Orthodoksizmi dhe sllavizmi element tjetërsimi i Kishave Dardano - Shqiptare.

Bilderberg

Anëtar i ri
Orthodoksizmi dhe sllavizmi element tjetërsimi i Kishave Dardano - Shqiptare.


Prapaganda serbe mbi dhe për Kosovën si pjesë dhe djep i shtetit Serb, asnjeher nuk ishte vetem politik, por gjithmon duke e lidhe këtë edhe me kulturën dhe religjionin . Se në Kosovë janë themelt e këtij shteti dhe që kjo dëshmon më Kishat Serbe, pa e pasur asnje argument historik dëshmues që ka të bëjë me origjinen dhe lashtësinë e këtyre Kishave dhe manastireve. Politika ,inteligjencia si dhe vetë Kisha Ortodokse Serbe me vite hartuan dhe shpërndanë nëpër botë harta, libra,revista si dhe shumë botime të tjera në gjuhë të ndryshme,me dëshmi inekzistente-trilluese se Kosova është djepi i kulturës dhe këtij shteti sllav. Këto deshmi mbi tjetërsimin objekteve të kultit në trojet e Dardanisë, i gjëjmë në shumë bibloteka të shteteve përendimore,botime që mbajën për temë Patrikanën e Pejës, manastirin e Deçanit,të Graçanicës etj , të cilat gjithmon ishin dhuratë nga këto formacione të bashkëkordinuara regresive dhe fondacioneve sekrete të propagandës së tyre.
Për deri sa elita jonë politike dhe intelektuale rrallëherë e ngriti zërin që të mbron, dhe të dëshmon se këto objekte fetare janë pjesë e historisë së popullit dhe kulturës shqiptare, kisha serbe dhe politika e saj edhe më tutje lobon dhe më në fund ia arriti qëllimit që këto objekte të jenë pjesë e trashigimisë serbe, Lobimi nuk ishte vetem deri në vitet e 1999 por vazhdojë edhe me tutje. Vitin e kaluar disa zyrtar të lartë të Bashkimit Europian kishin fatin që të marrin dhuratë DVD më filmin dokumentar “Days made of feat”, films abort Kosovo and Metohia, (Ditët që bëjnë frikë”), ky dokumentar është gjiruar në Kosovën e pasluftës, por që paraqitet për periudhën 1998-2005. Ky lobim kishte filluar të propagandojë fuqishëm në institucionet ndërkombëtare, për gjoja vuajtjet dhe tmerret që janë duke i kaluar popullsia dhe kishat e manastiret serbe në Kosovë. Përderisa të tjerët propagandonin inteligjencija jonë politikoshoqënore mbajtën zërin e shurdhët që të sqarojnë të vërtetën historike dhe të argumentojnë qoftë serbeve qoftë nderkombetarve mbi realitetin, se këto objekte kulti të tjetërsuara nga orthodoksia sllave janë ndërtuar dhe ruajtur nga vetë Shqiptaret.
Dihet shkencërisht se serbet as që ishin të krishtër, ata ishin pagan, dhe ardhacak në gadishullin Ilirik. Me ardhjen e tyre ata në Dardani, shkatrruan ato objekte kulti dhe kulture të cilat shqiptarët nuk mundën ti mbrojnë nga ajo valë e dyndëjeve,të quajtura edhe si dyndëjet barbare, Sipas historisë Kishtare mbi Ilirikun mësojmë se serbet edhe pas ardhjes se tyre, shumë vonë pranunan krishtërimin, mësohet se diku rreth shekullit XII, pra me këtë shohim se asnjë ndertim, qoft Kishë apo manastir para këti shekulli nuk ka të bëj asgjë më Kishën Serbe,por që janë ndertime Iliro-Dardane të uzurpuara nga ata. Por edhe për periudhen XII-XV mund të vertetohet se nuk janë pjesë e popullsisë dhe kulturës serbosllave, pasi që në këtë periudhë janë ndertuar shumë kisha dhe kuvende, nga kisha katolike dhe banoret autokton siq ishin shqiptarët, të tilla janë objektet kishtare në: Janjevë, Artanë Prishtinë, Trepçë, Vushtri, Deçan etj.Këto objekte shumica janë rrënuar apo kanë pësuar dëmtime gjatë përandoris osmane në vëndin tonë, por edhe nga mbretëritë okupatore sllave. Kultura materiale dhe shpirtnore e shqiptarve gjithmon ishte pre e shkatrrimeve nga sllavet, kjo u dëshmua më shekuj më plaqkitjen dhe përvetësimin e kulturës shqiptare, posaqerisht asaj sakrale. Krishterimi nuk erdhi tek shqiptaret përmes sllaveve siq manipulon historia serbe dhe një kastë e diplomacisë korruptuese botënore, por krishterimi në ilirik erdhi nga vetë apostujt, që në shekujt e parë. Kështu që pas Ediktit të Milanos të vitit 313, krishterimi u legalizua nga Perandoria Romake, më këtë edhe Kisha e Dardane në ilirik u bë elemnt i fortë i krishtërimit në këto treva. Gjatë përiudhës së shekujve IV – VI, ç´do vëndbanim në Dardani kishte Kishë katoliko-romane, kjo dëshmon edhe me shumë emrime të vëndeve me emëra të tillë.
Pas ardhjes së Menjanidve në sundim, në mesjetën e hershme, shumë Kisha Dardane u përvetësuan apo mbi temelet e tyre u ngritën Kisha të tjera, të ritit lindoro-bizantin të cilat edhe sot quhen „themelet e shtetit Serb“. Por këto kisha edhe me pas nuk ju takonin serbeve ,sepse të gjitha i takojnë përiudhës bizantno-shqiptare, siq janë: Patrikana e Pejës, Graçanicës, Kisha e shën Mhillit dhe Gabrielit në rrethin e Prizrenit, Kisha e shën Prënes në Prizren, Manastiri i Deçanit, Kisha e shën Shtjefnit në rreth të Mitrovicës, ajo në Kamenicë, Lypjan e shumë e shumë të tjera. Këtë nuk mundët asnjë historian dhe studius serioz ta mohojë, pasi që edhe sot shihen stilet klasike dhe arqitektura romake të ndertimit, siq janë në Prizren dhe Deçan. Dihet se mbi themelet e bazilikës se Ulpianës që ishe qënder ipeshkvnore më vonë u ndertua Kisha e Zojës së Bekuar, kështu që mbreti Millutin ndërtoj në vitin 1360 Manastirin e Graçanicës, kjo Kishë përmendet edhe në dokumetet papënore të Benediktit XI në vitin 1303 si kishë famullitare katolike. Po ashtu kemi kishën e shën Mhillit dhe Gabrielit në rrethin e Prizrenit që është ndertue mbi themelet e Kishës Dardane, ku në këtë Kishë është edhe varri i shqiptarit Strazimir Balsha. Kisha e Deçanit si dhe shumë vepra të tjera janë të projektuara dhe të punuara nga mjeshtrit shqiptar.
Psh.kisha e deçanit ishte projektuar nga françeskani shqiptar, At Vita Cuci (lexo Kuçi) dhe ndertuar në vitet 1327 – 1335. Kisha është e ndertuar ne stilin përendimor – katoliko- Roman. Ndikimi dhe okupimi i Kishës në Dardani ishte i fuqishem posaqerisht pas ndarjes se Kishave në atë Ortodokse dhe Katolike në vitin 1054, kështu që dy ipshkvni Dardane hynë nën juridiksionin bizantin. Pasi që sllavet pranun krishterimin atë ortodoks, rreth shekullit XII, kurse shqiptart edhe më tej mbeten besnik të Romës, serbet kishin rastin që përmes sundimit ti okupojnë disa kisha Dardane. Formimi i shtetit të përandorit serb Stefan Dushanit, shfaq presion tek shqiptaret të cilet kishin dy opsione vdekje ose sllavizim, kurse për klerin katolik kërkonte çfarrosje. Falë kualicionit në mes papës Gjonit XXII, me mbretin e Hungaris, Napolit dhe principatave shqiptare, shqiptaret mbi jetuan. Por pushtusi dhe Kisha serbe edhe me tutje fillon diskriminimin dhe ripagzimin e shqiptarve si dhe shkatrrimin dhe okupimin e gjurmeve iliro – shqiptare në trojet e Dardanisë. Deri në vitin 1219 Kisha ortodokse Serbe ishte nën juridiksionin e Kryeipeshkvnisë së Ohrit, por nga ky vit me iniciativën e shën Savës shpallet e pavarur me seli në Zhiç të Rashkës, kurse më vonë, bartet me seli në Pejë mbi tëmelet e Kishës Dardane. Nga dokumentet papnore të vitit 1204 përmendet ipeshkvnia katolike e Prizrenit (Prisrensis) dhe e Shkupit, kurse në dokumentet e papës Benediktit XI. me 08.XI.1303, në mesin e 5 famullive katolike që gjëndeshin në mbreterin e Nemanjideve kemi famullin e Trepçës (de Trepza) dhe atë të Graçanicës (de Grazaniza).Ardhja e përandorisë osmane në trojet Shqiptare për serbet ishte kulminantja e pushtimit të Kishave Dardane nga Kisha Ortodokse Serbe. Pasi që shqiptaret në masë të madhe u konvertuan në islamizem,serbet okupuan Kishat dhe objektet shqiptare të kultit, të cilat sot pa të drejtë janë pronë e trashigimisë dhe kulturës serbe.
Këto objekte të kultit(sot të tjetërsuara) ishin dhe janë objekte kulture iliro – shqiptare, e jo siq janë të bindur shumica e popullatës serbe,dhe një pjese e asaj ndërkombetare, të cilet mëndoj se i përkasin kultures dhe trashegimis serbe, dhe më këto gënjeshtra deshirojnë të përvetësojnë kulturen e besimit në Dardani, duke nxitur nacionalizmin serb në shekullin XXI. Ndoshta për akademiket dhe, historianet shqiptar shprehja më mirë do ishte „Acta, non verba“ (vepra, e jo fjalë), që ta ngrisin zërin dhe të dëshmojnë trashegiminë dhe kulturën tonë,duke i lënë menjëanë ambiciet tendencioze dhe tekanjoze politike. Por shtrohet pytja këta „historian“ sa kanë dëshmuar mbi parimet themelore historike?
„Historia duhet të shkruhet, e dëshmuar dhe mbrojtur ashtu siq është, pa marrë parasysh ai i pëlqen ndokujt apo jo“.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top