Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare



Ibën Rrushd el Kurtubi ka thënë: "Kurvëria është kryerja e marrëdhënieve seksuale, pa praninë e një akti martesor të saktë, madje pa praninë e një akti martesor qoftë ai edhe i dyshimtë, me një femër e cila nuk është nën posedimin e mashkullit (nuk është as bashkëshorte dhe as robëresh e tij). Për këtë kanë rënë dakord në përgjithësi të gjithë dijetarët islamë."[4]

Imam en Neueui (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Vërtetësia legjislative (fetare) e cila e bën të detyrueshëm ndëshkimin (për kurvërinë), është futja e majës së organit seksual mashkullor, apo e përmasës së saj, në organin seksual femëror…”[5]

Uthman el Hanbeli ka thënë: "Kurvëria është kryerja e marrëdhënieve seksuale të jashtëligjshme në vaginë apo anus.”[6]

Esh Sheukeni (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Zinaja është kryerja e marrëdhënieve seksuale që kryen mashkulli në organin seksual të femrës, pa praninë e një akti martesor qoftë ai edhe i dyshimtë.” Po ashtu kanë thënë: “Kurvëria është penetrimi i organit seksual mashkullor në një tjetër organ seksual, sigurisht të ndaluar nga feja."[7]

Khalili në "Muhtesarin" e tij ka thënë: "Zinaja është kryerja e marrëdhënieve seksuale nga ana e muslimanit i cili i plotëson kushtet për përmbushjen e obligimeve fetare (ka hyrë në moshën e pjekurisë dhe është i rregullt psiqikisht), në organin e një njeriu tjetër që nuk është nën posedimin e tij, me vetëdije dhe qëllimisht."[8]

Përveç përkufizimeve të mësipërme ka edhe të tjerë, e Allahu e di më së miri.

Përkufizimi më i saktë për "zinanë" është: "Kryerja e marrëdhënieve seksuale në vaginë, me femrën e cila nuk është nën posedimin e mashkullit, duke mos patur në të paqartësira që të lënë të dyshosh."[9]

Bekër ibën Abdullah Ebu Zejd e ka pëlqyer këtë përkufizim, si dhe ka theksuar se penetrimi (futja) i organit seksual mashkullor në anus nuk konsiderohet "zina" (kurvëri) dhe se gjykimi për të është i ndryshëm nga ai i kurvërisë, por gjithsesi gjykimi për këtë të dytën është vrasja.

Esh Sheukeni e ka përkrahur këtë fjalë kur ka thënë: "Nëse arrihet të argumentohet se kryerja e marrëdhënieve në anus konsiderohet "zina" atëherë është i obligueshëm ndëshkimi, duke u argumentuar për këtë në fjalën e Allahut të Lartësuar:





"Laviren dhe lavirin i rrihni secilin prej tyre me nga njëqind të rëna (me kamzhik)…" [En Nurë: 2]

Mirëpo nëse nuk arrihet të vërtetohet nga ana gjuhësore dhe legjislative se kjo vepër quhet "zina", atëherë nuk është i obligueshëm ndëshkimi (i posaçëm për kurvërinë) për atë që vepron këtë punë dhe as për atë i cili akuzon pa patur prova dikë se e ka vepruar këtë punë (pra nuk dënohet ashtu siç dënohet ai që ka shpifur për kurvërinë sh.p.). Të argumentuarit me hadithin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili urdhëron që të vritet bërësi dhe atij që i bëhet[10] nuk është me vend këtu. Kjo, sepse i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bëri të detyrueshme vrasjen e atij i cili e kryen këtë krim, duke mos bërë dallim mes atij i cili ka qenë i martuar dhe beqarit. Ndërsa në rastin e kurvërisë dënimi për atë i cili është i pa martuar (i virgjër) është goditja njëqind herë me kamzhik, kurse dënimi për të martuarin është gurëzimi (vrasja). Për sa i përket argumentimit të autorit[11] se kryerja e marrëdhënieve seksuale në anus është krim më i madh se kurvëria, kjo nuk vlen për këtë çështje, sepse ndëshkimet (el hudud) nuk përpilohen me krahasime.[12]
 
Pe: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Tani, si do ta zgjidhim ket punen e Zinase?

Duke u mbeshtetur ne botekuptimin moral edhe mund te jem dakort me te gjitha ndoshta edhe me denimin e vajzes se virgjer qe merr kamzhikun, perseri ne mendesine time eshte dicka makabre por e zeme se po e pranojme, por ama, eshte totalisht e papranueshme qe nje femer te lapidohet (vrasje me gure ) vetem per faktin se ka tradhetuar.

Pastaj pse Kurani nuk merr pozicion per mardheniet sexuale te klasifikuara si te ndyshme p.sh. anus?

E dua nje pergjigje ?
 
Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Keto jane mendime apo veprime,shkrime fetare. Normalisht njerzit besonin apo besojne ne keto gjera dhe gjithsecili mendon ne menyre subjektive. Ju mendoni vetem kete gje qe ne kohen e munnizmit prostitucioni dhe Rrugaçet gati nuk ekzistonin dhe nese dikush ishte e atille gjykohej jashtzakonisht shume sepse i atille ishte sistemi dhe i atill ishte shoqeria. nderkoh qe sot ka me shumice si prostituta si Rrugaçë dhe as do tia dije njeri per to se njerzit sot skane kohe te gjykojne. gjithsecili ben ate qe do me jeten e vet. sigurisht q e njerzit ndryshojne, shoqeria ndryshon , si pasoje mentaliteti ndryshon . Dhe koncepti pe r prostituten apo kurven [pa pagese] nuk eshte i njejte me atehere. jetojme ne nje shoqeri me te hapur , aspak konservatore dhe si pasoje shume liberale ku praktikohet seksi normal dhe llojet e sekseve te ndryshme , me partnereet qe i rrethojne, me Rrugaçet apo prostitutat .....dhe asgje nga keto tashme nuk eshte me 'e ndaluyar\ apo 'tabu\ apo 'e gjykuar\
 
Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Urtësia legjislative në lidhje me moslejueshmërinë

e imoralitetit (kurvërisë)



Bekër ibën Abdullah Ebu Zejd (Allahu e ruajt!) ka thënë:

"Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) e ka shqyrtuar gjerësisht këtë temë. Ai është përpjekur të vëri në dukje qëllimin dhe urtësinë e legjislaturës islame në lidhje me ndalimin e imoralitetit, duke e pasuar argumentimin e tij me sqarimin e disa prej dëmeve më kryesore të këtij krimi. Ai po ashtu ka treguar dukuritë negative të imoralitetit, si dhe pasojat e dëmshme të cilat ia shkatërrojnë mirëqenien njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër. Të gjitha këto, Ibnul Kajim i ka përmendur në vende të ndryshme në librat e tij, prandaj e pashë të dobishme t’i grumbulloj dhe t’i rëndis ato në formë të rregullt, njëra pas tjetrës ashtu siç vijon:



1. Imoraliteti e shkatërron mirëqënien e mbarë njerëzimit dhe bëhet shkak për humbjen e përkatësive farefisnore



Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Dëmet si pasojë e imoralitetit janë shkatërruese të mirëqënies se mbarë njerëzimit. Femra nëse bën imoralitet, e mbulon me turp familjen, bashkëshortin dhe të gjithë të afërmit e saj, si dhe bëhet shkak që ata ta humbasin krenarinë në mesin e njerëzve. Nëse ajo ngel shtatzënë si pasojë e imoralitetit, po ta vrasë fëmijën e saj, ajo ka bashkuar midis dy krimeve të shëmtuara, kurvërisë dhe vrasjes. Nëse e mbart atë tek bashkëshorti i saj, ka futur në familjen e tij një të huaj, i cili nuk është prej tyre. I trashëgon ata duke mos qenë prej tyre, merr përkatësinë e tyre duke mos qenë gjaku i tyre, si dhe shumë e shumë dëme të tjera si pasojë e imoralitetit. Ndërsa, për sa i përket kurvërisë së burrit, ajo gjithashtu bëhet shkak për humbjen e përkatësisë familjare. Pas kësaj qëndron shkatërrimi i gruas dhe nderit te saj, si dhe vënia në rrezik e rolit të saj, duke e bërë atë burim të shthurjes dhe shkatërrimit. E s'ka dyshim se ky krim bëhet shkak për rrënimin e jetës së kësaj bote dhe botes tjetër (ahiretit). Janë të shumta gjynahet të cilat ndërmerren për shkak të imoralitetit. Sa e sa të drejta hidhen poshtë për shkak të tij?! Sa e sa padrejtësi ndodhin si pasojë e imoralitetit?!"

Po ashtu ka thënë: "E përderisa dëmet si pasojë e kurvërisë ishin prej dëmeve më të mëdha, ku ajo bëhej shkak për humbjen e përkatësive farefisnore, mosruajtjes së nderit dhe mosruajtjes së ndalesave të Allahut; bëhej shkak për futjen e urrejtjes dhe armiqësisë ndërmjet njerëzve, duke bërë që çdokush të cënoj nderin e gruas, vajzës, motrës apo nënës së tjetrit. E s'ka dyshim se këto që përmendëm janë prej shkaqeve kryesore të përhapjes së shkatërrimit në tokë. Pikërisht për të gjitha këto arsye, kurvëria u rendit menjëherë pas krimit të vrasjes për nga madhësia, kështu e ka renditur atë Allahu i Lartësuar në Librin e Tij dhe i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sunetin e tij. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Nuk di që pas vrasjes të ketë krim më të madh se kurvëria. Allahu e ka përforcuar moslejueshmërinë e saj me Fjalët e Tij:





"Edhe ata që përveç Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar..." [El Furkan: 68-69]

Allahu i Madhëruar në këtë ajet e ka shoqëruar kurvërinë me shirkun (të shoqëruarit shok Zotit) dhe vrasjen e njeriut padrejtësisht dhe si ndëshkim për këto në botën tjetër, përcaktoi dënim të dyfishtë e të përjetshëm, përveç se nëse njeriu e heq këtë barrë nga vetja e tij duke u penduar tek Allahu i Madhëruar, duke e përforcuar besimin dhe duke vepruar punë të mira. Allahu i Madhëruar thotë:





"Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe rrugë shumë e keqe." [El Israë: 32]

Allahu i Madhëruar në këtë ajet e ka cilësuar kurvërinë si "vepër e shëmtuar", madje të qenët e saj një vepër shumë e keqe është një realitet i ngulitur në mendje, jo vetëm tek njerëzit por edhe tek shumë prej kafshëve. Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) në "Sahihun" e tij ka përmendur një transmetim nga Amër ibën Mejmun el Eudi se ka thënë: "Kam parë në kohën e injorancës dy majmunë të cilët bënë kurvëri. Majmunët u mblodhën rreth atyre dyve dhe nisën t’i gjuajnë ata me gurë derisa ngordhën."[1]

Allahu i Madhëruar e ka bërë të qartë se cili është përfundimi i kësaj vepre duke e quajtur atë "rrugë shumë e keqe", kjo sepse kurvëria është rruga e skamjes, rrënimit dhe poshtërimit në këtë botë, si dhe ajo është rruga e vuajtjes, ndëshkimit dhe dëshpërimit në botën tjetër."



2. Kurvëria i përmbledh të gjitha nyjet e së keqes



Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Kurvëria i përmbledh të gjitha nyjet e së këqes. Ajo bëhet shkak për dobësimin e besimit, largimin e turpit, mungesën e personalitetit dhe humbjen e xhelozisë. Nuk ndodh që një imoral të jetë i turpshëm, përmbushës i amanetit, i besueshën në fjalë, besnik ndaj shokut, si dhe të ndjejë xhelozi të plotë ndaj familjes se vet. Tradhtia, mashtrimi dhe gënjeshtra janë natyrë e tij. Paturpësia, mungesa e xhelozisë dhe moskujdesi për ruajtjen e ndalesave të Allahut; të gjitha këto janë simptoma të imoralitetit."



3. Kurvëria i hap njeriut dyert e gjynaheve



Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në sqarim të kësaj ka thënë: ".. prej këtyre është se kurvëria e shtyn njeriun në prishjen e lidhjeve me të afërmit e tij, në mosrespektimin e prindërve, në kërkimin e pasurisë në rrugë të ndaluara dhe në bërjen padrejtësi ndaj të tjerëve. Kurvëria bëhet shkak për humbjen e bashkëshortes dhe fëmijëve, madje jo rrallë herë ajo e çon njeriun drejt dhunës dhe gjakderdhjes. Ka edhe prej atyre të cilët për të arritur te kurvëria, kërkojnë ndihmën e fallxhorëve dhe magjistarëve, e ky veprim, në shumicën e rasteve i shtyn ata drejt shirkut, qoftë kjo me apo pa dijen e tyre. Pra ky gjynah, nuk përmbushet ndryshe, veçse duke u shoqëruar me një varg gjynahesh para dhe pas tij; gjynahe këto të cilat lindin të tjera lloje gjynahesh. Kurvëria është gjëja më tërheqëse e të keqes së kësaj bote dhe botës tjetër. Ajo në të njëjtën kohë është gjëja më penguese e të mirës së kësaj bote dhe botës tjetër. Nëse njeriu bie pre’ e kurvërisë dhe ajo zë vend në zemër, si dhe shndërrohet në ves të tij; atëherë kurimi i saj bëhet tepër i vështire. Robi i saj është vështirë të lirohet, ndërsa viktima e saj nuk mund të kurohet. Allahu i Madhëruar i ka dhënë këtij krimi kompetencën e prishjes së mirësive. Nëse njeriu ka rënë pre’ e kurvërisë, atëherë le t'u thotë lamtumirë mirësive të Allahut, kjo sepse ato do të jenë të dobëta; e shpejt do të jetë shvendosja e tyre, e afërt do të jetë zhdukja e tyre. Allahu i Madhëruar në Librin e Tij ka thënë:





"Këtë (masë ndëshkuese) e bëri, sepse Allahu nuk e ndryshon një begati, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa ata ta ndryshojnë gjendjen e tyre." [El Enfal: 53]

Gjithashtu i Lartësuari ka thënë:





"E nëse Allahu vendos ta ndëshkojë një popull, Atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër përveç Tij." [Er Rra'd : 11]



4. Kurvëria shkakton sëmundje psikike dhe e sëmurë zemrën



Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në sqarim të kësaj ka thënë: "Prej veçorive të imoralitetit, është gjithashtu edhe fakti se ai e hallakat zemrën dhe e sëmurë, në qoftë se nuk e vret atë. Ai fut mërzitje, dëshpërim dhe frikë në zemër. E largon njeriun nga Allahu i Madhëruar dhe e afron atë tek shejtani i mallkuar."

Po ashtu ka thënë: "Prej pasojave të imoralitetit, është se ai e errëson zemrën dhe e shuan dritën e saj." Ndërsa në një tjetër vend ka thënë: "Pasojë e kurvërisë është edhe trishtimi të cilin Allahu i Lartësuar e vendos në zemrën e lavirit, trishtim ky, shenjat e të cilit vërehen në fytyrën e tij. Në krah të kundërt, i moralshmi, në fytyrën e tij ka dritë dhe ëmbëlsi, në zemrën e tij ka rehati dhe qetësi. Nëse dikush ulet apo bisedon me të, shumë shpejt miqësohet dhe ndjen simpati ndaj tij. Ndërsa laviri, në fytyrën e tij vërehet trishtimi. Nëse dikush ulet apo bisedon me të, zmbrapset dhe ndjen neveritje ndaj tij.

Po ashtu ka thënë: "Prej pasojave të imoralitetit është edhe ankthi dhe gjendja e keqe shpirtërore, kjo sepse laviri shpërblehet me të kundërtën e asaj që dëshironte. Ai i cili e kërkon kënaqësinë në ato gjëra që Allahu i Madhëruar i ka bërë të ndaluara, Allahu e ndëshkon atë me të kundërtën e asaj që kishte për qëllim. Kënaqësia e Allahut nuk arrihet ndryshe, veçse duke ju bindur Atij. Allahu i Madhëruar, gjynahet kurrësesi nuk i ka bërë shkaqe për arritjen e ndonjë të mire. E sikur ta dinte imorali se çfarë fshihet pas ndershmërisë, prej kënaqësisë, lumturisë, rehatisë shpirtërore dhe jetesës së mirë, do ta kuptonte se kënaqësia të cilën e ka humbur, është shumë herë më e madhe se ajo me të cilën e shkëmbeu atë.



5. Kurvëria shkakton skamje dhe varfëri



Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në sqarim të kësaj ka thënë: "Prej veçorive të imoralitetit, është edhe fakti se ai shkakton skamje dhe varfëri. Në trashëgiminë fetare përmendet se Allahu i Madhëruar ka thënë: "Vërtet, Allahu i shkatërron zullumqarët dhe i varfëron imoralët."





6. Kurvëria shkakton largimin e njerëzve, dhe bën që ata (që bëjnë zina) të shihen me neveritje nga të tjerët



Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në sqarim të kësaj ka thënë: "Kurvëria bëhet shkak që personi të humbasë nderin dhe respektin në mesin e njerëzve. Ajo e ul pozitën e njeriut tek Allahu i Madhëruar dhe e ul vlerën e tij në sy të njerëzve… Si pasojë e kurvërisë është edhe humbja e autoritetit. Laviri nuk gëzon autoritet në zemrat e familjarëve të vet, të afërmve dhe njerëzve në përgjithësi. Ai është gjëja më e neveritshme në sytë e tyre. Në të kundërt, i moralshmi gëzon autoritet dhe posedon pozitë të lartë në mesin e njerëzve…

Pasojë e kurvërisë është edhe fakti se njerëzit e shohin lavirin me syrin e mosbesimit dhe tradhtisë. Atij askush nuk i zë besë për familjen dhe fëmijën e tij.



7. Kurvëria lë gjurmët e prishjes në fytyrën e vepruesit të saj



Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me këtë ka thënë: "Prej shenjave të imoralitetit është nxirja e fytyrës dhe errësira e saj. Në fytyrën e lavirit mbizotëron brenga dhe trishtimi, gjë kjo e cila vërehet nga njerëzit... Në krah të kundërt, i moralshmi, në fytyrën e tij ka dritë dhe ëmbëlsi, në zemrën e tij ka rehati dhe qetësi. Nëse dikush ulet apo bisedon me të, shumë shpejt miqësohet dhe ndjen simpati ndaj tij. Ndërsa laviri, në fytyren e tij vëreht trishtimi. Nëse dikush ulet apo bisedon me të, zmbrapset dhe ndjen neveritje ndaj tij.



8. Kurvëria shkakton erë të rëndë dhe të neveritshme



Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Gjithashtu pasojë e kurvërisë është edhe era e keqe që del nga goja dhe trupi i lavirit. Këtë erë e dallon çdo njeri me zemër të shëndoshë. Sikur të mos ishte pjesmarrja e njerëzve në këtë erë, do te përhapej dhe do të lëshonte britmë, duke treguar mbartësin e saj.



9. Kurvëria bëhet shkak që njeriu të meritojë ndëshkimin në barzakh dhe në ditën e Kijametit.



Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në sqarim të kësaj ka thënë: "Rruga e kurvërisë është rruga më e keqe, dhe vendqëndrimi i lavirëve në ferr (xhehenem) është vendqëndrimi më i keq. Vendi i shpirtrave të tyre në barzakh është furra e ndezur fortë (tennuri). Poshtë tyre ata i godet flaka e zjarrit. Sa herë i kap flaka ata rënkojnë dhe përpiqen të largohen për t'u shpëtuar flakëve, e pastaj sërish kthehen në vendin e tyre. Ata vazhdojne të jenë në këtë gjendje deri në ditën e Kijametit, ashtu siç i ka parë në ëndërr i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), e s'ka dyshim se ëndërrat e profetëve janë pjesë e shpalljes."

Këto janë çfarë vuri në dukje Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) prej urtësive të rralla dhe fshehtësive të imta legjislative, në sqarim të urtësisë së moslejueshmërisë së imoralitetit. Siç vërejtëm më sipër, të argumentuarit e tij ai e bazoi duke sqaruar dhe vënë në dukje dëmet dhe rreziqet e imoralitetit (kurvërisë), si dhe shkaqet negative të tij, të cilat janë shkatërruese të mirëqenies së mbarë njerëzimit, si në rang shoqëror ashtu edhe në atë individual. Në dorëshkrimet e Ibnul Kajim-it, lexuesit i bëhet e qartë urtësia legjislative e moslejueshmërisë së imoralitetit nga ana fetare. Autori (Allahu e mëshiroftë!) e shpalos temën në mënyre të atille argumentuese, saqë rrallë e gjen atë të shpalosur nga të tjerë dijetarë të cilët e kanë prekur këtë temë. S'ka dyshim se kjo argumenton edhe një herë aftësitë e gjera dhe gjithëpërfshirëse të këtij dijetari, si dhe mendjemprehtësinë dhe përpjekjet e tij për tu zhytur thellë në urtësitë legjislative të kësaj feje madhështore.
 
Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Keto jane mendime apo veprime,shkrime fetare. Normalisht njerzit besonin apo besojne ne keto gjera dhe gjithsecili mendon ne menyre subjektive. Ju mendoni vetem kete gje qe ne kohen e munnizmit prostitucioni dhe Rrugaçet gati nuk ekzistonin dhe nese dikush ishte e atille gjykohej jashtzakonisht shume sepse i atille ishte sistemi dhe i atill ishte shoqeria. nderkoh qe sot ka me shumice si prostituta si Rrugaçë dhe as do tia dije njeri per to se njerzit sot skane kohe te gjykojne. gjithsecili ben ate qe do me jeten e vet. sigurisht q e njerzit ndryshojne, shoqeria ndryshon , si pasoje mentaliteti ndryshon . Dhe koncepti pe r prostituten apo kurven [pa pagese] nuk eshte i njejte me atehere. jetojme ne nje shoqeri me te hapur , aspak konservatore dhe si pasoje shume liberale ku praktikohet seksi normal dhe llojet e sekseve te ndryshme , me partnereet qe i rrethojne, me Rrugaçet apo prostitutat .....dhe asgje nga keto tashme nuk eshte me 'e ndaluyar\ apo 'tabu\ apo 'e gjykuar\

E nderuar per mua nje njeri qe ben imoraalitet -kurveri eshte njeriu me i ulte qe mund te egzistoj ne ket bote.
Une gjykoj si ka gjykar Zoti im ' e nuk gjykoj ssi gjykon djalli i mallkuare!
Sa do te ndryshoj shoqeria ata te tille mbeten ''njerze te prishure'' me vjen turp ku i shohe vertet .
Une ket postim e postova me ate qellim se nje dite me pyeti nje djal rrethe te 30 .Me tha ne bised -nese nje fermer deshiron te ket mardheni me ty si ja ben?
Une i thash une jame musliaman dhe nje veper etille eshte prej mekateve me te shemtuara qe mund te bej njeriu.
Ai u shtange me tha edhe nese kerkon ajo me deshire ' po i thash une ekam frik Allahun e mendoj jse nje dite ko me dale para tije' e qfare ti them une per kete mekat Zotitit tim ?
Ai me tha qitash e mora vesh qe nuk ben 'por tha une se kam kqyr kur me kaa dhan rasssti!!!
Une menoj shume njerz ne trojet tona i mungon dija rreth fese .Ju mungon njohja eZotit te tyre .
Ne fund kur u pershendetum me tha ddo te takohemi perseri. Une them inshalla Allahu efale ate e gjithe ata qe ju kamunguar edukata familjare .Kurse per ata qe haptzi deklarojn megjithe gjuhe se asgje seshte kjo eshte normale them Zoti ja zbut zemren se vertet jane te humbure ' ne erresire e qkA eshte me e keqja nuk e DIN.
 
Titulli: Pe: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Tani, si do ta zgjidhim ket punen e Zinase?

Duke u mbeshtetur ne botekuptimin moral edhe mund te jem dakort me te gjitha ndoshta edhe me denimin e vajzes se virgjer qe merr kamzhikun, perseri ne mendesine time eshte dicka makabre por e zeme se po e pranojme, por ama, eshte totalisht e papranueshme qe nje femer te lapidohet (vrasje me gure ) vetem per faktin se ka tradhetuar.

Pastaj pse Kurani nuk merr pozicion per mardheniet sexuale te klasifikuara si te ndyshme p.sh. anus?

E dua nje pergjigje ?

Ndoshta ne postimin e urtesis se moslejueshmeris se zinas qe e bera e kuptove qellimin inshalla pse jane ato denime kaq te rendda per nje kryers te tille.

Pse Kurani nuk merr pozicion per mardhenit e klasifikuara si te ndryshsme i nderuar sqarimi i normave te Kuranit eshte i dy llojshem 1.ne menyr te pergjithshme dhe 2. ne mynyre te veqant.
Perveq Kuranit si burim i pare i ligjit te Zotit eshte sunneti i pejgamberit a.s ' si burim i dyte 'pstaj eshte shumica e dijetreve islam qe bejn inerpretimin e ajeteve Kuranit si burim i trete' e jane edhe burime tjera.......
Ne baz te ketyre burimeve te sheriatit rregullohet interpretohet edhe kjo qeshstje dhe qdo qeshtje e kesaj jete qe na perket neve.
 
Pe: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?


Nuk e kam lexu kete tekst edhe as nuk do te lexoj fare......, por besoj shum se eshte tekst i tepert tek rubrika e muslimaneve dhe ska qen fare nevoja te sjellet ketu.

Sapo shikova diqka, u turperova te lexoj me tej... Zot ruana!

Dihet qe Islami e ndalon prostitucionin sepse eshte ves shkaterrues i njeriut. Mjafton me fjal te shkurta nje shpjegim rreth kesaj, por jo gjeresisht dhe turperues...



Faleminderit per mirkuptim...
 
Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

...me një femër e cila nuk është nën posedimin e mashkullit (nuk është as bashkëshorte dhe as robëresh e tij).

"Laviren dhe lavirin i rrihni secilin prej tyre me nga njëqind të rëna (me kamzhik)…" [En Nurë: 2]
Me arriti me kaq leximi i ketij aritkulli...femra-objekti dhe dhuna me kamzhik!
 
Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

akti martesor qoftë ai edhe i dyshimtë, me një femër e cila nuk është nën posedimin e mashkullit (nuk është as bashkëshorte dhe as robëresh e tij)


Ktu u ndala nuk eshte as robereshe !!! me pak llafe nje skllave , sme kan pelqyer propagandat fetare aq me shum kur ka brenda nje ser shkrimesh qe sarrij ti llogjikoj dot.
Ju rujt zoti ment e kokes kaq di me then se jeni duke deviju shum nga rruga e tij .
 
Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Une gjykoj si ka gjykar Zoti im ' e nuk gjykoj ssi gjykon djalli i mallkuare![/B]


Me vjen keq qe po ta them,,por prandaj Ti sdi te gjykosh!
 
Pe: Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?


Gjykimi i takon vetem All-llahut xh.sh. te Lartmadheruar !

(sa gjykimet qe jan ber njerezore deri sot jan ndodhur me mijera gabime dhe padrejtesi njerezore lidhur me rastin e gjykimit pra).

Ndeshkimi me kamxhik eshte qe personat qe kan ber diqka te nivelit te ulet (psh. zinaja) duhet te ndeshkohen me ate denim, per tu liru nga denimi ne boten tjeter.

Shumica nuk besojn ne boten tjeter, por ajo ekziston dhe mes kesaj bote dhe asaj bote vdekja ekziston si nje der kalimi.


Lidhur me kete tem ( nuk di qka shkrun me lart -me vjen turp te lexoj), por Ja vlen te theksohet se: morali ne jeten e muslimanit esht shum me rendesi dhe radhitet ne çeshtjen primare...
 
Pe: Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?


Gjykimi i takon vetem All-llahut xh.sh. te Lartmadheruar !

(sa gjykimet qe jan ber njerezore deri sot jan ndodhur me mijera gabime dhe padrejtesi njerezore lidhur me rastin e gjykimit pra).

Ndeshkimi me kamxhik eshte qe personat qe kan ber diqka te nivelit te ulet (psh. zinaja) duhet te ndeshkohen me ate denim, per tu liru nga denimi ne boten tjeter.

Shumica nuk besojn ne boten tjeter, por ajo ekziston dhe mes kesaj bote dhe asaj bote vdekja ekziston si nje der kalimi.


Lidhur me kete tem ( nuk di qka shkrun me lart -me vjen turp te lexoj), por Ja vlen te theksohet se: morali ne jeten e muslimanit esht shum me rendesi dhe radhitet ne çeshtjen primare...

Jam shume kurioz te di se cfare nenkupton me moralin ti, e kam llafin per moralin islam jo te tendin?
 
Pe: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

OOO,,AS nuk marre mundimin mee lexuar nje artikull te tille..sepse nga vete titulli,,lexova teper...
Per mendimin time .

Ska Kuravr/Rrugaçe me te madhe ne shoqerin njerzore se sa ata/ato qe merren me jeten intime te tjetrit/es
dhe rrine duke paragjykuar e nxjerr deformime dhe rregulla gjoja morale dhe te ndershme.
 
Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Me arriti me kaq leximi i ketij aritkulli...femra-objekti dhe dhuna me kamzhik!

"Laviren dhe lavirin i rrihni secilin prej tyre me nga njëqind të rëna (me kamzhik)…" [En Nurë: 2] E Nderuarar vete e ke posstu kete citat- Laviri esshte mashkulli kurse lavireja femra' e sshume detajishte te len te kupton ky citat per objektivizmin ne kete tem.Seshte vetem femra siq mendove ti por jane te dy gjinit. Kurse per ashpersin e ligjeve islame qellimi i tyre esshte mbrojtjaa e shoqerise nga shkaterriimi i saj.
Sot i ki deshmit se sa u perhap prostitucioni ne bote!!! A thu pse ne kete nivel te tille' gati qdo skute i gjen njerzt tu bere prostitucion 'te cilet pergjasojn me ''qent ne rruge''.
Nese keto denimie ishin vetem emruar ne sistemet tona laike 'vetem emrimi i tyre do te kish arrit sukses ne qrrenjosjen e veprave te tilla shkaterruse te shoqerise e lere ma zbatimi i denimit.
Por te lutem per ta kuptuar me mire qellimin e ndalimit te prostitucionit dhe denimet e ketyre vepra penale mund ta kuptojsh nese e lexon ne terssi postimin tim te bere .
Pekufizimin e prostitucionit- urtesine e ndalimit te tije .
 
Titulli: Pe: Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?


Gjykimi i takon vetem All-llahut xh.sh. te Lartmadheruar !

(sa gjykimet qe jan ber njerezore deri sot jan ndodhur me mijera gabime dhe padrejtesi njerezore lidhur me rastin e gjykimit pra).

Ndeshkimi me kamxhik eshte qe personat qe kan ber diqka te nivelit te ulet (psh. zinaja) duhet te ndeshkohen me ate denim, per tu liru nga denimi ne boten tjeter.

Shumica nuk besojn ne boten tjeter, por ajo ekziston dhe mes kesaj bote dhe asaj bote vdekja ekziston si nje der kalimi.


Lidhur me kete tem ( nuk di qka shkrun me lart -me vjen turp te lexoj), por Ja vlen te theksohet se: morali ne jeten e muslimanit esht shum me rendesi dhe radhitet ne çeshtjen primare...

Lexxoje me mire edhe nesse eshte nevoja njeher dy her deri sa ta kuptosh .
 
Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Po nese eshte mashkulli ne vend te femres ca ndodh? Rrihet me kamxhik ai?
 
Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Dëmet shëndetësore të imoralitetit



Po paraqes për ty lexues i nderuar këtë studim te larmishëm në lidhje me dëmet shëndetësore të shkaktuara si pasojë e imoralitetit, materjal ky, i shkëputur prej librit "Mos iu afroni imoralitetit", autor i të cilit është shejhu i nderuar Mustafa el Adui (Allahu e ruajt!) .
Këtë studim e ka publikuar revista "Mbrekullitë shkencore te Kuranit" me qendër në Meke. Në të janë sqaruar disa prej epidemive dhe sëmundjeve të cilat shkaktohen si pasojë e imoralitetit.


Sëmundjet seksuale cilësohen prej llojit më të rrezikshëm të sëmundjeve, si dhe më shkatërrueset për jetën e njeriut, sidomos në kohën e sotme, ku organizata botërore e shëndetësisë në raportet e fundit të sajë ka treguar se sëmundjet seksuale, janë sëmundjet më të përhapura në bote. Këto sëmundje përbëjnë problemin më të rrezikshëm dhë emergjent në vendet perëndimore. Numri i të prekurve nga këto sëmundje është gjithnjë në rritje të vazhdueshme, duke i përfshirë të gjitha moshat, e sidomos moshat e reja. Doktor Xholad thotë: "ثshtë vërtetuar me anë të studimeve të bëra, se në çdo një sekondë, katër persona në botë bëhen pre e sëmundjeve seksuale. Kjo duke iu referuar rasteve të regjistruara, në lidhje me të cilat doktor Xhorxh Kus ka thënë: "S'ka dyshim se rastet e njohura zyrtarisht, nuk përbëjnë veçse çerekun apo një të dhjetën e shifrave reale."


Këto sëmundje përhapen mes njerëzve ashtu siç përhapet zjarri në barin e thatë. Një person i vetëm i prekur nga njëra prej këtyre sëmundjeve, mund të jetë burim i një katastrofe fatale për njerëzit që e rrethojnë. Një studim i kryer në Britani para rreth tridhjetë vjetësh ka vërtetuar se një i sëmurë i vetëm është në gjendje të infektoi njëmijë e gjashtëqindë e tridhjetë e nëntë [1639] persona të tjerë. اfarë ndodh vallë me të sëmurët e kësaj natyre në mbarë botën, numri i të cilëve është me miliona dhe sa e madhe është disfata që ata shkaktojnë në shoqëritë e tyre?! S'ka dyshim se vuajtjet, sëmundjet, asgjësimi dhe shkatërrimi, do të jenë pasojat e natyrshme si rrjedhojë e këtyre sëmundjeve. Duke u nisur nga ky fakt trishtues u formuan disa organizata botërore me qëllim që ti kundërvihen këtij rreziku fatal, siç janë: Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qendra Botërore për Eleminimin e Sëmundjeve Seksuale, etj. Përfaqësuesit e këtyre organizatave vendosën të marrin masa urgjente e të vendosin kritere parandaluese për frenimin e këtij rreziku, e megjithatë problemi ende vazhdon të jetë në rritje e zhvillim të vazhdueshëm, si në llojin e sëmundjeve, ashtu edhe në numrin e atyre që janë prekur nga këto sëmundje. Me të drejtë lind pyetja: Silat janë shkaqet e vërteta të përhapjes së këtyre sëmundjeve me kaq shpejtësi?


Këto shkaqe janë të njohura dhe të shumta janë ankesat kundër tyre. Po ashtu edhe fjalët kritikuese nuk mungojnë, madje herë pas here ndërrmeren edhe masa parandaluese, por…pa dobi!!

Gjurmët e krimit:

S'ka dyshim se shkaku kryesor është shpërbëria e moralit dhe shfrenimi i pakufishëm në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Shkak për këtë është imoraliteti, homoseksualizmi, e të tjera marrëdhënie seksuale perverse. I Dërguari i Allahut Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tërhoqi vërejtje nga ky rrënim i moralit dhe shtrembërim anormal i etikës. Gjithashtu sqaroi se përhapja e imoralitetit dhe shfaqja haptazi e tij, është shkak për përhapjen e sëmundjeve shfarosëse, shkatërrimit mes njerëzve dhe shtimit të vdekjeve. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk është përhapur imoraliteti në ndonjë popull derisa ta shfaqin hapur, e të mos përhapen në mesin e tyre murtaja (sëmundjet ngjitëse) dhe sëmundje të tjera të cilat nuk kanë ekzistuar te të parët e tyre." E ka transmetuar Ibën Maxhe. Po ashtu ka thënë: "Nuk përhapet imoraliteti në një popull, veçse do të shtohen vdekjet në mesin e tyre." E ka transmetuar imam Maliku në "El Muata".


A nuk gjenden këto dukuri, siç janë imoraliteti, homoseksualizmi, etj, në shumë prej shoqërive të sotme dhe ata e shfaqin hapur atë duke mos shprehur as pakënaqësinë më të vogël në lidhje me të? A nuk janë përhapur mes atyre njerëzvë sëmundje dhe epidemi të shumëllojshme të cilat nuk kanë ekzistuar te të parët e tyre, e që vazhdimisht i çojnë ata drejt vdekjes e shkatërrimit? Po, të gjitha këto janë bërë realitet, ashtu siç e kanë pranuar këtë shumë prej doktorëve dhe mjekëve specialist jomusliman. Doktor Kenxh në librin e tij "Sëmundjet gjenitale" thotë: "Shpresat e mëdhaja se mos teknologjia moderne e vënë në shërbim të mjekësisë do ti jepte fund, ose të paktën do ti minimizonte sëmundjet seksuale janë shëmbur dhe kanë dështuar. Shkaqet e përhapjes së këtyre sëmundjeve, janë bërë pjesë e jetës shoqërore dhe e kanë ndryshuar etikën njerëzore. Shfrenimet seksuale janë përhapur pa masë në shoqëritë perëndimore. Doktor Shofild në librin "Sëmundjet seksuale" thotë: "ثshtë përhapur në shoqëri një lloj indiferentizmi karshi gjithë llojeve të marrëdhënieve seksuale dhe nuk ekziston asnjë ndjenjë turpi prej imoralitetit, homoseksualizmit apo çfarëdo lidhjeje seksuale perverse të ndaluar. Madje programet e ndryshme informative, kanë bërë që i riu apo e reja, ta konsiderojnë si turp ndershmërinë dhe moralin e mirë. Ndershmëria për burrin apo gruan në vendet perëndimore shihet me përbuzje dhe neveri. Programet informative nxisin për tek shfrenimet seksuale duke i konsideruar ato si gjëra normale me të cilat plotësohen nevojat trupore. Shumë prej mjekëve specialist janë të mendimit se ndër shkaqet kryesore të cilat influencojne në përhapjen e sëmundjeve seksuale janë: shfrenimet seksuale, shpërndarja dhe përdorimi i medikamenteve kundër shtatëzënisë si dhe përdorimi i antibiotikëve.



Përmasat e krimit në shifra:

Lexues i nderuar, këto përfundime i kanë nxjerrë vet dijetarët e tyre…Këto krime, siç janë imoraliteti, homoseksualizmi, pedofilia, e të tjera shfreniome seksuale janë përhapur në vendet e perëndimit, sa që pjestarët e atyre shoqërive i konsiderojnë këto dukuri pjesë të etikës së tyre, madje edhe krenohen me to duke i publikuar dhe zyrtarizuar ato. Në shërbim të kësaj kanë ngritur klube nate, disko, kabare etj. Po ashtu, ata shpesh herë dalin edhe në protesta me qëllim që ti bëjnë të pacenueshme paturpësitë e tyre. Për të plotësuar qëllimet e tyre botohen revista e gazeta të shumta, si dhe u lihet atyre një hapsirë e konsideruar në medjat televizive. Atyre u janë lënë në disponim edhe brigjet e deteve ku zhvillohen plazhet nudiste. Të gjitha këto për ti bërë sa më tepër publicitet imoralitetit të tyre. Sa e sa romane, tregime, filma i bëjnë reklam imoralitetit dhe marrëdhënieve seksuale?!

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, seksi dhe mënyrat e pengimit të shtatëzënisë janë bërë pjesë e lëndëve shkollore dhe u mësohen fëmijëve në shkolla. Si pasojë e këtyre dukurive, në SHBA gjenden dymbëdhjetë milion e pesëqind mijë fëmijë [12 500 000] të cilët jetojnë me nënat e tyre dhe që nuk e dinë se kush janë baballarët e tyre, kjo duke iu referuar një raporti të publikuar në vitin 1983. Ky raport pa përfshirë ata të cilët rriten nëpër jetimore. ثshtë më tepër se një milion numri i vajzave të cilat ngelen shtatëzëna në moshën e adoleshencës si pasojë e mendjelehtësisë dhe pakujdesisë së tyre. Kjo duke iu referuar një studimi të kryer në periudhën kohore midis viteve 1979-1988. Ndërsa numri i rasteve të aborteve është me miliona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar se në vitin 1976 ka qenë njëzetepesë milion numri i rasteve të abortimit në botë. Kjo shifër është dyfishuar në vitin 1984 ku numri i aborteve arriti shifrën pesëdhjetë milion raste në vit, kjo sipas asaj që ka publikuar revista amerikane "The Time". Në vendet e perëndimit martesa konsiderohet si diçka formale. Sipas një raporti të publikuar në vitin 1980 rastet e tradhëtive bashkëshortore përbëjnë 75%, si prej bashkëshortit ashtu edhe prej bashkëshortes. Si pasojë e kësaj, në Britani sipas një publikimi të regjistruar para rreth pesëmbëdhjetë vjetësh, në çdo dy raste martese njëra përfundonte me divorc. Që të na bëhen sa më të qarta rastet e imoralitetit dhe shfrenimeve seksuale në shoqëritë perëndimore, le të shohim tek ata për të cilët supozohet se u mësojnë njerëzve moralin e pastër dhe cilësohen me virtyte të larta. Sipas një raporti të publikuar në një revistë prestigjoze amerikane, në vitin 1970 është vërtetuar se rreth 58% e përfaqësuesve të kishës janë pre e imoralitetit, si dhe rreth 40% e tyre janë praktikues të marrëdhënieve seksuale perverse. Shumë prej kishave perëndimore e kanë bërë të lejuar imoralitetin dhe homoseksualizmin, madje në disa prej kishave në SHBA, ndodh që një çift homoseksualësh të kurorëzohet nga vet prifti. Marrëdhëniet seksuale perverse janë përhapur shumë në vendet perëndimore. Shumë prej këtyre vendeve e konsiderojnë të lejuar imoralitetin në çfarëdo forme qoftë, përderisa nuk ushtrohet dhunë dhe personi ka arritur moshën madhore. Janë formuar me mijëra klube dhe organizata të cilat përkujdesen për ruajtjen e "të drejtave" të këtyre njerëzve me dëshira seksuale të shthurura.

Qendra britanike e kërkimeve shkencore është shprehur se: "Njerëzit me shfrenime të ndryshme seksuale dolën nga gjendja e tyre e fshehtë në një gjendje të hapur. Ata kanë shoqata të tyre, bare, parqe, pishina, bregdete; madje kanë edhe tualete të tyre." Raporte të kryera para rreth pesëmbëdhjetë vjetësh tregojnë se numri i personave me dëshira seksuale perverse ne SHBA përafërsisht kap shifrën e njëzetë milion vetëve. Ajo çka i shtoj më tepër errësirë këtij terri, është fakti se disa prej kishave i konsiderojnë të lejuara këto marrëdhënie seksuale perverse, e në veçanti homoseksualizmin. Ata e kanë aprovuar zyrtarisht se këto lloj marrëdhëniesh nuk kundërshtohen nga kisha. Lidhur me këtë një kardinal britanik ka thënë: "Kisha ivangjeliste së shpejti ka për të dhënë aprovimin e saj në lidhje me marrëdhëniet perverse dhe se ky kardinal personalisht nuk e shikon si diçka jonormale që një prift të ketë dëshira perverse." Me këto fjalë ai është shprehur për t'u kundërpërgjigjur ndaj një kritike të publikuar në një revistë të veçantë për homoseksualët, në të cilën thuhej se krishtërimi i ndalon marrëdhëniet seksuale perverse.


Profetësia e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se imoraliteti do të shfaqet haptazi në mesin e njerëzve ashtu siç përmendet në hadithin e tij: "Nuk është përhapur imoraliteti në ndonjë popull derisa ta shfaqin hapur…" është përmbushur.
Lexues i nderuar, a thuaj vallë të jenë përmbushur edhe pasojat që vijnë si kundërpërgjigje e përhapjes së imoralitetit, siç përmendet në vazhdim të hadithit: "…e të mos përhapen në mesin e tyre murtaja (sëmundjet ngjitëse) dhe sëmundje të tjera të cilat nuk kanë ekzistuar te të parët e tyre."
Po, janë shfaqur si pasojë e imoralitetit sëmundje të ndryshme seksuale në formë epidemish...
 
Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Po nese eshte mashkulli ne vend te femres ca ndodh? Rrihet me kamxhik ai?

Ndeshkimi vlen per te dy gjinite e nderuar. Problemi eshte se sot eshte shume veshtire te zbatohet denimi per kurveri sipas parimeve Islame, pasiqe per zbatimin e ketij denimi, nevojiten ca kushte para zbatimit. Si bie fjala kushtet rreth deshmitareve t'cilet e kane pare filanin & fistekun duke kryer marredhenje seksuale bie fjale. Pastaj, vetem nese e kane pare me syte e tyre ata deshmitare, madje ashtu njeri mbi tjetrin, mirret ne konsiderate deshmia e tyre. Per t'u vertetuar, duhet qe deshmitaret t'jene 4 burra, madje ata burra duhet te jene nga mesi i atyre qe populli flet fjale tmira per ta, jane te sincerte, njihen per sinceritet dhe jo genjeshtare etj. Pra, duke i marre ne konsiderate keto kushte, biem ne perfundim se sot veshtire eshte te ndeshkohet sipas parimeve Islame nje lavir apo lavire. Ajo qe vlen te ceket eshte ndergjegja e paster e njeriut dhe frika qe duhet t'kete nga Zoti. Sepse kur tbesosh ne Zotin mire dhe drejt sic duhet, ke frike Zotin dhe ndeshkimin e Tij, e ke parasysh se Ai te sheh edhe kur je ne vetmi, pra eshte me afer teje se sa damari qe te rrah ne fyt. Bindja ndaj Zotit, ndergjegja e paster, frika dhe respekti qe ke ndaj Zotit, e shtyn besimtarin/besimtaren t'jete me largpames, ta ruaj moralin e tij/saj. Kot s'kane thene " Kur s'ke moral, bej cfare te duash". Ne ketu ne Kosove themi "Kur pajtohesh me fytyre, i bon tonat (te gjithat)". E fytyra normal qe nuk eshte vetem ne mes te kembeve. Por as s'mund te themi se ajo ne mes te kembeve eshte e shekullit te kaluar, ne jetojme ne nje kohe tjeter, hey 21 century come on =)
 
Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

"Laviren dhe lavirin i rrihni secilin prej tyre me nga njëqind të rëna (me kamzhik)…" [En Nurë: 2] E Nderuarar vete e ke posstu kete citat- Laviri esshte mashkulli kurse lavireja femra' e sshume detajishte te len te kupton ky citat per objektivizmin ne kete tem. Seshte vetem femra siq mendove ti por jane te dy gjinit. Kurse per ashpersin e ligjeve islame qellimi i tyre esshte mbrojtjaa e shoqerise nga shkaterriimi i saj.
Sot i ki deshmit se sa u perhap prostitucioni ne bote!!! A thu pse ne kete nivel te tille' gati qdo skute i gjen njerzt tu bere prostitucion 'te cilet pergjasojn me ''qent ne rruge''.
Nese keto denimie ishin vetem emruar ne sistemet tona laike 'vetem emrimi i tyre do te kish arrit sukses ne qrrenjosjen e veprave te tilla shkaterruse te shoqerise e lere ma zbatimi i denimit.
Por te lutem per ta kuptuar me mire qellimin e ndalimit te prostitucionit dhe denimet e ketyre vepra penale mund ta kuptojsh nese e lexon ne terssi postimin tim te bere .
Pekufizimin e prostitucionit- urtesine e ndalimit te tije .

Me cito komplet kur e ben
...me një femër e cila nuk është nën posedimin e mashkullit (nuk është as bashkëshorte dhe as robëresh e tij).

"Laviren dhe lavirin i rrihni secilin prej tyre me nga njëqind të rëna (me kamzhik)…" [En Nurë: 2]

E kisha nenvizuar me te kuqe pse arita ne konkluzion "femra=objekt"

Kurse citatin tjeter e kishe per dhunen me kamzhik. Dmthn nqs i rihni njerzit qe kryejne mardhenje jashte martesore, mendoni qe do ndaloni prostitucionin, do jene shembull per te tjeret, sdo guxoj me njeri te "shkeli shtrember", te gjithe do bejne pune ne shtepite e tyre e keshtu me radhe?!
Mua sme duket menyre edukimi ky....dhuna asnjehere ska qene menyre edukimi, sben gje tjeter, pervec se te egersoj njeriun, ta bej te doj te thyhej ligjin, te tregoj qe mundet ta bej, qe eshte ne gjendje ta bej.
E ke pare tek femijet, kur i thua qe skane leje te bejne dicka, pikerisht ate ven e bejne.
Ka shume rendesi se si e shtron problemin, se nqs i thua tjetrit " ske leje te besh x gje se ke shperblim 100 kamzhika" sdo kesh mirekuptimin e tij, perkundrazi do e besh "Armik" qe do mundohet te te sfidoj.




Nuk duhet te me te lexoj postimin tend, me arriti me aq. Une sjam dakord me ate shprehje " femra roberesh e mashkullit"
 
Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Mua sme duket menyre edukimi ky....dhuna asnjehere ska qene menyre edukimi, sben gje tjeter, pervec se te egersoj njeriun, ta bej te doj te thyhej ligjin, te tregoj qe mundet ta bej, qe eshte ne gjendje ta bej.

Ne Islam ka rend & rregull, ti merre si te duash (forme dhune). Njeriu i mencur dhe i arsyeshem nuk duhet te filozofoje qe ta kuptoje vertetesine e denimit. Ai, se shpejti, edhe do ta zbuloje arsyetimin e ketij denimi ne vetvete, ne vetedijen e vet, ne syte e mekatarit. Denimi i kesaj bote sipas muslimanit, eshte gjithnje mase edukative, qoftë se ka te beje me individin ose popullin, sikur qe ngelja e nxenesit ne shkolle eshte mesim apo jo ?

" femra roberesh e mashkullit"

Si e ke kuptuar kete shprehje me trego ?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Pse si emertohet ne fete tjera Prostitucioni?!!
Me sa di un secila fe e sheh si gje te pa moralshme Prostitucionin!!
 
Pe: Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?


Me sa di un secila fe e sheh si gje te pa moralshme Prostitucionin!!

Cdo marrdhenie seksuale jashte marteses shifet si e pamoralshme ne tre fete e medha monoteiste...
Prostuticion as qe nuk diskutohet te cilesohet si i tille :)
 
Titulli: Pe: Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Cdo marrdhenie seksuale jashte marteses shifet si e pamoralshme ne tre fete e medha monoteiste...
Prostuticion as qe nuk diskutohet te cilesohet si i tille :)
Sipas kesaj qe thua dmth Prostitucioni qenka gje normale?!! :eek:
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare isl

Sipas kesaj qe thua dmth Prostitucioni qenka gje normale?!! :eek:

Po ku e nxorre normale nga ato qe kam shkruar.. :p :p
Perderisa po them edhe mardheniet intime qe nuk jane midis bashkeshorteve quhet imoralitet...prostitucioni as qe diskutohet qe quhet imoralitet nga fete monoteiste.
 
Pe: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Kjo ka qen edhe njera nder arsyet pse kam kundershtu qe kjo tem te sjellet ketu, sepse njerzit disa ndoshta ende nuk e njohin Zotin e vertet sa duhet, e lere me te flasim gjer e gjat rreth kesaj, ku do te shfaqen protestat shkrimore pastaj lidhur me denimin e kesaj vepre te ndyt.


Morali porositet me te madhe ne Islam dhe ndalohet plotesisht prostitucioni, ku thuhet se kjo eshte nje veper e shemtuar, nga e cila do keni pasoja te renda e te medha -negative.

Megjithat jo vetem ne Kuran, por edhe ne Tevrat dhe Ingjil kjo gje eshte e ndaluar...

Nuk ka moral te veqant, thjesht njeriu porositet ne Fe me e rujt moralin, me te cilen ruhet vlera personale -individuale....
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

:merzitje:
 
Pe: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?


ا’është zinaja (amoraliteti)?


Pyetja:

Esselamu alejkum Profesor i nderuar, a keni mundësi të na shpjegoni se ç’është zinaja në islam?


Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

E nderuar, kjo është një temë e gjerë por shkurtimisht do të kisha thënë se zinaja – amoraliteti është veprim i cili sipas Sheriatit islam konsiderohet atak mbi nderin dhe moralin jo vetëm të individit por edhe të shoqërisë. Praktikimi i kësaj vepre të shëmtuar është si pasojë e devalvimit të moralit njerëzor, i cila rezulton me pasoja të mëdha si te individi, familja dhe shoqëria. Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.”[1]

Nga ky ajet nënkuptojmë se Allahu xh.sh. në mënyrë të prerë e ndalon jo vetëm aktin përfundimtar të prostitucionit por ndalon edhe të gjitha veprimet dhe metodat të cilat i paraprijnë dhe shpijnë kah kjo anomali shoqërore. Andaj, nëse zinanë e trajtojmë nga aspekti fetar (dijaneten) konsiderojmë se është veprim i ndaluar (Haram) dhe renditet në mesin e mëkateve të mëdha, për të cilin do të ketë dënim të rëndë botën tjetër. Pejgamberi a.s. në një hadith thotë: “Nuk ka mëkat pas shirkut që i bëhet Allahut më të madh se sa hedhja e spermës së mashkullit te femra që nuk i lejohet atij.”[2]

Në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra, Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ai i cili bënë zina, ose pin alkool, Allahu xh.sh. ia zhvesh atij imanin (besimin) ashtu si njeriu kur e zhvesh këmishën e tij nga koka.[3]

Mirëpo nëse këtë veprim e konsiderojmë nga aspekti juridik islam, konstatojmë se kjo vepër konsiderohet vepër penale për të cilën parashihet sanksion i përcaktuar (had), e kjo nënkupton se ata që kryejnë këtë veprim të pamoralshëm patjetër që në këtë botë t’i nënshtrohen sanksionit.

Vallahu ealem!

________________
[1] El Isra: 32
[2] Ahmedi, Taberaniu
[3] Hakimi

________________



Jusuf Zimeri

 
Pe: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Nuk dua te futem ne debate abstrakte dhe teorike te prostitucionit, vetem dua t'iu sjell nje fakt.

Ju e dini se cfare eshte Klesidra?

Per te gjithe ata qe nuk e din eshte matesi i kohes ne kompjuter dmth kur bejme nje kerkim na del matesi i kohes.... dhe quhet Klisidra, dhe qe ta dini e ka marre emrin nga nje prostitute qe ka jetuar ne Rome para 2100 vitesh dhe ajo kishte nje menyre te vecante te maste kohen e zgjatjes se aktit sexual.

Pra, ne cdo kohe kur ju ben nje "klik" me mouse ne p.c duhet te kujtoni emrin e nje Prostitute,

e bukur apo jo?

vazhdoni e grindeni ju
 
Pe: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

Po mire mo Flow, nuk po them se eshte e detyrueshme, une thjeshte po sjell dicka ne vemendje qe ne e perdorim cdo dite dhe shumice nuk e dine se cfare eshte dhe pse e ka marre emrin, dmth, ishte me shume informacion per te treguar se si "jeta" apo akti e nje prostitute mat kohen ne p.c tona......

Pastaj, nese ke bere ndonje kurs p.c. duhet ta kene mesuar qe quhet Klisidra.
 
Pe: Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare islame?

sepse njerzit disa ndoshta ende nuk e njohin Zotin e vertet sa duhet,
Une gjykoj si ka gjykar Zoti im ' e nuk gjykoj ssi gjykon djalli i mallkuare!

Me falni per mua me vjen per te qeshur, nga e dini qe ky zot eshte vetem i juaji? Kam lexuar boll per te kuptuar qe i vetmi motiv qe silleni si njerez me moral te thelle eshte frika ndaj tij !
Epo njerez, e vertet qe dikush me ka dhane jeten por eshte e vertete edhe qe me ka dhane trurin, llogjiken!
Skam pse ta shperderoj me tipa me avatarin "islam pace" qe bejn rolin e zotit, qe caktojne kush eshte Rrugaçe dhe kush jo, kush meriton denim dhe kush jo... kjo eshte detyra e zotit dhe ju po silleni me keq se djalli !



(ky mesazh nuk eshte per te gjithe myslimant por vetem per ato qe llogjikojne me b*the dhe qe trurin e kan fik qe kur kan vendosur te ndihen superior
sepse njoh plot mysliman besimtar qe meritojne respekt )
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top