NewsShqip

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Senati miraton fondin 350 miliardë dollarësh të kërkuar nga zoti Obama
Deborah Tejt


Zëri i Amerikës, Uashington
16-01-2009


Senati amerikan miratoi dje kërkesën e Presidentit të zgjedhur Barak Obama për një fond prej 350 miliardë dollarësh, për t'u ardhur në ndihmë bankave dhe pronarëve që rrezikojnë t'i humbin shtëpitë. Senati votoi 52 vota pro dhe 42 kundër për planin. Kjo masë pritet të hidhet në votim në Dhomën e Përfaqësuesve javën e ardhshme.

Senate Majority Leader Harry Reid, center, Christopher Dodd , Max Baucus , Judd Gregg and Senate Minority Leader Mitch McConnell (file photo)
Senatorët dje pas votimit: në qendër, udhëheqësi i shumicës, Harri Rid
Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Harri Rid u bëri thirrje ligjëvenësve që të mos votojnë për masën e paraqitur nga republikanët, për bllokimin e gjysmës së paketës për stimulimin e ekonomisë, me vlerë prej 350 bilion dollarësh, duke thënë se këto fonde do të luajnë një rol vendimtar në përpjekjet e presidentit të zgjedhur Barak Obama për të përmirësuar situatën e vështirë ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

“Unë besoj se ky plan paraqet rrugën e shpëtimit për vendin tonë”, - tha zoti Rid.

Kongresi miratoi planin për stimulimin e ekonomisë, me vlerë prej 700 miliardë dollarësh në përgjigje të krizës financiare në fund të vitit të kaluar, duke rënë dakord për të dhënë gjysmën e parë të kësaj shume menjëherë, por duke i kërkuar presidentit që të kërkojë pjesën tjetër të fondeve.

Sipas këtij ligji, në se ligjëvenësit dëshirojnë, ata kanë 15 ditë në dispozicion, për të bllokuar kërkesën e presidentit për të marrë gjysmën e dytë të shumës së të hollave nga plani për stimulimin e ekonomisë.

Presidenti Bush, duke vepruar në bazë të kërkesës nga Presidenti i zgjedhur Obama, i cili do të fillojë punën të martën, i bëri thirrje Kongresit këtë javë të lirojë shumën e mbetur nga plani për stimulimin e ekonomisë.

Por shumë ligjëvenës mes demokratëve dhe republikanëve, besojnë se pjesa e parë e të hollave me vlerë prej 350 miliardë dollarësh, nuk do të mund t’i zgjidhë problemet ekonomike të vendit, dhe ata janë të zemëruar, se pjesa më e madhe e këtij fondi u përdor për t’u ardhur në ndihmë prodhuesve të automobilëve, që ishin afër falimentimit, si dhe bankave.
Senatori republikan Kristopfer Bond përfaqëson Shtetin e Mizurit.

“Taksapaguesit janë ngopur me planet e shpëtimit dhe unë jam shumë i shqetësuar me faktin që qeveria po ndërhyn në tregun privat” ,- tha ai.

Këshilltari ekonomik i zotit Obama, Lerri Samers u përpoq t’i risigurojë ligjëvënsit, se administrata e Obamës do t’i shfrytëzojë fondet me mençuri, duke përdorur disa prej tyre për të ndihmuar pronarët e shtëpive që nuk janë në gjendje të paguajnë kredinë e bankës.
Këto pohime i ndihmuan për të fituar demokratët që kishin dyshime për planin, duke përfshirë edhe Senatorin nga shteti Konnetikat, Kristofer Dod.

“Unë e di që do të ketë më shumë përgjegjësi, dhe shumë më tepër transparencë. Pjesë e kësaj nisme do t’u ndihmojë pronarëve që rrezikojnë të humbin shtëpitë,”- tha ai.

Përmes një letre, presidenti i zgjedhur Obama e mirëpriti veprimin e Senatit dhe ai tha se e kupton që nuk ishte e lehtë për të votuar në favor të kësaj mase pas shumë zhgënjimeve që njerëzit pësuan përsa i përket mënyrës se si u zbatua pjesa e parë e planit. Ai u zotua se do ta ndryshojë mënyrën se si do të zbatohet plani për stimulimin e ekonomisë, duke vendosur kushte të ashpra për pagat e ekzekutivëve të kompanive, duke dhënë më shumë kredi për bizenset e vogla dhe duke ofruar më shumë transparencë, në mënyrë që taksapaguesit të mund të shohin se si po shpenzohen këto fonde.//lk
 
Titulli: NewsShqip

Presidenti Bush mban fjalimin e lamtumirës drejtuar vendit
Paola Ufson, Shtëpia e Bardhë


Zëri i Amerikës, Uashington
16-01-2009


Presidenti Bush mbajti mbrëmë fjalimin e tij të lamtumirës, 5 ditë para se t’i lerë vendin, presidentit të zgjedhur Barak Obama. Në fjalimin që mbajti në Shtëpinë e Bardhë, zoti Bush i cilësoi 8 vitet e para të shekullit të ri “një periudhë me pasoja”, por shtoi se largohet nga posti me ndjenjën e falënderimit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Paola Wolfson, zoti Bush e shfrytëzoi fjalimin e tij si një rast për të reflektuar për të shkuarën dhe për të parë drejt së ardhmes.

President Bush
Presidenti Bush duke mbajtur fjalimin e lamtumirës
Kjo ka qenë një javë me disa veprime të fundit për presidentin Xhorxh Bush: konferenca e fundit për shtyp, takimi i fundit i kabinetit dhe fjalimi i fundit drejtuar vendit.

"Sonte, me një ndjenjë falënderimi, unë kërkova që për herë të fundit, të ndaj me ju disa mendime për udhëtimin tonë të përbashkët dhe të ardhmen e vendit tonë."

Zoti Bush kujtoi fjalimin e tij të parë nga Shtëpia e Bardhë drejtuar vendit, në atë kohë me tronditje te thellë, të mbushur me dëshpërim dhe zemërim pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

"Me kalimin e viteve, shumë amerikanë arritën t’i kthehen jetës normale, asaj të para 11 shtatorit të 2001-it. Por unë nuk arrita kurrë ta bëja këtë",- tha ai.

Edhe një herë, ashtu sikurse ka bërë shpesh gjatë këtyre ditëve të tij në fundit në post, Presidenti i mbrojti qëndrimet e tij dhe fjalimi tij përshkohej nga ndjenja e nostalgjisë.

"Ka disa gjëra, të cilat ndoshta do t’i kisha bërë ndryshe po të më jepej rasti. Megjithatë, unë kurdoherë kam vepruar, duke patur në mendje atë që ishte në interesin më të mirë të vendit."

Kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga Dita e Inaugurimit, zoti Bush foli për transferimin paqësor të pushtetit që do të ndodhë kur Barak Obama të bëjë betimin, duke u bërë Presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara.

"...Në shkallët e Kapitolit, do të qëndrojë një burrë historia jetësore e të cilit pasqyron premtimin e kësaj toke. Ky është një moment shprese dhe krenarie për vendin tonë",- tha Presidenti.

Fjalimi i mbrëmshëm është paraqitja e fundit në publik e Presidentit deri të martën e ardhshme, kur ai ta mirëpresë Barak Obamën në Shtëpinë e Bardhë dhe të dy udhëheqësit të shkojnë së bashku në ndërtesën e Kapitolit, për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të 44 të Shteteve të Bashkuara.//lk
 
Titulli: NewsShqip

ue ca lajmi po sheqyr se spo haja buk une po prisja kete lajm.
 
Titulli: NewsShqip

Roli i Amerikës në botë nën udhëheqjen e Barak Obamës

Cindy Saine

Zëri i Amerikës
15-01-2009




Presidenti i zgjedhur Barak Obama ka thënë se administrata e tij ka më pak gjasa të mbështetet tek kërcënimi i forcës ushtarake për të bindur ose ndikuar vendet e tjera dhe ka më shumë mundësi të përdorë format joushtarake të sigurisë kombëtare, duke u bërë më tërheqës përmes idealeve, kulturës dhe mënyrës së jetës amerikane.

Fuqia ushtarake amerikane nuk mund të vihet në pikëpyetje, trupat amerikane janë ndër më të mirëstërviturat dhe mirëpajisurat në botë dhe ato ndodhen në rreth 130 vende. Por, ndërsa superioriteti amerikan është rritur, reputacioni i SHBA dhe aftësia për të bindur të tjerët kanë rënë ndjeshëm. Një anketim i kohëve të fundit i organizatës Pew Global tregon se edhe në vendet që janë aleate të ngushta me SHBA-të, qëndrimi pro-amerikan ka pësuar rënie. Anketat e fundit thonë se shumica e të intervistuarve mendojnë se ka ardhur koha që trupat amerikane të largohen nga Iraku dhe Afganistani.

Nensi Snou, profesore në fushën e diplomacisë publike në universitetin e Sirakuzës në Nju Jork thotë se pro-amerikanizimi nëpër botë do të shtohet me zgjedhjen e Barak Obamës si president. "Bota mezi po priste zgjedhjen e zotit Obama. Dhe kështu ndodhi. Besoj se që në atë moment ndjenjat anti-amerikane filluan të zbehen. Por nuk dihet sesa do të zgjasë kjo, pasi tani vjen pjesa më e vështirë. Por si kandidat që kërkoi ndryshim, zoti Obama solli vërtet një ndjenjë të re”.

Gjatë fjalimit të fitores natën e zgjedhjeve në اikago, presidenti i zgjedhur Obama premtoi një fillim të ri për udhëheqjen amerikane në botë. Ai premtoi se do ta çonte vendin në një drejtim tjetër, ndryshe nga administrata e presidentit Bush. Ai ka thënë se do të mbyllë burgun e Guantanamos që në ditët e para të mandatit të tij dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të përdorin teknika si simulimi i mbytjes me ujë gjatë marrjes në pyetje të individëve me qëllimin e marrjes së informacioneve.

Nensi Snou thotë se zoti Obama e ka të qartë se do të jetë shumë e rëndësishme që bota të rifitojë besimin tek Amerika. Profesorja Snou thotë se zoti Obama mund të përfitojë nga aftësia e tij për të komunikuar me botën dhe nga e kaluara e tij shumëkulturëshe për të rifituar aftësitë amerikane për të ushtruar me sukses mënyrat joushtarake të fuqisë shtetërore, përmes diplomacisë dhe programeve të zhvillimit.

Kristen Lord, eksperte e marëdhënieve amerikano-islamike në institutin Brukings në Uashington thotë se ka besim që zoti Obama do ndryshojë menjëherë tonin e dialogut me vendet e tjera. "Kur amerikanët tregojnë se duan të dëgjojnë, të merren me çështjet më të rëndësishme me të cilat përballen shoqëritë myslimane, edhe pse duket paradokasale, kjo do t’i bënte Shtete e Bashkuara edhe më të sigurta”.

Gjatë seancës së konfirmimit në Senat, zgjedhja e zotit Obama për postin e Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, u zotua se do t’u qëndronte larg, siç i quajti ajo, qëndrimeve ideologjike, që sipas analistëve ndoqi diplomacia nën drejtimin e presidentit Bush.

"Besoj se bota ka ende nevojë për udhëheqjen amerikane. Duhet të përdorim atë që është quajtur mënyrë inteligjente e përdorimit të pushtetit, të gjitha elementet e sigurisë kombëtare, ato diplomatike, ekonomike, ushtarake, politike, ligjore dhe kulturore si dhe përzgjedhjen e elementeve të duhur për çdo situatë. Kjo do të jetë në krye të diplomacisë sonë”.

Zonja Klinton tha se ajo dhe zoti Obama do të përpiqeshin që së pari të bindin të tjerët e të mbështeten tek forca ushtarake, vetëm si mjet i fundit. Ajo thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë miq dhe të kenë më pak armiq dhe i bëri thirrje Departamentit të Shtetit të fuqizohet dhe të marrë fondet që i takojnë, për të shfryqëzuar mundësitë e shumta, të nevojshme për të rolin udhëheqës.

Ish Sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfeld, njihet për skepticizmin e tij ndaj së ashtuquajturave forma joushtarake të sigurisë kombëtare. Sipas zotit Ramsfeld fitimi i simpatisë së vendeve të tjera nuk duhet të drejtojë politikat e jashtme amerikane.

Ka nga ata që thonë se nga zoti Obama pritet shumë, që ai të zgjidhë problemet e shumta të botës dhe ata pranojnë se do të jetë e paevitueshme që do të ketë zhgënjime. Por miliona vetë nëpër botë pritet të ndjekin inaugurimin e presidentit të ri me ndenjën e krenarisë dhe të shpresës për një të ardhme më të mirë. Ata do të kërkojnë një udhëheqje ndryshe nga administrata e zotit Obama. //ad//
 
Titulli: NewsShqip

akimi Rusi-Ukrainë për të zgjidhur krizën e furnizimit me gaz

Zëri i Amerikës
15-01-2009


Autoritetet ruse dhe ukrainase thanë se do të takohen të shtunën në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen që ka sjellë ndërprerjen e furnizimeve me gaz për pjesën më të madhe të Evropës.

Kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko dhe homologu i saj rus Vladimir Putin, ranë dakort sot gjatë një bisede telefonike që të takohen në Moskë. Bashkimi Evropian tha se do të dërgojë në bisedime dy përfaqësues.

Ukraina e kishte refuzuar më parë vendin e takimit duke thënë se ai duhet të mbahej në territorin e Bashkimit Evropian.

Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se shpreson që takimi do të ndihmojë për të zgjidhur krizën.

Mosmarrëveshja që ka lënë pjesën më të madhe të Evropës në të ftohtë dhe pa ngrohje të mjaftueshme, ka nxitur një raund të ri akuzash nga ana e Evropës se Rusia ka humbur statusin e saj si një furnizuese e besueshme e energjisë për Perëndimin. (ze)
 
Titulli: NewsShqip

Ke hap stacion lajmesh gjarpereshe ?
 
Titulli: NewsShqip

Hamasi nuk do t’i pranojë kushtet e Izraelit për armëpushim

Hamasi thotë se nuk do t’i pranojë kushtet e Izraelit për armëpushim në Rripin e Gazës.

Në një takim të posaçëm të Lidhjes Arabe sot në Katar, udhëheqësi i Hamasit në mërgim, Kaled Meshal u tha udhëheqësve arabë se Izraeli e shkaktoi konfliktin. Ai e akuzoi shtetin hebraik se kishte hapur luftë kundër të gjithë palestinezëve, përfshirë gratë dhe fëmijët.

Megjithëse nuk është anëtar i Lidhjes, Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad mori pjesë, duke shprehur solidaritetin me Hamasin. Në një deklaratë përfundimtare të takimit, kërkohej tërheqja e Izraelit nga Gaza dhe rihapja e kufijve për të lejuar futjen e ushqimeve, karburantit dhe ilaçeve. Po ashtu bëhej thirrje për ndjekjen penale të atyre që ishin cilësuar krime lufte në Gazë.

Takimi u zhvillua, pavarësisht nga kundërshtimet e Autoritetit palestinez, Egjiptit dhe Arabisë Saudite.

Sot në mëngjes, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon kishte thënë se një marrëveshje për armëpushim ishte shumë pranë.

Pasi u takua me udhëheqësit e Autoritetit Palestinez në qytetin e Ramallahut të Bregut Perëndimor, zoti Ban tha gjithashtu se ishte koha që Izraeli të merrte në konsideratë një armëpushim të njëanshëm.

Goditjet ajrore izraelte vazhduan sot në Gaza. Hamasi ka vazhduar të godasë me raketa në Izrael gjatë gjithë ofensivës izraelite. (ze)
 
Titulli: NewsShqip

Senati miraton 350 miliardë dollarët e kërkuara nga zoti Obama

Deborah Tejt


Senati amerikan miratoi dje kërkesën e Presidentit të zgjedhur Barak Obama për një fond prej 350 miliardë dollarësh, për t'u ardhur në ndihmë bankave dhe pronarëve që rrezikojnë t'i humbin shtëpitë. Senati votoi 52 vota pro dhe 42 kundër për planin. Kjo masë pritet të hidhet në votim në Dhomën e Përfaqësuesve javën e ardhshme.

Senate Majority Leader Harry Reid, center, Christopher Dodd , Max Baucus , Judd Gregg and Senate Minority Leader Mitch McConnell (file photo)
Senatorët dje pas votimit: në qendër, udhëheqësi i shumicës, Harri Rid
Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Harri Rid u bëri thirrje ligjëvenësve që të mos votojnë për masën e paraqitur nga republikanët, për bllokimin e gjysmës së paketës për stimulimin e ekonomisë, me vlerë prej 350 bilion dollarësh, duke thënë se këto fonde do të luajnë një rol vendimtar në përpjekjet e presidentit të zgjedhur Barak Obama për të përmirësuar situatën e vështirë ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

“Unë besoj se ky plan paraqet rrugën e shpëtimit për vendin tonë”, - tha zoti Rid.

Kongresi miratoi planin për stimulimin e ekonomisë, me vlerë prej 700 miliardë dollarësh në përgjigje të krizës financiare në fund të vitit të kaluar, duke rënë dakord për të dhënë gjysmën e parë të kësaj shume menjëherë, por duke i kërkuar presidentit që të kërkojë pjesën tjetër të fondeve.

Sipas këtij ligji, në se ligjëvenësit dëshirojnë, ata kanë 15 ditë në dispozicion, për të bllokuar kërkesën e presidentit për të marrë gjysmën e dytë të shumës së të hollave nga plani për stimulimin e ekonomisë.

Presidenti Bush, duke vepruar në bazë të kërkesës nga Presidenti i zgjedhur Obama, i cili do të fillojë punën të martën, i bëri thirrje Kongresit këtë javë të lirojë shumën e mbetur nga plani për stimulimin e ekonomisë.

Por shumë ligjëvenës mes demokratëve dhe republikanëve, besojnë se pjesa e parë e të hollave me vlerë prej 350 miliardë dollarësh, nuk do të mund t’i zgjidhë problemet ekonomike të vendit, dhe ata janë të zemëruar, se pjesa më e madhe e këtij fondi u përdor për t’u ardhur në ndihmë prodhuesve të automobilëve, që ishin afër falimentimit, si dhe bankave.
Senatori republikan Kristopfer Bond përfaqëson Shtetin e Mizurit.

“Taksapaguesit janë ngopur me planet e shpëtimit dhe unë jam shumë i shqetësuar me faktin që qeveria po ndërhyn në tregun privat” ,- tha ai.

Këshilltari ekonomik i zotit Obama, Lerri Samers u përpoq t’i risigurojë ligjëvënsit, se administrata e Obamës do t’i shfrytëzojë fondet me mençuri, duke përdorur disa prej tyre për të ndihmuar pronarët e shtëpive që nuk janë në gjendje të paguajnë kredinë e bankës.
Këto pohime i ndihmuan për të fituar demokratët që kishin dyshime për planin, duke përfshirë edhe Senatorin nga shteti Konnetikat, Kristofer Dod.

“Unë e di që do të ketë më shumë përgjegjësi, dhe shumë më tepër transparencë. Pjesë e kësaj nisme do t’u ndihmojë pronarëve që rrezikojnë të humbin shtëpitë,”- tha ai.

Përmes një letre, presidenti i zgjedhur Obama e mirëpriti veprimin e Senatit dhe ai tha se e kupton që nuk ishte e lehtë për të votuar në favor të kësaj mase pas shumë zhgënjimeve që njerëzit pësuan përsa i përket mënyrës se si u zbatua pjesa e parë e planit. Ai u zotua se do ta ndryshojë mënyrën se si do të zbatohet plani për stimulimin e ekonomisë, duke vendosur kushte të ashpra për pagat e ekzekutivëve të kompanive, duke dhënë më shumë kredi për bizenset e vogla dhe duke ofruar më shumë transparencë, në mënyrë që taksapaguesit të mund të shohin se si po shpenzohen këto fonde.//lk
 
Titulli: NewsShqip

Itali, hyn të ndalë sherrin, plagoset 17-vjeçari shqiptar

Vendi ku eshte plagosur shqiptari
Romë, 17 Janar, 10:10, NOA - Një 17- vjeçar shqiptar është plagosur me thikë në kryeqytetin italian Romë.

I riu shqiptar, të cilit i jepet vetëm emri, Emir ka ndërhyrë për të shuar sherrin mes shokëve të tij të shkollës, por ka mbetur vetë i plagosur.

Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar nuk është në rrezik për jetën, por gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Shokët e shkollës e cilësojnë 17-vjeçarin shqiptar si një nxënës model, ndërsa mediat e vendit fqinj thonë se janë të paktë ata që do të ndërmerrnin një veprim të tillë.

c.a/NOA
 
Titulli: NewsShqip

Medvedev: Evropa, pjesë e zgjidhjes për gazin


- Presidenti rus Dimitri Medvedev ka deklaruar se konflikti për gazin del jashtë kuadrit të marrëdhënieve dypalëshe mes Moskës dhe Kievit.

Sipas Medvedev, çështja nuk mund të zgjidhet, nëse në të nuk përfshihen vendet evropiane. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia Interfax, që citon liderin e Kremlinit.

Nesër në Moskë do të mbahet një samit për zgjidhjen e krizës së gazit, ku pritet të marrin pjesë të gjitha vendet që furnizohen me gazin rus përmes Ukrainës.

NOA
 
Titulli: NewsShqip

“Circuit City” largon 9 për qind të stafit të saj

- Punonjës të shumtë do të hiqen nga puna në kompaninë amerikane, “Circuit City”.

E njohur si një ndër kompanitë më të mëdha në fushën e prodhimeve elektronike, Circuit City ka lajmëruar për krizën në të cilën është futur, gjë kjo që e ka detyruar atë të shkurtojë plot 30 mije vende pune dhe të mbyllë 567 dyqane.

Numri i të pushuarve nga puna është i barabartë me 9 për qind të punonjësve në total.

NOA
 
Titulli: NewsShqip

Ceremoni të ndryshme para betimit të Presidentit të ri

Presidenti i zgjedhur Barak Obama dhe nënpresidenti i zgjedhur Xho Bajdën vunë sot në mengjes kurora me lule pranë Varrit të ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

Po sot, zoti Obama ngre siparin e festimeve për ceremoninë historike të inaugurimit me një koncert plot yje të muzikës i cili do të zhvillohet në shkallët e memorialit kushtuar ish presidentit Abraham Linkoln.

Zoti Obama së bashku me gruan e tij Mishell pritet të marrin pjesë në koncertin e titulluar "Ne jemi një" i cili do të zhvillohet pas pak orësh e ku do të marrin pjesë yje të muzikës si Bijonse, Bono, Brus Springstin, Stivi Uondër, Tom Henks, Denzel Uashington, e të tjerë.

Po sot aktorë, politikanë dhe shumë të tjerë marrin pjesë në Leximin e Kushtetutës në Muzeun e Lajmeve.//ek
 
Titulli: NewsShqip

Rusia dhe Ukraina pranë marrëveshjes mbi gazin natyror

Rusia dhe Ukraina njoftuan një marrëveshje që do t'i jepte fund problemeve të vazhdueshme mes dy vendeve mbi gazin natyror.

Kryeministrat e dy vendeve pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen mbi furnizimin me gaz nesër në Moskë. Autoritetet thonë se gazi do të fillojë të rrjedhë menjëherë pasi dy vendet të hedhin firmën mbi marrëveshjen.

Bashkimi Evropian përshëndeti njoftimin, por presidenca e BE-së lëshoi një deklaratë ku thuhet se pret me rezerva arritjen e marrëveshjes pasi Moska dhe Kievi nuk kanë arritur të vënë në fuqi marrëveshjet e tjera të nënshkruara gjatë këtij muaji.

Ekspertët thonë se miliona konsumatorë evropianë dhe industria evropiane mund të rifillojnë të furnizohen me gaz vetëm pas disa ditësh, nëse marrëveshja do të ketë sukses.//ek//
 
Titulli: NewsShqip

Sfidat e shërbimeve të transportit gjatë ditës së inaugurimim

Jeffrey Young

Ceremonia e betimit e Barak Obamës më 20 janar pritet të tërheqë një numër të jashtëzakonshëm njerëzish, duke vendosur ndoshta një rekord për një inaugurim presidencial.

Thuhet se ky numër mund të arrijë në 3 milionë por edhe nëse vijnë vetëm gjysma e tyre do ishte pjesëmarrja më e madhe në historinë e ceremonive të tilla. Sistemi i metrosë i Uashingtonit do të jetë mënyra kryesore e transportit atë ditë.

Ceremonia e betimit të Barak Obamës, si President i Shteteve të Bashkuara do të jetë një moment historik. Dhe Uashingtoni po bëhet gati për ta përjetuar atë. Kjo ceremoni pritet të tërheqë numrin më të madh ndonjëherë të njerëzve në Uashington për një ngjarje të tillë.

Por si do të mblidhen ata aty? Mjeti kryesor do të jetë metroja. Ky sistem është hapur në vitin 1976 dhe mbulon territorin e Uashingtonit dhe shtrihet deri në rrethinat e tij, të shteteve të Virxhinias dhe Merilendit.

Metroja ka mbi 900 vagona, secili me kapacitet rreth 150 pasagjerë kur është i mbushur me njerëz.

Me një numër pjesëmarrësisht prej të paktën 1 milionësh, metroja ka në plan të hapet në orën 4:00 të mëngjesit, një orë më herët se zakonisht. Steven Tobenkibel, zëdhënës i sistemit të metrosë thotë se shpreson që kjo të parandalojë shndërrimin e ardhjes së turmave në një cunami.

"Ndryshimi është që në mëngjes, kur njerëzit të jenë duke ardhur, do të kemi 7 deri në 8 orë kur pjesëmarrësit do të vijnë në një numër të madh".- thotë ai

Shumë persona që do të marrin metronë do të nisen nga rrethinat e Uashingtonit. Zyrtarët në Virxhinia dhe Merilend thonë se po përgatiten për turmat e mëdha.
Përveç transportit, shqetësimi tjetër për sistemin e metrosë është siguria. Zyrtarët nuk flasin për masat e sigurisë që pritet të jenë pa precedent.

Por ata thonë se i kanë parasysh sulmet e mëparshme terroriste në sistemet e metrosë, si në Madrid në Mars 2004 dhe në Londër në korrik të vitit 2005.

Drejtori i shërbimit sekret amerikan Mark Sullivan thotë se udhëtarët duhet të jenë pjesë e përpjekjes së sigurisë.

"Duhet të jenë vigjilentë, të zgjuar. Dhe duhet të jenë të vëmendshëm ndaj gjërave të dyshimta përreth". - thotë zoti Sullivan

Por për shumë vetë që shkojnë në ceremoninë e betimit, shqetësimi më i madh do të jetë se si do të dalin nga qyteti pas saj.

Kryetari i Bashkisë së Uashingtonit, Adrian Fenti ofron një rrugëzgjidhje për të ardhur dhe për t'u larguar që mund të mos jetë shumë e preferuar në një ditë që pritet të jetë shumë e ftohtë: Duke ecur.//mm//
 
Titulli: NewsShqip

Agjencitë e OKB-së, dhe sfidat e Kosovës

Besim Abazi

Zëri i Amerikës



Bashkërenduesi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Frode Mauring, thotë se pas mbylljes së çështjes së statusit politik të vendit, Kosova duhet të jetë më e përqendruar në zhvillimin e saj ekonomik. Zoti Mauring Kombet e Bashkuara janë të paanshme ndaj statusit politik por do të punojnë shumë për të zbutur papunësinë e varfërinë dhe për të përmirësuar gjendjen në shëndetësinë dhe arsimin e Kosovës.
 
Titulli: NewsShqip

Barak Obama: ثshtë koha t'i rikthehemi këmbënguljes dhe idealizmit të të parëve..

Kent Klajn, Washington


Presidenti i zgjedhur Barak Obama dhe familja e tij mbërritën në Washington për inaugurimin e ditës së martë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kent Klajn nga Washingtoni, udhëtimi i cili vazhdoi gjatë gjithë ditës së djeshme, me ndalesa në 4 qytete, ishte faza e fundit e rrugës dy vjeçare të zotit Obama për në Shtëpinë e Bardhë.

President-elect Barack Obama looks out from the back of a train at Philadelphia's 30th Street Station, 17 Jan 2009
Treni me Barak Obamën erdhi nga Filadelfia
Udhëtimi filloi mëngjesin e së shtunës në Filadelfia, të Pensilvanisë, qyteti që lidhet me themelimin e Shteteve të Bashkuara në vitin 1776, ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë. Para se të hipte në tren, zoti Obama i tha një grupi njerëzish që ishin mbledhur për ta përshëndetur, se shpreson që vendi do ta përqafojë përsëri shpirtin e themeluesve të tij.

"Unë besoj se e ardhmja është zgjedhja jonë; në se do të përpiqeshim të riidentifikonim vetveten dhe do t’i bashkonim demokratët me republikanët edhe me të pavarurit, nga veriu, në jug, nga lindja në perëndim, zezakë e të bardhë, hispanikë, aziatikë dhe amerikanë indigjenë, burra, gra, homoseksualë, njerëz pa probleme fizike dhe invalidë, atëhere jo vetëm që do të rikthenim shpresën dhe mundësitë atje ku ato kanë munguar, por ndoshta do të arrinim edha ta perfeksiononim unionit tonë gjatë këtij procesi",- tha zoti Obama.

Për zotin Obama, gruan e tij Michelle dhe dy vajzat e tyre, Malia dhe Sasha, udhëtimi me tren prej 220 kilometrash nga Filadelfia në Washington, ishte simbolik. Burri që do të bëhet Presidenti i parë afrikano-amerikan, përsëriti dje një pjesë të itinerarit që ndoqi heroi i tij politik, Abraham Linkolni para inaugurimit të tij, në vitin 1861. Ashtu sikurse zoti Obama, Linkolni, i cili deklaroi fundin e skllavërisë në Amerikë, e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Ilinoi, para se të zgjidhej President i Shteteve të Bashkuara.

Pas Filadelfias, treni me familjen Obama ndaloi në Wilmington të shtetit Delaware, prej nga është nënpresidenti Xho Bajden. Para se të hipte edhe ai në tren, Xho Bideni u tha rreth 8 mijë njerëzve që kishin ardhur në mes të të ftohtit të madh për t’i përshëndetur, se “pranvera e ngrohtë” dhe ditë më të mira do të vijnë.

"Ekonomia jonë është në krizë. Vendi ynë është në luftë. Nganjëherë, është e vështirë të besosh se do të shohim përsëri pranverën. Por ju siguroj, se me administratën e re, pranvera po afron,"- tha zoti Biden.

Në stacionin e trenit të Wilmingtonit, zoti Obama foli për prejardhjen nga shtresa punëtore e
President-elect Barack Obama, accompanied by his wife Michelle (r), and Vice President-elect Joe Biden, and his wife Jill Biden, waves from their train car in Wilmington, Delaware, 17 Jan 2009
Barak Obama, i shoqëruar nga gruaja e tij, Michelle, Xho Biden dhe gruan e tij, Jill Biden, duke përshëndetur nga treni në Wilmington, Delaware
zotit Biden dhe u zotua se të dy ata do të përpiqen për punonjësit amerikanë.

"Ne do të përpiqemi për ju çdo ditë kur të jemi në Washington, sepse Xho dhe unë jemi të përkushtuar të udhëheqim një qeveri, e cila nuk u jep llogari vetëm njerëzve të kamur, por edhe ju: trenistëve, që nisin trenat tonë dhe punëtorëve që shtrojnë shinat; prindërve, që shqetësohen se si do t’i përballojnë shpenzimet e udhëtimit për në punë dhe fëmijëve që e dëgjojnë fishkëllimën e trenit dhe ëndërrojnë për një jetë më të mirë."

Zoti Obama e mbajti fjalimin e tij të fundit për ditën e djeshme në qendrën e qytetit të Baltimorës, në shtetin e Merilendit, para një turme entuziaste prej rreth 40 mijë vetësh.

Presidenti i zgjedhur i bëri përsëri thirrje amerikanëve, të shprehin të njëjtën këmbëngulje dhe idealizëm që kanë shprehur patriotët e parë të Amerikës:

"Ajo që kërkohet prej nesh, është deklarimi i një pavarësie të re, jo vetëm në kombin tonë, por edhe në jetën tonë private, në zemrat tona, një shkëputje prej ideologjisë dhe të menduarit për interesat e ngushta vetjake, një shkëputje nga paragjykimet, dhe egoizmi që të mos nxisim instiktet tona të vogla, por gjithshka ëngjëllore në qenien tonë."

اifti Obama dhe Biden i dhanë fund udhëtimit të tyre me mbërritjen në Washington, ku ata i presin disa ditë të tjera festimesh me rastin e inaugurimit.

Sot pritet që në Memorialin e Linkolnit të mblidhen rreth 1 milionë njerëz, ku do të interpretojnë disa nga këngëtarët më të famshëm.

Të martën në mesditë, zoti Obama do të bëjë betimin si Presidenti i 44rt i Shteteve të Bashkuara.//lk
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top