“No kids - 40 arsye për të mos bërë fëmijë”

fragolina

Anëtar Aktiv
Bërja nënë konsiderohet tradicionalisht si gëzimi më i madh në jetën e një gruaje. Po se çfarë çmimi duhet të paguajnë gratë që bëhen nëna, për këtë nuk flet askush

Një libër që thyen tabunë e fëmijëve shokon Francën. A janë fëmijët skllavopronarë që shkatërrojnë lidhjen e çiftit?

Fëmijët janë dhuratë e zotit, thuhet në shumë kultura të botës. Dhe bërja nënë konsiderohet tradicionalisht si gëzimi më i madh në jetën e një gruaje. Po se çfarë çmimi duhet të paguajnë gratë që bëhen nëna, për këtë nuk flet askush asnjë fjalë. Në vendet e industrializuara, ku gratë kanë sot mundësi dhe mjete që të bëjnë fëmijë vetëm kur duan, po shtohen gjithnjë e më tepër çiftet pa fëmijë që bëjnë reklamë për veten. Motoja e tyre është jo childless "jo pa fëmijë", por childfree "të lirë nga fëmijët". اifte të tilla duan të jetojnë pa shqetësimet që sjellin me vete fëmijët dhe për këtë për ta po ndërtohen komplekse turistike speciale apo lagje luksoze në të cilat motoja është: No kids!

Kjo modë e re, e cila është e përhapur sidomos të zonat anglo-saksone, po përfshin tani edhe Francën, në një kohë që i gjithë vendi është përfshirë nga ethet e bebeve qëkurse është bërë e njohur se ajo zë vendin e parë në Evropë sa u përket lindjeve të fëmijëve. Sipas statistikave kuota e lindshmërisë në vitin 2006 ishte mbi dy fëmijë për grua. Ajo që e importoi këtë modë në Francë është Corinne Maier, e cila ka botuar librin provokativ "No kids - 40 arsye për të mos bërë fëmijë".

Thyeja e një tabuje

Shkrimtarja Corinne Maier bën thirrje për rezistencë dhe sjell për këtë arsye të forta: "Argumenti i parë për të mos bërë fëmijë është, se lindja e fëmijëve na detyron të bindemi, të përshtatemi, sepse kështu e kërkon shoqëria.

Kush ka fëmijë nuk i përballon dot ethet e blerjeve, sepse që t'i bëjmë të lumtur fëmijët ne duhet t'u blejmë atyre shumë gjëra, ose të paktën për këtë mundohen të na bindin. Po ashtu, kush ka fëmijë duhet të sillet mirë, sepse askush nuk ka parë ndonjëherë prindër që të hedhin bomba për të rregulluar botën. Pra shoqëria kërkon prej nesh që të bëjmë fëmijë në mënyrë që të integrohemi mirë në shoqëri, për të përmbushur detyrimet tona, ndër të cilat bën pjesë gjoja edhe sjellja e fëmijëve në jetë, të cilët do të bëhen më vonë qytetarë paqësorë dhe të përshtatur."

Fëmijët - skllavopronarë që shkatërrojnë lidhjen e çiftit

Me veprën e saj “No kids" Corinne Maier synon t'i çjerrë maskën shoqërisë dhe sjell për këtë edhe 39 arsye të tjera. P.sh.: Fëmijët shkatërrojnë lidhjen e çiftit. Në rast se dy të dashuruar bëjnë fëmijë, atëherë pasioni romantik merr fund për një kohë të gjatë. Fëmijët janë skllavopronarë, që u shkaktojnë prindërve shumë punë dhe nuk ua shpërblejnë asnjëherë me të vërtetë. Apo ai që ka fëmijë, sillet shumë shpesh si çilimi.

Corinne Maier kundërshton energjikisht në librin e saj kultin që mbizotëron në shoqëri për fëmijët dhe përbuzjen me të cilën shoqëria reagon ndaj atyre çifteve që vendosin të mos lindin fëmijë. Me librin e saj të shkruar në formë pamfleti ajo ka thyer padyshim një tabu. Në forume të ndryshme interneti janë ndezur diskutime të zjarrta. Ka gra që shkruajnë se sa barrë e rëndë janë për to fëmijët, të cilët i kanë lindur jo se donin, por sepse familja, miqtë apo fqinjët thuajse i kishin detyruar për këtë me këmbënguljen e tyre.

Diskutime kontroverse në Francë

Që kjo temë nuk është korrekte nga pikëpamja politike, dëshmojnë reagimet e mediave në recensionet e të cilave ky libër është kritikuar pa masë duke i rekomanduar publikut që të mos e lexojë. Por pas tezave provokative dhe pllakative të autores Corinne Maier ka edhe një sërë gjërash që të bëjnë të mendosh. P.sh.: në vendet e industrializuara barra e fëmijëve bie në radhë të parë në shpatullat e nënave. Kjo do të thotë se kërkesat e fëmijës janë në radhë të parë dhe ato të nënës në vend të fundit, pra që gratë me fëmijë humbasin thuajse çdo të drejtë për një jetë sipas kokës së tyre.

Corinne Maier e di mirë këtë, sepse është vetë nënë e dy fëmijëve në moshën e adoleshencës. "Në librin tim ka shumë gjëra që lidhen me mua dhe me përvojën time si një nënë, që do t'i bëjë të gjitha sa më mirë. Kur po shkruaja librin më ra në sy se sa shumë bëj unë për fëmijët e mi duke qëndruar në shtëpi dhe duke i marrë të gjitha gjërat shumë për zemër. Sot përpiqem të sillem ndryshe. Për vite të tëra u kam ndihmuar fëmijëve për të bërë detyrat e shtëpisë, gjë që më ka lodhur dhe nervozuar pa masë. Sot nuk e bëj më këtë dhe kjo ma bën jetën më të lehtë. Dhe notat e tyre nuk kanë ndryshuar, tek e fundit nuk duhet t'i marrësh të gjitha gjërat kaq seriozisht." - sqaron autorja.

Mesogruaja nuk e ka për herë të parë që provokon me librat e saj. Para disa vjetësh ajo botoi librin “Mirësevjen dembelizëm", në të cilin bën thirrje që në punë të bësh vetëm gjërat më të domosdoshme dhe që pjesën tjetër të kohës në punë ta kalosh duke bërë gjëra të bukura. Ky libër u shndërrua shumë shpejt në një bestseller.

marre nga gazeta Shekulli
 
Nuk ka vuajte ne bote qe krahasohet me lumturine qe te jep lindja e nje femije , une do sakrifikoja gjithcka edhe jeten time nese do ishte e nevojshme
 
Them se duhet te ndikoj ky libri sidomos te "nenat adoleshente' sepse sado e hidhur...e vertet eshte !

Pse ka raste plot kur degjon: U terhoqa nga studimet ose nuk vazhdova fare sepse linda femiun ... dhe neser sbesoj se kjo gje do e kenaqte femin..perkundrazi une sdo doja ta degjoja kurre qe me ardhjen time ne kte bote i kam prish planet nenes ...

Them se duhen kaluar ne jete "ca" gjera ne jete para se te behesh nene
dhe kur ta provosh kte emocion nga me te bukurit pastaj ... ste ka ngel asgje pishman !

Femija eshte gjeja me e bukur ..dhurata me e mire qe te fal Zoti , por ne kohen e duhur do ishte akoma me fantastike !
 
kot me pyt, ke ndonje femije ti?


akoma jo por jam e sigurte qe do kem shumeeeeeeeeeeeeee i adhuroj femijet , dhe mendoj se jane gjeja me e bukur ne bote
 
Them se duhet te ndikoj ky libri sidomos te "nenat adoleshente' sepse sado e hidhur...e vertet eshte !

Pse ka raste plot kur degjon: U terhoqa nga studimet ose nuk vazhdova fare sepse linda femiun ... dhe neser sbesoj se kjo gje do e kenaqte femin..perkundrazi une sdo doja ta degjoja kurre qe me ardhjen time ne kte bote i kam prish planet nenes ...

Them se duhen kaluar ne jete "ca" gjera ne jete para se te behesh nene
dhe kur ta provosh kte emocion nga me te bukurit pastaj ... ste ka ngel asgje pishman !

Femija eshte gjeja me e bukur ..dhurata me e mire qe te fal Zoti , por ne kohen e duhur do ishte akoma me fantastike !



Ne fakt une po flisja per nje moshe qe eshte ne gjendje te dije c`eshte familja dhe ta vleresoje e mbaje ate , nje adoleshent sado i zgjuar te jete nuk mund te krijoje familje sepse akoma ska njohur jeten jo me te dije c`eshte femija apo partneri
 
Duhet ta levizim tek humori kete teme.

Mund te kete 400 arsye pse nuk duhet te kesh femije, por majfton vetem 1 te te bind per te kunderten.

Mua me duket me shume nje arsye boshe per te ngushelluar ata qe nuk kane, apo qe kane pak shpresa per te patur...
 
Duhet ta levizim tek humori kete teme.

Mund te kete 400 arsye pse nuk duhet te kesh femije, por majfton vetem 1 te te bind per te kunderten.

Mua me duket me shume nje arsye boshe per te ngushelluar ata qe nuk kane, apo qe kane pak shpresa per te patur...


si gjithmone i sakte, prere ,dhe shkurt, lol i like it
 
nuk me pelqen asnje arsye e dhene qe nje cift mos te kete femije. Per mua te gjitha biejne ne uje..........
 
Mendoj se cdo prin e ka deshiren e madhe per tu bere prin. eshte gjeja me e bukur qe mund ti ndodhi nje cifti mendoj.
 
Kete shkrimtaren e ka mbytur komblekset
Ka femije kjo ???

Si te gjitha kafshet ne kete planet dhe njeriu nuk i shpeton dot ligjit te natyres ku thote qe duhet te lesh pasardhes qe te mbijetoje njeriu...destinacioni eshte lindu rritu bej kalamaj edhe pastaj i thuaj bye bye kenaqsive fizike cmund te te shikojne syckat mbas syzeve me by... kavanozi pastaj........thjesht njeriu e ka zhvilluar ndjesine e kenaqsise te aktit seksual se te shumtit e kafsheve po dhe ne bejme pjese ne ta :D bejne per te mbijetuar secja e tyre :D
 
e kur te jem plake e mos kem fuqi kush do me ket kujdes?
ke do shof duke ritur?
femija eshte kenaqsia e jetes...po pate femij mund te thuash jam 100% e realizuar;)
 
Femijet jane dhurata me e cmuar qe Zoti ua dhuron nje cifti bashkeshortor :)
 
Femijet jane dhurata me e cmuar qe Zoti ua dhuron nje cifti bashkeshortor :)
Te behem pak avokat i djallit zoti ku hyn ne kete pune ???
 
Te behem pak avokat i djallit zoti ku hyn ne kete pune ???

Ju lutem, mos e prishni temen ! Une e dhash mendimin tim, nuk e shoh te arsyeshme te zgjerohem me teper dhe t'dale n'tjeter teme, e as te mirrem me ju.

Ju pershendes =):gjujpeshk:
 
Qe te behesh femije nuk duhte te jesh vete femije,duhete te arish pjekurin e duhur per te lindur dhe jo ne moshe adoleshente,pasi lind behesh pishman sepse do te dalesh dhe humb format e trupit
e ve re qe ne shqiperi po humb deshira per te patur nje femije,arsyet jane te shumta mbase dhe ekonomia ose thjesht nuk duan.nuk e di...
 
se lexova tere shkrimin se me mjaftoi vetem titulli per te dhene pergjigjen time.
kjo trendelina qe e ka shkrojtur kete gje do kete pasur probleme ne femijerine e saj dhe shtyn ciftet e reja mos bejne femije.
po kush te pyet ty moj qe te renshin qimet e sqetullave?
pale paske dhe femije dhe qenke bere pishman per cke bere per femijet.
uroj kur te plakesh femijet e tu te te cojne ne ndonje azil pleqsh.
do te te fusja edhe ndonje te shar tjeter por sma lejon respekti qe kam per forumin.
 
se lexova tere shkrimin se me mjaftoi vetem titulli per te dhene pergjigjen time.
kjo trendelina qe e ka shkrojtur kete gje do kete pasur probleme ne femijerine e saj dhe shtyn ciftet e reja mos bejne femije.
po kush te pyet ty moj qe te renshin qimet e sqetullave?
pale paske dhe femije dhe qenke bere pishman per cke bere per femijet.
uroj kur te plakesh femijet e tu te te cojne ne ndonje azil pleqsh.
do te te fusja edhe ndonje te shar tjeter por sma lejon respekti qe kam per forumin.

:byca: do dru ajo . Jepja Pirro .

c'a te shajtme qe ke bere :eek:hh:

dhe mire ja bere :p
 
A janë fëmijët skllavopronarë që shkatërrojnë lidhjen e çiftit?
besoj qe nje cift me shpejt shkatrohet nqs nuk ka femije se sa atere kur ka...
femija eshte nje ligant teper i forte...eshte gje esenciale per nje familje komplete!
 
Ka disa njerez ne kete bote qe nuk meritojne te jene prinder, dhe nder keto mund te hyje edhe kjo, perderisa permend qe qenka penduar qe paska bere femije.
Edhe ato budallalliqet, me lagje te vecanta "No Kids," dhe shiko kur te fillojne te bejne dhe restorante me keto lloj parametrash - per shkak marketingut, dihet.
Se kuptoj se cfare ka ketu per ta bere kaq gje te madhe...kushdo qe nuk do femije, mos te beje femije, nuk ka perse te mundoje t'i mbushe mendjen edhe te tjereve(me duket si puna e perhapjes se fese).
Une e kam pare dashurine qe ka nje prind ndaj nje femije, dhe nje femije ndaj nje prindi. Me tha personi qe nuk e kishte pare femijen e vet per 7 vjet per shkak te emigracionit "te jete njeriu pa femije? nuk ia uroj as hasmit."
 
Pe: “No kids - 40 arsye për të mos bërë fëmijë”

Nuk mendoj se ka ndo nje gje me te bukur ne jet se vet femia .....

ESHT E VERTET QE NE KTE BOT DISA NUK E MERITOJN PER TE QEN PERINDER PASI AS FJALS FEMIJ NUK JA DIN KUPTIMIN E JO ME TA NXJERRIN NE JET NJE FEMIJ..

Une personalisht mendoj qe nje femij e bashkon akoma dhe me shum mardhenjen e nje cifti ,,, Femija nuk ka faj asnje her paer ate qe bejn perindrit per problemet qe mund te lindin me styre nuk esht fai i femijes ky , esht problem i ciftit por shpesh her kto gjera keq interpretohen dhe her her detyrojn fmijet qe te quhen ata fajtoret kryesor per porblemet e tyre ne cift ...............
 
Pe: “No kids - 40 arsye për të mos bërë fëmijë”

Une jame "NENE',,vete kam nje djal..dhe ska ndjenje me te forte as me te thelle ne bote se sa ndjenja per femijen,.dashuria te pushton kur ti e ke ne krahe aqe sa ndjen zemret tek te thote shijoje lumturin e kesaje bote te varfer,dhe kupton se kur perqafon femijen lumturia ska funde eshte reale dhe ti e ke ne krahet e tua.

Per hire te realitetit te kushteve sociale,.dua te jeme realiste,..cfare ndodhe ne psikollogjin njerzore,.kur ne vendosim te behemi prinder,.
prinde nuk behesh ne momentin qe femra ngelet shtateze dhe mashkulli merr persiper pergjegjsin e familjes,..ato pergjegjsi nisin te formohen qe kur ne lindim,.tek ato ndjenjat njerzore qe ne marrim dher na japin prinderit tone,..jo gjithkushe munde te quhet prinde,.apo nene,.por ama gjithkushe ka ndenja dashurie kundrejt femijes,.pavarsishte rrethanave apo veprimeve shpesh te gabuara te personave apo individeve te caktuar.

Per te dale tek tema dhe arsyet per mos te bere femije,.ne jane te drejta,.apo parimore,.du te them nuk munde ti hedhe poshte,.(personalishte kurre nuk do i zbatoja sepse shkojne kundra ndergjegjes dhe parimeve te mija),..por ama nuk munde ti hedhe as poshte pasi shume njerez ardhjen e nje femije e konsiderojne si dicka qe i ndalon ne jeten e tyre individuale apo prefesionale,..ndaje dhe ne kete kadegori njerzish ka shume divorce femije qe rriten pa prinder ose me njerin prinde.

Personalishte mendoj qe kur dikushe vendose te behet prinde gjeja e pare duhet te njohe eshte pergjegjsia,.te njohe sakrificat kundrejt kesaje pergjegjsie,.dhe te pyes veten ne eshte i gatshem ti beje,.te gjitha asryet e shkrimit me siper qendrojne sepse nje veprim ka gjithemone dy ane medalje ate negative ate pozitive,..jemi ne qe perdorim anet si ti duam dhe ne anen qe ne duam,,.duke u nise nga ky parim atehere ne nuk mundemi as ti mohojme as ti pohojme pikat e mesiperme,.thjeshte zgjedhim anet e tyre,.personalishte 1000 here rrjeshte do zgjidhja pozitivitetin e tyre dhe jo negativitetin,.sepse ku ka gje me te shejte se sa te sakrifikoshe per femijen familjen,.ku ka gje me te embel se te leshe nje fustan pa marre per vete per ti marre nje biciklet femijes,..ku ka gje me te embel se sa te zgjohet ai nate e te thote mami,.te dua shume ,pastaj nderroj krahe dhe flen perseri,.ku ka lumturi te tilla ne kete bote te varfer,.perveq se ne gjirin e familjes perveq se me femijen burrin,..dhe vatren e qete familjare,.

'FAMILJE DO TE THOTE DASHURI,SAKRIFIC,.PUNE,PERGJEGJSI,.TE HARROSHE SHPESHE VETEVETEN PER BURRIN APO FEMIJEN,.APO DHE PJESTARE TJERE TE FAMILJES,.SIQE ESHTE MOTRA,VELLAI,.PRINDERIT ETJ.."..
 
Titulli: “No kids - 40 arsye për të mos bërë fëmijë”

Ashtu si shumë të tjerë unë mund të thoja , shumë milion arsye për të bërë fëmijë . Nëse martohem ndonjëherë do të bëj aq fëmijë sa asaj të shkretës që do më ketë për burrë do i duket vetja shumë ''bosh'' nëse për disa kohë nuk është me barrë :D
 
Pe: Titulli: “No kids - 40 arsye për të mos bërë fëmijë”

Ashtu si shumë të tjerë unë mund të thoja , shumë milion arsye për të bërë fëmijë . Nëse martohem ndonjëherë do të bëj aq fëmijë sa asaj të shkretës që do më ketë për burrë do i duket vetja shumë ''bosh'' nëse për disa kohë nuk është me barrë :D

LOL E shkreta ajo do e nxjerresh skarco :p .....

Dua bebe ..... dua bebe.... dua bebe .... :(
 
Pe: “No kids - 40 arsye për të mos bërë fëmijë”

femijet jan e ARDHMJA jone!
jam per familjen tradicionale ku femija behet kur te dy prindrit jan te gati per ket hap,ne moshe dhe kan mundesi ti japin nje fare lloji te ardhme.

NORMAL qe femija do te japi shqetesime... normal qe do te permbysi boten... normal qe do te bej te qash nga nervat dhe ndoshta ndonjehere do te coj ne deshperim total...
po pse, keta njerez te rritur nuk kan qen femije nje her e nje koh? kan qen ndoshta perfekt dhe pa komplekse ?
a me mo.... mos tallni les*t ... te gjith kemi bo prapsina dhe kemi henger drru dhe shpulla, kush me shum dhe kush me pak.

nese nje cift vendos te mos bej femije sepse gjendja ekonomike sja lejon dhe skam asnje lloj mbeshtetje ose ndihme ateher mund ta kuptoj ket zgjedhje; por mos me thoni qe ky vendim nuk do i vrasi shpirterisht...

un jam e ktit mendimi: femija eshte nje nga motivet me te rendesishme per te jetuar
 
Pe: “No kids - 40 arsye për të mos bërë fëmijë”

Ska asnje arsyje ne bote qe mos te besh femi.
 
Pe: “No kids - 40 arsye për të mos bërë fëmijë”

Mendoj se s'ekziston asnje arsye ne bote per mos te bere femije. Kam degjuar raste kur disa nenave ju rrezikohej jeta po te lindnin dhe kane zgjedhur jeten e femijes para vetes se tyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top