Nuk di se, kur të njoha,

Nuk di se, kur të njoha,
Nuk di se çfarë stine ishte,
Nuk di se si të përshëndeta,
Në se përshëndetje kishte.
Nuk di nëse të solli ëndra ime,
Të la, tek unë dhe vetë u largua
Atë mëngjes, kur dole prej saj,
Ishte mrekullia e 'ëndrës së zgjuar'.
Nuk di nëse kam jetuar pa ty,
Se, nuk di si pa ty kam jetuar,
Besoj se kemi qënë gjithnji
Me njëri tjetrin të dashuruar.
Mbase kishe qënë diku larg,
Unë të prisja të vinje një ditë
Ndaj kur çasti të solli pranë
Lotin në sy, ma panë perëndit.
Mos më thuaj, sa mirë që të gjeta,
Ku më gjete, nuk mund ta kujtoj
Ndoshta do të qeshesh me mua
Që vendet dhe kohët ngatërroj.
Më fal, nëse nuk më kujtohet asgjë,
Si u njohëm dhe u dashuruam bashkë
Di, se me dashurinë tënde kam jetuar,
Pranë e kam patur atë, ditë dhe nat'.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ti e ke shkruar?
 
Endrra;bt866 said:
Jo e perkthyer :p

ke filluar shet mend ti apo si?

po te pyes serioz :)
 
ke filluar shet mend ti apo si?

po te pyes serioz

hm,,,nese dyshon pse ben kete pyetje ?
sme pelqen te perseris veten..
seriozisht e ke ? ja di kuptimin kesaj cka ke pyetur ? :p ...ps: zgjidh cili verzion te pelqen :)
 
Endrra;bt868 said:
hm,,,nese dyshon pse ben kete pyetje ?
sme pelqen te perseris veten..
seriozisht e ke ? ja di kuptimin kesaj cka ke pyetur ? :p ...ps: zgjidh cili verzion te pelqen :)

kur kaluan 28 dite....prape ashtu ti????
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top