braziljania
Anëtar i Nderuar
Autori i Lajmit: Klodiana Bufi
Përmeti përmendet për herë të parë në kronikat e shek. 15. Ai është një vendbanim i lashtë i historisë, por i pazbuluar mirë. Ai u rrit si një qendër e vogël administrative e tregtare e osmanëve dhe ishte qytet përkrahës i lëvizjeve nacionaliste shqiptare qysh herët, në shek e 19. Ai ishte qendër rezistence e sulmeve greke në fund të shek 19. Shoqata nacionaliste "Bashkimi" u formua në Përmet në 1909. Në 24 maj 1944 Kongresi Antifashist Nacional çlirimtar u mbajt në këtë qytet, gjithmonë i njohur në Shqipëri si Kongresi i Përmetit, i cili shtroi themelet për komunistët që morën pushtetin në fund të atij viti.
I vendosur rrëzë malit të Dhembelit dhe në një pellg malor të pyllëzuar, me dimër të ftohtë dhe reshje të shumta përgjatë pranveres, Përmeti përbën një nga zonat më të përshtatshme të kultivimit të hardhisë. Por nëse vite më parë ky rreth përmendej në Shqipëri për rakinë dhe verën e tij mjaft të dëgjuar, sot një udhëtar i rastit që mund të provojë një gotë verë në ndonjë pijetore të Përmetit, vështirë se do të gjejë kënaqësinë e kërkuar që dikur ta jepte lëngu i Merlotit. Të njëjtat lloje pijesh, toka e njëjtë, klima po ashtu, por çfarë ka ndryshuar atëherë që ky kalimtar nuk e përfundon gotën e tij të verës? Punishtja më e madhe e verës në këtë rreth, ajo e Këlcyrës, njeh një prodhimtari të madhe dhe cilësore të verës e rakisë, sigurisht jo të përmasave të dikurshme. Sipas specialistëve të vreshtarisë, në rrethin e Përmetit mund të kultivohen gati të gjitha varietetet e rrushit si Muskati, Riesling, Merlot e deri te kultivime të tjerë si Afuzali, Sulltanina (rrush pa farë shumë i preferuar nga konsumatorët) etj. Por, pa dyshim, më i përshtatshëm për klimën e Permetit është varieteti Merlot.
Këlcyra
Këlcyra ishte një fshat ilir në shek. e 4 p. K, pjesë e fiseve që ishin përreth kodrave të Trebeshinës. Në kohët romake gryka ishte rrugë transporti dhe një vendbanim i vogël u rrit. Në 1272-shin përmendej në kronikat mesjetare me emrin Klausura. Erdhi nën sundimin arbëresh në 1335. Mbas 1431-shit mori pjesë në luftën e Skënderbeut kundër Turqisë. Këlcyra ishte vendi i heroit shqiptar në Luftën Civili Spanjolle, Musa Fratari, i cili luftoi dallueshëm në Betejën e Ebros. U vra nga fashistët në 1938. Qyteti gjithmonë është varur nga cilësia e lartë e frutave dhe rrushit me prosperitetin e tij ekonomik dhe qendër për raki.
Qyteti i trëndafilave
Përveç kulturës së hershme në kultivimin e rrushit dhe prodhimit të verës, një tjetër traditë përmetare është edhe mbjedhja e luleve. Në çdo shtëpi përmetare ka gjithmonë lule të freskëta dhe kryesisht trëndafila shumëngjyrësh. Kjo traditë e rritjes së luleve shtëpiake daton herët në këtë qytet, që me ndërtimin e tij shekuj më parë. Atëherë lule të ndryshme mbulonin muret rrethuese të shtëpive, ndërsa kopshtet e vegjël zbukuronin pamjen me freskinë e luleve të ndryshme. Një tjetër karakteristikë e këtij qyteti është edhe kuzhina e tij. Një kuzhinë tradicionale, e shijshme dhe me një emër të mirë, ka kohë që qëndron në kulturën këtij vendi. Megjtihatë, është e kotë të flitet për të, pasi ai që e ka provuar e di çdo të thotë kuzhinë tradicionale përmetare.
VERA
Merloti i famshëm i Përmetit
Vetitë e këtij varieteti si përmbajtja e lartë e alkoolit etilik, vjetërimi i shpejtë, përqindja e lartë e sheqerit dhe përmbajtja e lartë e lëndëve ngjyruese, e bëjnë verën e prodhuar të Merlotit nga më të degustuarat e më të preferuarat në të gjithë vendin dhe konkurruese dinjitoze me verërat e importit. Për herë të parë në Shqipëri ky varietet rrushi ka hyrë në vitin 1959 dhe që prej atij viti ai ka gjetur një përhapje të gjerë në rrethin e Përmetit, i cili zë edhe vendin e parë në Shqipëri për kultivimin e Merlotit.
PERSONALITETET
Vëllezërit Frashëri
Naimi
Figura qendrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori te hoxha e fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Naim Frashëri vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres. Naimi krijoi traditën e letërsisë patriotike, qytetare. Ai solli në letërsi botën shqiptare, aspiratat jetike të popullit. Dashuria për atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojnë thelbin romantik të veprës së tij.
Samiu
Rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Në literaturën e huaj është njohur me emrin Shemsedin Sami. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "Zosimea". Më 1872 u vendos në Stamboll, ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të "Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.
Abdyli
Ka qenë patriot e demokrat i shquar dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lindi në Frashër (Përmet) më 1839 në familjen e një spahiu të vogël të deklasuar. Pjesën e parë të jetës e kaloi në fshatin e lindjes. Në moshën 18-vjeçare u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh më 1877-n. Në fund të këtij viti (1877), kur ishte deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman, Abdyl Frashëri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare që u formua në Stamboll. Dha një ndihmesë të rëndësishme në përpunimin e platformës politike të Lëvizjes Kombëtare, sidomos pas nënshkrimit të Traktatit të Shën Stefanit. Ai mori pjesë aktive në përpjekjet për themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe u shqua si udhëheqës, organizator e diplomat i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës. Në Kuvendin themelues të Lidhjes së Prizrenit u zgjodh kryetar i komisionit të punëve të jashtme të saj.
Marrë nga G.Integrimi