dërguar mesazhe me anë të radiove dhe telefonatave banorëve të Gazës duke i paralajmëruar për bombardimet që do të pasojnë. Realisht, populli i Gazës nuk ka ku të ik. Ata janë të burgosur brenda Rripit të Gazës. Izraelitët kanë planifikuar këtë mekanizëm në mënyrë që palestinezët mos të kenë mundësi të largohen për gjatë kufijve. Izraelitët janë kujdesur që ata të mbeten pa ushqim, ujë ose derivate për të mbijetuar. Izraelitët janë kujdesur që spitalet në Gazë të mbeten pa rrymë dhe përkujdesje mjekësore për t'i shëruar të plagosurit dhe të shpëtuar jetërat e rrezikuara. Izraeli ka bombarduar sasi të madhe të sipërfaqes së Gazës, duke qëlluar në infrastrukturën civile dhe vende tjera të cilat kanë status të mbrojtur duke u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare. Nuk ka asnjë vend të sigurt në brendinë e Rripit të Gazës.

Autori është redaktorë i revistës për politik të jashtme (foreignpolicyjournal.com)


Burimi:
 
Titulli: Pesë gënjeshtrat e mëdha mbi sulmin izraelit ndaj Gazës

shume i shqetesuar je ti Lover . Dakord informohesh se cndodh neper bote , por e ke sterrdiskutuar kete ceshtje.
Hidhu nga problemet e kosoves tani , se ato duhet te te interesojne. Lol
 
Titulli: Pesë gënjeshtrat e mëdha mbi sulmin izraelit ndaj Gazës

Mos u brengos ti per shqetesimet e Loverit :D Po pate ndonje ankese, shko tek staffi, mos fol per fshisa perderisa tema flet per lisa.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top