Per floke te bukur gjate vjeshtes, ja gjestet e duhura

Tuana

Nada é por acaso!
floket1-300x173.jpg

Qe flokët tuaj te kenë volum dhe te jene te shëndetshëm ja rregullat baze.

I krihni flokët ne mëngjes dhe ne mbrëmje

Nuk është nevoja t’i krihni flokët gjate gjithë ditës. I krihni ato ne mëngjes dhe ne darke ne mënyrë qe te largoni edhe pluhurin e grumbulluar gjate ditës. Beni kujdes te mos i krihni shpejt dhe me force sepse do shtohet sasia e yndyrës dhe flokët nuk do duken bukur.

Lajini flokët çdo dy dite

Shmangni larjet e përditshme te flokëve gjate vjeshtës. Mire është qe t’i lani ato një dite po, një dite jo. Për sa i përket përzgjedhjes se shampos duhet ta zgjidhni te bute dhe për përdorim te shpeshte.

Bëjuni flokëve masazh ndërkohë qe i lani

Për te favorizuar mikro-qarkullimin dhe për te shmangur rënien e flokëve mire është t’iu bëni atyre masazh sa here i laji. Me majat e gishtave filloni qe na maja e kokës, mbrapa veshëve dhe tek qafa. Mos bëni asgjë me force, por butësisht.

1-2 here ne jave përdorni një maske flokësh

Një maske ushqyese 1 deri 2 here ne jave do iu bënte mire flokëve. Kujdes mos e aplikoni atë deri tek rrënjët. Lëreni për 20 minuta e me pas shpëlajeni.

Shpëlajini flokët me ujë te ftohte


Doni qe flokët t’iu shkëlqejnë? Mjafton qe t’i shpëlani ato ne fund me uje te ftohte.

Shmangni sa te mundni pjastrën apo mashat e ndryshme

Kur flokët ekspozohen me shume sesa duhet ndaj nxehtësisë mund te dëmtohen rende. Shmangni pjastrën apo mashat e ndryshme dhe kur t’i thani ato ne tharëse mbajeni atë 30cm larg.

Prisni majat e flokëve një here ne 2-3 muaj

Për te shmangur djegien e flokëve mire është t’i prisni majat një here ne 2-3 muaj. 1-3cm mjaftojnë. Do e shihni qe flokët tuaj do kenë edhe me tepër volum. Sa është minimumi qe mund t’i presim? Tre here ne vit.

Zgjidhni krehrin qe iu përshtatet flokëve tuaj
Jo te gjithë krehrit janë te mire për flokët tuaj. Mos përdorni ato me pjese metalike apo me plastike te fort. Mire është te përdoret një krehër me qime derri te egër.

Privilegjoni ushqimet e pasura me obligo-elemente, proteina dhe vitamine B

Për te pasur flokë te bukur duhet te bëni kujdes edhe me ushqimin. Keni parasysh qe ne pjate te mos mungojnë përbërësit si zinku, hekuri, vitaminat apo proteinat. Pse? Proteinat (mishi, peshku, thjerrëzat) stimulojnë prodhimin dhe sintezën e keratines. Oligo-elementet si hekuri apo zinku (peshku, frutat e detit, mishi) forcojnë fibrat kapilare dhe ndalojnë rënien. Vitamina B (drithërat, orizi) rregullojnë sekretimin e yndyrës dhe favorizojnë mikro-qarkullimin e gjakut tek rrënja e flokëve./ikub/
 
Titulli: Per floke te bukur gjate vjeshtes, ja gjestet e duhura

Shpëlajini flokët me ujë te ftohte

Doni qe flokët t’iu shkëlqejnë? Mjafton qe t’i shpëlani ato ne fund me uje te ftohte.

Ne vjesht me uji te ftohet te shperlahen floket berrrrrrrrrrrrr ftohet
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Per floke te bukur gjate vjeshtes, ja gjestet e duhura

Ne vejshte me uji te ftohet te shperlahen floket berrrrrrrrrrrrr ftohet
Per floke te bukura qe shkelqejn duhet te sakrifikosh/durosh pak te ftohtit maj..:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top