Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Guest2

Antarë i Respektuar
Nga Blendi Fevziu –

Ishte befasuese, por jo e papritur. Grushti i shtetit ne Turqi, mori vemendjen e shqiptarve, me shume se cdo event tjeter nderkombetar. Me shume se sa zgjedhjet amerikane, me shume se sa dalja e Britanise se Madhe nga Bashkimi Europian madje edhe me shume se sa gjithe eventet politike ne vendet fqinje, nga te cilat, varet fati i shume emigranteve shqiptare. Kishte nje vemendje befasuese, tek te gjitha zonat ku banojne shqiptare, nga Kosova ne Maqedoni e nga Shqiperia ne Mal te Zi. Qe shqiptaret paten kete vemendje per Turqine m’u duk befasuese. Per shume vite zhvillimet atje kane qene periferike dhe asnjehere ne vemendje te Shqiperise. Edhe lajmet nga Turqia kane qene te rralla dhe fare te zbehta ne shtypin tone. Ndaj ky evidentim ne rrjetet sociale vetem sa rihapi nje pikepyetje te madhe qe lidhet me shkakun e saj. A ishte vemendja ndaj Erdoganit dhe statuset pro tij nje qendrim parimor i shqiptareve? Pra a ishin ato qendrim legjitim ndaj nje grushti shteti pucist qe tentonte te rrezonte nje qeveri te dale nga zgjedhjet e lira? Pra a ishte reflektim i nje leksioni demokracie? Veshtire te thuhet kjo. Sepse ndersa reagimi i pare kunder nje grushti shteti ishte legjitim dhe ne sinkron me gjithe boten demokratike, reagimet e mepasme, tregonin se me shume se sa demokracine, shumica e shqiptareve te shqetesuar ne rrjetet sociale per fatin e Erdoganit dhe problemet e tij te brendshme politike. Ata qe reaguan me te drejte kunder grushtit te shtetit, nuk shkruajtem me asgje per dhunen ndaj ushtareve, per vrasjet makabre qe tronditen rrjetet sociale, per shkarkimet masive qe jane karakteristike vetem te vendeve autoritariste apo diktatoriale. Akoma me tutje mbeta i befasuar nga adhurimi ndaj Liderit Turk, me postime plot pathos dhe me shikimin e tij si mbinjeri. Te adhurosh demokracine e kuptoj; te adhurosh qytetaret qe u shtrine nen tanke per te penguar nje grusht shteti edhe kete e besoj. Eshte e dinjitoze. Por te adhurosh nje person qe sillet ne menyre te tille nuk eshte aspak normale. Dje pashe nje grup studentesh ne Shkup qe grisnin diplomat e tyre sepse ato ishin leshuar nga Kolegjet e Gulenit. Qe nga Revolucioni Kulturor Kinez nuk kisha pare nje gje me absurde. Njeriu duhet te kete respekt per shkollen ku studion; ajo eshte pjese e rendesishme e jetes se tij; e thote gjithnje me mburrje ate dhe kujton me nderim profesoret e tij. Por te djegesh diplomen tende apo ta grisesh sepse paske studiuar ne nje shkolle e investuar nga nje njeri qe nuk e do Erdogan, kjo eshte vertet jashte cdo llogjike normale.
Nuk eshte cudi qe e gjithe kjo histeri me shume se sa me demokracine dhe parimet e saj, te kete te beje me besimin dhe identifikimin e shume myslimaneve me Turqine. Ne fakt, nese besimi eshte i njejte, Erdogani nuk eshte khalif. Ai nuk eshte skeptermbajtesi i myslimanizmit ne bote dhe as shpetimtari i saj. Eshte nje President i zgjedhur nga Turqit, per hir te se vertetes ne menyre legjitime, por i kritikuar mjaft dhe me te drejte per autoritarizmin e tij. Mund te jete besimtar, por asesi nuk mund te jete modeli i besimtareve shqiptare, kudo qofshin ata. Dhe aq me pak mund te jete model tolerance dhe mirekuptimi. Dy parime qe kane shoqeruar gjithnje islamizmin shqiptar. Ndaj u befasova duke pare dje kete entusiazem per nje politikan ne rrjetet sociale, entusiazem qe Shqiptaret bejne mire ta ruajne per te tjera evente dhe personazhe politike.
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Pse mo, nuk e moret vesh akoma pse ?
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

E lexova qepare kete. Per ate punen e diplomave ka te drejte! Budallallik me brire me thene te drejten!

Sa per te tjera, here tjeter!
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Dje pashe nje grup studentesh ne Shkup qe grisnin diplomat e tyre sepse ato ishin leshuar nga Kolegjet e Gulenit.

Hahahah pash zotin jemi te pa pare,idiotesira pa fund :p

Me duket se si kam mire punet me gjuhen as une,me duhet te keshillohem tek tema e Lover per dialektin Kosovar lol
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Se jane te papune.
Keni pare nej popull te zhytur ne pune e te merret me budalliqet e te tjereve?
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Po ja fus nje Erdoganqe: Ti Blendi je grek! Kadare eshte tradhetar! Akademiket tane jane Serb! Intelektualet jane injorant. Amerika eshte armiku jone. Gazetaret tane financohen nga shkijet. Krejt diplomat kemi mi shky sepse jane diploma puçiste!
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Se jane te papune.
Keni pare nej popull te zhytur ne pune e te merret me budalliqet e te tjereve?

Pse më herët kemi qenë ndryshe?
Qajmë njësoj hallin e të gjithëve,
se përndryshe do të ishim hipokrit.
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Po ja fus nje Erdoganqe: Ti Blendi je grek! Kadare eshte tradhetar! Akademiket tane jane Serb! Intelektualet jane injorant. Amerika eshte armiku jone. Gazetaret tane financohen nga shkijet. Krejt diplomat kemi mi shky sepse jane diploma puçiste!

Shkurt, cdo gje qe nuk e kshillon erdogani, eshte jasht logjike e antishqiptare.
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Familja e oficerit turk, apel dramatik popullit shqiptar
17. Korrik 2016 Arber Gashi

Familja e një oficeri turk me prejardhje nga Presheva, përmes djalit dhe vajzës të cilët jetojnë në Gjermani, në një apel dramatik, i bënë thirrje popullit shqiptar t’i hapë dyert e azilit për të gjithë ushtarakët e përndjekur nga diktatori Erdogan.

Rrugët e Ankarasë dhe Stambollit janë larë me gjak të pafajshëm të fëmijëve tanë, ushtarë besnik të Turqisë kemaliste. Dhuna e cila shpërtheu këto ditë në Turqi, ishte orkestrim i planifikuar i diktatorit Erdogan dhe selxhukëve të tij kundër vlerave të Turqisë moderne dhe Kushtetutës së Mustafa Kemal Ataturkut. Ne oficerët e ushtrisë, me prejardhje shqiptare, i kemi shërbyer me përkushtim shtetit dhe armatës turke, e cila në këto momente po hakmirret kundër nesh, për shkak të besnikërisë që kemi shfaqur ndaj themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk.

Kurse kta shqipet atje duan ta permbysin.... hajde merru vesh me ne shqipet !
 
Kemalist do thote nje me ide te Kemal Ataturkut. Ata-turku e dime qe ishte shqiptar, nga nena dhe babai. Gjeneralet me te larte te ushtrise turke ishin shqiptar, pra kemalist.
Te jeshe kemalist do thote te jeshe lajk, te jeshe lajk do thote te mos jeshe mysliman. Te mos jeshe mysliman do thote te jeshe kunder erdoganit.

qemal_zpszqdpv4yh.png
 
Attachments

  • qemal_zpszqdpv4yh.png
    qemal_zpszqdpv4yh.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Andaj ka p**** ne shishe ataturku dhe i erdhi fundi. Te gjithe keshtu perfundojne kur kapen me Islamin dhe mundohen ta ndalin.
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

po fiton islami mbytet Turqia ... hajt mo te fituar dalin ata qe perdorim fene per pushtet .
Po ai pupull ate koke meriton , kjo dihet ... Historite perseriten!
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Ehe... Ashtu eshte te keqen motra ashtu! Ja ne kosh do e hedhim ate fe! Nga Lindja ne perendim, nga jugu ne veri, anembane botes, cdo dite e hedhin ne kosh: Ne koshin e quajtur: Zemer!

Miremengjes :)
 
Attachments

  • qemal_zpszqdpv4yh.png
    qemal_zpszqdpv4yh.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • qemal_zpszqdpv4yh.png
    qemal_zpszqdpv4yh.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Ne vend qe tbejm aleat gjermanet apo amerikanet per tperparuar.
Bejm turqit per tu fundosur.E Me pas qahemi se kemi shum probleme :( :(
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Kur Hajduti ju shkruante ne forum qe ekziston nje minoritet turk ne Shqiperi dhe levizjet politike te AK dhe PDIU jane levizje te sponsorizuara nga Ankaraja, shume reaguan se "Hajduti nuk di cfare flet, e ka oren tek PDja". E keqja eshte qe e verteta i ka miqte e rralle dhe te gjithe i tremben se vertetes, edhe kur ajo del para syve.

Ata qe dalin pro Erdoganit jane dy kategori njerezish ne Shqiperi:

1. Minoriteti turk, i perbere nga kolone turq me prejardhje osmane qe kane mbetur ne Shqiperi pas pushtimit osman.

2. Minoriteti i asimiluar shqiptar me kulturen osmane. Keta jane njerez qe jane shqiptare autoktone por qe kane zgjedhur identitetin osman, jo ate shqiptar, si identitet te tyre.

Nuk mund ti quash budallenj keta kategori njerezish qe dalin pro Erdoganit. Me keto protesta pro Erdoganit ne Kosove apo ndonjeri ne Shqiperi, ata deshmojne identitetin e tyre si njerez, per syte e publikut shqiptar dhe nderkombetar. Ne syte e mi, budallenj jane ata shqiptare naive qe akoma nuk e shikojne realitetin ne sy per ate qe eshte.

Misioni i ketij kontigjenti shqiptaresh nuk eshte mbrojtja e Erdoganit, por mbrojtja e interesave turke ne Shqiperi dhe Kosove demtimi i interesave shqiptare. Dhe qe te kuptoni se si i demtojne interesat shqiptare duhet te kuptoni se ku jane divergjencat mes interesave shqiptare dhe atyre turke. Objektivi numer nje i interesave turke ne Shqiperi eshte ndalja me cdo kusht e integrimit te shqiptareve ne BE. Objektivi numer dy eshte ndalja me cdo kusht e perhapjes se identitetit shqiptar nga shteti am ne dy shtetet e tjera ku jetojne shqiptare, Kosove e Maqedoni, qe sot jane te pavarur e te lire. Turqia do ti mbaje peng shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise e te mos i lejoje ata qe t'i biresoje shteti am, Shqiperia.

hajduti
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Une mendoj se nuk eshte dashuri,thjeshte rrjetet sociale jane aq te perhapura dhe nuk kane pengesa apo ngurim per ta shperndare budallekun e tyre.
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Ja ti them dhe une nja 2 arsye si analiste e "thekur" qe jam :p

1- Nje grup i lidh besimi. Erdogan eshte i vetmi lider qe eshte musliman dhe s'ka frike ta mohoje, perkundrazi i liroi vendit te tij rili fetare. Liri qe i ishte ndaluar para ardhjes se tij. Pra e shohin si prijesi qe mund te heqe perfundimisht pbarrikadat e fese islame qe kane qene te pranishme perher.

2- Nje grup i mahnitur nga aftesite e tij politike per ta kthyer Turqine nga nje vend e mbytur ne borxhe ne nje shtet me te fuqishem. Qofshin fetar apo jo fetar. E shohin si lider te drejte dhe te ndershem, punetor qe mbron vendin dhe nuk i shkon pas fijeje askujt.

3- Nje grup i cili perballe grekut apo serbit preferon turkun.

Une si Soul a kam simpati? Edhe kam edhe nuk kam. Kam kur shoh historine e Turqise. Kam kur shoh sesi ne njekohe te shkurter ktheu Turqine ne superfuqi politiko ekonomike. Dhe them a sa inat. Ne nje Shqiperi kaq e vogel nuk behemi as sa gjysma e tyre. Kam kur shoh se populli e do. Kjo me ben te mendoj se ai nuk eshte ashtu sic e paraqisin armiqte. Ndryshe nuk do fitonte radhazi. Ndryshe nuk do i pergjigjej ppulli direkte fteses per te mrbojt vendin. Pra ai burre ka peshe, dhe fjala e tij nuk eshte shaka. Kam sh miq ne Turqi shqiptar dhe thone se te jetosh atje do e kuptosh se c'e mire eshte dh cfare i ka sjelle Turqise. Nga ana tjeter ne rruget e stambollit une jam ndier si ne shqiperi. Kur te pyesnin nga je? i thoje shqiperi, tregonin nje dashamiresi te madhe.

Nuk kam kur shoh qe denon ke eshte kundra tij. Nuk kam pasi ne pergjithsi nuk kam simpati shume per turqit. Sme ka pelqyr metoda e tyre qe ne kolegj. Ata kane nje metode: o me mua o kunder meje. PO te shikosh medresete qe i ka GYleni. Kane heq krejt mesuesit qe ishin. Hoqen drejtoret i vune turq. ne KMSH vendosin vetem ata qe studiojne ne Turqi. Po u ankove per sistemin ata te heqin direkte. Pra si Turq dhe metoda qe aplikojne e urrej.

Une nuk kam rrenje turke. Jam Shqiptare denbabaden. Paraardhesit e mi luftuan kundra cdo pushtuesi, ama sot ne kohe te globalizimit e shoh mendjengushtesi te kemi armiq dhe tmos i duam te miren, italise, gjermanise apo turqise pse para shume vitesh na pushtuan. Bijte e ketyre shteteve sot dhe ne s'kemi pse te pagujme per te shkuaren,ashtu si cdo shtet tjeter e ka hedhur pas. Per nje gabim qe se kemi bere ne por paraardhsit.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Komplimenti hajdut, e mendoj mjesoj edhe une.
ps. Soul, te lexova vetem n. 1 po kursej kohe me mire.!
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Dashuria apo simpatizimi ndaj një individi
kurr nuk mund të vjen mbi dashurinë
për humanizëm e ndihmë mprle një populli...
Unë për vete po them, pamarrëparasysh qëndrimet e mia
për Erdoganin, unë shpreha falemnderimin Zotit që nuk ndodhi
më e keqja për hir të popullit e viktimave të mundshme të pafajshme
që zakonisht ndodhin në këso raste, e ajo s'ka aspak të bëjë
me simpatinë apo antipatinë ndaj Erdoganit.
Pra, nuk e vlen barra qiranë. Kjo është një matematikë
e thjeshtë.
Po edhe krejt bota të ngriteeshin në këmbë kundër Erdoganit,
prap do të duhej zgjidhje politike e diplomatikem, sepse jemi
ngopur me luftëra e kufoma çdo ditë duke parë, e mos vet
për ata që kanë kanë perjetuarë këto situata.

Po edhe një shqipja s'e dijnë: se 1/3 e Turqisë është gjak shqiptari,
e tani shaj sa të duash. Pak ma thjesh: shifra e shqipetarëve në Turqi
mund të jetë deri në 20 milion.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Ju zgjate dashuria te gjithe atyre qe e duan. Arsyeja per mua eshte vetem fetare dhe nuk ka asnje lidhje tjeter.
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Perse e respektojme Erdoganin eshte e kuptueshme . Problemi eshte ne ate se , perse e urrejne shwiptaret e zi , Erdoganin ? Urrejtje e tille nuk ekziston per Merkelin dhe Berluskonin apo Vucicin nga shqiptaret !
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Vetë po e dëshmon bazën e urrejtjes. S'ka nevojë për skjarime.

Ti nuk ke asnje lidhje me realitetin. Ate qe thashe une me poshte sapo e tha dhe Gezim Kelmendi i cili dhe me shume se ti e don Erdoganin. Munde ta lexosh!
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Ti nuk ke asnje lidhje me realitetin. Ate qe thashe une me poshte sapo e tha dhe Gezim Kelmendi i cili dhe me shume se ti e don Erdoganin. Munde ta lexosh!

Po de, shko edhe ti mesoje shqipen që të më kuptosh. :drumepre:
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Po de, shko edhe ti mesoje shqipen që të më kuptosh. :drumepre:

Per cilen shqipe e ke fjalen?
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Do të na zbulosh dhe ndonjë shqipe të re, ti që i ke mendtë!
Ose ke pire shumë e nuk din çfarë flet.

Jemi ne temen e Erdoganit nese nuk je dehur nga dashuria Erdoganqe. Sa per shqipen nuk je me lart jo.
 
Titulli: Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Jemi ne temen e Erdoganit nese nuk je dehur nga dashuria Erdoganqe. Sa per shqipen nuk je me lart jo.

E po mbase po e ditke, e s'qenke dehur, për fat të mirë, atëherë merre edhe lexoje
po qe nevoja edhe 100000 herë, e ndoshta e kupton, para se të ofendosh
dikend.
Me t'mira.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top