Paradoksi i kohës sonë!

Kresha

A pretty face can never trick me
Sot, ne kemi shtëpi të mëdha, e familje të vogla.

Shumë konfuz, por pak kohë.

Kemi shumë diploma, por pak intelekt të shëndoshë.

Shumë dituri, por pak gjykim.

Kemi shumë ekspertë, por më shumë probleme.

Shumë mjekësi, por më pak shëndet.

Shpenzojmë pa përgjegjësi.

Qeshim pak.

Vozisim shpejtë.

Shumë shpejtë zemërohemi.

Zgjohemi vonë.

Lexojmë pak.

Shikojmë shumë TV.

Lutemi pak.

Rritim pasurinë tonë, por zvogëlojmë kriteret tona.

Flasim shumë, duam fare pak dhe gënjejmë shpesh.

Kemi mësuar si të jetojmë, por jo ç'është jeta.

I shtojmë vitet jetës, e jo jetën viteve.

Kemi ndërtuar shtëpi të larta, por shikime të shkurtra.

Rrugë të gjëra, por synime të ngushta.

Shpenzojmë shumë, por kemi pak.

Blejmë shumë, por kënaqemi pak.

Kemi shkuar në Hënë, por kemi probleme të kalojmë rrugën te fqinjët tanë.

Kemi mbizotëruar botën e jashtme, por jo botën e brendshme.

Kemi ndarë atomin, por jo paragjykimet tona.

Shkruajmë shumë, mësojmë pak.

Planifikojmë shumë, por kryejmë pak.

Kemi mësuar të ngutemi, por edhe jo të presim.

Kemi të ardhura të mëdha, por pak moral.

Bëjmë kompjuterë me shumë informata për të prodhuar shumë kopje, por kemi pak komunikime.

Anojmë kah sasia (kuantiteti), e pak kah kualiteti.

Këto janë kohë të ushqimit të shpejtë dhe tretjes së ngadalshme.

Njerëzve të mëdhenj, me karakter të vogël.

Shumë liri dhe pak kënaqësi.

Shumë lloje ushqimi, pak ushqyeshmëri.

Kohë e përfitimeve të dyfishta, por edhe divorce.

Banesave moderne . . . por shtëpive të rrënuara.

Mendoj që nga sot, nuk do të ruash asgjë për raste speciale në jetë, ngase secila ditë në jetën tënde është speciale.

Kërko dituri, lexo shumë, medito gjatë, duke mos pasur kujdes të tepruar në nevojat tua.

Kalo kohën më tepër me familjen tënde, me miqtë tu dhe vizito vendet e dashura.

Jeta është një zinxhir i kënaqësive momentale.

Shfrytëzo çdo moment për ngritje shpirtërore.

Hidhe nga fjalori yt frazën "një ditë", ngase secila ditë, secila orë dhe secila minutë është e veçantë. Dhe asnjëherë nuk e di, ndoshta është e fundit.

Mos thuaj "do ta bëj këtë një ditë", sepse ndoshta nuk do të jesh këtu që ta bësh këtë!
 
sa antiteze e tmerrshme koha qe po jetojme...e kur i shikon te gjitha te radhitura si tani,e kupton se si te iken jeta kot..duke shpresuar ne 'nje dite'..
shum e bukur loverboy.:dong:
 
Titulli: Paradoksi i kohës sonë!

Flm shume :)
 
Re: Paradoksi i kohës sonë!

perfekt.........respekt
 
Titulli: Paradoksi i kohës sonë!

Eshte pak ndryshe nga origjinali Lover.Origjinali i Goegre Carlin eshte kryeveper nese per ty nuk eshte problem mund te hedh origjinalin dhe ndonje person i stafit ta zevendosoje
 
Titulli: Paradoksi i kohës sonë!

Postoje lirisht Hostel, nuk me kujtohet nga e kam marre artikullin. !
 
Pe: Paradoksi i kohës sonë!

Thjeshte vuajme nga pangopshmeria shpirtrore (apo kemi shpirtngushtesi) semundje e njerezve modern. :kupidon:
 
Pe: Paradoksi i kohës sonë!

Shume e bukur....Vete njeriu eshte paradoks universal...
 
Pe: Paradoksi i kohës sonë!

Shume domethenese, shume e vertete dhe njekohesisht shume inspiruese kjo pjesa e fundit :)


Mendoj që nga sot, nuk do të ruash asgjë për raste speciale në jetë, ngase secila ditë në jetën tënde është speciale.

Kërko dituri, lexo shumë, medito gjatë, duke mos pasur kujdes të tepruar në nevojat tua.

Kalo kohën më tepër me familjen tënde, me miqtë tu dhe vizito vendet e dashura.

Jeta është një zinxhir i kënaqësive momentale.

Shfrytëzo çdo moment për ngritje shpirtërore.


Hidhe nga fjalori yt frazën "një ditë", ngase secila ditë, secila orë dhe secila minutë është e veçantë. Dhe asnjëherë nuk e di, ndoshta është e fundit.

Mos thuaj "do ta bëj këtë një ditë", sepse ndoshta nuk do të jesh këtu që ta bësh këtë!
 
Paradoksi i kohثs tonث

"Paradoksi i kohës tonë qëndron në faktin se:
ne kemi ndërtesa më të larta, por karaktere më të ulëta;
rrugë më të gjera, por këndvështrime më të ngushta;
ne shpenzojmë më shumë, por shijojmë më pak.
Ne kemi shtëpi të mëdha, por familje më të vogla;
kemi më shumë lehtësira, por më pak kohë;
dimë më shumë, por vlerësojmë më pak;
kemi më shumë ekspertë, por më pak zgjidhje;
kemi më shumë ilaçe, por më pak shëndet.
E kemi shtuar pasurinë, por i kemi pakësuar vlerat;
flasim shumë, duam pak e urrejmë shpesh.
Kemi mësuar si të jetojmë me trup, por jo me shpirt...
Kemi shkuar në Hënë e jemi kthyer sërish prej saj, por nuk arrijmë ta kalojmë dot rrugën, për t’u takuar me komshiun tonë të ri;
kemi pushtuar hapësirat e jashtme, por jo ato të brendshme;
kemi pastruar ajrin, por kemi ndotur shpirtin;
kemi shkatërruar atomin, por jo paragjykimet;
kemi të ardhura më të shumta, por moral më të pakët;
i kushtojmë shumë rëndësi materiales, por pak shpirtërores...

Kjo është koha e njerëzve me shtat të gjatë, por me mendje të shkurtër;
është kohë e përfitimeve të plota, por e marrëdhënieve boshe;
është koha e paqes botërore, por e luftës familjare...
Sot kemi më shumë kohë të lirë, por më pak argëtim;
kemi më shumë lloje ushqimi, por më pak lëndë ushqyese...
Këto janë ditët e shtëpive të pasura, por e familjeve zemërvarfra;
është koha kur ka shumë nëpër vitrina, por asgjë në magazina...”

(Shkëputur nga libri “Adoleshentët - Shqetësimi i së sotmes, shpresa e së ardhmes”, Botimet ALSAR, 2008)
 
Titulli: Paradoksi i kohثs tonث

Kohe e zgjerimit te hapesirave te jashtme por e tkurrjes se hapesirave shpirtrore.
 
Pe: Paradoksi i kohثs tonث

E bukur...faleminderit soulmendje :p
 
Pe: Paradoksi i kohës sonë!

u r welcome Flow.. mirepresim dhe antiteza prej jush:p
 
Titulli: Paradoksi i kohës sonë!

Une e kopjova dhe po e ruaj kete artikull. Gjera te verteta.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top