Lauri
Anunnak
Data e sakte e lindjes se Ali pashes nuk dihet; llogaritet te shkojne nga viti 1740-52. Te gjithe burimet deshmojne qe ka lindur ne nje familje fisnike myslimane shqiptare ne fshatin shqiptare te Tepelenes. Gjyshi i tij dhe babai, Myftari, i cili u dallua ne Rrethimin e Korfuzit me 1716, ishte biri i nje kusari mjaft te njohur ne krahinen e Gjirokastres, e cila gjindet 25 milje ne jug te Tepelenes. Ky parardhes, Mutzo (ose Mustafa) Husso, filloi, nepermjet kusarise. Titullin e beut, dhe ndoshta u be mutesellim(zevendes guvernator) i Tepelenes. Te gjithe bejleret e tjere mysliman shqiptare me origjine fisnike, ishin prijes kaçakesh, kishte nje grup njerzish te tij te armatosur dhe mbeshtetje te gjere ne popullsine e rajonit. Kur vdiç, i kaloi nje pjese te pasurive te tije dhe titullin fisnikerore babait te Aliut, Veliut. Rivaliteti i Veliut me Islam Beun, kusheririn e tij te pare(administrator i Delvines) perfundoj me 1759 me vrasjen e Islamit nga ana e Veliut. Tre vjet me pas Porta e Larte, duke pare me ne fund se Veliu e kishte nen kontroll rajonin, e emroi ne postin qe me pare kishte qene kusheriri. Modaliteti si u krye kjo ngjitje socale – jo nje dhenje pushteti nga ana e osmaneve, por nje njohje zyrtare pasi personi ne fjale e kishte fituar vete – do te perbente gurin themeltar te ngjitjes se Aliut. Familja e Aliut, pra u perkiste shtresave me te larta te fisnikerise myslimane shqiptare te kohes , nje fisnikeri qe bazohej me shume te forca dhe armet, sesa tek emerimet dhe miratimet zyrtare. Nje raport bashkekohore, drejtuar oborrit te Habsburgeve, e pershkruan Aliun si pinjollin e “familjes fisnike te Toskeve dhe nje nga dyert me te medha te Epirit”.
Hapi i pare qe beri Aliu ne ngjitjen drejte pushtetit, ishte praktikimi i bandalizmit. Ibrahim Manzur Efendiu, Vodonkuri, Brugtoni dhe biografe te tjere tregojne qe kur ishte femije, nuk kishte asgje dhe fitoi pasuri nepermjet kusarise. Keshtu ai, ne nje stad me te hershem te karrieres se vet, grumbulloj rrreth tij ushtrine e perbere ne shqiptare, te cilet i paguante nepermjet plaçkitjeve. “ Ne ato kohra ishte vetem nje hajdut i fuqishem,” shpjegon Brugtoni, “ose nje nga grabiqaret e pavarur nga te cilet gjeje me shumice ne territoret e paana te Perandorise Turke.” Ne fakt, titulli i fisnikerise se familjes se tij, qe ishte i trashigueshem, e ka prejardhjen nga grabitjet e suksesshme te te atit dhe gjyshit.(“ nga bandit ne pasha” shih tek libri Skiotis 1971)
Ne shqiperine dhe Grqine kontinentale te shek XVIII, rangu socal dhe pushteti politik konsideroheshin si shperblim i drejte per kaçaket. Ne fakt, kusaria shihej si nje mekanizem i perkryer permes te ciles individet mund te fitonin nje pozicion dominues ne rajonin e tyre. Udheheqesi revolucionar grek Kolokotrones, karriera e te cilit filloj po ashtu me kusarine, shkruante se ne shek XVIII “ te quheshe kleft ishte mburrje….baballaret luteshin qe bijte e tyre nje dite te beheshin klefte. Te qenit klef me pas e humbi autoritetin. Ne kohen e tim eti ishte diçka e shenjte qe nje grek duhej te ndermerrte. Territore, qe teorikisht ishin nen kontrollin e P. Omane qeveriseshin nga krere qe Stambolli ishte i detyruar t’i njihte dhe fama e suksesi i nje kryekusari vlente shume me teper se nje titull i dhene nga nje sulltan qe jetonte ne distance. Keshtu, prej kohesh ekzistonte nje nderthurje mes ofiqeve lokale te perandorise dhe krerve kusare te zones.
Marredhenjet midis nje kryekusari dhe bandes se pasuesve te tij ishin te ngjashme me ato te nje guvernatori dhe ushtrise qe mbeshteste. Dhe, ne fakt, marrdheniet qe Aliu i ri, kreu i kusarve, kishte me pasuesit e tij, u rishfaqen me pas kur u be pasha; ai mundi te mbeshtetej tek nje ushtri e perbere vetem nga shqiptare, shume per te cilve ne te ri kishin qene kusare. Siç kane shenuar edhe socologet dhe historianet socale, duket se, kur shoqeria peson nje instuticionalizem ne rritje, ka nje progres te natyrshem nga kusaria te veprimtaria ushtarake. Territoret shqiptae nen pushtetin e Aliut na japin nje shembull te qarte te kusarve qe marrin peshe ushtarake, kur rritja e centralizimit te qeverisjes e krijon pengesa aktivitetit tradicional te kusarise.
Klaftet u krijuan nga Perandoria Bizantine, kreret mbeten gjeresisht ne kontrollin e te krishterve ortodoks, dhe u krijua tradita e transmetimit te titullit te kreut ne rruge trashigimie. Por ne rajonet si Shqiperia ku konvertimet ne fene islame ishin masive, shume keto ofiqe u moren nga myslimane dhe gruadulisht Perandoria filloj te kishte nje ndikim ne rritje ne emertimet. Ne te njejten kohe, kufiri midis dy kategorive, ne rrjedhjen e brezave, u be edhe me i percaktuar. Siç shkruan J. W. Baggally, ishte ndryshimi i faktorve ekonomike dhe ekujlibri i pushteteve qe vendosnin nese ne nje perjudhe kohe disa individ vepronin si kleft-kusare, apo si armatole-forca te rregullta. Keshtu Aliu mundi te pershkonte nje tranzicion te ndryshem dhe te bute nga kusaria tek ofiqi e tij i pare zyrtar ne kuadrin e Perandorise Osmane - u be shefi i policise se shtigjeve malore.
Ngjarjet e jetes se Aliut na sjellin nje shembull per kalimin e lehte nga kusar ne polic; ne te vertete kane qene pikerisht kontaktet, pervoja dhe stervitja qe fitoj nepermjet kusarise qe e rekomanduan ne postin e derbendler basbugu, ku u emrua ne 1787-en nga Abdulhamidi I.
Uzuprimi nga ana e osmanve i ofiqeve tradicionale ortodokse te armatoleve dhe zvoglimi e te drejtave tradicionale te armatoleve arriti kulmin me Aliun, kur ai vendosi nje kontroll te rrepte mbi aparatin policor dhe eliminoi trashegimin e postit te kapitenit, duke i rizervuar vetes te gjitha emertimet dhe caktimet ne detyre. Si nje ish-kusar qe eshte bere me pas armatol, Aliu e njohte mire potencialin e rezistences se pranishme jo tek kleftet, por tek armatolet.
Me zmadhimin e territoreve dhe te sferes se influences se Aliut, rritej edhe pretendimi per sundim te pavarur, dhe kur pushteti i tij arriti kulmin(rreth 1812), amrredhenjet e tij me Stambollin, edhe pse zyrtarisht ishin akoma miqesore, ishin te tendosura. Duke u larguar nga regjimi osman dhe duke u afruar me Fuqite Europiane, me shpresen se do te perfitonte avantazhe me te medha territoriale, Aliu filloi te behej problematik per Porten e Larte. Stambolli nuk e toleronte dot sidomos negociatat e tij me Britaniket dhe Francen, te cilet binin ndesh me politiken zyrtare diplomatike osmane. Se fundi, me 1820, Porta e larte i hoqi zyrtarisht titullin e pashait, e deklaroj armik te shteit dhe i dergoj trupat e saje ne Janine…!
pjese nga libri: "Bonaparti mysliman"
[per forumin by Lauri]

Redaktimi i fundit: