Nuk të kuptojnë

Kresha

A pretty face can never trick me
Nuk të kuptojnë...?

Askush nuk është në gjendje te të kuptojë se si një person mund të kapërcejë, e të kapërcejë gjithë ato vuajtje, probleme, sfida, sprova, dhimbje, e çka jo tjetër. E prapë, të duket si një person që nuk është penguar dhe nuk është rrëzuar kurrë.

Askush nuk është në gjendje te të kuptojë se sa jeni të lodhur, kjo ngase pamja juaj nuk e tregon një gjë të tillë, e brendinë tuaj nuk e shohin dot. Ata të shohin të buzëqeshur dhe mendojnë se je i lumtur. Por, harrojnë se njeriu qesh edhe nga çmenduria.

Askush nuk është në gjendje te të kuptojë...

Nuk të kuptojnë, jo pse nuk duan te të kuptojnë apo te të besojnë. Por, nuk të kuptojnë sepse ti je duke folur për diçka për të cilën ke kaluar me miliona kilometra duke menduar, je rrëzuar me mija herë, ke derdhur lot e shpirti të ka pikuar gjak përderisa ata nuk e kanë bërë as edhe një hap të vetëm në një rrugëtim të tillë.

Nuk mund të kuptojnë atë që nuk e ndjejnë. E nuk mund ta ndjejnë atë që nuk e kanë përjetuar. E ti po u flet e po u shpjegon diçka që zemra juaj, çdo natë, e përjeton me miliona herë. Po u flet për diçka që shpirti yt është mishëruar me të, ani pse është vuajtje e pikëllim, ndërsa shpirti dhe zemrat e tyre nuk e kanë përjetuar as edhe një herë në një natë të vetme.

Pra, nuk është faji i tyre pse nuk të kuptojnë. As nuk është faji yt në papafaftësinë e të shpjeguarit. Problemi qëndron në distancën e madhe në mes të fjalëve tua dhe përjetimit.

Andaj, për këtë duhet të mbështetësh vetëm tek Zoti. Krijuesi i zemrës dhe shpirtit ngase vetëm Ai është në gjendje të kuptojë dhimbjen dhe vuajtjen, vetëm Ai është në gjendje të lehtësojë, dhe vetëm Ai është në gjendje që vuajtjen në gëzim ta shëndërroj...

(E huazuar)

FB_IMG_1689782012975.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top