Ado
FISEBILIL-LAH
Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, ka pranuar se ka rritur të ardhurat e tij personale në 3 mijë e 400 euro në muaj. Sejdiu ka arsyetuar këtë duke thënë se ai nuk ka asnjë përfitim tjetër dhe se me këtë pagë pret edhe delegacionet e ndryshme në shtëpinë e tij.
I pyetur se a është paga e tij shumë e madhe duke patur parasysh nivelin e ulët të pagave në vend, presidenti Sejdiu ka deklaruar se nuk dëshiron të krahasohet me askënd.
Përveç presidentit pagën mujore e ka ngritur edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi në 2 mijë e 200 euro, pa llogaritur shtesat, ndërsa me to arrin në 2 mijë e 500 euro.
Kryeministri Thaçi pagën mujore e ka rreth 1 mijë e 300 euro, ndërsa pas ngritjes së pagës së presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, është paralajmëruar se edhe kabineti qeveritar do t’i ngritë pagat. /KTV/