Paulo Coelho

AmorNaldo

Antar Aktiv
Fragment

Alkimisti mori nje liber qe dikush nga karvani e kishte sjelle me vete. Libri ishte pa kapak, megjithate ai mundi ta njohe autorin e tij: ishte Oscar Wilde. Teksa shfletonte faqet, gjeti aty te shkruar historine e Narcisit. Alkimisti e njihte legjenden e atij djaloshi qe shkonte perdite te sodiste bukurine e fytyres ne ujerat e liqenit. Kaq i magjepsur ishte pas vetes, saqe nje dite i shkau kemba dhe u mbyt . Aty ku djaloshi u mbyt na mbiu nje lule, qe me vone e qyajten narcis. Oscar Wilde nuk e linte me kaq kete histori. Ai tregonte se kur narcissi vdiq, renden tek ai Oreadet-nimfat e pyllit-dhe vune re se liqeni ishte shnderruar nga nje hauz me ujera te embla ne nje poce me lot te hidhur.


Pak mbi filmin e bazuar mbi kete veper, marre nga koha ne net :

Nga botimi i parë i këtij libri, më 1998 ishin shitur vetëm 900 kopje, ndërkohë që botuesi vendosi t’i jap fund botimit me kaq. Por, dy vjet më vonë, një botues tjetër më i madh i bleu të drejtat autoriale të librit dhe, më pas gjithçka është histori. Libri u shit, u stërshit dhe Coelho shkroi dhe rishkroi deri në kulmin e famës dhe të popullaritetit. Shtëpia “Warner Bros Pictures” i bleu të drejtat e librit për ekranizimin e këtij romani qysh në vitet e hershme të nëntëdhjetave, por Coelho, të cilit iu ishin dhënë të gjitha mundësitë për zgjedhje kurrsesi nuk ia kishte dalur të bie në ujdi me filmaxhinj, deri më tani. Mirëpo, pasi e kishte gjetur të vërtetin, në këtë rast Fishburnein, Coelho bëri të ditur se ky film do të paraqesë ekranizimin e parë dhe të fundit të njërit prej cilido librave të tij. Filmi “Alkimisti” do të fillojë të xhirohet në fund të këtij viti, në Jordani, ndërsa në kinema është planifikuar të paraqitet gjatë vitit të ardhshëm. Studioja “Warner Brothers” ka miratuar buxhetin për këtë film që është i barabartë me 80 milionë dollarë. Gjithashtu dihet se në film, përveç Fishbournit, do të luajnë edhe dy yje të ekranit, aktori Jeremy Irons dhe popmbretëresha Madonna. Vitin e shkuar kritikët e kishin quajtur Coelhon një pseudofilozof për shkak të sipërfaqshmërisë së tij në shkrime. Përballë kritikave të këtilla Coelho zakonisht i kishte rrudhur shpatullat dhe ishte mbrojtur duke deklaruar se kritikat e tilla janë vetëm nxitje për projekte të tij të mëtutjeshme.


Romani “Alkimisti” i Coelhos së shpejti do të bëhet film

PRISHTINث, 13 TETOR - Autori më i lexuar brazilian, Paulo Coelho, pas kërkimit të tij dhjetëvjeçar, më në fund ia doli ta gjejë formulën përkatëse për ekranizimin e romanit të tij më të popullarizuar “Alkimisti” (“The Alchemist”). Coelho është njëri ndër autorët më të lexuar dhe më të shitur tani në botë. Romanet e tij (“Alkimisti”, “Veronika vendos të vdes”, “Mali i pestë”, “Djalli dhe zonjusha Prym”, “Manual për luftëtarin e dritës”, të përkthyer edhe në gjuhën shqipe, plus romani “Buzë lumit Pjedra rrija dhe qaja” dhe “Pelegrini”) janë të përkthyer gjithsej në 56 gjuhë të ndryshme të botës dhe të shitura në më shumë se 40 milionë kopje. Mirëpo, Coelhos iu deshën jo më pak se dhjetë vjet kërkime për ta gjetur skenarin më të përshtatshëm, të adaptuar për film, në temën e Alkimistit. Për befasi të të gjithëve, regjisor i filmit do të jetë aktori Laurence Fishburne. Fishburne, i cili luan njërin ndër rolet krysore në filmin trilogjik “The Matrix (Matriksi), në filmin e ardhshëm “Alkimisti” do të ketë një përgjegjësi të trefishtë, atë të regjisorit, skenaristit dhe të rolit kryesor. Libri “Alkimisti”, bën fjalë për djaloshin, i cili gjatë kohës së inkuzicionit katolik niset nga Andaluzia drejt vendit të piramidave egjiptiane në kërkim të thesarit të madh. ثshtë një rrëfim për kërkimin dhe gjetjen e vetvetes si dhe të fatit, që nganjëherë është më afër se sa mendohet. Ky rrëfim mistik ia doli ta robërojë imagjinatën e miliona lexuesve anembanë botës.

Fishburne - aktor, skenarist dhe regjisor i “Alkimistit”
Nga botimi i parë i këtij libri, më 1998 ishin shitur vetëm 900 kopje, ndërkohë që botuesi vendosi t’i jap fund botimit me kaq. Por, dy vjet më vonë, një botues tjetër më i madh i bleu të drejtat autoriale të librit dhe, më pas gjithçka është histori. Libri u shit, u stërshit dhe Coelho shkroi dhe rishkroi deri në kulmin e famës dhe të popullaritetit. Shtëpia “Warner Bros Pictures” i bleu të drejtat e librit për ekranizimin e këtij romani qysh në vitet e hershme të nëntëdhjetave, por Coelho, të cilit iu ishin dhënë të gjitha mundësitë për zgjedhje kurrsesi nuk ia kishte dalur të bie në ujdi me filmaxhinj, deri më tani. Mirëpo, pasi e kishte gjetur të vërtetin, në këtë rast Fishburnein, Coelho bëri të ditur se ky film do të paraqesë ekranizimin e parë dhe të fundit të njërit prej cilido librave të tij. Filmi “Alkimisti” do të fillojë të xhirohet në fund të këtij viti, në Jordani, ndërsa në kinema është planifikuar të paraqitet gjatë vitit të ardhshëm. Studioja “Warner Brothers” ka miratuar buxhetin për këtë film që është i barabartë me 80 milionë dollarë. Gjithashtu dihet se në film, përveç Fishbournit, do të luajnë edhe dy yje të ekranit, aktori Jeremy Irons dhe popmbretëresha Madonna. Vitin e shkuar kritikët e kishin quajtur Coelhon një pseudofilozof për shkak të sipërfaqshmërisë së tij në shkrime. Përballë kritikave të këtilla Coelho zakonisht i kishte rrudhur shpatullat dhe ishte mbrojtur duke deklaruar se kritikat e tilla janë vetëm nxitje për projekte të tij të mëtutjeshme.
 
Pe: Paulo Coelho

Paulo Coelho, lindi ne 24 gusht te vitit 1947, ne nje familje te mesme ( i jati ishte inxhinier dhe e ema, Lygia, shtepiake), kur ishte shtate vjec studio ne kolegjin jezuit San Ignacio te Rيo de Janeiro, ku urreu natyren e detyruar te praktikes fetare. Ai nuk e duronte dot faljen dhe as meshen, megjithate ne kolegj ai zbuloi deshiren e tij te vertete: per te qene shkrimtar.

Shume shpejt fitoi cmimin e pare letrar ne nje konkurs poezie. Kur prinderit e tij kerkonin qe djali i tyre te behej inxhinier, pikerisht kjo shkaktoi tek ai rebelim deri ne thyerjen e normave familjare. Sjelljen e tij i ati e mori si ai te kishte simptoma te nje semuri mendor. Kur ishte 17 vjec e shtroi ne nje spital psikiatrik, ku dhe iu nenshtrua elektroshokut. Pak me vone, Paulo filloi te lidhej me nje grup teatri dhe t'i kushtohej gazetarise. Per shtresen e mesme te asaj epoke, teatri shihej me sy te keq, ndaj dhe prinderit e tij e rishtruan serish ne nje spital. Paulo doli nga spitali akoma me i humbur dhe i mbyllur ne boten e tij.

Nje mjek i familjes zgjidhi kete problem jo te vogel : Paulo nuk eshte i cmendur; ai duhet te mesoje te perballoje vete jeten e tij. Tridhjete vjet me vone, Paulo Coelho do te shkruante "Veronika vendos te vdese". Sipas fjaleve te Paulos, librin "Veronika vendos te vdese" e botoi ne gusht 1998 ne Brazil, ndersa ne shtator kishte marre me shume se 1.200 e-maile dhe letra qe tregonin eksperienca te ngjashme . Ne tetor, disa nga temat e trajtuara ne liber-depresion, sindrom paniku, vetevrasje - u diskutuan ne nje seminar kombetar.

Ne 1988, Paulo shkroi nje liber shume te ndryshem nga i pari, "Alkimisti". Behet fjale per nje liber simbolik, nje metafore te jetes ku reflektohen studimet e tij ne alkimi gjate njembedhjete vjeteve. Ne botimin e pare arriti te shiste vetem 900 kopje dhe shtepia botuese vendosi te mos e vazhdonte me botimin. Por kjo nuk do ta frikesonte; kerkon nje shtepi tjeter botuese "Rocco". Ne 1990 boton "Brida", dhe ky liber con edhe "Alkimistin" ne listat e best sellers. Alkimisti shitet me shume kopje se cdo liber tjeter ne historine e Brazilit dhe shkruhet ne Librin Guiness te Rekordeve.

Me afro 61 vite jete, shkronjesi i "Alkimisti", dhe i nje sere librash te suksesshem, shkrimtari me i lexuar ne bote, ka arritur te shese deri me tani me shume se 85 milion libra ne te gjithe boten. Ai u cilesua si autori me i shitur ne bote ne vitin 2003 me librin "Njembedhjete minutat" dhe kjo renditje u arrit kur libri nuk ishte botuar ende ne SHBA, Japoni dhe ne 10 vende te tjera, ku u hodh ne shitje nje vit me vone. "Une ia detyroja kete Athenes. Te rishkruaja historine e saj. Te shkruaja mitin e saj", shpjegon ai.

Disa nga personazhet qe tregojne kete histori mbi dashurine dhe kerkimin e iluminizmit jane Heron Ryan, nje gazetar qe dashurohet me te ne nje udhetim ne Transilvani; Andre MCain, nje aktore dhe Deidre O'' Neill, nje nga mesueset e saj qe e pershkruan protagonisten si nje virgjereshe, nje martire, nje te shenjte dhe nje shtrige, "te katerta ne te njejten kohe".

Ne vitin 2003, "Alkimisti" zuri vendin e gjashte ne bote per nga shitja, " Zahiri" (2005) zuri vendin e trete, sipas gazetes amerikane Publishing Trends, mbas "Kodit te Da Vincit" dhe "Engjej dhe Demon", te dy libra te Dan Brown. "Alkimisti", botuar ne shqip nga shtepia botuese "Toena", eshte konsideruar si nje nga fenomenet e letersise me te rendesishme te shekullit te XX, duke zene vendin e pare me supershitjet e tij ne 18 vende dhe duke u shitur deri me sot me 30 milione kopje. I pelqyer nga personalitete te ndryshme si nga kengetarja Madonna (e konsideron si te preferuarin e saj ), ai ka frymezuar nje varg projektesh, si nje musical ne Japoni dhe vepra te ndryshme teatrore ne France, Belgjike, SHBA, Turqi, Itali dhe Zvicer. Vepra e tij eshte aktualisht teme e dy simfonive ne Itali dhe SHBA, ndersa numuron cmime ne Spanje 2006, SHBA, 2006, Kroaci , 2006, Gjermani 2005, Hungari, 2005, Ukraine 2004, Angli 2004, Serbi 2004, France 2003, Gjermani 2001, Itali 2001, Poloni 2000, France 2000, Spanje 1999, etj.

Paulo Coelho hyri ne Librin Guiness te Rekordeve si autori qe firmosi me shume libra ne 9 tetor 2003, ne Panairin e Librit ne Frankfurt. Komuniteti norvegjez ia ka ofruar "Alkimistin" te gjithe funksionareve te administrates me qellim stimulimin e nje menyre ndryshe mendimi. Te pakten ne 30 vende te planetit , "Alkimisti" , ben pjese ne kurrikulen letrare te shkollave. Shenjteria e tij Papa Gjon Pali II te e priti autorin ne Vatikan ne 1998, ndersa Fondi Monetar Nderkombetar i dha autorit cmimin me te rendesishem : el Cristal Award.



Paulo Coelho shkruan per jave nje kolone ne gazeten "O Globo" dhe gjithashtu bashkepunon me te tjera botime braziliane si dhe ne te tjera vende. Ne mars te vitit 2000, qeveria franceze i dha autorit distinktiven me te shquar : "Chevalier de L'Ordre National de la Legion d'Honneur". Ne vitin 2005, Hotel Bristol i vuri emrin e Paulo Coelhos nje cokollate te nxehte me portokall si mirenjohje pasi ai kishte permendur kete hotel ne librin e tij "Zahiri".

Paulo Coelho, i cilesuar si alkimisti i fjales apo edhe si nje dukuri letrare, sipas te gjitha gjasave vazhdon te mbetet shkrimtari me i preferuar i ketij fillim-shekulli. Statistikat boterore tregojne se lexues nga me shume se 150 vende, pa dallim gjuhe dhe kulture, e kane pranuar tashme si autorin e tyre personal, por edhe te domosdoshem ne jeten e tyre.

Librat e tij, te perkthyer ne me shume se 56 gjuhe te botes, kane zene vendet e para pa medyshje ne listat e librave me te shitura, sikunder edhe ne temat e diskutimit shoqeror dhe kulturor. Dhe e gjitha kjo sepse idete dhe filozofite e tij, tematika e librave te ketij shkrimtari, permbledhin pa medyshje aspiratat e miliona lexuesve qe kerkojne rruge dhe alternativa te tjera per te kuptuar boten.

"Shtriga e Portobellos", libri i tij me i ri, qe u botua vitin qe sapo u mbyll ne 60 vjetorin e lindjes se tij nga shtepia botuese "Toena", e cila ka ekskluzivitetin e botimit te veprave te shkrimtarit te madh, duket se eshte pelqyer nga shqiptaret, por gjithsesi jo ne nivelin e romanit te tij te famshem "Njembedhjete minutat". Shkrimtari brazilian Paolo Coelho, kishte lejuar ne fakt te lexohej falas ne internet nje pjese e romanit te tij me te ri "Shtriga e Portobellos" (Planeti). Kjo ishte hera e pare qe Coelho, perdorte internetin per veprat e tij, duke promovuar diskutime dhe kembyer ide me lexuesit e tij.

Mesazhet e derguara ne faqen e tij te internetit gjithsesi tregojne se "Shtriga e Portobellos" eshte kthyer ne nje nga librat me polemizues te ketij autori. Ne librin "Shtriga e Portobellos", Coelho vleresohet si nje refimtar qe refuzon te shkruaje "nje liber tradicional". Ai shkruan per nje seri personazhesh qe rrethojne Athenen, protagonisten dhe qe tregojne per te .Lexuesi shqiptar, po permes "Toenes", ka mundur te lexoje disa nga kryeveprat e tij si "Alkimisti" , "Njembedhjete minutat" "Djalli dhe zonjusha Prym", "Veronika vendos te vdesi" "Mali i peste" , "Pelegrini i Komposteles" , "Manuali i luftetarit te drites", "Zahiri".

Gati te gjitha librat e perkthyera nga "Toena" jane mirepritur nga lexuesi shqiptar , nderkohe qe sidomos "Alkimisti", "Njembedhjete minutat", "Zahiri", kane shenuar nje rekord shitjesh edhe ne Shqiperi.

Flora Nikolla/ATSH
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Paulo Coelho

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava




fragment nga P. Coelho
perkthimi ne shqip nga D. Taçe

Nganjëherë jemi preja e një ndjesie trishtimi që nuk mbërrijme ta kontrollojmë. Kuptojmë që çasti magjik i ditës ka kaluar dhe ne nuk kemi bërë asgjë. Jeta e fsheh magjinë dhe artin e vet. Duhet ta bëjmë të flasë fëmijën e dikurshëm që ende ekziston brenda nesh.
Ky vogëlush është në gjendje t'i kuptojë momentet magjike. Ne dimë si ta mbysim të qarën e tij, por nuk dimë të bëjmë të heshtë zërin. Fëmija i dikurshëm është gjithmonë brënda nesh. Lum fëmijët sepse e tyre është mbretëria e qiejve. Nëse nuk rilindim, nëse nuk arrijmë ta shohim jetën me pafajësinë dhe entuziazmin fëminor, jeta nuk ka kuptim. Ka shumë mënyra për t'u vetëvrarë. Ata që provojnë të asgjësojnë trupin e tyre, shkelin ligjin e Zotit. Por edhe ata që përpiqen të vrasin shpirtin, thyejnë ligjin hyjnor, edhe pse krimi i tyre është më pak i dukshëm për sytë e njeriut. Le të tregohemi të vëmendshëm ndaj asaj që thotë fëmija i ndryrë në zemrën tonë. Të mos kemi turp. Të mos e lëmë të ketë frikë, sepse ai vogëlush ndihet i vetmuar se ne nuk e dëgjojmë thuajse kurrë. Le t'ia lëmë atij për pak frerët e ekzistencës sonë. Ky fëmijë, e di mirë se çdo ditë është e ndryshme. Le të përpiqemi që ai ta ndiejë se e duam prapë. Le t'i japim gëzim duke u sjellë në mënyrë të pazakontë për ne, apo të dukemi të marrë në sytë e të tjerëve. ثshtë mirë të kujtojmë që mençuria e njerëzve është marrëzi përpara Zotit. Nëse dëgjojmë fëmijën që kemi në shpirt, sytë tanë do të rigjejnë shkëlqimin. Dhe nëse nuk e humbim komunikimin me këtë fëmijë, ne nuk e humbim as lidhjen tonë me jetën.
(tiranacalling)
 
Pe: Paulo Coelho

Sekreti i lumturise

Njehere e nje kohe,nje tregtar,dergoi te birin e tij qe te mesonte sekretin e lumturise tek me i mencuri dhe i urti i te gjithe njerezve.
Djali udhetoi i rraskapitur per dyzet dite ne shkreterire,derisa arriti ne nje keshtjelle te mrekullueshme ne majen e nje mali.Atje jetonte ''I Urti'' qe kerkonte djali.
Ne vend qe te gjente nje njeri te shenjte...heroi yne hyri ne nje salle ku mbreteronte nje nje levizje e pareshtur,nje zhurme e madhe,nje gjendje e cmendur:
tregtare qe hynin e dilnin,gjithandej grupe te vegjel qe flisnin me ze te larte,nje orkesterz qe luante melodi te embla. Diku aty ishte edhe nje tavoline e mbushur plot e perplote me te gjitha llojet e gjelleve me te shijshme dhe me te famshme te asaj krahine.
''I Urti'' fliste me te gjithe,ndaj djalit i duhej te priste dy ore qe t'i vinte radha per tu pritur nga ai.
''I Urti'' e degjoi me vemendje arsyen e vizites se djalit,por i tha djalit qe ne ate moment nuk kishte kohe te mjaftueshme qe t'i shpjegonte atij sekretin e lumturise.Edhe i sugjeroi qe te bente nje shetitje neper pallat e te kthehej pas dy oresh.
Nderkohe dua te te kerkoj nje nder,i tha plaku,duke i dhene ne dore nje luge te vogel caji,ne te cilin hodhi dy pika vaj.
''Kur te ecesh,mbaje kete luge ne dore edhe ki kujdes mos te rrezosh ne toke pikat e vajit''.
Djali filloi te ngjiste e zbriste shkallet e gjata te pallatit,duke mos i shkeputur syte per asnje moment nga pikat e vajit ne lugen qe mbante ne dore.Ne krye te dy oreve ,djali rikthehet tek ''I Urti''.
Atehere me thuaj i thote ''I Urti'', a i pe qilimat e mrekullueshem persian qe kam ne dhomen e ngrenies? Po kopshtet e mrekullueshme qe rrethojne keshtjellen,a e di iu deshen plot 10 vjet,mjeshtrit te kopshtareve per t'i krijuar?Po pergamenat e bukura qe ndodhen ne biblioteken time, a i vure re?
Djaloshi i turperuar,i rrefeu qe nuk kishte pare asnje gje.Shqetesimi i tij i vetem ishte qe te mos rrezonte ne toke pikat e vajit qe ''I Urti'' i kishte besuar,per t'i mbajtur me shume kujdes.
Epo mire,nuk ka gje,i kthehet ''I Urti'',ktheu pas dhe shiko nje nga nje mrekullite e botes sime.Nuk mund te kesh kurre besim tek nje njeri,nese nuk i njeh mire shtepine e tij.
I qetesuar,djaloshi me lugen ne dore,rifilloi te shetiste pallatin,por kesaj here,duke verejtur me kujdesin me te madh te gjitha veprat e artit te varuara ne tavan dhe mure.
Veshtroi kopshtet,malet rrethues,brishtesine e luleve,thjeshtesine dhe shijen me te cilen cdo veper arti ishte vendosur ne vendin e duhur,ne harmoni te plote me gjithcka qe e rrethonte.
Ne kthim,kur ritakoi ''Te urtin'',rrefeu dhe pershkroi me zellin me te madh gjithcka qe kishte pare ne pallat,ne cdo detaj.
Po pikat e vajit,qe te lashe nen kujdesje,ku i ke?- pyeti '' I Urti''.
Duke pare lugen,djali vuri re qe i kishte rrezuar pikat e vajit.
''Ja pra,i tha ''I Urti'' – Sekreti i Lumturise eshte te arrish te shikosh te gjitha mrekullite e botes ne cdo detaj,pa harruar per asnje moment dy pikat e vajit qe mban me vete ne luge.''

(Pjese e shkeputur nga romani ''Alkimisti'' i Paolo Coelho
 
Pe: Thenie te bukura...

Paolo Coelho - Takimi i një gruaje me vetveten

Unë jam njëherësh dy gra: njëra dëshiron të eksperimentojë të gjitha qejfet, të gjitha pasionet, të gjitha aventurat që jeta mund t'i ofrojë; tjetra do të jetë skllave e rutinës, e jetës familjare, e gjërave që mund të planifikohen dhe të arrihen. Unë jam prostituta dhe shtëpiakja që jetojnë në të njëjtin trup dhe luftojnë njëra-tjetrën.

Takimi i një gruaje me vetveten është një lojë që sjell rreziqe serioze. Eshtë një vallëzim hyjnor. Kur takohemi, jemi dy energji të mbinatyrshme, dy universe që ndeshen. Nëse në këtë takim mungon respekti i duhur, atëherë një univers shkatërron tjetrin.


FG-11217C.jpg
 
Pe: Paulo Coelho

اdo njeri ka të drejtë të kërkojë kënaqësinë – domethënë atë që i jep gëzim atij dhe jo medoemos dhe të tjerëve.
Paulo Coelho

Gabimet e vetme që konsiderohen si serioze janë si në vazhdim: mosrespektimi i të drejtave të tjetrit, paralizimi nga frika, ndjenja e fajtorit, të kujtosh se nuk meriton as të mirat dhe as të këqijat që të ndodhin në jetën tënde dhe të jesh frikacak.
Paulo Coelho

اdo njeri duhet të mbajë të gjallë brënda tij flakën e shenjtë të "çmendurisë". Dhe duhet të sillet si një njeri i zakonshëm.
Paulo Coelho


اdonjeriu i janë dhënë dy cilësi: fuqia dhe talenti. Fuqia e udhëheq të takojë fatin e tij. Talenti i tij e detyron të ndajë me të tjerët elementët më të mirë që ai zotëron. اdonjeri duhet të dijë se kur duhet të përdorë njërën apo tjetrën.
Paulo Coelho
 
Pe: Paulo Coelho

Mjeshtri pyeti dishepujt e tij: " Përse ne bërtasim kur jemi të nevrikosur ?
Përse njerëzit i bërtasin njëri-tjetrit kur janë të mërzitur? ".
U dhanë disa përgjigje të parëndësishme.

Mjeshtri vetë shpjegoi: " Kur dy njerëz janë te nevrikosur me njëri-tjetrin, zemrat e tyre largohen shumë. Për ta mbuluar këtë distancë ata duhet të jenë në gjendje ta dëgjojnë njëri-tjetrin. Sa më të nevrikosur të jenë aq më fort kanë nevojë të dëgjojnë zërin e tjetrit përmes asaj largësie."

Sërish Mjeshtri pyeti: " اfarë ndodh kur dy persona bien në dashuri ? Ata nuk i bërtasin njëri -tjetrit por flasin butësisht, përse vallë ? Sepse zemrat e tyre janë shumë pranë dhe distanca midis tyre është shumë e vogël..."

Dhe më pas Mjeshtri dhe konkluzionin: " Kur njerëzit e dashurojnë edhe më shumë njëri-tjetrin, çfarë ndodh vallë ? Ata nuk flasin, thjesht pëshperisin dhe afrohen edhe më shumë në dashurinë e tyre. E së fundmi , të dashuruarit nuk kanë as nevojë të pëshpërisin, ata vetëm mund të shikojnë njëri-tjetrin në sy dhe të kuptohen. Kjo është afërsia që të dashuruarit mund të kenë kur e duan njëri-tjetrin ".
Po kur heshtin ? Atëherë dashurohen çmendurisht!
 
Cuelho hulumton “vlerat jashtëkohore”

Shkrimtari i njohur brazilian, Paulo Cuelho, ka botuar romanin e tij më të ri “Manuscript Found in Accra” (Dorëshkrimi i Gjetur në Accra), në të cilin autori hulumton “vlerat jashtëkohore”.

Flash3,_26_korrik_12_288491.jpeg


Në fakt, romani i ri i Cuelho është një rrëfim për një grek, i cili paraqitet në dorëshkrimin që disa shekuj më vonë e zbulon një anglez.

“Ndarja e fiksionit nga realiteti është gjë e vështirë jo vetëm për një shkrimtar, por edhe për çdokënd tjetër. Ne po jetojmë nën një ofensivë aq të madhe të informacioneve, për të cilat besojmë se janë të vërteta, edhe pse qartazi del që nuk janë”, deklaroi Cuelho për agjencinë AFP.

Ndryshe, sipas Cuelho, rrëfimi i ri “bazohet në vlera, e vlerat kurrë nuk janë një fiksion. Kjo për shkak se ato i mbijetojnë testit të kohës”.

Shkrimtari të mërkurën ka shënuar 25 vjet nga dalja e njërës prej veprave më të njohura të tij, “Ditari i një Magjistari”.
Burimi: express
 
Re: Paulo Coelho

E adhuroj !
 
Titulli: Paulo Coelho

Ka momente kur problemet hyjnë në jetët tona dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për t’ju shmangur atyre. Por ata janë aty për një arsye. Vetëm kur i kapërcejmë, atëherë e kuptojmë pse ata ishin aty. - Paulo Coelho

Nuk të duhet të shtiresh sikur je i/e fortë, nuk të duhet të tregosh gjithmonë se çdo gjë po shkon mirë, nuk mund të shqetësohesh gjithnjë për atë që mendojnë të tjerët.
Nëse e ndien nevojën; qaj! ثshtë mirë që të qash deri në lotin e fundit, sepse vetëm atëherë mund të rikthehesh e të buzëqeshësh. - Paulo Coelho

Ne qofte se do te jesh i suksesshem, ka vetem nje regull: Kurre mos e genje veten ! - Paulo Coelho

Nganjehere jeta do te thote shume : Nje person mund te kaloje dite, jave, muaj, vite, pa as ndjenje te re. Pastaj ndodh te hapet nje dere, dhe nje ortek pozitiv hyn ne te. Ne nje moment nuk kishe asgje, ne tjetrin, ke me shume se sa mund te perballosh... - Paulo Coelho

Do rri ulur këtu, pranë teje, derisa të qëndrosh përballë këtij lumi. Dhe nëse ikën të flesh unë do të fle përpara shtëpisë tënde ku jeton. Dhe nëse nisesh, unë do ndjek hapat e tua. Derisa të më thuash: "Ik prej meje". Vetëm atëherë do të largohem. Por do të dua derisa të kem jetë! - Paulo Coelho
 
Titulli: Paulo Coelho

Veronika vendos te vdes,, me ka len pershtypj ky liber i Paulo Coelho
 
Titulli: Paulo Coelho

- Te presesh eshte e dhimbshme , dhe te harrosh eshte e dhimbshme . Por te mos dish sfar vendimi te maresh kjo eshte nje nga vuajtjet me te medha .
- Cfar eshte dashuria? Ne matematik eshte nje problem , ne histori eshte nje beteje , ne shkence eshte nje reaksin , ne art eshte nje zemer ,Po per mua? -Dashuria eshte e do jet thjesht ti .
- Njerzve nuk ju pelqen asnjeher menyra jote e jeteses...Ji krenare per ate qe je dhe mos u shqeteso per atese cfar mendojn te tjeret per ty ...sepse jeta jetohet vetem njeher ...Kjo eshte jeta jote.
- Jeta eshte nje liber , varet si e shkruan dhe ,e cfar boje ...... P . Coelho
 
Titulli: Paulo Coelho

" Nje femije mund ti mesoje gjithmone, tre gjera nje te rrituri : Te jete i lumtur pa asnje arsye, te jete gjithmone i zene me diçka dhe te kerkoje me gjithe fuqine e tij ate qe ai deshiron."
-
Të mençurit janë të mençur sepse dashurojnë.
Budallenjtë janë budallenj sepse mendojnë që mund të kuptojnë dashurinë.
_
Në çdo moment të jetës sonë, kemi një këmbë në përrallë dhe tjetrën në humnerë!

_ Paulo Coelho
 
Titulli: Paulo Coelho

Nuk është ajo që ju keni bërë në te kaluaren, ajo qe do te ndikoje ne te tashmen, por ajo që ju bëni në te tashmen është ajo që do të shpengoje te kaluarën, dhe natyrisht do të ndryshojë të ardhmen.

-- Paulo Coelho
 
Titulli: Paulo Coelho

Qeniet njerezore mund te perballojne nje jave pa uje, 2 jave pa ushqim, vite te tera te pa strehe, por jo Vetmine. Ajo eshte me e keqja e te gjitha torturave; me e keqja e te gjitha vuajtjeve."

"11 Minuta"; - Paolo Coelho
 
Titulli: Paulo Coelho

....."Sepse Dashuria nuk eshte e palevizshme si shkretetira, as si era qe bredh boten, as si ti qe shikon gjithcka nga lart. Dashuria eshte forca qe ndryshon dhe permireson Shpirtin e botes. Kur hyra ne te per here te pare, kujtova se ishte i perkryer. Por me pas, pashe se ai ishte pasqyrimi i gjithckaje qe ishte krijuar, se edhe ai kishte luftrat dhe pasionet e tij. Ne e ushqejme Shpirtin e Botes dhe toka mbi te cilen jetojme do te jete me e mire a me e keqe nese ne do te jemi me te mire a me te keqinj. Ketu hyn edhe forca e Dashurise, sepse, kur dashurojme, duam gjithnje te jemi me te mire nga c'jemi." - nga Alkimisti
 
Titulli: Paulo Coelho

Qeniet njerezore mund te perballojne nje jave pa uje, 2 jave pa ushqim, vite te tera te pa strehe, por jo Vetmine. Ajo eshte me e keqja e te gjitha torturave; me e keqja e te gjitha vuajtjeve."

"11 Minuta"; - Paolo Coelho

e kam lexuar librin eshte gjenial
 
Titulli: Paulo Coelho

Si arrite te dashuroheshe me nje prostitute?
Atehere nuk e kuptoja. Por tani, kur e sjell neper mend, besoj se mund te them qe,
duke e ditur se trupi yt nuk mund te ishte gjithmone i imi, do te doja te zoteroja shpirtin tend!
Po xhelozia?
Nuk i thuhet dot pranveres: "Dua qe ti te arrish shpejte dhe te rrish sa me gjate."
Mund te thuhet vetem: "Eja, bekome me pranine tende dhe rri sa kohe te mundesh."

(11 Minuta)
 
Titulli: Paulo Coelho

Fragment nga romani “Fitimtari është i vetëm” i autorit Paulo Coelho

Gishti i madh i dorës së djathtë të Igorit shtyp fytin e Olivias dhe gjaku pushon së ngjituri deri në tru. Në të njëjtën kohë, dora tjetër e tij shtyp një pikë të caktuar pranë sqetullës, duke provokuar paralizimin e muskujve. Nuk ka tkurrje; tani nuk duhen veçse dy minuta.
Olivia duket sikur po fle në krahët e tij. Përpara se të largohej, ai e puthi në ballë bukuroshen e fjetur dhe i pëshpëriti:
- Siç e patë, e mbajta premtimin, nuk ju qëllova.
 
Titulli: Paulo Coelho

VJEN Nث SHQIP "ALEFI" I PAULO COELHOS

I përkthyer në 20 gjuhë dhe me mbi 2.5 milionë kopje të shitura në të gjithë botën, objekti i tij është udhëtimi i Coelhos, gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tri kontinente, në kërkim të vetvetes.
Romani fillon me Paulon, duke folur për pakënaqësitë e jetës: Të rinj që mbarojnë universitetin dhe nuk gjejnë punë, të moshuar që dalin në pension pa asnjë grosh në xhep, të rriturit që nuk kanë kohë për të ëndërruar; që nga teta e mëngjesit deri në pesë të pasdites luftojnë për të mbajtur familjen, për të paguar shkollën e fëmijëve, duke u përballur me atë që të gjithë e njohim me emrin "realitet i vështirë". Bota, sipas Paolos, nuk ka qenë asnjëherë kaq e përçarë sa tani: Luftëra fetare, gjenocide, mungesë respekti për planetin, krizë ekonomike, depresion, varfëri. Të gjithë kërkojnë rezultate të menjëhershme për të zgjidhur të paktën disa nga problemet e botës, ose të jetës së tyre private. Por gjërat duken gjithnjë e më të errëta sa më tepër që i afrohemi së ardhmes. Një nga arsyet e shumta të këtij udhëtimi është pikërisht kthimi në të kaluarën, në atë që është nën tokë, në rrënjët e tij. Një tjetër personazh, jo më pak i rëndësishëm, është Hilali, një violiniste e talentuar që do ta shoqërojë gjatë gjithë udhëtimit. Për herë të parë ai përjeton Alefin, pikërisht në tren, teksa ishte në kërkim të syve të saj. Tashmë e kishte takuar gruan që duhej të takonte në këtë rimishërim. Iu deshën vetëm tri martesa, por tani nuk dëshironte ta linte për askënd në këtë botë. I dukej sikur njihej që prej shumë shekujsh dhe do të vazhdonin së bashku në shekujt që do të vinin. E çfarë është Alefi? Alefi nuk mund të shpjegohet. Megjithatë, në traditën magjike shfaqet në dy forma. E para, është ajo e një pike në univers që përfshin gjithë të tjerat, të tashmet dhe të kaluarat, të mëdhatë dhe të voglat. Në përgjithësi e zbulojmë rastësisht, siç ndodhi në tren. Që të ndodhë kjo, njeriu (ose njerëzit) duhet të jetë në pikën fizike ku gjendet. Këtë e quajmë Alef i vogël.
Po tjetër, si mund të jetë Alefi? Kur dy njerëz mund të jetojnë gjithë jetën së bashku, të punojnë së bashku, ose edhe mund të takohen vetëm një herë dhe të ndahen përgjithmonë, sepse nuk e përshkuan pikën fizike që e bën të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar atë çka i bashkoi në këtë botë. Domethënë, largohen pa e kuptuar, tamam si ajo çka i afroi. Por, në qoftë se Zoti e dëshiron një gjë të tillë, ata që e kanë njohur një herë dashurinë do të takohen përsëri.

8701_521445937916960_904115631_n.jpg


Gazeta "shqiptare"


Fragment nga romani “ALEF” të autorit Paulo Coelho.

Të fajësosh të tjerët është gjithmonë e lehtë. Mund ta kalosh jetën duke fajësuar botën, por sukseset dhe dështimet e tua janë përgjegjësi e plotë e jotja. Mund të përpiqesh ta ndalësh kohën, por do të shpërdorosh energjinë tënde.
Treni bën një frenim të papritur dhe të gjithë tremben. Unë vazhdoj të marr përsipër ato që them, ndonëse nuk jam i sigurt se njerëzit në tryezë po më ndjekin.
- Përfytyroni që treni nuk ndalet, ndodh një aksident dhe gjithçka merr fund. Të gjitha kujtimet, gjithçka, zhduket si lotët në shi, siç thoshte roboti në filmin Blade Runner. Kështu të jetë? Asgjë nuk zhduket, gjithçka ruhet në kohë. Ku ruhet puthja ime e parë? Në ndonjë vend të fshehtë në trurin tim? Në një seri impulsesh elektrike që tanimë janë çaktivizuar? Puthja ime e parë është më e gjallë se kurrë, asnjëherë nuk do ta harroj. ثshtë këtu, përreth meje. Me ndihmon të ndërtoj Alefin tim.
- Por në këtë çast ka një sërë gjërash që duhet të zgjidh.
- Këto gjëra janë brenda asaj që ti i quan “e kaluar” dhe presin një vendim në atë që ti e quan “të ardhme”, - them. - Pengojnë, ndotin dhe nuk të lënë që të kuptosh të tashmen. Të punosh vetëm me përvojën do të thotë të përsërisësh zgjidhjet e vjetra për probleme të reja. Njoh shumë njerëz që arrijnë të kenë vetëm një identitet kur flasin për problemet e tyre. Kështu jetojnë: sepse kanë probleme që janë të lidhura me atë që mendojnë se është “historia e tyre”.
Meqë askush nuk thotë asgjë, vazhdoj më shpjegimin tim:
- Duhet një përpjekje e madhe për t’u çliruar nga kujtesa, mirëpo, kur e arrin këtë, fillon të zbulosh se je më i zoti për ta bërë nga sa mendoje. Banon në këtë trup të stërmadh që është Universi, ku janë zgjidhjet dhe të gjitha problemet. Vështro shpirtin tënd në vend që të vështrosh të kaluarën. Universi pëson shumë mutacione dhe i merr ato me vete. اdonjërën prej këtyre mutacioneve ne e quajmë “një jetë”. Por, ashtu sikurse qelizat e trupit tënd ndryshojnë dhe ti vazhdon po njëlloj, koha nuk kalon, vetëm ndryshon. Mendon se je i njëjti njeri që ishe në Ekaterinburg duke bërë diçka. Nuk je. Nuk jam i njëjti njeri që isha kur fillova të flisja. As treni nuk është në të njëjtin vend që ishte kur Hilali i ra violinës. Të gjitha kanë ndryshuar dhe këtë nuk jemi në gjendje ta perceptojmë qartë.
- Por një ditë prej ditësh koha e kësaj jete mbaron, - ndërhyn Jao.
- Mbaron? Vdekja është një derë drejt një dimensioni tjetër.
- E megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto që thua, njerëzit që duam dhe vetë do të ikim ndonjë ditë.
- Kurrë, absolutisht asnjëherë, nuk i humbasim njerëzit që duam, - theksoj. - Ata na shoqërojnë, nuk zhduken nga jeta jonë. Thjesht jemi në dhoma të ndryshme. Nuk mund të shoh çfarë ka në vagonin përpara, por ka njerëz që udhëtojnë njëkohësisht me mua, me ju, me të gjithë. Fakti që nuk mund të flasësh me ta, që nuk e di se çfarë ndodh në vagonin tjetër, nuk ka aspak rëndësi; ata janë atje. Kështu, ajo që quajmë “jetë” është një tren me shumë vagonë. Herë jemi në njërin, herë në tjetrin. Të tjera herë kalojmë nga njëri te tjetri, teksa ëndërrojmë, ose kur e lëmë veten të tërhiqemi nga e jashtëzakonshmja.
- Por nuk mund t’i shohim dhe as mund të komunikojmë me ta.
- Po, mundemi. اdo natë kalojmë në një plan tjetër kur flemë. Flasim me të gjallët, me ata që i mendojmë të vdekur, me ata që janë në një tjetër dimension, me veten, me njerëzit që kemi qenë dhe që do të jemi ndonjë ditë.
Energjia bëhet më e rrjedhshme, e di që mund ta humbas kontaktin nga një çast në tjetrin.
- Dashuria del gjithmonë fitimtare mbi atë që ne e quajmë vdekje. Prandaj nuk duhet t’i qajmë njerëzit që duam, sepse vazhdojnë t’i duam dhe janë pranë nesh. E kemi shumë të vështirë për ta pranuar. Nëse nuk e besoni, nuk ia vlen që të vazhdoj shpjegimin.
Vë re që Jao ka ulur kryet. Për atë që më pyeti më parë po i përgjigjem tani.
- Po ata që urrejmë?
- Nuk duhet t’i nënvlerësojmë as armiqtë tanë që kanë kaluar në anën tjetër, - përgjigjem. - Në Traditën magjike, ata kanë emërtimin e çuditshëm “udhëtarë”. Nuk po them se mund të bëjnë ndonjë gjë të keqe këtu. Nuk munden, përveçse po i lejuat ju vetë. Sepse në të vërtetë jemi atje me ta dhe ata janë këtu me ne. Këtu, në tren. E vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin është ndreqja e gabimeve dhe kapërcimi i konflikteve. Kjo do të ndodhë një ditë, ndonëse herë-herë duhen shumë “jetë” për ta arritur në këtë përfundim. Takohemi dhe ndahemi gjatë gjithë përjetësisë. Një ikje që pasohet nga një kthim, por përherë një kthim i pasuar nga një ikje.
- Ti po thua që jemi pjesë e së gjithës. Se nuk ekzistojmë si pjesë të ndara.
- Ekzistojmë njësoj siç ekziston një qelizë. Mund të shkaktojë një kancer shkatërrues, mund të prekë pjesën më të madhe të organizmit. Ose mund të shpërhapë ato elemente kimike që sjellin gëzim dhe mirëqenie. Por qeliza nuk është vetë njeriu.

/botimet Toena/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Paulo Coelho

Fragment nga libri "Brida" i autorit Paulo Coelho.

- Dua të të bëj në pyetje, - tha Brida, ndërkohë që pinte çajin. Kuzhina e Wicca-s ishte, çuditërisht, shumë moderne dhe funksionale. Dua të di pse nuk më lejove të
braktisja këtë rrugë?
“Sepse dua të di se çfarë ka parë Magjistari te ti,përtej Dhuntisë tënde”, mendoi Wicca. Në fakt u përgjigj:
- Sepse ti zotëron një Dhunti.
- Si e di?
- Thjesht nga veshët.
“Nga veshët?! اfarë zhgënjimi, - mendoi Brida. - Mendova se kishe vënë re breroren time.”
- Të gjithë zotërojnë një dhunti, por që nga lindja, disa e kanë më të zhvilluar; ndërsa të tjerët - si unë për shembull - duhet të luftojnë për ta zbuluar dhe për ta zhvilluar. Ata që zotërojnë një dhunti që në momentin që vijnë në këtë botë, i kanë llapat e veshëve të vegjël dhe të ngjitur pas kokës. Instinktivisht Brida preku veshët: ishte e vërtetë.
 
Titulli: Paulo Coelho

Mësova se bota ka një shpirt dhe kush do arrijë ta kuptojë atë shpirt, do kuptojë gjuhën e gjërave.
 
Titulli: Paulo Coelho

Nje engjell e pyet:''Perse e ben?''
Ai i pergjigjet:''Sepse jam nje njeri i ndergjegjshem.''
Engjelli vazhdon ta pyes:'' Je ne gjendje te ndalosh per 15 min ne dite per te veshtruar boten, te shohesh vetveten ose me thjesht per te mos bere asgje.''
Manuel pergjigjet: " Do te me pelqente por nuk kam kohe...!"
''Po me mashtron,'' thote engjelli. Te gjithe e kane aq kohe, por eshte kurajua qe mungon.Puna eshte bekim, kur na ndihmon te mendojme per ate qe po bejme. por behet mallkim ne momentin qe behet e dobishme vetem per te na penguar te mendojme per sensin e jetes tone.''
 
Titulli: Paulo Coelho

“When we least expect it, life sets us a challenge to test our courage and willingness to change; at such a moment, there is no point in pretending that nothing has happened or in saying that we are not ready. The challenge will not wait. Life does not look back. A week is more than enough time for us to decide whether or not to accept our destiny.”
 
Titulli: Paulo Coelho

Nganjehere jeta do te thote shume : Nje person mund te kaloje dite, jave, muaj, vite, pa as ndjenje te re. Pastaj ndodh te hapet nje dere, dhe nje ortek pozitiv hyn ne te. Ne nje moment nuk kishe asgje, ne tjetrin, ke me shume se sa mund te perballosh."

| Paolo Coelho |
 
Titulli: Paulo Coelho

5684605356_ff08c5b27a.jpg
 

Attachments

  • 5684605356_ff08c5b27a.jpg
    5684605356_ff08c5b27a.jpg
    59.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Paulo Coelho

#thealchemist

2j2tdae.jpg
 

Attachments

  • 2j2tdae.jpg
    2j2tdae.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Paulo Coelho

Pse njerëzit janë të trishtuar?
"ثshtë e thjeshtë", përgjigjet njeriu i urtë.
"Ata janë të burgosur nga historitë e tyre personale.
Gjithkush beson se qëllimi kryesor në jetë është që të ndjekin një plan.
Ata kurrë nuk pyesin nëse plani është i tyre apo është krijuar nga një person tjetër.
Grumbullojnë eksperienca, kujtime, gjëra, idetë e të tjerëve,
dhe janë ato më shumë që përballen me ta.
Kjo është dhe arsyeja pse ata harrojnë ëndrrat e tyre ..."
 
Titulli: Paulo Coelho

Lotët ?? Fjalët që nuk do të thuhen kurr !

| Paulo Coelho|
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top