Përgjithmonë të rinj?

MasteR

I'm offline
Forever_young.jpg

Një ilaç që ka marrë emërtimin "përgjithmonë të rinj" do t′i lejojë njerëzit të plaken më ngadalë, dhe do të jetë në dispozicion brenda 10 viteve.

Pr. Linda Partridge, një eksperte në gjenetikën e plakjes, tha se shkenca po përparon aq shumë, sa që së shpejti do të jetë e mundur për të parandaluar shumë nga sëmundjet e moshës.

Duke marrë një pilulë në ditë që nga mosha e mesme, ne do të plakemi pa u rrezikuar nga sëmundjet e trupit dhe mendjes, të tilla si Alzheimer dhe sëmundjet e zemrës.

Njerëzit do të mund të punojnë për më shumë kohë - ose thjesht të bëjnë më të mirën gjatë daljes së tyre në pension. Disa studime sugjerojnë se lëkura dhe flokët do ta mbajnë shkëlqimin e tyre.

Sado të pabesueshme të duken parashikimet, ato janë të bazuara në studime shkencore nga e gjithë bota.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjenet e rëndësishme të lidhura me jetëgjatësinë dhe shëndetin- dhe kanë gjetur mënyra se si të veprojnë me to, të paktën tek kafshët. /programe.forumattivo.it/
 
Pe: Përgjithmonë të rinj?

Persa i takon Alz'heimer kjo gje me pelqen.
Persa i takon mosplakjes, me duken budalliqe, sepse cdo moshe ka bukurine e vet.
Por njerez te trembur nga koha e mosha jane.
 
Pe: Përgjithmonë të rinj?

Do ja arrijne dhe kesaj zberthimi i ADN tashme eshte nje revulucion shkencore ne mjeksi.
 
Pe: Përgjithmonë të rinj?

Shwknca me sfida po merret
 
Titulli: Përgjithmonë të rinj?

Diku lexova kete citat :

'' Asnje njeri sot ne bote nuk vdes nga vitet e teperta, vdesin nga semundjet dhe nga aksidentet. Keto jane burimi i vdekjes, dhe jo vitet. Prandaj ne kur e nderrojme konceptin e moshes dhe pranojme se nuk vdesim nga vitet, atehere jeta jone zgjatet, frika e vdekjes zhduket. ''

Te jetosh gjithmone i ri nuk mendoj se do jete bukur ,cdo moshe ka bukurin e vet dhe rendesine e saj.
 
Titulli: Përgjithmonë të rinj?

Besoj se kjo i pergjigjet me mire
Perse jetojme ???
[video=youtube;95J-ofDPPDE]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=95J-ofDPPDE[/video]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top