Një precedent i rrallë... Rama "zbutet" dhe vlerëson bashkëpunimin me kryebashkiakun

legjenda

Tetova
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin e tij në qarkun e Korçës, teksa gjatë vizitës në Bashkinë e Devollit, ai është pritur nga demokrati Bledion Nallbati, kryebashkiaku i qytetit.
Takimi është zhvilluar në lidhje me inspektimin e projektit për rikualifikimin urban të Devollit e më konkretisht qendrës së qytetit.

Por ky takim, ndryshe nga rastet kur Rama takon kryebashkiaken e djathtë të Shkodrës Voltana Afdemi, nuk është shoqëruar me tensione e kritika, përkundrazi...

Kryebashkiaku i djathtë Nallbati ka falenderuar kryeministrin për çeljen e projektit ndërsa Edi Rama është përgjigjur duke thënë se kjo është një pasqyrë e denjë e bashkëpunimit me PD-në... një “precedent” ky që nuk ndodh shpesh në politikën shqiptare.

“Pedonalja në qendër të qytetit shkon 500 metra linearë. Punët e mira nuk ka nevojë për komente. Unë ju kam falënderuar që në çeljen e projektit. Uroj që të kemi të tjera bashkëpunime. Populli i Devollit ka nevojë për më shumë mbështetje”, - tha Bledion Nallbati, kryetari i Bashkisë së Devollit.

“Patjetër, kjo është një pasqyrë e mirë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike. Do të vazhdojmë me sheshin dhe me pjesën tjetër, pastaj shohim për t’u futur më thellë se çfarë problemesh ka”, - tha kryeministri Edi Rama./Gazeta Express
p01cz18r_1495380072-2331633.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top