Perse nuk mund te mburremi edhe ne me ndonje shkencetar

sheki

Anëtar i ri
Jam anetar i ri ne forum por deri me tani nuk munda te vrej se ka te interesuar qe mun ti rreken nje teme per shkencen ne vendin ton pa marr parasysh ne shqiperi apo kosove e ler me te flasin per ndonje shkenctar qe ka
Deshem apo jo duhet te pranojm se nuk kan ber asgje e kur dihet fakti se nuk kemi te zbuluar as me te thjeshten gje. E me sa kam dijeni nuk kemi as zbulues , apo ekip qe merret per hulumtim nen uje kur dihet se sa kemi det
pershendetje dhe diskutim te kendshem.
 
E pse duhet temburremi?Apo qe te zevendesojme disa dogma me disa dogma te tjera.Aftesite jane individuale dhe ai qe arrin nje nivel,e arrin ate si rezultat i punes se tij.
 
nuk eshte qe ne te lavdrohemi por te tregohemi si komb te sukseseshem sikur shum popuj tjer qe punojn ne ket drejtim
 
Hahaa, Sala dhe te vetmen akademi te shkencave (kerkimit shkencor) qe ishte ne Shqiperi tha qe do e shperbente (sdi cka ndodhur, po me duket nuk ekziston me)..

Shkenca kerkon shume pune, kerkime, mjete...dhe te tera keto duan shume leke (fonde), ne Shqiperi shteti nuk i ka kushtuar rendesi kesaj gjeje dhe domosdo nuk do kete zbulime..
 
kush tha qe skemi neve shkencetare, patjeter qe kemi dhe qe bejne zbulime, ama jo brenda shqiperie, jashte shqiperie.
nuk ke si te besh shkence qe te konkuroje ne nivel internacional ne nje vend qe ska buke te haje.
 
kush tha qe skemi neve shkencetare, patjeter qe kemi dhe qe bejne zbulime, ama jo brenda shqiperie, jashte shqiperie.
nuk ke si te besh shkence qe te konkuroje ne nivel internacional ne nje vend qe ska buke te haje.

pikerisht,pastaj po doli ndonje emer i njohur nga shqiperia,ne e themi gjith krenari :ai esht shqiptar!
 
kemi plot shkencetare por nuk duan tju dale nami
nuk i thone shkence per ata qe e ben IFEN te lundronte drejte italise




kush tha qe skemi neve shkencetare, patjeter qe kemi dhe qe bejne zbulime, ama jo brenda shqiperie, jashte shqiperie.
nuk ke si te besh shkence qe te konkuroje ne nivel internacional ne nje vend qe ska buke te haje.

mos e ke fjalen per ate shqipetarin qe beri picen me te mire ,ame te madhe nuk me kujtohet,ne NEW YORK
 
Last edited by a moderator:
Hahaa, Sala dhe te vetmen akademi te shkencave (kerkimit shkencor) qe ishte ne Shqiperi tha qe do e shperbente (sdi cka ndodhur, po me duket nuk ekziston me)..

Shkenca kerkon shume pune, kerkime, mjete...dhe te tera keto duan shume leke (fonde), ne Shqiperi shteti nuk i ka kushtuar rendesi kesaj gjeje dhe domosdo nuk do kete zbulime..

Per here te pare dhe ndoshta per te vetmen here jam dakort me keet vendim te tij
Akademia e shkencave ishte kthyer ne akademi pijanecesh . Mbase dhe kombi yne ka shkenctare , ne jemi te perhapur ne te gjithe boten . Sistemi yne arsimor s'ka ndonje kohe te gjate ne formimin e tij. Ndoshta kjo ehste qresye qe ne s'mburremi me shkencen . Aresyeja tjeter eshte se nje vend qe akoma mendon si moto ditore te saj mbijetesen s'ka si ti shkoje en mendje te beje shpikje e te shpjere shkencen perpara .
Le ti shtrijme kembet sa kemi jorganin.
 
Një produkt kimik në SHBA merr emrin e kimistit korçar, Mirel Sharrëxhi. Kush është Sharrëxhi dhe si emigroi në tokën amerikane
Një produkt që zëvendëson qeset e plastmasit dhe një sërë nënproduktesh të naftës, si ndotësit më të mëdhenj të mjedisit, që së shpejti do të pushtojë tregjet, është “pagëzuar” me emrin e një kimisti shqiptar, i cili është edhe shpikësi i tij. Kompania “Metabolix” dhe gjiganti ADM shpallën disa ditë më parë, në një konferencë të përbashkët shtypi në Massachusest Institute of Technology (shkolla më e mirë në botë, që është cilësuar si djepi i teknologjisë botërore), që materialit plastik t’i vihet emri MirelTM. Ky produkt i ri, që mori emrin e kimistit korçar, Mirel Sharrëxhi, konsiderohet si një alternativë ndaj plastikave tradicionale të prodhuara nga nafta. Por “MirelTM” ka përparësinë që shpërbehet në dioksid karboni dhe ujë pa dëmtuar mjedisin. Kimisti korçar, Mirel Sharrëxhi, ka shkuar në SHBA në vitin 1997 dhe pas disa specializimeve të kryera, në vitin 2000 vendoset në Cambridge, Boston. Ai punësohet nga prof. Oliver Peoples dhe bëhet pjesëtar i ekipit të tij në kompaninë “Metabolix”. Qëllimi i kompanisë është të prodhojë në mënyrë industriale produktin e cilësuar si “çudibërësi”plastik, që nuk ndot ambientin dhe zëvendëson produktet plastike të prodhuara nga nafta.
Produkti “MirelTM”

Sasia e madhe e mbetjeve urbane, të krijuara nga ambalazhet plastike me prejardhje nga nafta në SHBA, por edhe në gjithë globin, konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj, pas automjeteve. Kjo pasi këto lëndë e ndotin mjedisin edhe kur dekompozohen. Për këtë qëllim, në SHBA, prej disa vitesh kishin filluar studimet për zëvendësimin e tyre me një lëndë që nuk lë pas ndotje. Dhe vetëm para disa ditësh, “Metabolix Inc. MBLX”, një kompani udhëheqëse në përdorimin e bioshkencës për të gjetur metodika të pastra dhe kohëgjata për plastikat, karburantet dhe kimikatet, bashkë me kompaninë “ADM”, edhe kjo një firmë e njohur në tregjet botërore, shpallën nxjerrjen e produktit të ri Mirel (TM) Plastik Natyral, ku natyrisht kontributin më të madh për këtë produkt e ka dhënë edhe kimisti shqiptar Mirel Sharrëxhi. Në komunikatën zyrtare të kompanisë thuhet se “MirelTM” mund të përdoret si një alternativë e plastikave të formuara nga nafta në shumë procese konvertuese, duke përfshirë format plastike me injeksion, letrën me shtresë të hollë plastike, shtresat e holla në formë filmi. “Metabolix” është duke punuar për 60 aplikime, duke përfshirë produkte të konsumuesve: qese, gota, paketime, produkte që përdoren vetëm një herë, produkte që përdoren në agrikulture etj.
Kush është Mirel Sharrëxhi

Shkencëtari nga Shqipëria ka lindur më 28 mars 1967 në qytetin e Korçës. Ka mbaruar shkollën e mesme për teknologji-kimike në qytetin e Elbasanit dhe më pas studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Kimi Industriale.

Gjatë viteve të tranzicionit ai nuk mundi ta ushtronte profesionin në Shqipëri, pasi dihet situata e industrisë kimike. Në vitin 1997 emigron në SHBA. Fillon punë si kimist analitik në kompaninë “Emerson and Cumming”. Në vitin 2000, profesor Oliver Peoples i ofron një punë të përkohshme në kompaninë e sapoformuar “Metabolix”, me qendër në Cambridge, Massachusets. Pas tre muajsh, duke parë përkushtimin e tij, ai i ofroi punë të përhershme si kimist analitik. Në vitin 2007 mbaron “Masterin” në degën e Kimisë në Universitetin e Massachusetsit dhe konsolidon pozitën si drejtues i grupit analitik në kompani. Ai, së bashku me stafin e kompanisë kryejnë shpikjen e produktit kimik, që merr emrin e kimistit shqiptar. Kjo do të ketë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit, pasi çdo vit i gjithë planeti ndotet nga miliarda tonelata lëndë plastike. Pastaj eshte dhe nje prej antareve te stafit qe shpiku viagren, Ferid Murati me duket se quhet dhe eshte me origjine nga kosova mund te kete dhe ndonje tjeter ,nuk e di.
 
Deshem apo jo duhet te pranojm se nuk kan ber asgje e kur dihet fakti se nuk kemi te zbuluar as me te thjeshten gje. E me sa kam dijeni nuk kemi as zbulues , apo ekip qe merret per hulumtim nen uje kur dihet se sa kemi det
pershendetje dhe diskutim te kendshem.

O shoku, ti duhet te mburresh edhe shume madje, sepse ilacin qe e ka shpik nje shqiptar nga Laçi nuk e ka shpik asnje ne bote, por te gjith e njohin edhe shum e perdorin. Behet fjale per Viagra-n .

Nuk te duket shpikje kjo? Krenohu tani :)
 
Po per kete duhet te nderohemi, cfare ka te bej me "dashurine".
 
pikerisht,pastaj po doli ndonje emer i njohur nga shqiperia,ne e themi gjith krenari :ai esht shqiptar!

po atehere e themi, se sa eshte brenda shqiperie, ja nxijme jeten, e sabotojme, e shkaterrojme, e leme pa buke pastaj kur vendos ai ose ajo te ikin dhe behen te famshem jashte ne saje te punes se tyre sigurisht, hopaaaaaa behen krenaria e kombit.
pikaaaa neve thuaj
 
Ej ne kemi arsye shum me te medha te mburremi si Shqiptar,sepse ne jemi gjithashka,
 
ndoshta sepse skemi ose sduam ti shohim...
 
nuk eshte se sduam ti shofim...eshte probl qe sdime ti vlerosjme...e as nuk kan fonde [resources] te mjaftueshme per te pasur zbulime
 
Titulli: Perse nuk mund te mburremi edhe ne me ndonje shkencetar

Kush do ishte gati te investonte dhe te mbeshteste nje shkenctar ne shqiperi..?? Ktu nuk mbeshteten gjerat me elementare le me shkenca..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top