Pashkët, rite shqiptare

ida angel

:)
V.I.P
Pashket, pak histori...

Duhet të dimë se riti i Ringjalljes, që përbën thelbin e Pashkëve, ndodhte për herë të parë në histori (sipas shekujve tanë). Ai vinte si një përmbyllje e gjithë filozofisë së predikuar prej Krishtit, i cili për asnjë çast nuk reshti së foluri për dashurinë midis të gjithë njerëzve, pas asnjë dallim. Ishin shembujt e tij, veprimet, mendimet që, në ndryshim me mentalitetin e kohës, përçuan mesazhe që fare mirë edhe sot janë mëse realë. Sepse, në të vërtetë ai ishte hallka e një zinxhiri, që zinte fill diku larg.

Eshtë fakt se deri në atë kohë, në popullsi ekzistonte ideja e vdekjes së trupit dhe e shpirtit. Njerëzit duke vdekur, sipas mendimit të atëhershëm, mbaronin përfundimisht, humbisnin çdo lloj lidhje, qoftë fizike e qoftë shpirtërore. Krishti ishte i pari që predikoi, në shekujt tanë, mendimin e pavdekësisë së shpirtit, gjë që si çdo ngjarje, veprim, ide e panjohur, do të ngjallte padyshim probleme. Kështu feja e krishterë është e para, që arrin të përcjellë, nëpërmjet ringjalljes së Krishtit, një mesazh të tillë, të përjetësisë.

Nuk janë të paktë besimtarët që gjatë Javës së Madhe (java e mundimeve të Krishtit) të përdorin ritualin e mbajtjes së kreshmës, si një mënyrë për pastrimin e shpirtit. Në të vërtetë, Krishti bënte fjalë për diçka tjetër: për një shpirt të pastër në jetë të jetëve, që nënkupton mirësinë në vetvete dhe me të tjerët.

Pak histori…

Fenomeni i ringjalljes, i cili festohet me kaq madhështi në ditën e Pashkëve, në fat është një ritual tepër i vjetër. Ai përdorej dikur në Greqinë e lashtë dhe nënkupton ikjen nga dimri i akullt dhe kalimin në pranverë. Në këtë kokë kishim të bënim me një ringjallje të plotë të natyrës, pas ftohtësisës së zakonshme të dimrit. E ky kalim atëherë festohej me madhështi. Edhe Pashkët përkojnë me këtë sezon, megjithëse ato mbështeten tek ringjallja e Krishtit. Gjithësesi, të dy këto momente, ngrihen mbi të njëjtin fenomen, i cili shoqërohet me ritualet përkatëse.

Doke dhe zakone

Duke realizuar analogjinë me ngjarjet e dikurshme historike, është vendosur e ashtëquajtura “Java e Madhe”. Ajo bazohet tek e gjithë ajo proçedurë, arrestimi, burgimi, dhënie dënimi, kryqëzimi dhe përfundimisht ringjalljeje të dikurshme të Krishtit. Që nga e hëna nëpër kisha kryen liturgjitë përkatëse, ndërsa vetë njerëzit ndjekin rituale të ndryshme, të trashëguara nga e kaluara, por që padyshim janë plotësuar me elementë të rinj.

Kështu me një copë të kuqe, të varuar në ballkon apo në dritaren e shtëpisë, që në fakt simbolizon gjakun e Krishtit, në mëngjesin e së Enjtes së Madhe, fillojnë pergatitjet për natën e Ringjalljes. Në të njëjtën ditë, zonjat e shtëpive, në të gjithë vendin, merren me lyerjen e vezëve me bojë të kuqe. Në disa fshatra të Greqisë veriore, deri përpara disa vitesh, me bojën e mbetur nga lyerja e vezëve, shënonin kokën apo kurrizin e qengjave të vegjël. Për sa kohë që copa e kuqe ishte e varuar në ballkon ose në dritare, gratë e shtëpisë nuk lanin dhe nuk vendosnin rroba jashtë, pasi këtë e shikonin si shenjë të keqe. Ndërsa të parat vezë, që lyenin i dërgonin, së bashku me kuleçët, tek njerëzit e tyre.

Vezët, çfarë roli kanë?

uova-di-pasqua2012-03-22_14-03_detail.jpg


Në ditët tona, vezët nuk janë vetëm të kuqe. Duhet thënë se përdorimi i kësaj ngjyre ishte mbizotërues për shumë kohë, për të ardhur në vitet e fundit, ku përveç saj përdoret edhe boja e verdhë, blu dhe varaku. Madje tradita ka ndryshuar aq shumë sa sot vezët nuk pergatiten vetëm nëpër shtëpi, por gjenden të gatshme edhe nëpër dyqane.

Lidhur me faktin se përse përdoren vezët gjatë Pashkëve nuk ka një mendim të përcaktuar qartë. Fakti që ato lyen me ngjyrë të kuqe, nuk kërkon shumë për t’u shpjeguar. Problemi qëndron se përse janë vezët dhe jo diçka tjetër.

Kështu, gura popullore ofron një histori interesante, që nuk ka kaluar pa përshtatje, përgjatë rrjedhës kohore. Sipas një tradite që ekziston në veri të Greqisë, kur Krishti u ngjall, shumë nuk e besuan. Një grua, e cila mbante një shportë me vezë, vuri në dyshim faktin se mund të ndodhë një gjë e tillë, duke thënë: “Eshtë një lloj sikur të thoni se këto vezë që mbaj në shportë, të bëhet të kuqe”. Atëherë, për çudi të të gjithëve, vezët e gruas ndryshuan ngjyrë.

Në disa fshatra të tjerë të Greqisë, të “Enjten e Madhe”, serinë e parë të vezëve të lyera, i vendosin veçmas. Nga kjo seri marrin pjesëtarët e familjes, sapo bien këmbanat që shënojnë ringjallen, ndërsa në duar mbajnë qirinj të mëdhenj (lambada). Në shtëpi, anëtarët e familjes, i dorëzojnë “vezët e shenjta” (të serisë së parë) nënës, e cila edhe i ka lyer. Ajo i vendos pranë ikonës së Krishtit, dhe në rastet kur bie shi apo bien rrufe ajo i nxjerr në ballkon.

Vlen të shënojmë se në disa zona të tjera, është bërë traditë që vezët t’i hedhin në një përrua. Kështu në fshatin Margarita të Edesës, besojnë se një vit që nuk i hedhin vezët në përrua, të mirat e tyre do të shkatërrohen. Ndërsa në Amideo, të “Enjten e Madhe”, në një shishe, ku ruhet uji i shenjtë, hidhen pak lule, dhe ai përdoret për të hequr dhimbje koke apo për terapi të ndryshme.

Më pas vijon e “Premtja e Madhe”, ku shumica e njerëzve ndjek liturgjitë në kisha, ku zija mbulon fytyrat e tyre.

Sipas një riti, që akoma ruhet në fshatrat e Greqisë Veriore, ndërsa epitafi i stolisur me lule shumëngjyrëshe kalon nëpër rrugë qëndrore, gratë e shtëpisë, nxjerin tek dera një pjatë me fara të mbjella dhe e marrin të nesërmen në mëngjes.

Pak nga pak atmosfera e Pashkëve behet më e fortë, duke iu ofruar të “Shtunës së Madhe”. Gjatë gjithë ditës njerëzit përgatiten për mesazhin e madh të ringjalljes. Ata i drejtohen kishës, për të marrë flakën. E sjellin atë në shtëpi, duke e kryqëzuar atë në portën kryesore.

Në mjaft fshatra të Greqisë së veriut, të “Dielën e Pashkëve”, hedhin në zjarr figurën e supozuar të Judës, tradhëtuesit të Krishtit. Riti vazhdon edhe sot në mjaft zona, duke përfaqësuar kështu qëndrimin e besuesve për këtë figurë. Diku tjetër, ceremonia e pjekjes që qengjit, simbolizon sakrificën e Krishtit, pafajësinë e tij. Për vendasit, Pashkë pa qengj, është vështirë të kuptohet.
Rite shqiptare

Pashkët janë një ngjarje e shënuar dhe kremtohen gjithë pasion e dinjitet nga të gjithë kristianët. Shqiptarët trashëgojnë e ruajnë një traditë të veçantë dhe ndjenjë të lartë në respektin dhe ritin e kësaj feste të madhe fetare.

Sipas intelektualit shqiptar në emigracion z.Mihal Jano, ato konsiderohen si motive rilindjeje si “kalim nga toka në qiell, nga vdekja në jetë”. Pashkët fillojnë më ditën e të “Hënës së Pastër”, kur lidhen kreshmët, vazhdojnë më “Evangjelizmonë” dhe përfundojnë me Ditën e Pashkës së Madhe, Ngjalljen e Krishtit, dhe ngjitjen në Qiell të Shpëtimtarit.

“Në kohët e mëparme, predikimet në kishat shqiptare bëheshin në gjuhën e vendit, kurse ungjilli lexohej në gjuhën e botimit të librit. Katolikët në veri në gjuhën italiane kurse ortodoksët në shqip e në greqisht. Kristianët shqiptarë ishin kujdestarë të kishave, manastireve, priftërinj e personalitete me kulturë të lartë të Mitropolive”, shkruan z.Jano dhe shton: “Karnavalet përkonin me periudhën e kreshmës, privacionin e ngrënies së produkteve shtazore. Ky privacion, si të thuash, kompesohej me argëtim. Një traditë qytetëruese me lojra dhe me aktivitete zbavitëse”.

Ndërkohë, në provokim të këtij riti një vezë e zier e lidhur me fill në një shkop, afrohej pranë gojës dhe largohej menjëherë në sheshe publike, ku mblidheshin e bënin sehir shumë njerëz. Të “Hënën e Pastër” lidhej Kreshma. Zonjat e shtëpisë lanin enët me finjë dhe i vinin në oborr, mbi tavolina, t’i shikonin të gjithë si vetëtinin nga pastërtia. Burrat shkonin shtëpi më shëpi, të shoqëruar nga grupi i karnavaleve, uronin kreshmë të mbara.

Në 40 ditët e kreshmës, nuk hahej mish. Ushqimi më i preferuar qe peshku. Familjet kristiane nga Vlora, Myzeqeja, Durrësi, Tirana, gatuanin tavën karakteristike të peshkut, të përmendur edhe nga udhëtarët të huaj.

Z.Jano tregon se “në Ditën e Pashkës se Madhe, çdo shtëpi therte dy qengja në Myzeqe kurse familjet kristiane në zonat kodrinore e malore thernin nga dy keca, një qengj ose kec për vizitorët të kujdo besimi qofshin, kurse një qengj për pjesëtarët e familjes. Në mëngjes herët, pa ngrënë, gratë dilnin dhe përgatisnin së pari plëncin e njomë të grirë, të shoqëruar e tiganisur me vezë, djathë, gjalpë dhe me erëza të ndryshme. Pastaj përgatitej lakrori me djathë e piqej mishi në hell”.

Studiuesja e njohur angleze zonja Edit Durhan në Pashkën e Madhe të vitit 1903, rruga i ra në manastirin e Shën Mërisë së Pojanit në Fier. Ajo mbeti shumë e entuziazmuar nga njerëzit bujarë që e rrethuan dhe që flisnin me aq edukatë e mirësjellje, që nuk e kishte hasur në asnjë vend tjetër, me ata burra e gra të bukur, të veshur me fustanella kadifeje me ngjyra të bardha, blu e të kuqe, me një ceremoni dhe edukatë të paparë në kishë, me një prift fisnik, që nderohej shumë, me një sofër me një mal mishi, gjë që nuk e kishte hasur gjetkë, në udhëtimet e saj të shumta.

Pashkët shoqëroheshin edhe me panaire të shumta. Tregëtarët mbushnin këto tregje me asortimente nga më të dëgjuara e të kërkuara të kohës. Njerëzit blinin rrobat e veshjet më të mira për Pashkët. Familjet në gjendje më të mirë ekonomike ndihmonin më të varfërit dhe blenin sende edhe për të punësuarit tek ata.

Kisha shpërndante dhurata. Dhurata dërgonin edhe shoqëritë bamirëse si dhe shoqatat e emigrantëve shqiptar në Hungari, Vjenë, Poloni, Gjermani, Rusi, Egjipt, Itali, Francë, Amerikë etj. Kjo vërtetohet nga shumë regjistrime të bëra në kodikët e kishave që nga shekulli i 16 -të e deri më 1967, kohë kur u mbyllën kishat.

Ditën e Ringjalljes do të dilnin patjetër në kishë, edhe po të ishte moti i keq. Po kështu edhe kristianët katolikë. Luteshin, deklaronin përpara Perëndisë rënien në mëkat, uronin shpresa e një jetë më të mirë. Fëmijët shkonin shtëpi më shtëpi, këndonin këngë, thonin urime dhe për këtë shpërbleheshin me lodra, ëmbëlsira e karamele.

“Por urime vinin e bënin edhe banorë të komuniteteve jo kristiane. Besimtarët muslimanë kishin në traditën e tyre gjatë urimit të kristianëve në këtë feste edhe prurjen e vezëve të bardha”, kujton z.Mihal Jano dhe vë në dukje se “kjo ceremoni dhe tradite e bukur shekullore e ruajti madhështinë e saj deri më 1967, për të rinisur pas viteve ’90-të, me triumfin e demokracisë në Shqipëri”
albanews
 
Titulli: Pashkët, rite shqiptare

Pashket tek rite shqiptare WTF
 
Titulli: Pashkët, rite shqiptare

Se lexova informacionin shum i gjat por perfitoj ti uroj te gjitheve gezuar pashket . 524351_282040095206411_100002012684211_629477_2050000372_n.jpg
 
Titulli: Pashkët, rite shqiptare

interesante...nuk i dija...
:D
 
Titulli: Pashkët, rite shqiptare

Kush i qet keta tituj ! rite shqiptare ! jan rite te 30-35 % e shqiptareve ku do qe ekzistojn ata jo te , te gjitheve .
 
Titulli: Pashkët, rite shqiptare

Kush i qet keta tituj ! rite shqiptare ! jan rite te 30-35 % e shqiptareve ku do qe ekzistojn ata jo te , te gjitheve .

Ado dhe 30% apo 35% shqiptar jane ,sido qe te jete ne menyre te tille do flitet.Shqiperia eshte nje nga vendet qe ka toleranc fetare dhe festat e secilit besim i respekton.
 
Pe: Pashkët, rite shqiptare

Nga vjen tradita e vezeve te kuqe te Pashkes

Kur i referohemi traditave në lidhje me Pashkën në mendje na vjen veza e kuqe. Ajo është një veçori karakteristike e kësaj feste. Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Ngjyra e kuqe e paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë si dhe njëkohësisht e simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin.
Veza e Pashkëve është e vjetër, aq sa edhe vetë Krishtërimi dhe kisha e ka pranuar në traditën dhe në praktikën e saj si simbol i Ringjalljes së Krishtit. Krishterët e parë dhe bashkëkohës së apostujve filluan të ngjyrosin vezë dhe t’i dhurojnë për Pashkë, duke përshëndetur gëzueshëm ‘Krishti u Ngjall’! Përgjigja është: ‘Vërtet u Ngjall’!
Pjesë tjetër e traditës së Pashkëve është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë, të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën që del nga varri i Krishtit. Madje për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës besimtarët marrin me anë të llambadave të zbukuruara dritën, të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë. Marrja e flakës nga Tryeza e Shenjtë që ju jepet besimtarëve simbolizon flakën që del çdo vit nga varri i Krishtit në Jeruzalem ditën e Pashkëve Orthodhokse, flakë e cila merret dhe shpërndahet nëpër kisha të vendeve të ndryshme. Padyshim që pjesë e tryezës së festimit të Pashkës është mishi i qingjit, duke simbolizuar Krishtin, i cili si qingj erdhi në therrore, duke u sakrifikuar për mëkatet e njerëzve (Ungjilli sipas Joanit 1:29, Letra I-rë e Petrit, Zbulesa 5:6). Atmosferën e Pashkës besimtarët e shprehin duke uruar “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, por ajo që shpreh më shumë frymën e periudhës së Pashkës është përshëndejta “Krishtit u ngjall” dhe si përgjigje ka “Vërtet u ngjal

B;fritime
 
Titulli: Pashkët, rite shqiptare

Ado dhe 30% apo 35% shqiptar jane ,sido qe te jete ne menyre te tille do flitet.Shqiperia eshte nje nga vendet qe ka toleranc fetare dhe festat e secilit besim i respekton.

Smundet te jet titull i tille kur sjan % me e madhe.
Sidoqoft tolerancen fetare ne trojet shqiptare e kan mbajt Muslimant , sepse po shihet tani pas luftes ne Kosove sidomos se cfare bejn shqiptaret te krishter kunder Muslimanve tpakten me shkrime sepse me dicka tjeter smunden te bjen asgje sepse ne Kosove jan 2 % .
 
Titulli: Pashkët, rite shqiptare

Angel_Devil : e para ti nuk je musliman mos e baj at gajle .
tjetra shiko pak me shum e mos me llomotit ketu.
 
Titulli: Pashkët, rite shqiptare

O goca si s'na ngjyroset ndonje veze per kete feste? :dhurate:
 
Pe: Pashkët, rite shqiptare

Angel Devil

Une nuk kam taku ne jete ndonje musliman te vertet qe te thot: turperohem qe jam musliman. Padyshim kjo fjal del prej atyre qe sjan fare musliman, apo prej atyre qe kan shitur veten e tyre dhe kan dal tej normales...

Megjithat ne jemi shum te lumtur qe jemi musliman... dhe e kuptojm edhe lumturin e tjetrit ne rrethin e tij si jeton.

Pra secili e ka per vete te vendos...dhe cdonjeri qe ofendon, ngjan njejt sikur fryen era gjersa njeriu peshtyn, ndersa era ia hedh peshtymen fytyres se tij...

Sot shkon e tera ne mbifuqi per shtypje, ne grabitje dhe padrejtesi... Kete po e sheh tere bota kjart...madje edhe femijet e vegjel e kan kuptu dhe po pyesin...... e si i rrituri njeri nuk kupton, e boten ne te mir te ndryshoj???

 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pashkët, rite shqiptare

People qujeni veten me fat qe shteti ju lejon festat dhe mos na hapni barkun si shume.As pashke dhe as Bajrami nuk jane rite shqipetare keshtuqe boll se na hapet barkun
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top