Parku "Adem Jashari" në Stamboll

Kresha

A pretty face can never trick me
Stambolli nderon Kosovën duke i vendosur një sheshi emrin e heroit kombëtar Adem Jashari.





Të premten në Stamboll u bë përurimi zyrtar i parkut të ri që Komuna Bajrampasha e këtij qyteti ndërtoi dhe ia vendosi emrin e heroit kombëtar të Kosovës, Dëshmorit Adem Jashari. Këtej e tutje emri i Adem Jasharit, i cili ra dëshmor bashkë me 56 shokë, bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e familjes në luftën për pavarësimin e Kosovës, do të përkujtohet edhe në lagjen Bajrampasha të Stambollit.

Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës në ceremoninë e përurimit mori pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti, i cili në fjalën e rastit tha: "Mes Turqisë dhe Kosovës nuk ekzistojnë vetëm marrëdhënie zyrtare, por edhe marrëdhënie të fuqishme miqësore. Turqia mbetet një partner i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës dhe në rrugën tonë të mëtejshme për integrimin në strukturat evroatllantike. Kjo është porosia e Republikës së Kosovës për Turqinë".

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të komunës Bajrampasha dhe asaj të Metropolit të Stambollit. Për mediat këtu Ministri Pajaziti u shpreh: "Figurat e rëndësishme të sakrificës për lirinë e Kosovës po nderohen edhe jashtë shtetit, ndaj kjo ngjarje ka peshë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Duke vlerësuar figurën e Adem Jasharit një komunë dhe qyteti i Stambollit respekton të gjithë qytetarët, respekton të gjithë bashkëpunimin tradicional mes nesh, po ashtu ju bën nder shumë qytetarëve që jetojnë këtu, ju bën nder shumë kosovarëve që jetojnë në Stamboll".

Kryetari i Komunës që ndërtoi këtë park falënderoi qeverinë e Republikës së Kosovës që u përfaqësua në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin e tij dhe shtoi: "Kushdo që do të kalojë në këtë shesh do të lutet për shpirtin e Adem Jasharit dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për liri".

Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti gjatë kësaj vizite u prit në një takim edhe nga Guvernatori i Stambollit Muammer Gyler. Tema kryesore e takimit ishte progresi që ka shënuar Kosova në periudhën e njëvjeçarit të pavarësisë. Kontributi i madh që shteti turk ka dhënë në arritjet që janë shënuar në fushën e sigurisë, veçanërisht në përgatitjen profesionale të policisë së Kosovës, ishte një temë tjetër e këtij takimi, ku Ministri Pajaziti mori mbështetje nga zyrtarët e shtetit turk.

I shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara Bekim Sejdiu, Ministri Pajaziti e informoi Guvernatorin Gyler për procesin e njohjes së Kosovës dhe për lobimin, që institucionet e Kosovës bashkë me miqtë ndërkombëtarë po bëjnë për njohjen e pavarësisë së vendit.

Në parkun "Dëshmori Adem Jashari", që Komuna Bajrampasha ka ndërtuar në lagjen Vatan, pranë rrugës Esenler dhe Forcave Speciale të polisicë, ndodhet edhe një kullë sahati e ngjashme me një kullë historike sahati në Ballkan 13 metra e lartë. Parku shtrihet në një sipërfaqe 1.600m2 dhe krahas kullës së sahatit në park ka edhe rrugica për shëtitje dhe ambiente shplodhëse.

Parku "Dëshmori Adem Jashari" që ndërtoi rishtas Komuna Bajrampasha, e cila i kushton një rëndësi të madhe historisë dhe kulturës së Ballkanit, për faktin që 45% e banorëve të kësaj komune janë me origjinë ballkanase, simbolizon lidhjet shpirtërore dhe vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe komunës Bajrampasha. /trt/
 
Titulli: Parku "Adem Jashari" në Stamboll

mpelqej ky gjest i Turqis , mvjen mir , po sme pelqej te Mbiemri e di qe ne Turqisht Jashari shkruhet ashtto po me mir kishte me qen me shkru Jashari siq shkruhet ne Shqip , anyway Thanx Turkia ;)
 
Titulli: Parku "Adem Jashari" në Stamboll

Nje vendim shume i mire i vellezerve tane Shqiptar nga Kosova qe jetojne ne ate Komune.
Si duket ka ardhur koha qe si Turqia njashtu edhe Europa te permiresojne gabimet e pafalshme qe i kane bere ne kurrize te Shqiptareve, ne vitin 1878 me marreveshjen e Shen Stefanit dhe Kongresin e Berlinit.
Tani e kane kuptuar keto se Shqiptaret ishin dhe do mbeten vende qe i ka dhene si Europes njashtu edhe Azise, figura te shquara. Andaj edhe ngarendin qe te vendosin sa me shume figura Shqiptare ne trojet e tyre.
Jam kunder ndryshimit te emrave. Emrat nuk perkthehen e as nuk ndryshohen. :isterik:
 
Titulli: Parku "Adem Jashari" në Stamboll

Hallall turqis :D i faleminderohemi per ket gjest t`ndershem
 
Titulli: Parku "Adem Jashari" në Stamboll

Nje vendim shume i mire i vellezerve tane Shqiptar nga Kosova qe jetojne ne ate Komune.
Si duket ka ardhur koha qe si Turqia njashtu edhe Europa te permiresojne gabimet e pafalshme qe i kane bere ne kurrize te Shqiptareve, ne vitin 1878 me marreveshjen e Shen Stefanit dhe Kongresin e Berlinit.
Tani e kane kuptuar keto se Shqiptaret ishin dhe do mbeten vende qe i ka dhene si Europes njashtu edhe Azise, figura te shquara. Andaj edhe ngarendin qe te vendosin sa me shume figura Shqiptare ne trojet e tyre.
Jam kunder ndryshimit te emrave. Emrat nuk perkthehen e as nuk ndryshohen. :isterik:

Nuk ka me asnje presje per ti shtuar ketij kapakut qe i ke vene ti more djale
Hallall e pac buken qe ha e qumeshtin e nenes shqiptare qe ke pire
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top