Synimet e besimit Islam dhe aspiratat fisnike të tij për atë që e pason atë janë të llojeve të ndryshme, prej tyre:
1. Pastrimi i sinqeritetit dhe adhurimit vetëm për Allahun e Lartësuar, sepse Ai është Krijuesi. Kjo gjithashtu ka domethënien e mosshoqërimit të diçkaje Allahut, meqë është detyrë që sinqeriteti dhe adhurimi të jenë vetëm për Allahun.
2. اlirimi i intelektit dhe mendimit prej çrregullimeve kaotike, që burojnë nga zemra të cilës i mungon ky besim. Kushdo që e ka zemrën e zbrazët nga ky besim, atëherë ajo ose nuk ka kurrfarë besimi dhe adhurimi dhe është e ndjeshme vetëm ndaj gjërave materiale, ose është e zhytur në besime dhe bestytni çorientuese.
3. Qetësimi i shpirtit dhe mendimit duke mos lënë asnjë shqetësim në shpirt, apo çrregullim në mendime, sepse ky besim e lidh drejtpërdrejt besimtarin me Zotin e tij. Kështu që ai është i kënaqur me Zotin e tij, Udhëzuesin dhe Gjykatësin e Ligjshëm. Pra, zemra e tij kënaqet me Paracaktimin e Tij, dhe krahërori i tij qëndron i hapur për pranimin e Islamit, në mënyrë që nuk kërkon zëvendësim për të.
4. Sinqeriteti në vepra sigurohen prej shmangies nga adhurimi i Allahut të Lartësuar apo nga bashkëveprimi me krijimin, sepse bazë e tij është feja e të dërguarve, gjë që garanton pasimin e rrugës së tyre. Si rrjedhojë, sinqeriteti dhe veprimi janë të mbrojtura.
5. Vendosmëria dhe serioziteti në të gjitha çështjet. Besimtari nuk lejon t’i kalojë asnjë rast për bërjen e veprave të mira, vetëm se ai e bën atë dhe shpreson për Shpërblimin. Ai nuk e sheh shfaqjen e një mëkati vetëm se largohet prej tij, dhe i druhet ndëshkimit. Kjo është për shkak të besimit në Ringjalljen dhe Shpërblimin për të gjitha veprat.
"Dhe prej të gjithave janë shkallët prej asaj çka ata punuan. Dhe Zoti yt nuk është i pavetëdijshëm për çka veprojnë ata." [En'am 6:132] Gjithashtu Profeti (salallahu 'alejhi ue selem) nxiste drejt këtij synimi në fjalën e tij: "Besimtari i fortë është i mirë dhe është më i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobët, dhe në të dytë ka mirësi. Përpiquni për ato nga të cilat përfitoni, dhe kërkoni ndihmë nga Allahu e mos u dobësoni. Nëse ju godet ndonjë fatkeqësi, atëherë mos thoni: 'Vetëm sikur të kisha bërë kështu e kështu.' Mirëpo thuaj: 'Allahu e ka caktuar, dhe Ai bën çfarë të dëshirojë.' Kështu që me të vërtetë shprehja 'nëse', ia hapë rrugën shejtanit." Transmetohet nga Muslimi.9
6. Umetit do të forcohet në shpenzim – qoftë kjo e shtrenjtë apo e lirë – për ngritjen e Fesë së tyre dhe për përhapjen e saj. Ata i përballojnë me lehtësi sprovat që hasin në këtë rrugë. Allahu i Lartësuar thotë për këtë:
"Besimtarët janë vetëm ata të cilët kanë besuar në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe ata nuk dyshojnë por përpiqen me pasurinë e tyre dhe veten e tyre në Rugën e Allahut. Këta janë ata të vërtetët." [Huxhurat 49:15]
7. Të arriturit e përparimit në këtë botë dhe në të Pastajmen duke i përforcuar vetat e tyre dhe grupet, dhe arritja e shpërblimit dhe fisnikrisë. Allahu i Lartësuar thotë:
"Kushdo që bën mirë, qoftë mashkull apo femër, e duke qenë besimtar, Ne sigurisht do ta bëjmë atë të jetojë një jetë të mirë, dhe Ne sigurisht do t’u japim shpërblimin sipas më të mirës që ata bënin." [Nahl 16:97]
Këto ishin disa nga synimet e besimit Islam, dhe ne shpresojmë se Allahu i Lartësuar do të na udhëzojë neve dhe të gjithë Muslimanët.10
--------------------------------------------------------------------------------
Referenca:
[1] Kjo është marrë nga libri, 'Sherh Usulul Iman' (f. 3-4) të shejh Muhammed Ibn Salih el-'Uthejmin.
[2] Kjo transmetohet në Sahih Muslim (1/94), dhe Muhteser Sahih Muslim me kontrollimin e shejh el-Albanit (nr. 20)
[3] Shejh Muhammed Salih el-'Uthejmin thotë: "Drejtësia është barazia në mes asaj që është e njëjtë, dhe ndarja në mes asaj që është e ndryshme. Drejtësia nuk është barazia absolute siç pretendojnë disa njerëz kur thonë: 'Islami është fe e barazisë absolute.' Mirëpo, barazimi i gjërave të ndryshme është padrejtësi. Islami nuk ka ardhë me këtë, dhe as që e lavdëron atë që bën këtë."
[4] Kjo pjesë është marrë nga 'Sherh Usulul Iman' (f. 5-8)
[5] Kjo transmetohet në Sahih Muslim (1/34) dhe në Muhteser Sahih Muslim me kontrollim të shejh el-Albanit, nr. 62.
[6] Kjo pjesë është marrë nga 'Sherh Usulul Iman' (f. 9-11)
[7] Kjo transmetohet në Sahih Muslim (1/1-3). Shiko Muhteser Sahih Muslim me kontrollim të shejh el-Albanit (nr. 1) Për një sqarim të këtij hadithi të gjatë, shiko 'Mexhmu'ul Fetaua uer Resa'il' (3/143) të shejh Muhammad Ibn Salih el-'Uthejmin.
[8] Kjo pjesë është marrë nga 'Sherh Usulul Iman' (f. 13)
[9] Kjo transmetohet në Sahih Muslim (8/56). Shiko Muhteser Sahih Muslim me kontrollim të shejh el-Albanit (nr. 1840)
[10] Kjo pjesë është marrë nga 'Sherh Usulul Iman' (f. 58-60)
Përktheu: K.G.