Paga e presidentit Sejdiu 3 mijë e 400 euro në muaj

Ado

FISEBILIL-LAH
Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, ka pranuar se ka rritur të ardhurat e tij personale në 3 mijë e 400 euro në muaj. Sejdiu ka arsyetuar këtë duke thënë se ai nuk ka asnjë përfitim tjetër dhe se me këtë pagë pret edhe delegacionet e ndryshme në shtëpinë e tij.

I pyetur se a është paga e tij shumë e madhe duke patur parasysh nivelin e ulët të pagave në vend, presidenti Sejdiu ka deklaruar se nuk dëshiron të krahasohet me askënd.

Përveç presidentit pagën mujore e ka ngritur edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi në 2 mijë e 200 euro, pa llogaritur shtesat, ndërsa me to arrin në 2 mijë e 500 euro.

Kryeministri Thaçi pagën mujore e ka rreth 1 mijë e 300 euro, ndërsa pas ngritjes së pagës së presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, është paralajmëruar se edhe kabineti qeveritar do t’i ngritë pagat. /KTV/
 
po de ky 3 mij e diqka euro ne mujte a dikush me 1 euro e kalon diten :(

P.S. ku po i len qeky qito pare bre LOL LOL
 
Bo Bo sa pak qe merrka :D si ja bon me shku deri ne fund te muajit Lol
 
Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, ka pranuar se ka rritur të ardhurat e tij personale në 3 mijë e 400 euro në muaj. Sejdiu ka arsyetuar këtë duke thënë se ai nuk ka asnjë përfitim tjetër dhe se me këtë pagë pret edhe delegacionet e ndryshme në shtëpinë e tij.

I pyetur se a është paga e tij shumë e madhe duke patur parasysh nivelin e ulët të pagave në vend, presidenti Sejdiu ka deklaruar se nuk dëshiron të krahasohet me askënd.

Përveç presidentit pagën mujore e ka ngritur edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi në 2 mijë e 200 euro, pa llogaritur shtesat, ndërsa me to arrin në 2 mijë e 500 euro.

Kryeministri Thaçi pagën mujore e ka rreth 1 mijë e 300 euro, ndërsa pas ngritjes së pagës së presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, është paralajmëruar se edhe kabineti qeveritar do t’i ngritë pagat. /KTV/


O Zot o Zot sa te pacipe jane keta politikanet tane.
Shihja pak me pare ne TV nje liste ku spikatnin emrat e dy shqiptareve ne fillim te listes,emrat e dy prej vendeve me te varfera ne rajon :(:(:(
Lista pak a shume dukej keshtu:

Presidenti i Kroacise-3600 Euro
Presidenti i Kosoves-3400 Euro
Presidenti i Shqiperise 2300E
Presidenti i Sebise ----Euro
Presidenti i Malit te Zi ----
Presidenti i Maqedonise 1200Euro
 
Amon akoma me pagat e politikaneve mereni shifni pagat e juja lejini atat se ata kan me honger e sju mungo :p
 
Amon akoma me pagat e politikaneve mereni shifni pagat e juja lejini atat se ata kan me honger e sju mungo :p




Ne spo merremi me pagat e politikaneve se s'kane cte hane Po merremi me ata pikerisht se s'po na lene ne te hame
 
Edhe kuvendaret e Kosoves rritin pagat!!!

Sabri Hamiti 2900 Euro
Eqrem Kryeziu 2700 Euro
Xhavit Haliti 2400 Euro


Në qoftë se Fatmir Sejdiu, është ndier keq që paga e tij prej 3 mijë e 100 eurosh është bërë temë publike, atëherë ngushëllim i vetëm mund të jenë anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Edhe pagat e tyre, pavarësisht përgjegjësisë më të vogël që mund të kenë nuk dallojnë shumë nga ajo e presidentit. Shembull i kësaj mund të jetë Sabri Hamiti. Si anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ai merr pagën prej 2 mijë eurosh. Por Hamiti me mëditje të tjera që merr nga detyrat që ai ka në kuvend, paga mujore e tij kap shumën 2 mijë e 900 euro, përfshirë edhe atë që e merr në universitet. As nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu nuk është më poshtë se dy shokët e partisë, Fatmir Sejdiu dhe Sabri Hamiti. Paga e tij mujore si anëtar i Kryesisë së Kuvendit, duke përfshirë këtu edhe mëditjet që merr nga pozitat e tjera që ka arrin 2 mijë e 700 euro. Xhavit Haliti merr pagën rreth 2 mijë e 400 euro. Por anëtarët e kryesisë së kuvendit kanë kërkuar edhe benifite të tjera. Në një nga mbledhjet e kryesisë, ata kanë kërkuar ta kenë një këshilltar dhe një shofer personal, për t'ua lehtësuar, siç kanë thënë punën. Për shkak të planifikimit buxhetor, kjo ka mbetur vetëm një kërkesë.

KTV
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top