Pablo Neruda

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


---------- Post added at 13:47 ---------- Previous post was at 13:41 ----------

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


---------- Post added at 13:49 ---------- Previous post was at 13:47 ----------

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Pablo Neruda....

HUMBEM EDHE KETE MBREMJE

E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te zene per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.

Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.

E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.

Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.

Ku ishe ti ne ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri qe marr te lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.

Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat
.





Clenched Soul

We have lost even this twilight.
No one saw us this evening hand in hand
while the blue night dropped on the world.

I have seen from my window
the fiesta of sunset in the distant mountain tops.

Sometimes a piece of sun
burned like a coin in my hand.

I remembered you with my soul clenched
in that sadness of mine that you know.

Where were you then?
Who else was there?
Saying what?
Why will the whole of love come on me suddenly
when I am sad and feel you are far away?

The book fell that always closed at twilight
and my blue sweater rolled like a hurt dog at my feet.

Always, always you recede through the evenings
toward the twilight erasing statues.


*my most favorite poem*
 
Titulli: Pablo Neruda....

Keshtu te dua!

Nuk të dua sikur të ishe trëndafil kristali apo topaz
Ose shigjetë e karafiltë që përhap zjarri;
Të dua siç duhen disa gjëra të panjohura
...Fshehurazi, mes hijes dhe shpirtit.
Të dua si bima qe nuk lulëzon dhe mban
Brenda saj fshehur aromën e atyre luleve;
Falë dashurisë tënde jeton në errësirën e trupit tim
Esenca e aromës që buron nga toka.
Të dua pa e ditur se si, kur dhe ku,
Të dua drejtëpërdrejtë pa probleme apo krenari:
Të dua kështu, sepse unë nuk e di ndryshe.
Pra, në këtë mënyrë ku sjam dhe nuk je,
Kaq afër sa dora jote mbi gjoksin tim është imja,
Kaq afër sa mbyllet sytë e tu në gjumin tim.
 
Pe: Pablo Neruda....

[video=youtube;EXjVgz1sU-4]http://www.youtube.com/watch?v=EXjVgz1sU-4&feature=youtu.be[/video]

eshte me i madhi per mua.....
 
Last edited by a moderator:
Pe: Pablo Neruda....

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Pe: Pablo Neruda....

[video=youtube;uREnVUcA5-w]http://www.youtube.com/watch?v=uREnVUcA5-w&feature=youtu.be[/video]
 
Last edited by a moderator:
Pe: Pablo Neruda....

Pablo Neruda, me emër të vërtetë: Neftali Ricardo Reyes, lindi me 12 korrik 1904 në Parral (Kili)në një familje modeste. Babai i tij ishte grahës treni kurse e ëma mësuese e cila vdiq shpejt pas lindjes së djalit. Fëminia e hershme e tij është e lidhur me « njohjen e natyrës », si që shprehet vet në shkrimet e tija. Me shkrime fillo të merret në kohën e adoleshencës dhe me 1923, publikon përmbledhjen e parë me poezi “Crépusculario” (Muzgëllor).

Neruda i rreket shërbimeve dioplamtike kështuqë bëhet konsull i Kilit nëpër shum qytete të Azisë dhe të Afrikës etj. (Rangoon, Colombo, Batavia, Calcutta, Buenos Aires). Gjatë kohës kur ishte në shërbim në Spanjë u miqësua me Federico Garcia Lorca. Pas puçit të Frankos dhe vrasjes së mikut të tij, ai fillo të mbrojë Republikën spanjolle që pati për pasojë revokimin e tij.

shpiapbjpg.jpg

Shtëpia ku lindi Pablo Neruda

Paralelisht me poezinë pra, ai vazhdon jetën politike dhe bëhet senator i Partisë komuniste të provincave veriore të Kilit më vitin 1945. Pasi i kundërvihet kryetarit Gonzales Videla, ai ndalon këtë parti e kjo e shtyn Nerudën të largohet për në Evropë, Indi dhe Meksike : këtu publikon veprën e tij me të rëndësishme “Canto General” (Kënga e gjeneralit) e cila, në vendlindjen e tij u ndalua menjëherë. Këtu ai lartëson betejat e popujve latino-amerikanë.

Më 1952 ai kethehet në Kili. Vitin 1969 heq dorë nga kandidimi për kryetar shteti i zgjedhur nga Partia komuniste, dhe mbështeti fuqishëm Salvador Allende-n i cili pas zgjedhjes e emëroi ambasador në France. Më 1971, Pablo Neruda pranon اmimin Nobel për Letërsi (i treti me rradhë nga Amerika Latine). Vdes pak kohë pas puçit të gjeneralit Pinochet.
Pablo Neruda është njëri nga shkrimtarët më të njohur të Amerikës Latine si dhe njëri ndër letrarët më me influencë të gjuhës spanjolle.

Veprat më të njohurja janë :

1923 “Crépusculario” (Muzgëllor).
1933 “Residencia en la tierra” (Rezidenca në tokë)
1924 “Veinte poemas de amor y una cancion desesperada” (Bjëzet poema dashurie dhe një këngë dëshpruese)
1937 “Espagna en el corazon” (Spanja në Zemër)
1950 “Canto General” (Kënga e përgjithshme)
1959 “Cien sonetos de amor
1964 “Extravagario”
1967 “Fulgor y muerte de Joaquin Murieta” (Drama e vetme e PN)
1974 “Confieso que he vivido” (Biografi e botuar pas vdekjes)
 
Pe: Pablo Neruda....

Pablo Neruda
''Per Henen e dites''

Hene e dites,fergelluese
si nje meduze ne qiell,
c'ben ti kaq heret?
Lundron apo vallezon?

Dhe ai petk' te fejuare te trishte
i shqepur prej ere,
ato kurora te tejdukshme
permbytjesh apo zbukurimi,
thua ende te mos kesh mberritur
ne shtepine e nates,-
dhe prane deres te kerkosh
ne lumin e qiellit celesin e humbur
prej ngjyre ylli...

Dita zgjat dhe venitet
kurora jote e martirizuar,
dhe flakeron si nje shtepi druri
e Jugut pervelues.

Dielli me krifen atomike
zien dhe kaleron i terbuar,
dhe bishti yt i bardhe
si nje peshk kalon neper qiell.

Kthehu ne naten e thelle,
hene e hekurudhave
hene e tigrit te erresires,
hene e birrarive,
kthehu ne sallonin e stolisur
te neteve te hapura lumore,-

Le te rreshqase nderi yt
permbi durimin e qiellit
----------------------------
''Me pelqen kur hesht'' - Pablo Neruda

Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan syte,
dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.

Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit te trazuar,
ti je vete fjala trishtim.

Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.

Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.

Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja
------------------------
E shemtuara ime,je si geshtenje flokeprishur

E shemtuara ime,je si si geshtenje flokeprishur,
e bukura ime,e bukur je si era,
e shemtuara ime,me gojen tende mund te besh dy,
e bukura ime,te fresketa jane puthjet e tua.
E shemtuara ime,ku jane fshehur gjinjte e tu?
Jane te vogelza si dy kupa drithi.
Do te me pelqente te shoh dy heneza mbi gjoks:
kulla madheshtore te sovranitetit tend.
E shemtuara ime,deti nuk i ka thonjt' e tu ne bitegat e veta,
e bukura,lule me lule,yll me yll,
vale per vale,kam numeruar trupin tend:
e shemtuara ime,te dua per mesin tend te arte,
e bukura ime te dashuroj per nje rrudhe te ballit,
dashuri,te dashuroj sepse e kthjellet dhe e erret je...
-----------------------

Studentja

Oh,ti, me e embla,ti embelsi,
qe s'ke mbarim,mishtore e dashuruar
ne masen e hijeve:ti cohesh
prej diteve te tjera
dhe mbush kupen tende
me polenin e kenaqesise.
Prej nates se dendur
me fyerje si vera e shkumezuar
une erdha e rashe si nje keshtjelle e plagosur.
Mbi mua,ne velenxat e varfra
fergelloi ylli yt e ndezi qiellin.

Oh,gershet jasemini,oh,zjarr i vertete,
ushqyer prej kesaj mbremjeje te re;
oh erresire qe e prekim
duke i pushtuar belin,e duke rrahur kohen
me shkulma te pergjakur kallezash.

Dashuri dhe asgje tjeter,ne zbrazetine
e nje buleze ajri,ne udhe te vdekura:
dashuri,gjersa vete jeta ka vdekur
dhe ne na ka lene qe t'i ndezim qoshkat.

E putha gruan dhe humba
ne avullin e fuqive te mia
bistak pas bistaku,si ne nje vreshte,
kaloja nga puthja ne puthje.
I perqafuar me perkedhelite,i ankoruar
ne shpellen e flokeve te ftohte - une ngopesha
i uritur
ne buzet e uritura te tokes
--------------

Mund të shkruaj

Kësaj nate mund të shkruaj vetëm vargje të trishtuara.
Të shkruaj për shembull: "pikëlohet nata prej yjeve
E trupat e kaltër qiellorë rrëqethen në largësi".
Në zemrën e qiellit era e natës bën qerthuj, këndon.
Sonte vargjet janë tmerrësisht të trishtuara:
e doja dhe herë-herë dhe ajo më deshi.
Netëve si kjo, nër krahët e mia e mbaja.
E përqafoja nën qiell... nën qiellin e hapur.
Më deshi. Kohë pas kohe e pata dashur dhe unë.
Si të mos dashuroja sytë e mëdhenj që aq thellë më shikonin?
Kesaj nate mund të shkruaj vargje nga më të trishtuarat.
Kur mendoj që nuk e kam më. E kuptoj që e humba.
Kjo natë e pafundme bëhet më e madhe pa të...
Dhe vargjet bien në shpirt si vesa mbi bar...
ا'rëndësi ka që dashuria ime nuk mundi dot ta mbajë!
Gjithë yje është nata. Vetëm ajo me mua s'është më...
Kaq. Një zë këndon matanë... larg.
Po shpirti është i dëshpëruar se unë e humba atë.
Shikimi im bredh, e kërkon... sikur t'i afrohesha pranë.
Zemra ime e kërkon prapë, po ajo me mua s'është më.
Dhe është po ajo natë, e zbardhin nën dritën e saj po ata drurë.
Vetëm ne- të atëhershmit- ne nuk jemi më po ata.
-S'e dua më. ثshtë e vërtetë. Megjithatë... sa shumë e kam dashur.
Kërkoja zërin e erës që të arrinte veshin e saj.
Me një tjetër... me një tjetër do shkojë tani... si puthej me mua dikur.
Me zërin e saj. Trupin e tejdukshëm. Me sytë pafundësisht të mëdhenj.
S'e dua më... nuk e dua... Megjithatë ndoshta e dua.
E shkurtër është dashuria- kaq i gjatë harrimi.
Ishte një natë si të tjerat, unë e mbaja ndër duar.
Shpirti është i dëshpëruar... nuk pajtohet... me humbjen e saj;
edhe sikur kjo dhimbje të jetë e fundit që ajo më shkakton,
sikur këta rreshta të fundit që po shkruaj për të.

(Përktheu: Fatos Arapi)
------------------
Tani je e imja!

Dhe tani je e imja,shplodhu ne endren tende brenda times..
Dashuria,dhimbja dhe puna le te flene tani..
Nata vehet ne levizje nga rrotat e padukshme
dhe ti prane meje,e pastes,si qelibar i fjetur...

Asnje tjeter nuk do fleje me endrren time e dashur,
ti do ikesh,ne do ikim te shoqeruar nga ujerat e koheve,
askush tjeter nuk do udhetoje hijen e saj me mua,
vetem ti,pergjithmone e gjelber,
pergjithmone diell,pergjithmone hene...

Duart e tua kane hapur grushtin delikat
dhe lane te rrezohen pa drejtim,gjurmet e tyre te buta..

Syte e tu vetembyllen si dy krahe gri
ndersa une ndjek ujerat qe ti sjell
e qe me cojne ne vazhdim...

Nata,toka,era,pershendesin fatin e tyre
dhe une,jo vetem qe nuk jam pa ty
por une vete,jam endrra jote...
-------------------------------

Dhe ne fund dicka per Shqiperine :)

Shqiperia-
S'kam qenë ndonjëherë
Në Shqipëri
n'atë tokë të ashpër e të dashur,
n'atë dhe malor
barinjsh.
Sot
shpresoj
të vij si për të kremte të re, dasmë mbi tokë;
pa të vete të shoh
si shkëlqen dielli
majë krahëve plot muskuj
të vargmaleve të tua,
si më rritet
në mes të shkëmbinjve
si zambaku i ri dhe i njomë,
kultura,
letërsia, që po nis e shtrihet,
nderi ndaj bujkut të mocëm,
djepi i punëtorit,
përmendorja e shquar
e vëllazërimit,
si merr përpjetë
mirësia posi bima e re
që lulëzon në vendet e lashta e
të varfra.
O Shqipëri e vogël,
e fortë, e vendosur dhe zëmjaltë,
teli i kitares sate
-ujë dhe celik i gjallë-
vjen e më t'i shtohet tingullit të
historisë,
këngës së kohës që s'ka të mposhtur,
me një zë bjeshkësh
dhe ndërtimesh,
aromash dhe bardhësish,
këngës së mbarë njerëzve dhe mbarë, mbarë bjeshkëve,
zogjve dhe mollëve në lule,
erërave dhe valëve.
Forca, vendosmëria dhe lulet janë dhurata q'i sjell ti
ndërtimit të jetës mbi tokë.

Perktheu: Fatos Arapi
 
Pe: Pablo Neruda....

"Me pelqen kur hesht" - [Pablo Neruda]

Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan syte,
dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.

Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit te trazuar,
ti je vete fjala trishtim.

Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.

Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.

Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.


Love-and-the-earth-will-be-turn.jpg
 
Pe: Pablo Neruda....

Që nga thellësia jote, unë i gjunjëzuar,
një fëmijë i trishtuar, si unë, na shikon.

Për atë jetë që vërshon në venat e tua
duheshin lidhur jetët tona.

Për ato duar, të bëra nga duart e tua,
duheshin vrarë duart e mia.

Për sytë e tij të hapur përtokë
do të shoh lot në të tutë një ditë.

2.Unë nuk dua, Amanda
Që asgjë mos të na lidhë
që nuk na bashkon asgjë.

As fjalën që formoi goja jote,
as çka na thanë fjalët.

As festën e dashurisë që kishim,
as sytë e tu afër dritares.

3. Dua dashurinë e marinarëve
që puthin e shkojnë.

Lënë një premtim.
Nuk kthehen kurrë.

Në çdo port një grua pret:
marinarët puthin e ikin.

Një natë shtrihen me vdekjen
në verën e detit.

4. Dua dashurinë që shpërndahet
në puthje, verë e bukë.

Dashuri që mund të jetë e përjetshme
e mund të jetë e arratisur.

Dashuri që don të lirohet
për të dashur përsëri.

Dashuri e përcaktuar që kërkon
Dashuri e përcaktuar që ikën.


5. Tashmë nuk do të takohen sytë e mi me tutë,
tashmë nuk do të zbutet afër teje dhimbja ime.

Por deri ku do të marr shikimin tënd
e deri në çfarë rrugësh do marrësh dhimbjen time.

Isha i yti, ishe e imja. اfarë tjetër? Bashkë bëmë
një rekord në sfidë ku dashuria kaloi.

Isha i yti, ishe e imja. Ti do jesh e atij që të do
atij që këputi fatin tënd, e atij që i ngjaj unë.

Unë po iki.Jam i trishtuar...përgjithmonë jam i trishtuar.
Vij që nga krahët e tu. Nuk e di deri ku do shkoj.

Që nga zemra jote më thotë lamtumirë një fëmijë.
Dhe unë i them lamtumirë.
 
Last edited by a moderator:
Pe: Pablo Neruda....

Pablo Neruda...''Kthim''


Profili im te kujton
aq shume vdekje,saqe une
s'kam fuqi te vdes me.-
As jam i afte per kete.
Eshte e kot te me kerkoni:
Une po nisem per rruge
me fatin tim te mjere,
me pelen e vetme
qe kullot livadhet
e Jugut te Amerikes jugore.
Fryn ere e hekurt,
druret perthyhen drejt tokes.
Jane te mesuar qysh ne femijeri
te perkulen,te puthin
token - hapesiren tokesore.
Me vone nderet bora,
e bere me mijera
shigjeta te pashtershme.
Prej andej une kthehem,
dhe do mbetem keshtu e tutje...

Nga e nesermja- dje
une u ktheva me gjithe
kembanat e mia.
Filize u bera ne keto vende.
Sodis livadhet
puth token e zeze,
sepse u takon te gjitheve
t'i binden dimrit, -
ta lejojne eren te rritet
brenda vetes sone,
perderisa nuk ka rene bore
dhe nuk jane shkrire ne nje
e Sotmja dhe Dita, e Djeshmja dhe Era.
U ftoh moti,
ne mbetemi vetem
dhe heshtim.
Faleminderit.


284725_229420857097979_112397672133632_722285_1350887_n.jpg
 
Pe: Pablo Neruda....

Kenge e deshperuar

Oh grua, nuk di si munde të më mbash
në truallin e shpirtit tënd, në kryqin e krahëve të tu.
Më e t'merrshmja dhe e shkurtra qe dëshira ime për ty
më e shqetësuara dhe e dalldisura, më makute dhe e nderë.


Varrezë puthjesh, akoma përflaken varret e tua
përvëlojne akoma luzmat e cukura nga zogjtë
Oh, gojë e kafshuar, gjymtyrë të puthura
oh, dhembje të dëshiruara, oh trupa të pleksur
oh, përqafim i çmendur shprese e force,
në të cilin u bashkuam dhe u dëshpëruam.


E dhembshuria e ëmbël, si uji e mjelli
e fjala sapofilluar në buzë
Ky qe fati im e më shtegtoi dëshira ime
me të u rrëzua dëshira ime, gjithçka në të qe anije, mbytje


I braktisur si skelat në agim
vetëm hija fërgëlluese më përdridhet ndër duar
Ah më tej se çdo gjë, ah shumë më larg
ثshtë ora të nisem, Oh i braktisur.
 
Pe: Pablo Neruda....

100 sonetat e dashurise jane fenomenale. Do mundohem t'i perkthej ne Shqip e t'i postoj ketu.
 
Pe: Pablo Neruda....

Lërmё

Lërmi tё lira duart dhe zemrёn,
lërmё tё lirё!
Leri gishtat e mi,
tё vrapojnë nёpёr rrugët e trupit tёnd.
Pasioni - gjak, zjarr, puthje..
mё ndez me flakё tё dridhshme.
Ah, ti s’e di ç’ёshtё kjo !
ثshtё stuhia e ndjenjave tё mia
qё përkul pyllin e ndjeshёm tё nervave tё mia.
ثshtё mishi qё thёrret me gjuhёt e tij tё zjarrta
ثshtё zjarri!
Dhe ti, grua, je si njё dru i paprekur
tani qё gjithё jeta ime e kthyer nё hi
fluturon drejt trupit tёnd plot, si nata, plot yje!
Lёrmi tё lira duart dhe zemrën,
Lёrmё tё lirё!
Unё vetëm tё dëshiroj, tё dëshiroj e dëshiroj!
Nuk ёshtё dashuri, ёshtё dёshirё qё than e shuhet
ёshtё vёrshim tërbimesh,
tё afrimit me tё pamundurёn,
por je ti,
je ti pёr tё mё dhёnё gjithçka,
pёr tё mё dhёnё atё qё zotëron e ke ardhur mbi tokё
siç kam ardhur unё pёr tё tё mbajtur,
pёr tё tё dëshiruar,
pёr tё tё pritur!
 
Pe: Pablo Neruda....

Po kerkoj qetesi

Tani më lini vetëm.
Mësoni të bëni pa mua.

Unë po mbyll sytë.

Dhe dua vetëm pesë gjëra,
Pesë rrënjët favorite.

E para është dashuria pafund.

E dyta është të shoh vjeshtën.
Unë s’mund të jem nëse gjethet
Nuk fluturojnë dhe bien në tokë.

I treti është dimri solemn,
Shiu që doja, përkëdheljet
E zjarrit në dimrin e egër.

Në vend të katërt, vera
Rrumbullake sa një shalqin.

Gjëja e pestë janë sytë e ty.
Matilda ime, e shtrenjtë,
Unë nuk dua të fle pa sytë e tu,
Unë nuk dua të jem nëse ti nuk shikon në mua:
E jap pranverën
Që ti të vazhdosh të më shikosh mua.

Kjo, miq është gjithë ç’dua.
Gati asgjë dhe pothuaj gjithçka.

Tani ju mund të shkoni nëse dëshironi.

Unë jetova aq shumë sa një ditë
Ju do të më harroni
Do të më fshihni nga dërrasa e zezë:
Zemra ime shkoi përgjithmonë.

Por sepse po kërkoj qetësi
Mos mendoni se po shkoj të vdes.
Përkundrazi:
Ndodh që po shkoj të jetoj.

Kështu do të jetë vetëm brenda meje
Që gruri do të rritet,
Së pari filizat çajnë përmes
Tokën të shohin dritën,
Se nënë toka është e errët:
Unë jam si një pus në ujrat e të cilit
Nata lë yjet e saj
Që të shkojë e vetmuar përmes fushave.

Sepse jetova kaq shumë
Unë dua të jetoj dhe aq më shumë.

Kurrë nuk jam ndjerë kaq kumbues,
Kurrë nuk kam pasur kaq shumë puthje.

Tani, si gjithmonë, është shpejt.
Drita fluturon me bletët e saj.

Më lini vetëm me ditën.
Kërkoj lejë të lind..
 
Last edited by a moderator:
Pe: Pablo Neruda....

Kam uri për gojën tënde, zërin tënd, flokët e tu,
dhe shkoj rrugëve i uritur e i heshtur,
nuk më ngop buka, agimi me ngasje më çorodit,
në kërkim të tingujve të ujshëm të hapave të tu nëpër ditë.

Kam uri për të qeshurën tënde që si lumë rrjedh,
për duart e tua në ngjyrë të grurit të pjekur,
Për të zbehtën e gurtë të thonjve të tu,
Kam uri për lëkurën tënde si bajame e paprekur.

Dua të ha rrufenë e djegur në hijeshinë tënde,
hundën kryeneçe të fytyrës tënde të bukur,
dua të ha hijen fluturake të qerpikut tënd

shkoj e vij i uritur i muzgut nuhatës,
ty duke të kërkuar, në kërkim të zemrës tënde ngrohtësi,
si një pumë që endet në të Kitrates vetmi.

"Kam uri per gojen tende" - P. NERUDA ♥
 
Pe: Pablo Neruda....

Une ndryshe nga ju, do ju rekomandoja filmin 'Il Postino' ku luhet edhe nje rol i Pablo Nerudes, nqfse se keni pare :)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Pablo Neruda....

Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget. /Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
Me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin. /Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende....
.........
Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare. /E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale? /Qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.


Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur, /me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.

Ku ishe ti ne ate kohe? /Me ç’njerez? /اfare fjalesh u thoshe?

Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh, /kur jam i trishtuar dhe kur ti je larg?





Pablo Neruda
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Pablo Neruda....


Motiv dashurie...

Te dua ty, e imja ime...te dua
e vetme si kenga kur jam i pire.
Te dua ty,o ajri im i dehur,
rrushi im nga vreshtat e gjelber,
vera ime- vesi im i embel-
o dashuri,pije e deshperuar.
Te prek pak me buze dhe dehem.
Ti je,edhe plloske edhe kazan qe shtyp
ti – kupe e fatit tim marramendes.
Te dashuroj te gjithen,keshtu si je.
E bredh per tek ti me dhuraten time
te bere keq – melodi e vjeter
qe s'ka as fillim as fund.
Dhe une i bie bririt te ngjirur
tere diten e dites:
te dua ty,o trompa ime
dritehijeza ime e vogel,
o bardhesi buzeqeshese,
shpirti im,gjella dhe luga,
kripe e javeve te merzitura,
o gruaja ime,-
hene ne mes te dritares se hapur...
 
Pe: Pablo Neruda....

Ishulli i fshehtë i Pablo Nerudës

Mbi portën e tij, në ishullin e vogël të Isla Negra shkruhet: "Neruda nuk është kilian, Kili është nerudian".


Duhet të paralajmëroj qindra dhe mijëra kureshtarë e fanatikë të poezisë së Nerudës, që mendojnë se do të arrijnë në njëfarë ishulli të magjepsur, si ai te "Fortuna" e Shekspirit, ku në mes të një të qare të butë mesjetare, dalin nga çdo anë pamjet e ndritshme të çmimit "Nobel". ثshtë e qartë se Isla Negra nuk mund të përkufizohet si qytet, e për të qenë të sinqertë, as si një vend. ثshtë një fshat i vogël i qetë përballë detit, i populluar ndoshta nga disa mijëra banorë që kanë atje shtëpinë e tyre. Nuk ka asgjë magjepsëse. Janë shtëpi të thjeshta dhe vetëm disa prej tyre janë pak më shumë se modeste. Kur Neruda e pa që nga deti këtë vend, gjatë një udhëtimi nga Santiago, shtëpiza ishte një ndërtim i vogël prej druri në pronësi të marinarit Eladio Sobrino. Don Pablo e bleu duke menduar të strehohej atje me muzat e tij, larg nga kaosi që poezia dhe aktiviteti i tij politik kishin filluar të shkaktonin. Jemi shumë larg nga çmimi "Nobel", i cili do të mbërrinte këtu në vitin 1971. Dhe shumë vite dritë larg nga ajo shtëpi që sot është kthyer në një muze të rafinuar,i vizitueshëm nga turistë që mbërrijnë nga e gjithë bota dhe që u krijohet përshtypja se nuk kanë qenë në Kil nëse nuk shkelin në shtëpinë e poetit. Në Isla Negra arrihet duke përshkruar që nga Santiago, në më pak se një orë, një autostradë komode. Poshtë ka një han që menaxhohet nga studiuesja e folklorit Charo Cofré. Dhomat e ulëta janë të përballueshme nga të gjitha kategoritë. Ky minimalizëm është kompensuar nga një kuzhinë tipike kiliane me shumë peshq. Por pavarësisht kësaj, më duket se duhet të mendohesh dy herë para se të ndërmarrësh një udhëtim të tillë. Nuk ka asnjë arsye të fortë që të sjell në Isla Negra, që ndonjëherë të duket se nuk ka asgjë përveç detit e maleve, nëse nuk zhytesh në territorin mitik të krijuar nga Neruda. Deti është tërësisht i panotueshëm. Tashmë në një gjendje pikëlluese, Neruda reflekton në një strofë: "Unë kthehem në detin e rrethuar nga qielli, çasti kohor mes njërës dhe tjetrës valë prodhon një qetësi të frikshme: jeta vdes, gjaku ndalon derisa lëvizja e re thyhen heshtjen dhe zëri i së pafundmes dëgjohet sërish". Gati në fund të jetës së tij, i dobësuar nga kanceri, në ambasadën kiliane të Parisit, i mungon deti i Isla Negra, sepse detet e tjerë janë "të rrethuar nga qytete të trishtë, dallgët e të cilëve nuk dinë të vrasin dallgë dhe as të ngarkohen me kripë e tinguj". Ky përshkrim duket si një autoportret i intimitetit krijues të poetit. Neruda e bënte të tijin këtë spektakël të detit për të nxjerrë nga shpirti metaforat me të cilat magjepsi botën. Kur u transferua në Isla Negra, ku ndodhej rezidenca e tij e preferuar mes tre shtëpive që zotëronte në Kili, objektivi kryesor ishte "gëzimi". I dedikohej tërësisht kësaj ndjenje që shpresonte ta linte si trashëgim për popullin dhe të dashurën e tij, Matilde: "Nuk dua që të vdesë trashëgimia ime e gëzimit". Gjithë dekorimi i shtëpisë së tij të kujton një rit të caktuar: objekte me ngjyra të ndryshme, figura të gdhendura, qeramikë, syze, postera, piktura, kostume të destinuara që popullojnë një botë ku poeti luan me trofetë e tij më të shtrenjtë. Jeta e Nerudës në Isla Negra kërkon në të gjitha kuptimet një shërim të thellë të ekzistencës së tij. Nuk mungojnë kujtimet e fëmijërisë, të cilat me xhelozi arrin t\i materializojë: gjendet aty edhe një kalë blu, të cilin e admironte teksa e shihte në portën e një stalle në Temuco dhe që arriti ta gjente shumë vite më vonë, pa litarin që ishte djegur gjatë një zjarri. Merrte me vete gjërat e së shkuarës me ngulmimin e një koleksionisti "lirik": nuk i vë objektet bashkë, vetëm duke ia përshtatur bukurisë së formave të tyre, por sepse kanë shënjuar dhe kanë plagosur intimitetin në mënyrë të tillë, sa tek ato objekte sheh praninë e vazhdueshme të së shkuarës në të tashmen. اdo objekt në Isla Negra ka një histori: shpirti i gjerë i poetit "ulej" mbi këtë botë materiale për të shpikur. Isla Negra është i vogël, mund të ecësh nëpër plazh, të shkosh në fshatin pranë e të bësh shaka me peshkatarët, të blesh fruta deti e peshk të freskët, të ecësh me një makinë jo shumë komode drejt portit të San Antonio për të blerë ndonjë objekt të domosdoshëm shtëpiak. Një ditë ai kthehet me një kamion që mbante një portë. E dëshpëruar, e shoqja e pyet se ku mendonte ta vinte? "Do të ndërtoj një dhomë të re", iu përgjigj Neruda. Kështu u rrit shtëpia në Isla Negra deri sa u shndërrua në atë që shohim sot: pa një kat të dukshëm ose me një kat të fshehtë. Kur Neruda plakej dalëngadalë dhe bota konfliktuale ndizej rreth tij (tensioni i Luftës së Ftohtë, utopia komuniste e ushqyer nga stalinizmi, grushti i shtetit i Pinocetit që ishte gati të ndodhte) ai e zhvendoste dellin e tij krijues në vende gjithnjë e më intime. Në dhomën e fundit që ndërtoi, u kërkoi ustallarëve që të vendosnin pjata të vjetra në çati, në mënyrë që shiu të ndjehej me të njëjtën forcë si në shtëpinë e fëmijërisë së tij. Me popullaritetin e tij botëror, me kulturën dhe njohjet e tij, me ndërhyrjet në histori (nga lufta civile e Spanjës deri te fjalimi i tij në Nju Jork ("kam ardhur të diskutoj borxhin tim poetik me Walt Whitman"), me çmimin "Nobel" që mori në vitin 1971, me lavdinë që gëzonte ndër lexues, të cilët citonin përmendësh vargjet e tij, do të mund të kishte qenë forca lëvizëse e çdo kryeqyteti të botës. Don Pablo zgjodhi vendin më të qetë të planetit. Pak më tutje shtëpisë së poetit shtrihen terrene ende të zbrazura që Neruda i bleu për të ndërtuar "Camelot". Do të kishte qenë një mbretëri e pranverës, një vend ku poetët mund të vinin të rrinin për periudha të gjata e të shkruanin. Do të kishin pasur dhomat e tyre të fjetjes, dhomat e tyre të ngrënies dhe sallat e tyre të leximit. Me siguri edhe një bar që do të qëndronte i hapur. ثndrra e tij quhej "Cantalao" dhe në demokracinë e re kiliane, pas pinoçetizmit, ëndrra vazhdon të jetë ireale. Ky vend i imagjinuar nga Neruda nuk është ndërtuar ende. Ndoshta ka pasur çështje të tjera urgjente. Ndoshta ka pasur një mediokër më shumë e një talent më pak në "politikat kulturore". "Cantalao" ishte ëndrra e pa përmbushur e Nerudës. Një dorë që u shtrihej kolegëve që të mund të gëzonin edhe ata pak nga freskia dhe gjuha e detit, duke menduar se edhe ata mund të krijonin aty vepra të mëdha siç bëri ai vet. Isla Negra është i vogël, por Neruda e populloi me mijëra herë: qindra shkrimtarë europianë, latino-amerikanë, afrikanë, njerëzit më të rëndësishëm të politikës janë ndalur aty. Mbi portën e tij, në ishullin e vogël të Isla Negra shkruhet: "Neruda nuk është kilian, Kili është nerudian".

B:botimeshqiptare
 
Last edited by a moderator:
Pe: Pablo Neruda....

Nese me harron...

Nese me harron, ateherë te dish nje gje.
Ti e di si eshte: kur veshtroj Henen e kristalte, degezen e kuqe
te vjeshtes kermill ne dritaren time, kur prane zjarrit prek hirin e shperbere...
ose trupin gervishtes te drurit, gjithcka me sjell tek ti,
gjithcka qe ekziston: aromat, drita, metalet, barka nisur drejt ishujve te tu qe me presin.
Mire, atehere. Nese pak nga pak s`do me duash me, pak e nga pak s`do te te dua as une.
Nese dikur me harron, mos me kerko me kot, sepse atehere do te te kem harruar.
Po tu duk e gjate dhe e marre valvitja e flamujve te jetes sime,
dhe vendos te me harrosh ne bregun e zemres ku kam rrenjet,
dije se ate dite, ate ore, do t`i ngre krahet do shkul rrenjet e mia per diku tjeter
Por nese cdo dite,cdo ore, ndjen se je perjetesisht e imja me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite nje lule cel ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime, ah, e imja, ne shpirtin tim ndizet perseri ai zjarr tek une asgje nuk shuhet, as harrohet, dashuria ime jeton ne dashurine tende, e dashur, dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu, te mbeshtjelle nga te mite.
 
Ngadale vdes.

Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.

Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.

Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.

Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.

Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.

E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.fb
 
Pe: Pablo Neruda....

Dashuri

Pablo Neruda

Grua, do të kisha dashur të isha biri yt, për të pirë

qumështin nga gjitë si nga një ujvarë,

për të parë e ndier, për krahë e të të kem

në qeshjen e artë e në zërin e kristaltë.



Për të ndjerë në venat e mia si Perëndia ndër lumenj

e adhuruar deri në kockat e trishtuara prej pluhuri e

gëlqere

kështu qenia jote do të kalonte pa dhimbje përbri meje

e do të dilte ndër strofa - e pastër nga çdo e keqe-



Si do të dija të dashuroja, grua, sa do të dija

të dashuroja, të dashuroja si akërkush nuk ka ditur kurrë!

Të vdisja e të doja

akoma më shumë

e akoma më

të të doja,

më shumë.



Libri: “Njëzet poezi dashurie e një këngë dëshpërimi”



Steve+Hanks+-+Tutt%27Art@.jpg
 

Attachments

Pe: Pablo Neruda....

Ujë seksual...

Duke rrjedhur me pika të mëdha të vetmuara
me pika si dhëmbë
me pika të trasha marmalate dhe gjaku
duke rrjedhur me pika të trasha
uji bie
si një shpatë pikash
si një lumë qelqi gërryes
bie duke brejtur
duke goditur boshtin e simetrisë, duke ngritur prerjet e
shpirtit
duke thyer gjërat e braktisura, duke çarë errësirën

ثshtë vetëm një fllad, më i lagësht se lotët
një lëng, një djersë, një vaj pa emër
një lëvizje e gjallë
bëhet, zgjerohet
me pika të mëdha, të ngadalta
uji bie
drejt detit, drejt oqeanit të tharë
drejt dallgëve pa ujë

Shoh verën e pafund dhe një grahmë që del nga shpella,
të korrurat, gjinkallat
shtëpi, vajza që flenë
me dorën tek zemra
që ëndërrojnë banditët, zjarret

Shoh anijet
shoh pemët e palcës
të ngritura si maçokë të tërbuar
shoh gjak, kama dhe çorape grash
flokë burrash
shoh shtratin, shoh korridorin ku klith një virgjëreshë
shoh çarçafë, organe dhe hotele

Shoh ëndrrat e fshehta
pranoj ditët që vinë
origjinën, kujtimet gjithashtu
Si një qepallë egërsirash e shqyer
shikoj

Dhe befas vjen ky tingull
një zhurmë e kuqe kockash
një çiftëzim mishi
dhe këmbë të verdha që bashkohen si kallëza

Dëgjoj midis shpërthimit të puthjeve
Nga frymëmarrjet dhe gulçet tronditur dëgjoj
Jam duke parë, duke dëgjuar
me gjysmën e shpirtit mbi det, me gjysmën e shpirtit
mbi tokë
dhe me dy gjysmat e shpirtit botën shikoj

Dhe ndonëse mbyll sytë, zemrën plotësisht e mbuloj
shikoj ujin e shurdhët tek bie
me pika të mëdha të mëdha të shurdhët
ثshtë si uragan xhelatine
si një ujëvarë sperme dhe meduzash
Shikoj një ylber të turbullt që vrapon
Shikoj ujërat e tij tek kalojnë përmes kockash

(Shqipëroi nga frëngjishtja: Ilir Babaramo)
 
Titulli: Pablo Neruda....

Tani une nuk po e perkthej kete poezi me pelqen shume origjinale:)

QUEDA PROHIBIDO:

Queda prohibido llorar sin aprender,
levantarte un dيa sin saber que hacer,
tener miedo a tus recuerdos.
Queda prohibido no sonreيr a los problemas,
no luchar por lo que quieres,
abandonarlo todo por miedo,
no convertir en realidad tus sueٌos.
Queda prohibido no demostrar tu amor,
hacer que alguien pague tus deudas y el mal humor.
Queda prohibido dejar a tus amigos,
no intentar comprender lo que vivieron juntos,
llamarles solo cuando los necesitas.
Queda prohibido no ser tْ ante la gente,
fingir ante las personas que no te importan,
hacerte el gracioso con tal de que te recuerden,
olvidar a toda la gente que te quiere.
Queda prohibido no hacer las cosas por ti mismo,
tener miedo a la vida y a sus compromisos,
no vivir cada dيa como si fuera un ultimo suspiro.
Queda prohibido echar a alguien de menos sin
alegrarte, olvidar sus ojos, su risa,
todo porque sus caminos han dejado de abrazarse,
olvidar su pasado y pagarlo con su presente.
Queda prohibido no intentar comprender a las personas,
pensar que sus vidas valen mas que la tuya,
no saber que cada uno tiene su camino y su dicha.
Queda prohibido no crear tu historia,
no tener un momento para la gente que te necesita,
no comprender que lo que la vida te da, también te lo quita.
Queda prohibido no buscar tu felicidad,
no vivir tu vida con una actitud positiva,
no pensar en que podemos ser mejores,
no sentir que sin ti este mundo no serيa igual.
 
Titulli: Pablo Neruda....

Yjet më të mëdha më shohin me sytë e tu.
E sepse unë të dua, pishat në erë,
duan të këndojnë emrin tënd me fletët e tyre. (P.Neruda)
318860_346650312081984_2038785717_n.jpg
 
اfarë e shkaktoi vdekjen e poetit të madh?

  • Në një situatë normale, askush nuk do të dyshonte për vdekjen e tij. Por Kili ka një histori të gjatë vrasjesh politike dhe në këto kushte, kërkohet e vërteta deri në fund
Misteri i Nerudës

neruda-i-ri-150x150.jpg
Neruda-me-1965-150x150.jpg
pablo_neruda-150x150.jpg
Pablo-Neruda-150x150.jpg


Eshtrat e poetit nobelist të Kilit, Pablo Neruda, u zhvarrosën dje në një përpjekje për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, pasi një ndihmës ka hedhur dyshimin se ai u vra nga gjenerali Augusto Pinoçet dhe regjimi ushtarak i instaluar prej tij.

Eshtrat e Pablo Nerudës janë varrosur në një kopsht në Isla Negra, shtëpia e tij e dashur pranë detit në bregun e Paqësorit. Ai është varrosur pranë bashkëshortes dhe muzës së tij, Matilde Urrutia.

Poeti vdiq më moshën 69-vjeçare, më 23 shtator 1973, vetëm 12 ditë pas grushtit të shtetit të gjeneralit Pinoçet. Certifikata e tij e vdekjes thotë se shkaku ishte kanceri i prostatës, një konkluzion që u pranua nga të gjithë për pothuajse katër dekada.

Por ish-asistenti i tij personal, Manuel Araya, thotë se poetit iu injektua një helm, ndërsa gjendej në spital. Araya thotë se Neruda, një komunist, po përgatitej të largohej në ekzil në Meksikë, nga ku planifikonte të udhëhiqte opozitën botërore kundër diktaturës ushtarake në atdheun e vet.

“Deri në ditën që do të vdes, nuk do ta ndryshoj historinë time”, thotë Araya për BBC. “Neruda u vra. Ata nuk deshën që Neruda të largohej nga vendi dhe kështu e vranë.”

Kancer apo helmim?

Aludimet e Araya-s janë marrë seriozisht. Pas disa hetimeve, një gjykatës vendosi se ka të dhëna të arsyeshme për të urdhëruar zhvarrosjen e poetit.

Ekspertët mjekoligjorë që do të ekzaminojnë eshtrat e Nerudës, thonë se do të kërkojnë mbi të gjitha për dy gjëra. Fillimisht do të kërkojnë për shenja të kancerit në eshtrat e poetit. Kjo mund të japë të dhëna për shkallën e avancimit të sëmundjes dhe mund të mbështesë, por jo të provojë përfundimisht, teorinë se kanceri shkaktoi vdekjen e tij.

E dyta, ata do të kërkojnë për shenja toksine, ekzistenca e të cilave mund të forcojë aludimet e Araya-s.

Në të gjitha rastet nuk do të jetë e lehtë.

Gati 40 vjet kanë kaluar që kur vdiq Neruda dhe trupi i tij është dekompozuar prej kohësh.

“Sa më shumë kohë kalon, aq më e vështirë bëhet puna jonë”, thotë dr. Patricio Bustos, drejtor i shërbimeve mjekoligjore të Kilit, një organizëm shtetëror që mbikëqyr zhvarrosjet dhe ekzaminimet.

“Por, nga ana tjetër, ka pasur përmirësime teknologjike përgjatë 30-40 viteve të fundit, të cilat mund të na ndihmojnë.”

Dentistja mjekoligjore dhe antropologia Claudia Garrido-Varas, thotë se edhe pse 40 vjet kanë kaluar, ka ende gjëra që mund të gjenden në mbetjet kockore përmes analizave toksikologjike.

“Nëse helmi është përdorur, varet nga lloji dhe sasia e helmit, apo nga numri i dozave të përdorura për të zbuluar gjurmë të tij.”

Pa gjurmë

Puna e skuadrës mjekoligjore është bërë më e vështirë nga mungesa e të dhënave mjekësore nga spitalet ku Neruda u mjekua. Ai vdiq në spitalin “Santa Maria” në kryeqytetin Santiago.

Sipas lajmeve të gazetave të kohës, spitali publikoi një njoftim, ku përmendej ataku kardiak si shkak i vdekjes. Por spitali thotë se nuk ekziston sot ndonjë kopje origjinale e njoftimit, ndërsa certifikata e vdekjes së poetit nuk përmend atakun kardiak.

Disa muaj para se Neruda të vdiste, media e Kilit raportoi se ai i ishte nënshtruar një operacioni në një spital tjetër. Por zyrtarët e spitalit tjetër thonë gjithashtu se nuk ka të dhëna.

Gjykatësi që po heton vdekjen e Nerudës është përpjekur të gjejë edhe të dhëna mjekësore në Francë, ku poeti ishte mjekuar në vitet 1970, ndërsa shërbente si ambasador i Kilit në Paris.

Asgjë nuk u gjet.

Araya dhe Partia Komuniste e Kilit thotë se mungesa e të dhënave është shumë e dyshimtë, veçanërisht duke marrë parasysh figurën e Nerudës si fitues i çmimit “Nobel” dhe diplomat i lartë.

Injektimi misterioz

Pavarësisht kalimit të kohës, Araya thotë se mban mend qartë se çfarë ndodhi në ditët pas grushtit të shtetit. Ai thotë se Neruda u pranua në spital më 19 shtator 1973 dhe po përgatitej të fluturonte për në Meksikë më 24 shtator.

“Mëngjesin e 23 shtatorit, Matilde dhe unë shkuam në Isla Negra për të mbledhur disa plaçka të tij”, kujton ai. “Ndërsa ne gjendeshim atje, mora një telefonatë nga Neruda në klinikë.”

“Ai më tha: ‘Kthehu sa më parë! Ndërsa po flija një mjek erdhi dhe më dha një injeksion në stomak.’”

Araya thotë se Matilde dhe ai u kthyen menjëherë për në Santiago. “Neruda vdiq rreth orës 22:30 atë mbrëmje”, kujton ai. Matilde Urritia vdiq më 1985-n. Ajo gjithmonë mohoi aludimet se bashkëshorti i saj pati vdekur nga kanceri, por nuk akuzoi kurrë publikisht se ai ishte vrarë.

Fondacioni “Pablo Neruda”, i cili mbikëqyr trashëgiminë e poetit, këmbëngul se ai vdiq nga kanceri, por thotë se do të bashkëpunojë për zhvarrimin dhe testimet.

Histori e pistë

Do të ishte e lehtë të hidhej poshtë akuza për vrasje si e pabazë, në rast se nuk do të bëhej fjalë për historinë e Kilit. Në vitin 2009, gjashtë njerëz u akuzuan për vrasjen e ish-presidentit të Kilit, Eduardo Frei Montalva.

Ai ishte mjekuar në të njëjtin spital ku vdiq edhe Neruda. Atje, Frei Montalva mori një ndërhyrje kirurgjikale rutinë më 1981, në kulmin e sundimit ushtarak të gjeneralit Pinoçet.

Por nuk doli kurrë gjallë.

Një gjykatës doli në konkluzionin se ai ishte helmuar me thallium dhe gaz mustard.

Në dhjetor 2010, eshtrat e ish-ministrit të Brendshëm, Jose Toha, u zhvarrosën si pjesë e një hetimi për vdekjen e tij më 1974-n.

Ushtarakët thanë se ai kreu vetëvrasje, duke varur veten në gardërobën e spitalit. Por në tetor të vitit të kaluar, një gjykatës hetimor doli në përfundimin se ai ishte mbytur.

Do të duhen shumë muaj deri sa ekspertët mjekoligjorë të dalin në një konkluzion mbi shkaqet e vdekjes së Nerudës.

Por duke parë rolin e poetit si një nga figurat më të mëdha të letërsisë latino-amerikane, këto konkluzione ka gjasa që do të bëjnë jehonë nëpër botë.



Ngjarjet hap pas hapi 1973

11 shtator:
Gjenerali Pinoçet udhëheq një grusht shteti kundër qeverisë socialiste të Salvador Allendes, i cili kryen vetëvrasje në pallatin presidencial në vend që të dorëzohet.

14 shtator: Ushtarët e Kilit bastisin shtëpinë e Nerudës. Ai raportohet se u tha atyre: “Ka vetëm një gjë që unë posedoj dhe që përbën rrezik për ju. Kjo është poezia!”

16 shtator: Gjenerali Pinoçet mohon zërat për vdekjen e Nerudës.

19 shtator: Neruda dërgohet në spital në Santiago.

20 shtator: Qeveria e Meksikës ofron mikpritje për Nerudën.

23 shtator: Neruda vdes, raportohet se tha se i kishin bërë një injeksion misterioz ndërsa flinte.



Jetëshkrimi


Poeti i njohur si Pablo Neruda e pati emrin e fëmijërisë Neftalي Ricardo Reyes Basoalto, kur lindi në vitin 1904. Ai i nënshkroi veprat e tij si Pablo Neruda, por nuk e mori këtë emër ligjërisht deri në vitin 1946, për shkak se i ati, një punëtor hekurudhash, nuk e pëlqente interesin e të birit për poezinë. Neruda e përdori këtë emër në përkujtim të poetit çek Jan Neruda.

Neruda u rrit në Kilin e jugut deri më 1921-shin, ku u zhvendos në Santiago dhe u regjistrua në kolegj për ta përgatitur veten si mësues i frëngjishtes. Por ai e braktisi shkollën për t’iu përkushtuar poezisë. Libri i tij i parë, “Crepusculario” (Libri i Muzgut), u publikua më 1923-shin, dhe në vitin pasardhës botoi “Njëzet poezi dashurie dhe një këngë dëshpërimi”. Kjo u bë vepra e tij më popullore me më shumë se një milion e gjysmë kopje të shitura. Libri ishte përplot me poezi romantike dhe erotike.

Mes viteve 1927 dhe 1935, Neruda ishte një diplomat i Kilit në Burma, Cejlon, Java, Singapor, Argjentinë dhe Spanjë. Më 1930 ai u martua për herë të parë, por martesa nuk ishte e lumtur dhe disa vite më vonë e la bashkëshorten e tij për të jetuar me Delia del Carril, me të cilën qëndroi deri në vitin 1955. Gjatë kësaj periudhe ai shkroi dy vëllimet me poezi, “Rezidencë në tokë”, të cilat konsiderohen si poezitë më të mira surrealiste në gjuhën spanjolle. Ai pretendoi më vonë se i pati shkruar këto vepra në një kohë që nuk dinte asgjë për surealizmin. Ai thjesht iu përgjigj rrymave letrare në qarkullim, pavarësisht se këto përgjigje u bënë vetë rrymë për formimin e lëvizjes surrealiste gjithkund tjetër.

Tmerri i Nerudës nga luftërat civile dhe barbaritë ushtarake (përfshirë vdekjen e mikut të tij, poetit Federico Garcيa Lorca) gjatë Luftës Civile në Spanjë, e bënë atë thellësisht komunist.

Poezia e tij nuk ishte më surrealiste, por më e drejtpërdrejtë. E shkruar jo për akademikët apo lexuesit e tjerë të sofistikuar, por për të shtypurit nga politika, punëtorët dhe njerëzit e thjeshtë.

Neruda këmbëngulte gjithashtu se ai ishte në mënyrë specifike një poet i Amerikës Latine. Ai njihet për poezinë “Lartësitë e Maçu Piçut”, ndoshta poezia më e madhe e tij, një poezi e botuar në vëllimin “Canto”. Ky vëllim u shkrua rreth fundit të viteve 1940, ndërsa Neruda po fshihej në Kili për të shmangur arrestimin për deklaratat që pati bërë kundër qeverisë. Ai u arratis nga Kili më 1949-n dhe nuk u kthye deri më 1952-shin, kur një regjim i ri erdhi në pushtet. Ai u martua me Matilde Urrutia tre vjet më vonë dhe e kaloi pjesën e mbetur të jetës me të në shtëpitë e veta në Santiago dhe në Isla Negra në bregdetin e Kilit.

Neruda mori اmimin Ndërkombëtar të Paqes më 1950-n, çmimin e paqes “Stalin” më 1953-shin, një Doktoraturë Nderi në Letërsi nga Oksfordi më 1965-n, dhe çmimin “Nobel” në letërsi më 1971. Më 1969-n ai u nominua si kandidat për president nga Partia Komuniste, por u tërhoq në favor të shokut të tij, Salvador Allende. Në fund të jetës së tij, ai la 34 vëllime me poezi, ese dhe drama të botuara, si dhe tetë volume me poezi dhe kujtimet që iu botuan më vonë.
G.Shqip
 
Titulli: Pablo Neruda....

Shqipërisë...

S’kam qenë asnjëherë në Shqipëri,
në tokën e ashpër, plot dashuri,
peisazheve bjeshkatare me barinj trima.
S’kam qenë, po ja
që sot kam shpresë
të vij
ashtu si festat apo dasmat popullore,
për të pare i etur diellin e madh
që praron fuqishëm muskujt viganë
të vargmaleve të saj epikë!
Si zambaku i ri dhe i freskët
që shpërthen mes shkrepave
shpërthen nga gjiri i saj kultura,
arti, librat, ndërsa përpara bujkut
e punëtorit ngrihet nderimi i epokës,
përmendorja e dashurisë
e virtuti lulëzon
viset e lashta!
O Shqipëri e vogël, por sa e fortë!
E vendosur e patundur e fjalëmbël.
Tingulli i kitarës tënde
është i gjallë e i çeliktë
e vjen e i shtohet me dinjitet melodive
të historisë,
këngës së epokës që s’ka të heshtur!
ثshtë një zë malesh,
ndërtimesh të pafundme e të bardha,
kjo është kënga e njerëzve dhe bjeshkëve
e zogjve të pranverës dhe drurëve të mollëve
plot lule të porsaçelura
e erërave e valëve të detit.
Qëndresa, pamposhtmëria dhe lulet e tua Shqipëri
janë dhurata që po i sjell
vetë ndërtimit të jetës së re mbi botë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top