Për një makiazh perfekt

*deliza*

VIP
V.I.P
Për një makiazh perfekt

Disa sekrete të vogla për të përdorur më mirë makiazhin. Për të dhënë më të mirën nga vetja dhe një truk që zgjat gjatë gjithë ditës.

Për lëkurën

Përdorni një krem hidratant përpara makiazhit, por jo një krem shumë të yndyrshëm, edhe nëse lëkura është shumë e thatë. Bëni kujdes kur të vendosni fondatintën, për të evituar njollat. Nëse është një produkt kremoz, vendosni një sasi të vogël në pëllëmbën e dorës dhe aplikojeni me sasi të vogla mbi fytyrë, duke e përhapur mirë me majat e gishtërinjve.

Nëse nuk jeni të praktikuara dhe ndjeni vështirësi më këtë mënyrë, provoni të përdorni një fondatintë kompakte dhe përhapeni me një sfungjer pak të lagur për të një efekt mbulues, dhe të thatë për një shtresë natyrale. Evitoni vendosjen e shtresave të tjera të fondatintës gjatë ditës. Aplikoni korrektorin përpara fondatintës, për të evituar njollat dhe defektet në lëkurë.

Pudra duhet përdorur pa u ekzagjeruar, duke vendosur fillimisht pluhurin në pëllëmbën e dorës përpara se ta vendosni në fytyrë, për të evituar që lëkura të duket shumë e rënduar. Pudra komakte eliminon efektin ndriçues. Toni i faqeve nga njëra anë ndihmon për të pasur një pamje të gjallë, nga ana tjetër rrezikon të lërë njolla. Përdoreni pasi të keni vendosur pudrën dhe përhapeni mirë me penel.


Për buzët

Nëse buzët janë të plasaritura dhe të thara, buzëkuqi nuk do të japë rezultat perfekt. Përdorni më parë një shtresë kremi të yndyrshëm.
Më pas dizenjoni kunturin e buzëve me një laps. Zgjidhni të njëjtën ngjyrë me atë të buzëkuqit. Mos përdorni lapsin për të zmadhuar buzët. Më mirë në këtë rast përdorni buzëkuq të shndritshëm dhe të qartë. Evitoni përdorimin e ngjyrave të ndezura dhe shumë të shkëlqyeshme në buzë të trasha. Për buzë të holla dhe nëse keni defekte me dhëmbët, përdorni buzëkuq në ngjyrë të qartë.

Sfumoni buzëkuqin shumë të errët duke vendosur më parë mbi buzë një ton sysh, duke e përhapur me kujdes në buzë, pa krijuar shtresëzime. Nëse toni del jashtë buzëve dhe lë njollë, me një shufër të vogël pambuku të lyer me qumësht pastrues, eliminoni njollën dhe më pas rregulloni vendin e pastruar me pak fondatintë. Për një makiazh që duhet të zgjasë gjatë gjithë ditës, zgjidhni një buzëkuq që nuk përhapet. Shkëlqyesi u jep volum buzëve, por duhet vendosur vetëm në qendër të buzës, pasi të keni vendosur buzëkuqin, për t’i dhënë më shumë dritë buzëqeshjes tuaj. Nëse doni të vendosni buzëkuq gjatë ditës, eliminoni çdo gjurmë që ka lënë buzëkuqi i vendosur më parë, duke e pastruar me një shami të lagur.

Për sytë

Vendosja e rimelit në sasi të mëdha e rëndon shumë pamjen. Para se të vendosni rimelin mbi qerpikë, kujdesuni që furça të mos jetë shumë e ngarkuar. Nëse gjatë lyerjes bëheni pis me rimel, eliminoni njollën me një tampon pambuku të njomur me locion pastrues për sytë. Për të dendësuar qerpikët, dizenjoni në vizë të hollë rrëzë qerpikëve përpara se të aplikoni rimelin.

Nëse viza me laps nuk del perfekte, sfumojeni me një penel të butë. Nëse keni sy të lodhur dhe të skuqur, përdorni tone me bazë të ngjyrës rozë, që i jep fytyrës pamje të çlodhur. Kur lapsi i syve ju duket shumë i fortë, ngrojeni për disa sekonda, për të pasur rezultat më të mirë. Për të rregulluar formën e vetullave përdorni vetëm laps vetullash dhe jo të njëjtin laps që përdorni për sytë. Përdorni dy ngjyra hijëzuese për kapakët e syve. Një të qartë për zonën poshtë vetullave dhe një tjetër më të errët për zonën e kapakëve të lëvizshëm, për t’i dhënë më shumë ndriçim shikimit. Lapsin vijëzues përdoreni para toneve, për të mos lënë viza të çrregullta. Nëse mbani syze, përdorni një laps ngjyrë kanelle.

Koha per manikyrin

Ashtu si flokët, edhe thonjtë pasqyrojnë gjendjen tonë shëndetësore. Kur jemi të lodhura ose nën stres bëhen të butë, copëtohen ose shtresëzohen. Gjëja e parë, duhen hidratuar. Ekzistojnë kremëra specifike për thonjtë, ato 2 në 1 (duar dhe thonj), që janë shumë praktike për t'u përdorur.

Ferizaj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top