Pablo Neruda

Titulli: Pablo Neruda....

e kam degjuar shpesh kte autor po skam nisur te lexoj veprat e tij....cilen me keshilloni te lexoj? plzzzzzzzzzzzz
 
Titulli: Pablo Neruda....

e kam degjuar shpesh kte autor po skam nisur te lexoj veprat e tij....cilen me keshilloni te lexoj? plzzzzzzzzzzzz

"Njëzet poezi dashurie dhe një këngë dëshpërimi” :)
 
Titulli: Pablo Neruda....

Drunk as Drunk

Drunk as drunk on turpentine

From your open kisses,

Your wet body wedged

Between my wet body and the strake

Of our boat that is made of flowers,

Feasted, we guide it - our fingers

Like tallows adorned with yellow metal -

Over the sky's hot rim,

The day's last breath in our sails.



Pinned by the sun between solstice

And equinox, drowsy and tangled together

We drifted for months and woke

With the bitter taste of land on our lips,

Eyelids all sticky, and we longed for lime

And the sound of a rope

Lowering a bucket down its well. Then,

We came by night to the Fortunate Isles,

And lay like fish

Under the net of our kisses.
 
Titulli: Pablo Neruda....

Trup Gruaje...


Trup gruaje, kodra te bardha, kofshe te bardha
Ti i ngjan botes ne castin e krijimit
Trupi im prej fshatari te pagdhendur te leron,
E ben te shpertheje nga fundi i dheut biri.

Isha i vetem si nje tunel, zogjte me largoheshin
e nata brenda meje kishte pushtet te pafre.
Per te mbijetuar te mora ty si nje arme,
si shigjeten ne harkun tim, si gurin ne habe.

Tani mbaroi ora e hakmarrjes, e une te dua
trup lekure, lemyshku, qumesht,
trup lakmues e i qete.

Ah kupat e qumshtit, ah syte kur me mungojne
Ah trendafilat e pubetit , ah zeri yt i trishte e i lehte

Trup gruaje, do qendroj nen hirin tend
etja ime , rruga ime ne medyshje ankthi qe s'ka fund
Kanale te errta ku zbret etja ime e perjetshme
Ku zbret mundi dhe dhimbja qe s'iken kurre nga une.
 
Titulli: Pablo Neruda....

Ode kumbullës...

..Qe nga ajo kohe
toka, dielli, bora,
rrebeshi ne tetor,
te derdhura neper rruge,
gjithcka,
drita , uji,
lane
ne kujtesen time
kundermimin
dhe tejdukshmerine
e kumbulles:
jeta
ovalezoi ne nje kupe
rrezellimin, hijet,
freskin e saj.
Oh puthje
e gojes
pas asaj kumbulle,
dhembe
dhe buze
mbushur
me ambren eremire
te drites
se lengshme te kumbulles!

###############################

Kush është më i thjeshtë...

Fuqia nuk mburret (druri me tha)
as thellesia (me thane rrenjet),
as bardhesia (me tha vete mielli).
Druri s’thote kurre:
“Une jam me i larte se te tjeret”.
As rrenja nuk thote:
“Une jam prej zemre te dheut”.
Dhe buka, cilido qofte kulaci, me mjalte,
kurre nuk thote: Une jam mbi te gjitha”.

####################################

Më falni që sytë e mi ndritën...

Me falni qe syte e mi ndriten
me ngjyre mat te oqeanit
qe ne hapesiren time
nuk ka as liman, as brigje
e as fund.

Perhere e njetrajtshme ka qene kenga ime
dhe fjala si nje zogth muzgu
si shpesurine neper gure,
qe s'arrin ngushellimin
e planetit te ftohte, perjetesisht te virgjer.

Me falni per vazhdimesine e panderprere
te ujit, gurit e shkumes per kotesine
e baticave, ketu eshte vetmia ime,
ku kripa ngacmon muret
e qenies sime misterioze,
ku une jam vetem nje grimcez
e Gjithesise,
e Largesise se vazhdueshme,
qe kembanat kumbuese e therrmojne
dhe e shumojne ne aq dallge.

Grimces e Qetesise, leshteriket e se ciles
lehtas e nderlikojne
kengen time qe fundoset.
 
Titulli: Pablo Neruda....

Lakuriq, ti je aq e thjeshtë sa dhe dora jote,
E butë, tokësore, e pakët, rrumbullake, e tejdukshme...
Ti ke linja hënore
lakuriq, je aq hollake sa gruri lakuriq.
Lakuriq
je aq e kaltër sa nata në Kubë,
Ti ke stine dhe yje në flokë,
Lakuriq ti je e pamatshme dhe e verdhë
Sa vera në një kishë të artë.
Lakuriq ti je aq e vogël
Harkuar, mprehur,
Trëndafil derisa dita lind
Kur ti tërhiqesh fshehtësive së botës.

_NERUDA


941846_10200132814947319_1342734509_n.jpg
 
Titulli: Pablo Neruda....

"Ngadalë vdes…"

Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.
 
Titulli: Pablo Neruda....

BUZAGAZI YT


Bukën ma merr, po të duash
Ajrin po ashtu ma merr, por
mos ma merr buzagazin tënd.
Mos ma merr trëndafilin,
gjerdanin që t’derdhet në qafë,
ujin që papritmas
shkumbon në gëzimin tënd-
ai tallaz i rrëmbyeshëm argjendi
që të gjallëron.

Lufta ime është e ashpër edhe kur
kthehem me lodhje në sy,
kur hetoj nganjëherë
që toka ndryshohet:
nëse duke hyrë vërej gazin tënd
se si ngrihet kah qielli
duke më kërkuar,
atëherë hapen për mua
të tëra dyert e kësaj bote.

Dashuria ime, në çastet më t’errta
shtrihet buzagazi yt,
por nëse ndonjëherë e vëren
se gjaku im lag guret e rrugës,
qeshu, se buzagazi yt do të bëhet
armë e re në duart e mia.

Në vjeshtë, buzë detit,
le të ngrihet buzagazi yt
deri te brezoret e shkumbëzuara;
në pranverë, e dashur,
e dua buzagazin tënd
ashtu siç e dua lulen,
lulen e kaltër në të cilën
e rris shpresën time-
n’atë lule t’atdheut tim të pikëlluar.

Kur të bjerrë bloza e natës ti qeshu,
kur të vijë dita të ndriçojë hënëza
qeshu shtigjeve të rrëpinjta
dhe ishujve,
qeshu me atë djalosh
të marrë që të dashuron,
po kur t’i çelësh sytë
edhe kur t’i mbyllësh,
atëherë kur hapat e mij të lëshojnë
edhe kur kthehem përsëri,
merrma bukën dhe ajrin,
dritën dhe pranverën
po kurrë buzagazin tënd,
se pa të do të vdes!




E TثRث JE PREJ SHKUMBE


E tërë je prej shkumbe të brishtë e të lehtë,
bredhin në ty puthjet, t'ujisin ditët.
Lëvizja ime, droja ime, varen nga shikimi yt.
Je kupë e jehut dhe yjeve të harruar.
Jam i lodhur: t'gjithë gjethët bien, vdesin.
Bien zogjtë e vdesin. Bien jetat e vdesin.
Jam i lodhur, i lodhur. Eja më trimëro, më flatro.
O, iluzioni im i shkretë, kurorë e djegur!
Bie frika e vdes. Bie dëshira e vdes.
Bien e vdesin flakadatë natën pa kufij.

Vatër e shkëlqimit, pëllumbeshë nga mellë e kaltër,
m'cliro nga kjo natë që ndjek dhe shkatërron.

M'fundos n'cerdhen tënde t'ledhatimit
ku mendtë më merren e m'shkojnë vërdallë.
Më trimëro, mos më lësho.
Magjia në hijen e syve të tu t'lulëzuar,
rrënjët, fitoret, kërcimet ndër ethe.

Më duaj, më duaj, më duaj!
Po të thëras kokëlartë: Më duaj!
Po e këpus zërin duke të ftuar e po të bëj
rënditjen e zjarrit në natën shtatzëne
me langoj dhe me yje.
Po e këpus zërin tim e po bërtas:
Grua më duaj, më trimëro!
Po digjet n'erë zëri im që bie e vdes.
Jam i lodhur, i lodhur. Ik. Largohu. Shuaju.
Mos ma zë rob me duar kokën time shterpë.
Le të më kryqëzohen n'ballë kamxhikët e akullit.
Le të ma rrahinstuhitë e oqeanit shqetësimin tim.
Ik. Largohu. Shuaju. Shpirti im kërkon të jetë i vetmuar.
Duhet të pëlcasë të marë tartëpjetën,
të derdhet, vetveten ta infektojë,
të jetë i hapur për vështrimet e vajit,
të digjet në shtrëngatën e zemërimit,
kokëlartë nën zogj e brigje,
që të shkatërrohet, veten ta crrënjosë,
i lëshuar dhe i vetmi si fanar i tmerrit.
 
Titulli: Pablo Neruda....

ثshtë e ndaluar

ثshtë e ndaluar:
të qash pa nxjerrë një mësim,
të çohesh një ditë pa ditur çfarë të bësh,
të kesh frikë nga kujtimet...

ثshtë e ndaluar:
të mos u buzëqeshësh problemeve,
të mos luftosh për atë çfarë do,
të braktisësh gjithçka nga frika,
të mos realizosh ëndrrat...

ثshtë e ndaluar:
të mos tregosh dashurinë,
të bësh dikë të paguajë
per dyshimet dhe humorin tënd të keq...

ثshtë e ndaluar:
të mos jesh vetvetja para njerëzve,
të pretendosh nga njerëz që nuk të interesojnë,
të bësh qesharakun me qëllim që të të kujtojnë,
të harrosh të gjithë njerëzit që të duan...

ثshtë e ndaluar:
të mos bësh gjërat për veten tënde,
të mos kesh besim në vetvete,
të mos plotësosh fatin tënd,
të kesh frikë nga jeta dhe angazhimet e saj...

Të mos jetosh çdo ditë
sikur të jetë frymëmarrja e fundit...

ثshtë e ndaluar:
t'i japësh dikujt më pak nga sa mundesh,
të mos ndjesh lumturinë,
të harrosh sytë, buzëqeshjen e tij, gjithçka
sepse rrugët tuaja nuk kryqëzohen më,
të harrosh të kaluarën
dhe ta bësh të paguajë me të tashmen...

ثshtë e ndaluar:
të mos përpiqesh të kuptosh njerëzit,
të mendosh se jeta jote vlen më shumë se e tyre,
të mos kuptosh se gjithkush ka rrugën dhe fatin e tij...

ثshtë e ndaluar:
të mos besosh historinë tënde,
të mos kesh kohë për njerëzit që kanë nevojë për ty,
të mos kuptosh se jeta atë që të jep
mund dhe të ta marre prapë...

ثshtë e ndaluar:
të mos kërkosh lumturinë,
të mos jetosh jetën
duke patur një qëndrim pozitiv ndaj saj,
të mos mendojmë se mund të përmirësohemi...

ثSHTث E NDALUAR
Tث MOS MENDOSH SE KJO BOTث
DO MUND Tث ISHTE E NJثJTA PA TY...
 
Titulli: Pablo Neruda....

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


kjo eshte 1 nder te preferuarat e mia
 
Titulli: Pablo Neruda....

Nje poezi qe me pelqeu jashte mase eshte kjo, meqe eshte e gjate gjysen do e perkthej heren tjeter

E embla ime cfare arome mban?
Te cilit frut
cili yll, ciles gjethe?
Afer
Veshit tend te vogel
o tek balli yt
perkulem
gozhdoj hunden mes flokeve
e buzeqeshja
duke kerkuar duke njohur
origjinen e aromes tende
eshte embel por nuk eshte lule
nuk eshte arome
e thelle, depertuese e karafilit
o arome marramendese
te jasemineve te dhunshem
eshte dicka,
eshte toke
eshte ajer
eshte dru ose molle
parfumon si drite mbi lekure
parfumon
si gjeth i i pemes se jetes
me pluhur rruge
e fresk i hijeve te mengjesit
ne rrenje
parfumon si gur e si lum
por me perafersisht me nje peshkim
nen rrahjet e vaket e te avashte te gjakut

Aq per sot perktheva une dora vete ndoshta me gabime
 
Titulli: Pablo Neruda....

Kenge dites se lumtur

Këtë herë më lini të jem i lumtur
nuk ka ndodhur gjë askujt,
nuk jam askund,
ndodh që jam i lumtur
deri në këndin më të thellë të zemrës...

duke ecur, duke fjetur o duke shkruar
ç’të bëj, jam i lumtur.
jam më i shfarosur sa bari në lëndina
lëkur rudhur si një pemë e zhubrosur
nën ujë, zogjtë majave,
deti si një unazë rreth belit tim
prej buke dhe guri, e bërë toka
ajri këndon si një kitarë.

Ti në krahun tim mbi rërë, je rërë,
ti këndon dhe je këngë.
Bota është sot shpirti im
këngë dhe rërë, bota sot është në gojën tënde,
më lini në gojën tënde dhe mbi rërë
të jem i lumtur
të jem i lumtur sepse po,
sepse marr frymë dhe sepse merr frymë,
të jem i lumtur sepse prek gjurin tënd
dhe më duket sikur prek lëkurën e kaltër të qiellit
dhe freskinë e saj.
Sot më lini të jem i lumtur me ajrin dhe tokën,
të jem i lumtur me ty, me gojën tënde,
të jem i lumtur....
 
Titulli: Pablo Neruda....

Nëse ti më harron


Dua që të dish
Një gjë.
Ti e di si është kjo gjë:
nëse shoh
hënën e kristaltë , degën e kuqe
të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,
nëse prek
pranë zjarrit
hirin e pakapshëm
ose trupin e rrudhur të drurit,
gjithçka më çon tek ty,
sikur kjo që ekziston
aroma,dritë, metale,
të ishin anije të vogla që shkojnë
drejt ishujve të tu që më presin .

Sidoqoftë
nëse pak nga pak ndalon së më dashuri
do të ndaloj se dashuri pak nga pak
“Nëse papritmas
më harron,
mos më kërko
se tashmë do të kem harruar

Nëse të duket e gjatë dhe e çmendur
era e flamujve
Që kalon permes jetës time
dhe vendos
të më lësh në breg
të zemrës në të cilën kam rrënjët,
mendo
se në atë ditë,
në atë kohë,
do të ngre lart krahët
dhe rrënjët e mia do të dalin
për të kërkuar tokë tjetër

Por
nëse çdo ditë,
çdo orë
e ndjen se për mua je destinuar
me ëmbëlsi të pamëshirshme.
Nëse çdo ditë çel
në buzët e tua një lule për të më kërkuar,
ah, dashuria ime
në mua i gjithë ai zjarr përsëritet,
në mua asgjë nuk shuhet as harrohet,
dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,e dashuruar,
dhe derisa të jetosh do të jete në krahët e tu
pa dalë nga krahët e mia.
 
Titulli: Pablo Neruda....

Body of a woman, white hills, white thighs,
you look like a world, lying in surrender.
My rough peasant's body digs in you
and makes thhe son leap from the depth of the earth.

I was alone like a tunnel. The birds fled from me,
and night swamped me with its crushing invasion.
To survive myself I forged you like a weapon,
like an arrow in my bow, a stone in my sling.

But the hour of vengeance falls, and I love you.
Body of skin, of moss, of eager and firm milk.
Oh the goblets of the breast! Oh the eyes of absence!
Oh the roses of the pubis! Oh your voice, slow and sad!

Body of a woman, I will persist in your grace.
My thirst, my boundless desire, my shifting road!
Dark river-beds where the eternal thirst flows
and weariness follows, and the infinite ache.
 
Titulli: Pablo Neruda....

Nje poezi qe me pelqeu jashte mase eshte kjo, meqe eshte e gjate gjysen do e perkthej heren tjeter

E embla ime cfare arome mban?
Te cilit frut
cili yll, ciles gjethe?
Afer
Veshit tend te vogel
o tek balli yt
perkulem
gozhdoj hunden mes flokeve
e buzeqeshja
duke kerkuar duke njohur
origjinen e aromes tende
eshte embel por nuk eshte lule
nuk eshte arome
e thelle, depertuese e karafilit
o arome marramendese
te jasemineve te dhunshem
eshte dicka,
eshte toke
eshte ajer
eshte dru ose molle
parfumon si drite mbi lekure
parfumon
si gjeth i i pemes se jetes
me pluhur rruge
e fresk i hijeve te mengjesit
ne rrenje
parfumon si gur e si lum
por me perafersisht me nje peshkim
nen rrahjet e vaket e te avashte te gjakut

Aq per sot perktheva une dora vete ndoshta me gabime

Vazhdim-


Arome
Shtepi e pastruar
edhe kaskate
Arome
Pellumbi
e flokesh
Arome (si)
e dores sime
qe ka pershkruar henen
e trupit tend
yjet
e lekures tende te yjezuar
ari
gruri
buka e prekjes tende
e atje
ne gjatesine
e drites tende te cmendur
ne gjeresine e jares tende (jara ene qyp e cmuar)
ne kupe
ne syte e gjinjve te tu
mes buzeve te tua te medha
e goja jote (e perbere) nga shkuma
ne cdo gje
leshoj,
leshoj doren time
Arome boje dhe druri (pyll)
gjak dhe fruta te humbur
Arome
pianetesh te harruar
puro
letrash vegjetale
aty
vete trupi im
i zhytur
ne aromen e dashurise tende , e dashur,
sikur ne nje burim
e ne zilen
e nje kembane
Atje lart
Mes aromave te qiejve
e fluturimi
i zogjve te fundit
dashuri
arome
fjale
e lekures tende,e gjuhes
e nates ne naten tende
e dites ne shikimin tend

Nga zemra jote
ngjitet
aroma jote sikur (vjen) nga toka+
drita deri ne majen e pemes se qershise
ne lekuren tende une permbaj
rrahjen (e zemres ) tende
dhe thith (marr fryme)
valen e drites qe ngjitet
fruti i zhytyr
ne aromen e saj
naten qe merr fryme
gjaku qe pershkron
bukurine tende
derisa arrin tek puthja
qe me pret
ne gojen tende.

Perkthehu per fv Nicktjeter
 
Titulli: Pablo Neruda....

Mirupafshim

Mirupafshim, por ti do të jesh
e pranishme tek unë, brenda
një pike gjaku që më qarkullon në damarë
ose jashtë, puthje zjarri mbi fytyrën time
ose brez përvëlues i shtrënguar në mes.

Pranoje, o e ëmbël,
dashurinë e madhe që ia beh në jetën time
dhe që s’gjente tek ty një truall
si një zbulues i humbur
në ishujt e bukës dhe mjaltit.

Të kam takuar njëherë
në të mbaruar shtrëngata,
shiu e kishte larë ajrin
dhe në ujë
këmbët e tua të buta shndrisnin si peshq.

E adhuruar, ja ku iu jam rikthyer luftrave të mia
Do të gërvish dheun që aty të ndërtoj
një shpellë ku Kapiteni yt
do të të presë në një shtrat lulesh.

Harroje, e ëmbla ime,
atë vuajtje
që si një ndriçim fosfori
kaloi mes ne të dyve
duke na e lënë mbase djegien.

Edhe paqja rikthehet, e ajo bën që të kthehem
të luftoj në truallin tim,
dhe meqë ti ke shtuar
njëherë e përgjithmonë
në zemrën time dozën e gjakut që e mbush
dhe meqë
e kam në duar lakuriqësinë tënde,
vështromë mua,
vështromë,
vështromë mbi këtë det ku rrezatues eci përpara,
vështromë sonte ku lundroj,
dhe ku deti dhe nata janë sytë e tu.

Nuk kam dalë jashtë teje kur largohem.
Tani do të ta them :
toka ime do të jetë e jotja,
po nisem ta pushtoj,
jo vetëm për ty
por për të gjithë,
për tërë popullin tim.

Një ditë zaptuesi do ta braktisë kullën.
Do ta shporrim pushtuesin.
Të gjitha frytet e jetës
do të rriten në të miat duar
që më parë njihnin vetëm barutin.
Dhe do të di të përkëdhel çdo lule të re
falë mësimeve të tua të dashurisë.

E ëmbël, e adhuruara ime,
ti do të vish me mua të luftosh trup më trup :
puthjet e tua jetojnë në zemrën time
si çarçafë të kuq
dhe nëse unë bie, do të ketë
dhé për të më mbuluar
por do të jetë dhe ajo dashuria e madhe që ma solle
dhe që do të ketë jetuar në gjakun tim.

Ti do të vish me mua,
të pres në këtë orë,
në atë orë, në çdo orë,
të pres në të gjitha orët.
Dhe kur të dëgjosh trishtimin e urryer
duke trokitur në kanatin tënd,
thuaji se unë po të pres,
dhe kur vetmia do të dojë që ti ta ndërrosh
unazën ku është shkruar emri im,
thuaji që të vijë të më flasë,
se më është dashur të shkoj sepse jam një ushtar
dhe se aty ku jam,
nën shi apo
zjarr,
dashuria ime, unë po të pres.

Të pres në shkretëtirën më të mundimshme,
të pres pranë limonit në lule,
ngado ku jeta do të mbahet e fortë
dhe ku lind pranvera,
dashuria ime, unë po të pres.
Dhe kur të të thonë : « Ky njeri
nuk të do! » Oh ! Kujtohu pak
që këmbët e mia janë të vetmuara në terr, në kërkim
të këmbëve të buta të vogla që i adhuroj.

Dashuria ime, kur të të thonë
se të kam harruar, edhe po
të jem unë që ta thotë këtë,
edhe kur të ta them unë
mos më beso,
e kush do të mundej, si do të mundej
të të shkëpusnin nga gjoksi im,
e kush do ta merrte atëherë
gjakun e damarëve të mi që rrjedh drejt teje ?

Por unë s’mund ta harroj
popullin tim.
Do të luftoj në çdo rrugë
dhe i fshehur pas çdo guri.
Edhe dashuria jote më mbështet :
ajo është një lule në gonxhe
që më mbush me aromën e saj
dhe që befas, si një yll i stërmadh,
shpërthen tek unë.

Dashuria ime, është natë.
Uji i zi përreth meje
dhe bota në gjumë.
Por dita do të zbardhë,
e ndërkohë po të shkruaj
për të të thënë : « Të dua. »
Për të të thënë « Të dua! »
Ruaje, pastroje, ngrije,
mbroje
dashurinë tonë, zemrën time.
Po ta besoj ty ashtu siç lëmë
një grusht dhé me farërat e veta.

Nga dashuria jonë jetë të tjera do të lindin.
Nga dashuria jonë do të pijmë ujë.
E një ditë ndoshta
një burrë
dhe një grua
si ne të dy
do ta prekin këtë dashuri që do ta ketë ruajtur forcën
t’i djegë duart që e prekin.

E kush do të kemi qenë ne ? E ç’rëndësi ka ?
Ata do ta prekin këtë zjarr
dhe zjarri, e ëmbla ime, do të thotë thjesht emrin tënd
dhe timin, emrin që vetëm ti
do ta kesh ditur sepse vetëm ti
mbi këtë tokë e di
kush jam, dhe se askush s’do të më ketë njohur si ti,
si njërën prej duarve të tua,
dhe askush
s’do të ketë ditur as si as kur
zemra ime ndezi vetëm
sytë e tu të mëdhenj e të kaftë,
gojën tënde të gjerë,
lëkurën tënde, gjinjtë e tu,
barkun tënd, rropullitë e tua
dhe atë zemër që unë e kam zgjuar
të këndojë
deri në ditën e fundit të jetës tënde.

Dashuria ime, po të pres.
Mirupafshim, dashuri, po të pres.
Dashuri, e imja dashuri, po të pres.
Po e mbyll tani këtë letër
pa trishtim, aspak : këmbët e mia
janë aty, të ngulura mirë në tokë,
dhe dora ime të shkruan në udhë :
në mes të jetës, gjithmonë
do të mbahem
përkrah mikut, përballë armikut,
me në gojë emrin tënd,
me një puthje që kurrë
s’i është shmangur tëndes.
 
Titulli: Pablo Neruda

Eh, mëmë, si kam jetuar
pa të kujtuar
çdo çast?
Nuk është e mundur.
Shijen e detit tënd e kam në gjak,
mbiemrin
e bukës që ndahet,
të atyre
duarve të ëmbla
që prej thesit të miellit
qepën pantallonat e mia prej fëmije;
të asaj që gatoi, lau e hekurosi,
që na qetësoi ethet, që mbolli
e kur mbaroi gjithçka
atëherë kur mund të rrija drejtë
në këmbë te forta,
ajo iku, qetësisht, skllave,
në qivurin e vockël…
…e erret dhe e përmbushur,
për herë të pare u preh
nën shiun e ashpër të Temucos.
 
Re: Pablo Neruda

ثshtë e ndaluar

ثshtë e ndaluar:
të qash pa nxjerrë një mësim,
të çohesh një ditë pa ditur çfarë të bësh,
të kesh frikë nga kujtimet...

ثshtë e ndaluar:
të mos u buzëqeshësh problemeve,
të mos luftosh për atë çfarë do,
të braktisësh gjithçka nga frika,
të mos realizosh ëndrrat...

ثshtë e ndaluar:
të mos tregosh dashurinë,
të bësh dikë të paguajë
per dyshimet dhe humorin tënd të keq...

ثshtë e ndaluar:
të mos jesh vetvetja para njerëzve,
të pretendosh nga njerëz që nuk të interesojnë,
të bësh qesharakun me qëllim që të të kujtojnë,
të harrosh të gjithë njerëzit që të duan...

ثshtë e ndaluar:
të mos bësh gjërat për veten tënde,
të mos kesh besim në vetvete,
të mos plotësosh fatin tënd,
të kesh frikë nga jeta dhe angazhimet e saj...

Të mos jetosh çdo ditë
sikur të jetë frymëmarrja e fundit...

ثshtë e ndaluar:
t'i japësh dikujt më pak nga sa mundesh,
të mos ndjesh lumturinë,
të harrosh sytë, buzëqeshjen e tij, gjithçka
sepse rrugët tuaja nuk kryqëzohen më,
të harrosh të kaluarën
dhe ta bësh të paguajë me të tashmen...

ثshtë e ndaluar:
të mos përpiqesh të kuptosh njerëzit,
të mendosh se jeta jote vlen më shumë se e tyre,
të mos kuptosh se gjithkush ka rrugën dhe fatin e tij...

ثshtë e ndaluar:
të mos besosh historinë tënde,
të mos kesh kohë për njerëzit që kanë nevojë për ty,
të mos kuptosh se jeta atë që të jep
mund dhe të ta marre prapë...

ثshtë e ndaluar:
të mos kërkosh lumturinë,
të mos jetosh jetën
duke patur një qëndrim pozitiv ndaj saj,
të mos mendojmë se mund të përmirësohemi...
 
Re: Pablo Neruda

Nuk ka vetmi të pakapërcyeshme. Të gjitha rrugët të çojnë në një qëllim të vetëm: të përcjellim tek të tjerët atë që ne jemi.
Duhet ta kalojmë vetminë, t'i kapërcejmë vështirësitë, izolimin dhe heshtjen, në mënyrë që të arrijmë në vendin e magjepsur, ku mund të kërcejmë vallëzimin tonë të ngadaltë dhe të këndojmë këngën tonë të dhimbjes.

Pablo Neruda


1536520_654825691246848_279981566_n.jpg
 
Titulli: Pablo Neruda

Elle est debout sur mes paupières
Et ses cheveux sont dans les miens,
Elle a la forme de mes mains,
Elle a la couleur de mes yeux,
Elle s'engloutit dans mon ombre
Comme une pierre sur le ciel.
Elle a toujours les yeux ouverts
Et ne me laisse pas dormir.
Ses rêves en pleine lumière
Font s'évaporer les soleils,
Me font rire, pleurer et rire,
Parler sans avoir rien à dire
 
Titulli: Pablo Neruda

Fjalët e mija pikojnë si shiu mbi ty, të përkëdhelin.
Ka kohë që e kam dashtur trupin tënd si margaritarë që ngrohet nga rrezja e diellit.
Un' jam i bindur se ti e zotëron gjithësinë.
Do të sjell nga malet lule gazmore, zymbyl,
lajthi të zeza dhe shporta të thjeshta me lule.
Dua
të bëj me ty çfarë pranvera bën me qershitë.

10154971_713591548683779_5833655906026205784_n.jpg


Po edhe sikur ditet te binin
ne humneren e neteve,
perseri, prape ka nje pus
ku prehet qetesia.

Dhe duhet te ulesh
buze erresires
dhe me durim te peshkosh
driten qe bie atje
 
Titulli: Pablo Neruda

THE SEA
Pablo Neruda, On the Blue Shore of Silence


I need the sea because it teaches me,
I don’t know if I learn music or awareness,
if it’s a single wave or its vast existence,
or only its harsh voice or its shining
suggestion of fishes and ships.
The fact is that until I fall asleep,
in some magnetic way I move in
the university of the waves.

It’s not simply the shells crunched
as if some shivering planet
were giving signs of its gradual death;
no, I reconstruct the day out of a fragment,
the stalactite from a sliver of salt,
and the great god out of a spoonful.

What it taught me before, I keep. It’s air
ceaseless wind, water and sand.

It seems a small thing for a young man,
to have come here to live with his own fire;
nevertheless, the pulse that rose
and fell in its abyss,
the cracking of the blue cold,
the gradual wearing away of the star,
the soft unfolding of the wave
squandering snow with its foam,
the quiet power out there, sure
as a stone shrine in the depths,
replaced my world in which were growing
stubborn sorrow, gathering oblivion,
and my life changed suddenly:
as I became part of its pure movement.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top