Nusja dhe vjehrra Beteja e përjetshme

MasteR

I'm offline
mesa1567826_xl-199x300.jpg


Në shumicën e kulturave, marrëdhënia midis nuses dhe vjehrrës priret të jetë e vështirë, me tensione dhe ndjenja negative ekstreme. Por, ku fillon ky tension, madje edhe armiqësi midis dy grave?
Në biseda mes femrash të martuara, ndër temat e shumta që diskutohen është edhe ajo e “vjehrrave” të secilës. Secila ka diçka për të thënë, në formë pakënaqësie dhe e njëjta gjë ndodh edhe me vjehrrat, që në të shumtën e rasteve kanë ato ankesat e tyre. “Sikur të ishte kështu nusja ime!” “Sikur të më dëgjonte”.
“Nuk më pëlqen si vishet”, etj.. Ndërkohë, që bota e nuseve ka ato të vetat, “Ndërhyn në çdo gjë që bëjmë”, “Që ditën e parë që shkon në shtëpi, në kuzhinë do të shohësh në një vend të dukshëm okllainë, si për të thënë “Di të hollosh petë? Djalit tim nuk i pëlqejnë petët e blera.”
Këto marrëdhënie janë më të ndërlikuara, kur çifti i ri jeton bashkë me prindërit e partnerit në një shtëpi. Që nga dita e parë pas dasmës nëna merr një rol tjetër në jetë dhe jo se nuk është më e rëndësishme, por humb parësinë e saj dhe privilegjin, që gëzonte më parë. Një grua vjen për të qenë mes saj dhe djalin të saj: Bilanci ndryshon dhe gjërat nuk janë më si më parë.
Marrëdhënia me djalin e saj pas martesës shënon një fillim të ri, duke përfshirë edhe nusen. Dhe si çdo fillim i ri, kërkon përshtatshmëri dhe është si një kohë hidhërimi për atë që humbi, së bashku me një ndjenjë të këndshme për të mirat që do të pasojnë (edhe pse për fat të keq, kjo e fundit, zakonisht humbet).
Shumica prej nesh, di raste marrëdhëniesh të tilla, të të dy skajeve: nuse dhe vjehërr që kanë një marrëdhënie të ngrohtë, miqësore, me dashuri dhe kujdes dhe marrëdhënie plot mosmarrëveshje, në një betejë pafund. Por, kuptohet që ka edhe raste të ndërmjetme.

mesa5142567_m-200x300.jpg


Flasin vjehrrat…
Nuk kënaqet me asgjë!
Maria 55 vjeçe
Gjithçka fillon kur të lindin mendimet e para, se nusja nuk ka dashuri të vërtetë për ty, nuk të sheh si nënën e saj dhe nuk tregon aspak respekt dhe afrimitet. Gjendesh gjithmonë nën kritikën e saj të vazhdueshme dhe nuk është e kënaqur me asgjë, por fokusohet vetëm tek anët e këqija dhe kurrë ato të mira. Pavarësisht nga sa mundohesh t’i ofrosh, nuk dëgjon kurrë një “faleminderit”, apo një fjalë tjetër mirënjohjeje.
Shohin vetëm interesin!
Bardha 62 vjeçe
Shohin vetëm interesat e tyre, ndihmën në shtëpi, mbajtjen e fëmijëve, etj.. por nëse vetëm një herë u thua jo për diçka, sepse nuk mundesh për arsye të ndryshme, mërzitesh kur sheh se nusja zemërohet. Bazohet këtu dhe nuk vlerëson të gjitha qëndrimet e mëparshme, por është e pakënaqur, pasi vetëm një herë, ti nuk i shërben. Për mua nuk është normale që nëna e djalit të shihet vetëm si një person “për nevojat e tua”. Ndjehesh e lënduar dhe pa asnjë lloj respekti nga ana e saj
ثshtë e largët!
Leta 58 vjeçe
Dëshira është të kesh një marrëdhënie të mirë me nusen dhe mërzitesh kur nuk ke komunikim të mirë me të. Për shembull, kur nusja kërkon nga ty vetëm shërbime dhe ndihmë, krijon një marrëdhënie të njëanshme dhe nuk të bën të ndjehesh e mirëpritur dhe afër saj. Gjithashtu, sa herë që i jep një këshillë apo mundohesh t’i mësosh diçka, pa të keq, mërzitet dhe mban inat.

mesa2557679_m-200x300.jpg


Flasin nuset…
Ndërhyrje në jetën e çiftit
Klodiana 35 vjeçe
Kur jeton bashkë me prindërit e djalit, kjo i lejon ata të ndërhyjnë në shumë çështje të çiftit. Në këtë rast, fillon dhe ankohesh tek bashkëshorti, që i lejon nënës së tij të drejtojë jetën tonë dhe kjo mund të ndikojë drejtpërdrejtë në jetën tonë, si çift. Ky, besoj, është shkaku kryesor i grindjeve mes çiftit dhe midis nuses dhe vjehrrës.
E vërteta është se shumë herë vjehrrit, pa dashje, apo duke përdorur rrugën e gabuar, bëhen të paarsyeshëm në atë që ata mendojnë se është më e mirë për çiftin, duke ndërhyrë në jetën e tyre dhe duke mos i lënë ata në qetësi.

Faji i bashkëshortit
Ermiona 29 vjeçe
Gjithçka fillon që në takimin e parë, para martesës. Si nuse, ndihesh e shqetësuar dhe e tensionuar në lidhje me nënën e ardhshme, mendimin e saj për zgjedhjen e të birit, çfarë gruaje është, miqësore apo armiqësore. Që në shikim të parë, mund të kuptosh ndjenjat e saj. Po nisi keq që në fillim, ashtu do të vazhdojë…Nga ana tjetër, bashkëshorti mund të jetë fajtor, sepse nuk bën të qartë që në fillim, se gruaja është prioritet.
Kritikë e vazhdueshme
Entela 32 vjeçe
Ajo që ndikon është kritika e vazhdueshme, ose edhe një mbingarkesë me këshilla të thjeshta. Kur vjehrra dëshiron të të tregojë diçka dhe përpiqet të shpjegojë se “si duhet bërë saktë diçka”, si i “pëlqen djalit të saj”, është si një flamur i kuq, që valëvitet para një demi të egërsuar.
Si bashkëshorte e re, duhet të kesh lirinë për të eksperimentuar dhe për të gjetur vetë se çfarë duhet të bësh, qoftë duke bërë testime dhe ndonjë gabim, ndonjëherë duke ndjekur këshillën, që kërkon vetë, apo duke kërkuar informacione tjetërkund dhe jo nga vjehrra. Të duket sikur nëna nuk të llogarit dhe kërkon të të transformojë në imazhin e saj, duke mos kuptuar se ke një tjetër personalitet. Kjo të bën të zemërohesh. Mundohesh të mos thuash asgjë, por mban zemërimin i cili rritet dhe cikli vicioz vazhdon, derisa arrihet një seri shpërthimesh.

tabs_familja.jpg


Si mund të përmirësohen këto marrëdhënie?
اdo njeri e ka të nevojshme të ndihet i rëndësishëm për të tjerët.
E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhënien vjehërr-nuse. Por vetë çifti duhet të investojë në marrëdhënien e tyre, sepse sa më e fortë të jetë kjo lidhje, më i paktë do të jetë ndikimi i vjehrrës apo i faktorëve të tjerë të jashtëm.
Nuses:
Për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me vjehrrën, duhet të përpiqet: kërkohet respekt, vëmendje dhe një qëndrim që tregon interes. Nusja duhet t’i tregojë vjehrrës se e vlerëson, pikë së pari si njeri, jo vetëm si person ndihmës në shtëpi. Edukata dhe sjellja e mirë është rruga më e mirë.
Vjehrrës :
Roli i vjehrrës nuk është i njëjtë me atë të nënës. Fëmijët e rritur duan vetë-fuqi dhe të bëjnë jetën e tyre pa këshilla të përhershme dhe sugjerime. Vjehrra duhet të kuptojë se qëndrimi i saj ndaj nuses do të përcaktojë reagimet e kësaj të fundit ndaj saj. Edukata dhe sjellja e mirë është rruga më e mirë.

albadonna
 
Pe: Nusja dhe vjehrra Beteja e përjetshme

Gjithmone ka ekzistuar dhe do ekzistoje kjo gje,sot nene e bije e skane mendime te njejta jo dy femra(me gjak)krejtesisht tjeter...VJehrrave gjihtmone i duket se nusja nuk ben kurr me te miren,nuseve i duket se vjehrra fut hundet kudo,shkaqet,pasojat jane nga me te ndryshmet..Ska ndonje formule te vecante per mbarevajtjen e tyre,e vetmja qe do thoja ose do vecoja eshte hapesira qe duhet te krijohet,cifti-vjehrra...Kjo nenkupton qe cifti te jete i lire te jetoje vetem dhe te vendose vetem(vetem ata dy burre-grua)...
 
Pe: Nusja dhe vjehrra Beteja e përjetshme

Mendime skane e skane por kane dhe shume inat me kujtohet nje barsalete kur dikur ne zbor quhej grate benin qitje dhe moren vjerrat te benin qitje ne tabele sheninin jashte cme bere komandanti u vendos ne tabele foton e rejave kur shef rezulatatin gjith vjerrat godisnin 10.Te njejten bejne dhe me rejat i vendosin ne qitje ata gjuanin jashte dhe komandanti vendos te tabela foton e vjerhave kur shef rezultatin rejat gjuanin jashte i habitu komandanti u thot se si shpjegohet kjo gje qe eshte me foton e vjerrave ju spo gjuani ne shenje ...njezeri u pergjigjen rejat i duam te gjalla ne tabele :p
 
Pe: Nusja dhe vjehrra Beteja e përjetshme

Hahahahah ne fakt sdin njeriu cte beje te qaje apo te qeshe..Pasi djali eshte ne mes dy zjarreve,nga jera ane ka nenen(dhe dihet se cunat mbarojne pas nenave),nga ana tjeter ka gruan(me te cilen ka lidh jeten)...Marredhenie te komplikuara keta....
 
Titulli: Nusja dhe vjehrra Beteja e përjetshme

Ndonjeher them e shkreta ajo vjehrra qe do mbij perpjes do e bej do e kthej :p
Ma ben mamaja mos li fjalen e keqe kot se ke zemren e mir :)
P.S Sado e mir qoft apo e keqe do e rrespektoj.
ama po futi hunet npunet e mia ti them deri ktu isht kufiri
Ishalla jam nusja me e keqe qe mos trrij me mua lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top