Njohje me bazat e Islamit

  • Njohje me bazat e Islamit
shejh Muhammed Salih Ibnul 'Uthejmin




Vërtet falënderimi (hamdi) i takon Allahut. Atë e falënderojmë, kërkojmë ndihmën e faljen e Tij, si dhe tek Ai pendohemi. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetës sonë dhe nga mëkatet e veprave tona. Kushdo që udhëzohet prej Allahut, nuk ka humbje për të dhe kushdo që humbet nga Ai, nuk ka udhëzim për të. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut të vetëm e pa ortakë. Dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shoqëruesit e tij dhe këdo që i pason ata në të mira. Për të vazhduar:


Me të vërtetë dituria mbi teuhidin [njësinë e Allahut] është nga shkencat më fisnike dhe është në shkallën më të lartë, si dhe më e detyrueshmja për t'u studiuar sepse është dituri mbi Allahun e Lartësuar, Emrat e Tij, Cilësitë e Tij dhe të Drejtat e Tij ndaj robërve të Tij.


Gjithashtu, ky është çelësi për në rrugën drejt Allahut të Lartësuar, dhe është bazë për Ligjet e Tij [sheri'ah]. Të dërguarit qenë të bashkuar në thirrjen për në të. Allahu i Lartësuar thotë:


"Dhe Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar vetëm se i shpallëm atij se nuk ka të adhuruar me meritë përpos Meje, pra më adhuroni Mua." [Enbija 21:25]


Allahu dëshmon për Njësinë e Tij, gjithashtu edhe engjëjt dhe dijetarët dëshmojnë. Allahu i Lartësuar thotë:


"Allahu i Lartësuar dëshmon se nuk ka të adhuruar me meritë përpos Tij, dhe po ashtu engjëjt, si dhe ata të dijes - [se Ai] mban [krijimin] me drejtësi. Nuk ka të adhuruar me meritë përpos Tij, të Lartësuarit, të Fuqishmit, të Urtit." [Ali 'Imran 3:18]


Përderisa natyra e teuhidit është e tillë, atëherë është detyrë për çdo musliman që të përkushtohet në të mësuarit, në mësimin e të tjerëve, në reflektimin dhe besimin në këtë, në mënyrë që feja e tij të ndërtohet mbi baza të sigurta, dhe që ai të jetë i kënaqur dhe të fitojë bekimet e rezultateve të kësaj.1
 
  • FEJA ISLAME



Feja Islame është feja me të cilën Allahu e dërgoi Muhammedin (salallahu 'alejhi ue selem). Allahu shfuqizoi me të të gjitha fetë tjera, dhe e përsosi atë për robërit e Tij, dhe plotësoi me të dhuratën e Tij që ua dha, dhe e zgjedhi atë si fe për ta. Pra, asnjë fe tjetër pos saj nuk do të pranohet. Allahu i Lartësuar thotë:


"Muhammedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj, mirëpo ai është i dërguar i Allahut dhe i fundit nga profetët." [Ahzab 33:40]


Dhe Allahu i Lartësuar thotë,


"Sot Unë përsosa fenë tuaj për ju, plotësova dhuratën Time ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin si fe." [Ma'ideh 3:5]


Dhe Allahu i Lartësuar thotë:


"Vërtet feja e pranuar te Allahu është Islami." [Ali 'Imran 3:19]


Dhe Allahu i Lartësuar thotë,


"Dhe kushdo që merr tjetër përpos Islamit si fe, atij kurrë nuk do t’i pranohet dhe ai në Botën Tjetër do të jetë nga të humburit." [Ali 'Imran 3:85]


Me të vërtetë Allahu e ka bërë detyrë për të gjithë njerëzit veçimin e adhurimit vetëm për Të. Pra, Ai thotë me anë të thënieve të Muhammedit (salallahu 'alejhi ue selem):


"Thuaj: 'O njerëz, me të vërtetë unë jam i Dërguar i Allahut tek të gjithë ju, [Atij] i takon mbizotërimi i qiejve dhe i tokës. Nuk ka asnjë të denjë për t'u adhuruar me meritë përpos Tij; Ai jep jetë dhe shkakton vdekje.' Pra besoni në Allahun dhe të dërguarin e Tij, profetin e pashkolluar, i cili beson në Allahun dhe në Fjalët e Tij, dhe pasojeni atë që të jeni të udhëzuar." [A'raf 7:158]


Transmetohet në Sahih Muslim nga Ebi Hurejreh (radijallahu 'anhu), se i dërguari i Allahut (salallahu 'alejhi ue selem) ka thënë: "Betohem në Atë, në Dorën e të cilit është shpirti i Muhammedit, se nuk ka asnjë nga اifutët dhe të Krishterët që vdesë duke mos besuar në atë me çka unë jam dërguar, vetëm se do të jetë prej banorëve të Zjarrit."2


Të besosh në fenë Islame do me thënë të besosh në atë me çka ai (salallahu 'alejhi eu selem) erdhi me miratim dhe nënshtrim, jo vetëm thjeshtë të besosh. Si pasojë, Ebu Talib nuk besoi në të dërguarin (salallahu 'alejhi ue selem) dhe në atë me çka ai erdhi, edhe pse ai deklaroi se kjo ishte feja më e mirë prej të gjitha feve.


Islami ka garantuar të gjitha gjërat e mira që përfshiheshin në fetë e mëparshme. ثshtë madhështor [Islami] sepse e mira e tij është e vlefshme për të gjitha kohërat, vendet dhe njerëzit. Allahu i Lartësuar thotë për të Dërguarin e Tij (salallahu 'alejhi ue selem):


"Dhe Ne ta shpallëm Librin në të vërtetën, që konfirmon librat e mëhershëm, dhe si një mbikqyrës mbi ta." [Ma'ideh 5:48]


Kjo do me thënë se ai (Islami) është i vlefshëm për të gjitha kohërat, vendet dhe njerëzit. Pasimi i tij nuk e zhvlerëson dobinë e një kombi në çdo kohë dhe vend, madje ata përfitojnë nga ai. Kjo nuk do të thotë se ai i nënshtrohet çdo kohe, vendi apo populli siç mendojnë disa njerëz.


Islami është feja e vërtetë me anë të së cilës Allahu garanton atë që hyn në të me ndihmën e Tij, dhe Ai do ta bëjë atë fitues mbi të gjithë të tjerët. Allahu i Lartësuar thotë:


"Ai është i cili dërgoi të dërguarin e Tij me fenë e vërtëtë, për ta bërë atë fituese mbi të gjitha fetë tjera, edhe pse idhujtarët mund ta urrejnë këtë." [Saf 61:9]


Allahu i Lartësuar thotë:


"Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, se Ai sigurisht do t’u dhurojë atyre trashëgimi [të pushtetit] në tokë mu ashtu siç Ai u dhuroi atyre që ishin para tyre dhe se Ai sigurisht do t’ua përforcojë fenë, të cilën Ai ua ka zgjedhur atyre dhe sigurisht Ai do t’ua zëvendësojë atyre frikën me siguri. Ata më adhurojnë Mua duke mos më shoqëruar asgjë. Por kush mohon pas kësaj, atëherë ata janë të pabindurit." [Nur 24:55]


Islami është kredo dhe ligj, kështu që ai është i përkryer në besimet dhe ligjet e tij:


  • 1. Urdhëron Njësimin e Allahut dhe ndalon shirkun [shoqërimi i diçkaje me Allahun].
    2. Urdhëron thënien e të vërtetës dhe ndalon gënjeshtrën.
    3. Urdhëron drejtësinë3 dhe ndalon padrejtësinë.
    4. Urdhëron besnikërinë dhe ndalon tradhtinë.
    5. Urdhëron mbajtjen e premtimeve dhe ndalon thyerjen e tyre.
    6. Urdhëron në mirësjellje ndaj prindërve dhe ndalon nga mosbindja ndaj tyre.
    7. Urdhëron mbajtjen e lidhjeve farefisnore – dhe ata janë familja – dhe ndalon shkëputjen e tyre.

Me një fjali përmbledhëse mund të thuhet se Islami urdhëron në të gjitha veçoritë e virtytshme, dhe ndalon nga çdo veçori e përçmuar. Ai urdhëron çdo vepër të mirë dhe ndalon nga çdo vepër mëkatare. Allahu i Lartësuar thotë:


"Vërtet Allahu urdhëron në drejtësi dhe në sjellje të mirë me të afërmit, dhe ndalon imoralitetin dhe sjelljen e keqe e tiraninë. Ai ju përkujton se ndoshta do të ju bie ndër mend." [Nahl 16:90]4
 
  • SHTYLLAT E ISLAMIT



Shtyllat e Islamit janë bazat mbi të cilat ai ngrihet, dhe ato janë pesë. ثshtë transmetuar nga Ibn 'Umeri (radijallahu 'anhu) se Profeti (salallahu 'alejhi ue selem) ka thënë: "Islami ndërtohet mbi pesë [dhe në një transmetim në lidhje me pesë:]: të veçosh Allahun në adhurim, të dëshmosh se nuk ka të denjë për t'u adhuruar me meritë përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij, të kryesh faljen (namazin), të japësh lëmoshën (zekatin), të agjërosh në muajin Ramazan, dhe të kryesh pelegrinazhin (haxhin)." Një njeri tha: 'Pelegrinazhi dhe agjërimi në Ramazan?' Ai tha: 'Jo. Agjërimi në Ramazan dhe pelegrinazhi'. Kjo është ajo çka unë dëgjova nga i dërguari i Allahut (salallahu 'alejhi ue selem).' ثshtë rënë dakord mbi këtë transmetim (për vërtetësinë e tij), dhe ky formulim është nga Muslimi.5


1. Përsa i përket dëshmimit se nuk ka të denjë për t'u adhuruar me meritë përveç Allahut dhe se Muhammedi (salallahu 'alejhi ue selem) është robi dhe i dërguari i Tij, kjo është besimi i patundur i pohuar nga ky dëshmim, përderisa përfundimi varet nga ky deklarim. Vërtet, ky dëshmim është vetëm një shtyllë që përmban një numër dëshmishë për shkak arsyeve vijuese: ose sepse i dërguari (salallahu 'alejhi ue selem) barti nga Allahu i Lartësuar, kështu që të dëshmosh për robërinë e tij dhe të qenit e tij i dërguar, është nga dëshmia se askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut; ose kjo mund të jetë sepse këto dy dëshmime janë nga bazat për korrektësinë e veprave dhe pranimin e tyre. Asnjë vepër nuk është korrekte apo e pranueshme, përveç nëse bëhet me sinqeritet ndaj Allahut të Lartësuar dhe në pajtim me të dërguarin (salallahu 'alejhi ue selem). Pra, dëshmimi se askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut bëhet me sinqeritet, dhe dëshmimi se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij bëhet me bindje (dëgjueshmëri). Prej rezultateve të këtij dëshmimi madhështor, është çlirimi i zemrës dhe shpirtit nga të qenit i robëruar nga krijesat dhe nga të pasuarit e tjetër kujt përpos të dërguarve.

2. Përsa i përket kryerjes së namazit, kjo është të adhurosh Allahun duke e vepruar atë (namazin), dhe të jesh i qëndrueshëm dhe i përpiktë në kohën dhe vendin e tij. Prej rezultateve të tij është relaksimi i zemrës, qetësimi shpirtëror, dhe largimi i gjërave të turpshme e të këqija.

3. Përsa i përket lëmoshës (zekatit), kjo është të adhurosh Allahun e Lartësuar duke shpenzuar aq sa të kesh mundësi, për ta pastruar pasurinë. Prej rezultateve të tij është se e pastron shpirtin nga neveria dhe lakmia, dhe kjo i përmbush nevojat e Islamit dhe të muslimanëve.

4. Përsa i përket agjërimit në muajin Ramazan, kjo është të adhurosh Allahun e Lartësuar duke mos ngrënë përgjatë ditëve të Ramazanit. Nga rezultatet e tij është zbutja e shpirtit duke i lënë gjërat e dashura për hir të Allahut të Fuqishëm dhe të Madhërishëm.

5. Përsa i përket pelegrinazhit (vizitës) për tek Shtëpia [Ka'ba], kjo është të adhurosh Allahun e Lartësuar duke shkuar tek Shtëpia e Shenjtë për të kryer ritet e pelegrinazhit. Prej shtyllave të tij është zbutja e shpirtit lidhur me përpjekjen me pasurinë dhe trupin në bindje ndaj Allahut të Lartësuar. Si rrjedhim, pelegrinazhi është një lloj i xhihadit në Rrugën e Allahut të Lartësuar.

Pra, rezultatet që përmendëm për këto baza – si dhe ato që nuk i përmendëm – e bëjnë popullin një popull të dëlirë dhe të pastruar Islam, duke e veçuar Allahun në adhurim sipas Fesë së Drejtë dhe duke kryer vepra të mira me drejtësi dhe vërtetësi. Pra, çdo gjë tjetër nga ligjet e Islamit është e rregulluar me vendosjen e këtyre bazave. Një popull nuk rregullohet vetëm se duke rregulluar punët e fesë së tij, dhe ai dështon në rregullimin e gjendjes së tij për shkak se shpërfill rregullimin e fesë së tij.


Kushdo që dëshiron të shohë një shembull të tillë, le të lexojë thënien e Allahut të Lartësuar:


"Dhe vetëm sikur t'i besonin dhe t'i frikësoheshin Allahut njerëzit e qyteteve, Ne do t'ua kishim hapur bekimet nga qiejt dhe toka. Por ata refuzuan, kështu që Ne i kapëm ata me atë që e merituan. Atëherë, a ndiheshin të sigurt njerëzit e qyteteve nga ndëshkimi Ynë ndërsa natën flenin? Apo, a ndiheshin të sigurt njerëzit e qyteteve nga ndëshkimi Ynë ndërsa luanin në mëngjes ? Apo, a ndiheshin ata të sigurt nga Plani i Allahut? Askush nuk ndihet i sigurt nga Plani i Allahut përveç njerëzve të humbur." [A'araf 7:96-99]


Shikoni në historinë, se me të vërtetë historia është një mësim për ata që mendojnë, dhe një vizion për ata të cilët kanë vello përpara tyre. Dhe Allahu është Përkrahësi.6
 
  • BAZAT E BESIMIT ISLAM



Islami – siç u cekë më lart – është besim dhe ligj. Gjithashtu ne përmendëm disa gjëra nga ligjet e tij, dhe përmendëm shtyllat e ligjeve të tij mbi të cilat ngrihet.


Përsa i përket besimit Islam, bazat e tij janë besimi në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit, dhe paracaktimin – të mirën e tij dhe të keqen e tij.


Sigurisht këto baza dëshmohen në Librin e Allahut dhe Sunetin e të dërguarit të Tij (salallahu 'alejhi ue selem). Pra, në Librin e Tij, Allahu i Lartësuar thotë:


"Nuk është drejtësi kthimi i fytyrës kah lindja apo perëndimi. Mirëpo njeri i drejtë është ai i cili beson në Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, librat, dhe profetët." [Bekareh 2:177]


Poashtu, Ai thotë për Paracaktimin:


"Vërtet Allahu krijoi çdo gjë me Paracaktim. Dhe urdhëri Ynë nuk është tjetër vetëm se një, sikurse shikimi i shpejtë i syrit." [Kamer 54:49-50]


Sa për sunetin e të dërguarit (salallahu 'alejhi eu selem), Profeti tha në përgjigje ndaj Xhibrilit kur ai e pyeti për fenë: "Feja është të besosh në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit, dhe besimi në Paracaktim; të mirën e tij dhe të keqen e tij." Transmetohet nga Muslimi.7,8
 
  • SYNIMET E BESIMIT ISLAM



Synimet e besimit Islam dhe aspiratat fisnike të tij për atë që e pason atë janë të llojeve të ndryshme, prej tyre:


1. Pastrimi i sinqeritetit dhe adhurimit vetëm për Allahun e Lartësuar, sepse Ai është Krijuesi. Kjo gjithashtu ka domethënien e mosshoqërimit të diçkaje Allahut, meqë është detyrë që sinqeriteti dhe adhurimi të jenë vetëm për Allahun.


2. اlirimi i intelektit dhe mendimit prej çrregullimeve kaotike, që burojnë nga zemra të cilës i mungon ky besim. Kushdo që e ka zemrën e zbrazët nga ky besim, atëherë ajo ose nuk ka kurrfarë besimi dhe adhurimi dhe është e ndjeshme vetëm ndaj gjërave materiale, ose është e zhytur në besime dhe bestytni çorientuese.


3. Qetësimi i shpirtit dhe mendimit duke mos lënë asnjë shqetësim në shpirt, apo çrregullim në mendime, sepse ky besim e lidh drejtpërdrejt besimtarin me Zotin e tij. Kështu që ai është i kënaqur me Zotin e tij, Udhëzuesin dhe Gjykatësin e Ligjshëm. Pra, zemra e tij kënaqet me Paracaktimin e Tij, dhe krahërori i tij qëndron i hapur për pranimin e Islamit, në mënyrë që nuk kërkon zëvendësim për të.


4. Sinqeriteti në vepra sigurohen prej shmangies nga adhurimi i Allahut të Lartësuar apo nga bashkëveprimi me krijimin, sepse bazë e tij është feja e të dërguarve, gjë që garanton pasimin e rrugës së tyre. Si rrjedhojë, sinqeriteti dhe veprimi janë të mbrojtura.


5. Vendosmëria dhe serioziteti në të gjitha çështjet. Besimtari nuk lejon t’i kalojë asnjë rast për bërjen e veprave të mira, vetëm se ai e bën atë dhe shpreson për Shpërblimin. Ai nuk e sheh shfaqjen e një mëkati vetëm se largohet prej tij, dhe i druhet ndëshkimit. Kjo është për shkak të besimit në Ringjalljen dhe Shpërblimin për të gjitha veprat. "Dhe prej të gjithave janë shkallët prej asaj çka ata punuan. Dhe Zoti yt nuk është i pavetëdijshëm për çka veprojnë ata." [En'am 6:132] Gjithashtu Profeti (salallahu 'alejhi ue selem) nxiste drejt këtij synimi në fjalën e tij: "Besimtari i fortë është i mirë dhe është më i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobët, dhe në të dytë ka mirësi. Përpiquni për ato nga të cilat përfitoni, dhe kërkoni ndihmë nga Allahu e mos u dobësoni. Nëse ju godet ndonjë fatkeqësi, atëherë mos thoni: 'Vetëm sikur të kisha bërë kështu e kështu.' Mirëpo thuaj: 'Allahu e ka caktuar, dhe Ai bën çfarë të dëshirojë.' Kështu që me të vërtetë shprehja 'nëse', ia hapë rrugën shejtanit." Transmetohet nga Muslimi.9


6. Umetit do të forcohet në shpenzim – qoftë kjo e shtrenjtë apo e lirë – për ngritjen e Fesë së tyre dhe për përhapjen e saj. Ata i përballojnë me lehtësi sprovat që hasin në këtë rrugë. Allahu i Lartësuar thotë për këtë: "Besimtarët janë vetëm ata të cilët kanë besuar në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe ata nuk dyshojnë por përpiqen me pasurinë e tyre dhe veten e tyre në Rugën e Allahut. Këta janë ata të vërtetët." [Huxhurat 49:15]


7. Të arriturit e përparimit në këtë botë dhe në të Pastajmen duke i përforcuar vetat e tyre dhe grupet, dhe arritja e shpërblimit dhe fisnikrisë. Allahu i Lartësuar thotë: "Kushdo që bën mirë, qoftë mashkull apo femër, e duke qenë besimtar, Ne sigurisht do ta bëjmë atë të jetojë një jetë të mirë, dhe Ne sigurisht do t’u japim shpërblimin sipas më të mirës që ata bënin." [Nahl 16:97]


Këto ishin disa nga synimet e besimit Islam, dhe ne shpresojmë se Allahu i Lartësuar do të na udhëzojë neve dhe të gjithë Muslimanët.10





--------------------------------------------------------------------------------
Referenca:

[1] Kjo është marrë nga libri, 'Sherh Usulul Iman' (f. 3-4) të shejh Muhammed Ibn Salih el-'Uthejmin.


[2] Kjo transmetohet në Sahih Muslim (1/94), dhe Muhteser Sahih Muslim me kontrollimin e shejh el-Albanit (nr. 20)


[3] Shejh Muhammed Salih el-'Uthejmin thotë: "Drejtësia është barazia në mes asaj që është e njëjtë, dhe ndarja në mes asaj që është e ndryshme. Drejtësia nuk është barazia absolute siç pretendojnë disa njerëz kur thonë: 'Islami është fe e barazisë absolute.' Mirëpo, barazimi i gjërave të ndryshme është padrejtësi. Islami nuk ka ardhë me këtë, dhe as që e lavdëron atë që bën këtë."


[4] Kjo pjesë është marrë nga 'Sherh Usulul Iman' (f. 5-8)


[5] Kjo transmetohet në Sahih Muslim (1/34) dhe në Muhteser Sahih Muslim me kontrollim të shejh el-Albanit, nr. 62.


[6] Kjo pjesë është marrë nga 'Sherh Usulul Iman' (f. 9-11)


[7] Kjo transmetohet në Sahih Muslim (1/1-3). Shiko Muhteser Sahih Muslim me kontrollim të shejh el-Albanit (nr. 1) Për një sqarim të këtij hadithi të gjatë, shiko 'Mexhmu'ul Fetaua uer Resa'il' (3/143) të shejh Muhammad Ibn Salih el-'Uthejmin.


[8] Kjo pjesë është marrë nga 'Sherh Usulul Iman' (f. 13)


[9] Kjo transmetohet në Sahih Muslim (8/56). Shiko Muhteser Sahih Muslim me kontrollim të shejh el-Albanit (nr. 1840)


[10] Kjo pjesë është marrë nga 'Sherh Usulul Iman' (f. 58-60)


Përktheu: K.G.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top