Ekskluzive : Formacioni i vitit në Serie A
Pasi qe kampionati Italian ka mbaruar portali me i madh anglez Goal.com ka prezantuar 11shen më të mirë të këtij sezoni.
Ishte shume e veshtire te zgjidheshin lojtarët që do ta prezantonin me mirë formacionin e këtij viti në Serie A por u zgjodhën disa që kishin rol të madh në vazhdimësinë e skuadres së tyre përpara.
Formacioni : 4-3-3
Portier – Christian Abbiati (Ac Milan)
Paraqitje : 35
Gola të pranuara : 18
Milani ishte shume i qetë me të në mbrojtje i cili u kthye në formën e tij më të mirë.
Mbrojtës i krahut të djathtë – Ignazio Abate (AC Milan)
Paraqitje : 35
Gola/Asistime : 0/1
Shume pak i aktivizuar nga Leonardos por me ardhjen e Allegrit ai këtë sezon shpërtheu duke e marrë me plot meritë pozitën si mbrojtës i djathtë.
Qendër mbrojtës – Cristian Zapata (Udinese)
Paraqitje: 35
Gola/Asistime: 2/1
Pas një sezoni të keq në 2009/10 Kolumbiani këtë vit e ndihmoi shumë skuadrën e tij në mbrojtje duke u shperblyer në fund me një kualifikim në CHL.
Qendër mbrojtës – Thiago Silva (AC Milan)
Paraqitje: 33
Gola/Asistime: 1/1
Thjesht është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë në ditët e sotme për të mos thënë më i miri.Vetëdijësim,parashikim,intelegjencë, fuqi, ritëm,aftësia ajrore, i mirë me dy këmbët, braziliani i ka të gjitha prandaj mund të thuhet se ishte shtylla kryesore që i ndihmoi rosonerët në fitimin e titullit.
Mbrojtës i djathtë – Federico Balzaretti (Palermo)
Paraqitje: 33
Gola/Asistime: 2/7
Përkundër trazirave në mbrojtjen e Palermos Balzaretti bëri një kampionat të shkëlqyer duke duke shenuar dy gola dhe me 7 asistime mjaft te mira.
Mesfushor i djathtë – Alexis Sanchez (Udinese)
Paraqitje: 32
Gola/Asistime: 12/12
Kiliani është tani për tani një ndër mesfushorët më të kërkuar në Europë , ai ndihmoi skuadrën e tij me 12 golat dhe 12 asistimet ta siguronte një vend në CHL për vitin e ardshëm.
Mesfushor qëndror – Kevin Prince Boateng (AC Milan)
Paraqitje: 26
Gola/Asistime: 3/3
Me ardhjen e tij në Milano mesfushori Ganez përforcoi shumë skuadrën kampione dhe u bë një qelës i mesfushës i cili funksionte mjaft mirë si trekuartist.
Mesfushor i majtë – Anderson Hernanes (Lazio)
Paraqitje: 36
Gola/Asistime: 11/5
Hernanes i transferuar në merkaton e verës nga Lazio tregoi një karakter shume të mirë me trikat , lëvizjet dhe pasimet e shkëlqyera duke zënë vend në formacionin e vitit të Serie A.
Sulmues i djathtë – Edinson Cavani (Napoli)
Paraqitje: 35
Gola/Asistime: 26/6
Cavani bëri një bujë të madhe këtë sezon që nga arritja e tij nga Palermo verën e kaluar.Ai ndihmoi mjaft shumë Napolin të ngjitej në vendin e 3të.
Sulmues qëndror – Antonio Di Natale (Udinese)
Paraqitje: 33
Gola/Asistime: 28/5
Eshte shpallur golashënuesi më i mirë në Itali këtë sezon duke shënuar plotë 28 gola dhe 5 pasime ai ishte pika kyqe e sulmit të Udineses.
Sulmues i majtë – Samuel Eto’o (Inter)
Paraqitje: 35
Gola/Asistime: 21/11
Eto edhe në këtë sezon shkëlqeu dhe sa po vjen e po behet gjithnjë më i rrezikshëm dhe më vështirë i etiketuar nga mbrojtësit.
newsacmilan