“Një kryevepër nga Nëna e madhe shqiptare, Terezë”

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
“Një kryevepër nga Nëna e madhe shqiptare, Terezë”

img.php



SHثNIM I REDAKTORIT: Shumë sëmundje të rënda vijojnë ta tmerrojnë njerëzimin edhe sot, kur shkenca sulmon drejt kulmesh, pa respektuar asnjë kufi. Por ndërmjet tyre, njëra është më rënda - na kujton e Lumja e parë shqiptare, që jetoi gjithnjë mes sëmundjesh, pranë të sëmurëve, Nënë Tereza. Nuk bëhet fjalë për sëmundjet tradicionale, si gërbula e tuberkulozi, që vijojnë ta brejnë njerëzimin, por për sëmundjet e reja të shekullit në të cilin jetojmë. Më poshtë, të dërguar nga lexues Alban Guri, kemi një pasazh të shkruar nga vetë Nëna e madhe shqiptare…
“Sëmundja më e rëndë e ditëve tona nuk është gërbula, as tuberkulozi. Njeriu e ndjen veten të sëmurë, sepse i braktisur nga të gjithë, pa dashuri, pa mbrojtje.
Sëmundja më e rëndë është mungesa e dashurisë dhe e mëshirës, indiferenca e tmerrshme e të gjithëve për të gjithë e, në radhë të parë, për ata që janë viktima të shfrytëzimit, të korrupsionit, të mashtrimit, të varfërisë e të sëmundjes.
Nuk është vështirë të flasësh për varfërinë, kur e ke larg, e edhe ta harrosh menjëherë.
Sëmundja më e rëndë e kohës nuk është gërbula, tuberkulozi, as kanceri, por ndjenja e padurueshme e vetmisë, që e bën njeriun ta ndjejë veten të padëshirueshëm, e bën të harrojë ç’është gëzimi njerëzor, ç’është ndjenja njerëzore, ç’ do të thotë të duhesh e të duash.
Mendoj se situata të tilla i gjejmë edhe në familje, ku nuk mungojnë të mirat materiale.
Kudo ndjehet fort uria e etja për dashuri, pikërisht sepse mungon dashuria.
E kjo e bën botën tepër të varfër.
Në vendet e botës perëndimore sot besohet se nuk ka uri të mirëfilltë.
Besohet edhe se nuk ekziston kjo vetmi e tmerrshme, nga e cila vuajnë shumë njerëz.
Në perëndim a në lindje qoftë, uria nuk duhet kuptuar thjeshtë si mungesë e bukës së përditshme.
Bota sot ka uri e uri të tmerrshme. Ka uri për Zotin e për dashurinë. Lakuriqësi nuk quhet vetëm mungesa e rrobave, por edhe mungesa e dinjitetit njerëzor, nga i cili i kemi zhveshur fare njerëzit e varfër, duke i trajtuar si të ishin qenie të kota, si hajdutë, si rrugaçë, që s’vlejnë dy para.
Ne nuk kemi nevojë për publicitet.
Zoti nuk bën publicitet kur e kryen veprën hyjnore.
Zoti ndjek rrugën e vet për ta bërë të njohur veprën e tij.
Shembulli nuk mungon: mjafton të kujtojmë si u pritën motrat tona në mbarë botën, ndonëse bota në fillim nuk i njihte fare.
U pritën mrekullisht mirë, deri në ato vende ku shumë njerëz të tjerë nuk e kanë të lehtë të punojnë e të jetojnë. Këtu unë shoh dorën e Zotit, i cili na dëshmon se kjo është vepra e Atij, që dëshiron ta shërojë njerëzimin nga sëmundjet e vjetra e të reja. Mjafton që njeriu të dojë….”.Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top