OKB: Mos e krahasoni Kosovën me askënd

Ado

FISEBILIL-LAH
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka hedhur poshtë krahasimin e Kosovës me dy provincat gjeorgjiane. Zëdhënësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Michele Montas, ka thënë se të dyja situatat janë të ndryshme dhe krahasimet nuk qëndrojnë.

“Mendoj se ju nuk duhet t’i krahasoni të dyja situatat. Historia e të dyja situatave është e ndryshme dhe mendoj se kjo është theksuar disa herë me radhë”, ka thënë zëdhënësja e sekretarit Ban ki-Moon.

Ajo ka konfirmuar edhe njëherë vazhdimin e rikonfigurimit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë, pavarësisht mosekzistimit të vendimit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Ndërkohë është mësuar se kërkesa e Serbisë për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën është futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. /ktv/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top