Paganizmi

Bilderberg

Anëtar i ri
Paganizmi

Paganizmi është një emërtim përmbledhës për sistemin e praktikave burimore tradicionale, dokesore e folklorike të një populli, kryesisht përpara se këto të asimiloheshin ose ndryshoheshin nga feja. Duke qenë se si i tillë emërtimi merr kuptim të ndryshëm në vartësi të gjeografisë dhe kombit, më poshtë trajtohet kuptimi i paganizmit shqiptar.
Paganizmi është hyjnizimi i vetive të natyrës dhe të njeriut. Zotat në paganizëm përfaqësonin përkatësisht lumenj, qiell, tokë, dete, pyje, etj. si dhe urrejtjen, dashurinë, dijen, gjakftohtësinë, frikën, trimërinë, shkathtësinë, plogështinë, aftësinë, pamundësinë, urtinë, etj. Në dallim nga feja (nëse merret kjo si kristalizim i monoteizmit meslindor që përcaktohet si besim i verbër në absurd a papërcaktueshmëri), paganizmi nuk shtron çështje besimi, por hyjnizon (pra, shpreh në formë zotash) natyrën dhe veçori të tjera të realitetit, për lehtësi interpretimi. Ai është mishërim i vetive, ndjesive dhe antropomorfizëm në shprehjen, shpjegimin dhe interpretimin organik të natyrës dhe dukurive.
Paganizmi shihet dhe praktikohet për funksionin kryesor që ky ka, rregullimin e jetës shoqërore sipas një rendi natyror me anë të ritualeve dhe studimit të natyrës dhe nuk ka në vetvete për bazë besimin në "zot" (ndonëse ky mund të shërbejë si mjet për disa nga praktikuesit), sesa pikërisht shprehjen e dukurive në formë zotash, ndaj dhe për shkak të kësaj strukture të veçantë nuk përfshihet nën teizëm.


Animizmi

Animizmi, fundaja e paganizmit, vjen nga trajta latine "anima = shpirt, frymë" dhe karakterizon adhurimet e vjetra të natyrës kur çdo dukuri apo objekt në natyrë shquhej si qenie e gjallë, pra, me frymë. Funksioni kryesor ka qenë trajtënjerëzor (antropomorf) në shpjegimin e natyrës dhe sjelljes së njeriut në shoqëri. Animizmi është përdorur për të njoftuar dhe gjendjet emocionale të njeriut si mëria, apo dashuria, etj. duke iu dhënë këtyre ndjenjave instancë frymori, shpirti, hijeje, në realitet.
Zhvillimi i kësaj pikëpamjeje në interpretimin e natyrës shpeshherë e njësonte instancën lëndore të objektit a dukurisë me atë frymore, apo shpirtërore duke e konsideruar objektin a dukurinë si qenie të gjallë e të vetëdijshme. Për shkak të këtij qëndrimi dhe respekti më i thellë ndaj natyrës historikisht është arritur pikërisht në animizëm.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top